You are on page 1of 1

Sami bej Frashëri i njohur në kohën e tij si Shemsedin Sami Bej (turqisht: Şemseddin Sami Bey;[1]

Frashër, 1 qershor 1850 - Stamboll, 18 qershor 1904) ka qenë nëpunës dhe intelektual shqiptar i
Perandorisë Osmane, gjuhëtar, leksikograf, enciklopedist, romancier, dramaturg, përkthyes dhe ideologu
themelor i Rilindjes Kombëtare, së bashku me dy vëllezërit e tij Abdylin dhe Naimin.[2] Me veprimtarinë
e tij u bë mendimtari më i shquar i nacionalizmit shqiptar dhe ndër pionierët e nacionalizmit turk,[3][4]
[5] i njohur përgjithësisht si Samiu në mënyrë informale në shqip dhe Shemsedin Samiu në turqisht.[6]
Në opinionin turk njihet si "babai i enciklopedistëve."[7]

Nisi veprimtarinë e tij kulturore me përkthime, vepra autoriale, themelim i të përkohshmeve dhe
drejtimin e një kolane botimesh. Veprimtaria e tij u shtri në gjuhën turke osmane dhe atë amtare, duke
lënë kontribut themeltar për të dyja. Turqishtes i hartoi përmbledhjet e para leksikografike,
enciklopeditë, romane dhe drama, shtroi çështje për reformimin e gjuhës turke osmane, por gjithashtu
në hapësirën shprehëse të saj loboi për identitetin, problematikat dhe çështjen shqiptare.[8] Është autor
i të parit roman të gjuhës turke, titulluar Ta'aşşûk-ı Tal'at ve Fitnât (sq. Dashuria e Talatit me Fitneten)
botuar më 1872. Nëpër pamfletet që botoi përhapi qëndrimet e tij mbi rrënjët islame të qytetërimit
evropian dhe çështjet e gruas.[9]

Veprimtaria e tij në gjuhën shqipe përmbledhet tek disa tekste mësimore, përpilimin e një gramatike dhe
hartimin e alfabetit të Stambollit që u njoh edhe me emrin e tij, si dhe me traktatin Shqipëria ç'ka qenë,
ç'është e ç'do të bëhet që u bë manifesti politik i Lëvizjes Kombëtare.

You might also like