You are on page 1of 9

Krijimtaria Operistike e Wagnerit

Punoi : Klejdi Qose 12B


 Richard Wagner lindi në Lajpcig, dhe interesi i tij i parë
ishte poezia, drama, piktura e më vonë edhe filozofia
(idetë filozofike të tij do të trajtohen edhe në operat e
tij). Me muzikën filloi të merret në moshën 18-vjeçare
atëherë kur ishte zhvendosur në Drezden – vend ky me
aktivitete të shumta muzikore (shek.XIX). Verdi njeri
shumë i dashur, i cili punoi dhe qe i lidhur
jashtëzakonisht shumë me atdheun e tij, me rrethanat
politike të cilat e shoqëronin atë, njeri i cili për kohën
kur jetoi e dinte mjaft mirë se çka kërkonte publiku,
çfarë duhej t’i servohej atij, ndërkaq Wagner
kompozitor i cili shpeshherë është cilësuar radikal dhe
atë për parimet politike e filozofike që posedonte, nuk
kompozoi vetëm për shijen e publikut, operat e tij
shumë më vonë do të fitojnë popullaritetin e duhur.
 Wagneri cilësohet si novator, njeri i cili i dha
një rrjedhë tjetër jetës artistike-akademike, po
ashtu përcjellës i atmosferës politike gjermane.
Wagner për shkak të ideve të tij u detyrua të
arratisej në Zvicër ku edhe do të jetojë për 16
vjet.
 Opera, forma më e madhe muzikore skenike është
trajtuar me shumë mjeshtëri nga Wagneri, dhe për
këtë arsye njihen edhe për reformën që ai bëri
brenda saj.
 Krijimet operistike të Wagnerit i ndajmë në tri
periudha duke filluar nga krijimi dhe paraqitja e
operës së tij të parë në vitin- 1833 Fei (përdorimi i
lajtmotivit -element i reformës së tij në orkestër),
më pas vijon Dashuri e ndaluar, që të dyja ndikim
nga opera franceze e italiane, Rienci, Holandezi
fluturues (dramë muzikore)- tek e cila nuk paraqiti
të gjitha elemetet reformuese edhe pse përdori disa
nga ato. Në operat e tij bëhet lidhja e fantastikës
me realitetin popullor.
 Reforma e njohur e tij brenda operës përmban:
numrat muzikorë të cilat i kthen në arie,
fuqizimi i orkestrës, përdorimi i lajtmotivit,
vendosja e raportit të ngushtë poezi-muzikë.
 Opera dhe drama (1851-52) botim i kompozitorit,
shpreh një nevojë të madhe për reformë. Kjo
reformë do të ketë ndikim të madh në literaturën
operistike botërore. Operat të cilat i gëzuan një
popullaritet të madh këtij kompozitori vijnë në
fazën e dytë të krijimtarisë së tij si : Tanhoizer
(1845), Lohengrin (1847)- paraqitja e feudalizmi
dhe idealit jetësor, Unaza e Nibelungasve 1852 -
pjesa e parë e tetralogjisë 1854, pjesët e tjera
Valkira , Zigfrid (dy akte dhe ndërpren punën)
shkaqe ekonomike e shëndetësore. Unzaza e
Nibelungasëve- miti skandinavo-gjerman- Ari e
Renit, Valkira, Zigfridi, Fundi i perëndive- ide
antikapitaliste,Parsifal- ceremoni kishtare.
 Fund i jetës së tij do të jetë shumë më ndryshe,
edhe pse asnjëherë nuk ishte i lidhur me
religjionin ai në fund paraqiti operën, libretto e
të cilës tregonte bashkëpunimi art dhe fe – Arti
dhe feja (1880), premiera në vitin e fundit të
jetës-1883.
 Rienzi I fundit I tribunëve, Drezden (1842) e përcaktuar në Paris si
një grand-opera me subject historic
 Holandezi fluturues, Drezden (1843) frymëzuar nga Hajne, që
paraqet ndodhinë e marinarit të mallkuar, të dënuar për të çarë
detet deri sa të harrojë dashurinë për një grua.
 Tanhojzer (Tannhäuser), Drezden (1845) paraqet ambientin e
Minesingerve (Tanhojzer është një nga ata) dhe vë ne skenë
kontrastin midis sensualitetit dhe anës shpirtërore paraqitur
reciprokisht nga personazhi I Venerës dhe Elisabetës.
 Lohengrin shfaqur në vitin 1850 me rastin e bekimit të teatrit të
Vajmatit nga List. Ngjarja është marrë nga një legjendë mesjetare
francize , përshtatur ne kohën e mbretit Enrik (shek. XV).
 Tristani e Izolta, shfaqur në Mynih në vitin (1865). Subjekti – I
nxjerrë nga një legjendë e përhapur dhe e njohur mesjetare, që
trajton temën e ekzaltimit supreme nga pasioni I dashurisë e që
përfundin me vdekjen e dy protagonistëve.
 Unaza e Nibelungëve, e quajtur përgjithësisht
Tetralogjia, Frymëzohet nga poema epike Kënga e
Nibelungëve e fillimit të shek. XIII dhe përbëhet
nga katër opera që zhvillojnë një argument të
njëjtë. Ato janë:
1. Ari I Renit, prolog
2. Valkiria, nata e parë
3. Sigfridi, nata e dytë
4. Fundi I perëndive, nata e tretë
5. Persifal (Bairoit, 1882), e nxjerrë nga një legjendë e
ciklit mesjetar të tavolinës së rrumbullakët dhe
kryqëzimit te ekzaltuar romantic të artit dhe fesë.

You might also like