You are on page 1of 5

NAIM FRASHERI

PUNOI:SELENA KADRI
Naim bej Frashëri i njohur më së shumti si Naim
Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 - Stamboll, 20 tetor 
1900) ka qenë poet dhe shkrimtar shqiptar, një nga
përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare .
Për së gjalli u pagëzua "apostull i shqiptarizmës" dhe
"bilbil i gjuhës shqipe".
Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë
kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e
vetëdijes atdhetare.
Naimi është autor i gjithsej njëzetedy veprave: katër në
osmanishte, dy në persishte, dy në greqishte dhe
pesëmbëdhjetë në shqipe.
Duke qenë se ishte në një post delikat si drejtor i
këshillit të censurës në Ministrinë e Arsimit të
Perandorisë, me mundësi në disa raste për t'i bërë
bisht ndalimit të librave dhe botimeve në shqipe nga
ana e Portës së Lartë, Naimi e pa të arsyeshme të mos
përdorte emrin e mbiemrin në shumë nga botimet e
veta, por të shënonte vetëm 'nga N.H.', 'nga N.H.F.',
ose 'nga N.F.
Më 1880 shkroi të parën vepër shqip me përmbajtje
atdhetare, poemthin "Shqipëria", ku shpalli të gjitha
idetë që përbëjnë trungun e veprës së tij atdhetare.
Ky poemth do të shpërndahej në dorëshkrim mes
bashkëatdhetarëve të tij, meqenëse qeveria osmane
nuk lejonte asnjë shkrim shqip të botohej në
Perandorinë Osmane.
Rëndësi të veçantë i dha botimit të librave për të cilët
kishte nevojë shkolla shqipe.
Naim Frashëri përpiqet për një edukim të ri të fëmijës, që do
të mbështetet në diturinë e jo në fenë. Koncepti për Zotin te
Naim Frashëri ka ngjyra të theksuara panteiste, prandaj nuk
ia errësonte mendimin dhe nuk e bënte skllav të fanatizmit
fetar.
Ideja morale përgjithësisht përftohet nga zhvillimi i ngjarjes
dhe i veprimit të personazheve konvencionale, të cilët
përshkruhen me stil të thjeshtë e me figura artistike konkrete.
Pjesa më e madhe e fabulave aludojnë për dukuri të realitetit
shqiptar, shprehin protestën kundër shtypësve, padrejtësive
shoqërore dhe dënojnë norma e vese njerëzore të dëmshme.

You might also like