You are on page 1of 5

Naum Veqilharxhi 

(Vithkuq, 1797 - 1846) ka qenë një avokat dhe studjues


shqiptar. Më 1844 krijoi një alfabet krejt origjinal për gjuhën shqipe,
quajtur Alfabeti i Vithkuqit. Veqilharxhi është ndër figurat më të shquara të
viteve të para të Rilindjes Kombëtare, dhe çmohet si njëri prej ideologëve të
saj të parë.

Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 - Stamboll, 20 tetor 1900) ka qenë


nëpunës dhe intelektual i Perandorisë Osmane, poeti më i madh i Rilindjes
Kombëtare, hartues tekstesh, përkthyesi i parë i pjesëve të Kur'anit në gjuhë
shqipe dhe veprimtar i shquar i arsimit kombëtar shqiptar. Shihet si
nismëtari i letërsisë shqiptare dhe një nga ikonat kulturore shqiptare më
ndikuese të shekullit 19. I gjendur me pozita të larta në administratën
osmane deri kur vdiq, mes të tjerash ndihmoi në nxjerrjen e lejes
për Mësonjëtoren e Korçës si dhe të Gramatikës të Kristoforidhit.

Abdullah bej Dume-Frashëri njohur thjesht si Abdyl Frashëri (Frashër, 1839 –


Stamboll, 23 tetor 1892) ka qenë deputet shqiptar në Mexhlisin Osman, një nga
udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Zef Ndokillia i njohur si Zef Jubani  Shkodër, 25 tetor 1818 - 1
shkurt 1880) ka qenë nëpunës, ekonomist, folklorist, shkrimtar dhe nder
paratransit e lëvizjes kombëtare.

Kostandin Ndelka, i njohur si Kostandin Kristoforidhi (Elbasan, 22


maj 1827 ose 1830 - 7 mars 1895) qe gjuhëtar dhe përkthyes shqiptar. Me
përkthimet e tij në përgjithësi dhe atë të Dhiatës së Re në veçanti ka dhënë
ndihmesë vendimtare për themelimin e një gjuhe letrare shqipe
Elena Gjika (Dora d'Istria, Bukuresht, 1828 - Firenca, 1888) ishte shkrimtare
dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare.

Parashqevi Qiriazi (2 qershor 1880–1970) ishte Mësuese e Popullit, master


i edukimit, pedagoge, intelektuale e shquar, veprimtare e arsimimit të
femrës shqiptare, pjesëmarrëse e Kongresit të Manastirit, autorja e abetares
së parë shqipe me alfabetin e Manastirit dhe e himnit të tij, e para femër
shqiptare autore e një projekti arsimor.

You might also like