You are on page 1of 2

Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit

njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i
pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e
tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar në tërë veprat e tij. Me
romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të
vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe
humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të
munduara. 

Vepra e Petro Markos mbledh studiuesit në konferencë shkencore


Shkrimtari dhe studiuesi i madh shqiptar Petro Marko bëri bashkë
studiuesit, në një konferencë shkencore. Konferenca “Petro Marko-
urë lidhëse e brezit të shkrimtarëve të viteve ’30 dhe letërsisë
bashkëkohore shqipe” u zhvillua nga qendra e studimeve letrare
“Pjetër Budi” në Muzeun Historik Kombëtar, ku fjala hapëse ishte
nga studiuesi Behar Gjoka. Drejtori i muzeut Dorian Koç mes të
tjerave u shpreh se në faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos
reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. “Pas tërë
atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin
të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës”, tha ai. Si dramaturg
Namik Dokle vuri në dukje se me romanet e tij Petro Marko hyri në
elitën e personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, që sollën
risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Petro Marko (Dhërmi, 25
nëntor 1913 - Tiranë, 27 dhjetor 1991) ishte arsimtar, publicist,
gazetar. Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003
dekoroi Petro Markon me urdhrin "Nderi i Kombit". Krijimi i parë i
tij daton shumë herët, qysh në vitin 1930, data 9 dhjetor, pra kur ende
ishte tepër i ri, vetëm 17 vjeç, boton poezinë e tij të parë “ Flamurit”
në gazetën “Shqipëria e re”, të Kostancës (Rumani), me pseudonimin
Vlonjati. Dhe pas këtij viti deri sa mbyll sytë, ai shkruan pothuajse në
të gjitha gjinitë letrare, që nga poezia e deri tek dramaturgjia.
Numërohen mbi 50 organe shtypi ku ndihet pena e tij. Me qindra
poezi, tregime, fragmente romanesh, shkrime publicistike, përkthime
nga autorë të ndryshëm, veçanërisht ata hispanikë zënë vend në këto
organe. Shquajnë shqipërimet nga Rafael Alberto dhe Federiko
Garsia Lorka, si një shërbim plot dashuri e talent, krahas 7 autorëve të
tjerë, kryesisht poetë. Qendra shqiptare e studimeve letrare “Pjetër
Budi” është krijuar me qëllimin për të kontribuuar në njohjen dhe
studimin e letërsisë shqipe të të gjitha periudhave e të të gjitha trevave
shqipfolëse, me pikësynim rivlerësimin e letërsisë së hershme shqipe,
si dhe evidentimin e të gjithë vlerave të letërsisë së sotme shqipe.
Qendra zhvillon veprimtarinë e saj në fushën e hulumtimit shkencor
të ligjërimit letrar, duke përgatitur dhe përhapur rezultatet e punës së
saj në sferat intelektuale, arsimore, mediatike dhe kulturore të
shoqërisë, për njohjen dhe konsolidimin e nocioneve shkencore, që
krijojnë premisa për mendimin kritik dhe studimor të letrave shqipe.

You might also like