You are on page 1of 2

UILLIAM SHEKSPIR

PERIUDHA KOHORE NE TE CILEN KA


JETUAR SHEKSPIRI
Ishte i biri i një tregtari jo fort të pasur dhe lindi në familje me shumë fëmijë
në Stratford-mbi-Ejvën, me 23 prill 1564.Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan
katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël
Edmund i lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër. Dihet se studioi në
shkollën e vendlindjës, ku u njoh me mjeshtrat greqishtfolës dhe latinë, por
nuk dihet se deri në cilin vit e vazhdoi shkollimin aty. Pengesë për
vazhdimin e studimeve padyshim ishte martesa në moshë të re kur ishte
vetëm 18 vjeç .4 vite pas martesës u largua përfundimisht nga vendlindja
dhe u vendos në Londër. Për vitet e para të qëndrimit të tij në Londër nuk
ka dokumentime të sakta. Por në vitin 1592 del se emri i tij njihej në
Londër, si autor dramatik dhe aktorë. Vepra e tij e parë drama historike,
Henriku VI u shfaq po në këtë vit. Shekspiri përparoi shpejt në mjedisin
londinez falë mbështetjes së kontit Sauthemton. Më 1597 bashkëthemeloi
teatrin “Globus” ku do të ishte dhe aktorë e ku do të luheshin pjesët e tij më
të mëdha. Londra ishte e mbushur me teatro por më i suksesshmi dhe me
namin më të madh ishte teatri “Globus”. Deri në vitin 1612 kur ai u largua
nga Londra për t’u tërhequr në Straford, për studiuesit jeta e tij do të jetë e
barabartë me veprimtarinë skenike. Më 1616 ai përpiloi testamentin e tij
dhe vdiq pas një muaji, u varros në vendlindje
Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri realizoi 37 vepra për teatrin, nga të cilat
13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë
përfshinë 154 sonete që mbahen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë
kësaj periudhe dhe 2 poema të gjata.
Periudhat kryesore ne jeten e Shekspirit:
Prodhimi dramatik i Shekspirit njeh katër periudha kryesore:

Periudha e rinisë: mbizotërojnë dramat historike dhe komeditë.


Titujt më të njohur janë: „Ëndrra e një nate vere” dhe „Romeo dhe
Zhuljeta“.
Periudha e pjekurisë: mbahet si periudha e komedive të
mëdha të tilla si: ”Shumë zhurmë për asgjë” dhe “Nata e
dymbëdhjetë”.

Periudha e pesimizmit: gjatë kësaj periudhe shkroi disa nga


tragjeditë më të mëdha që janë kurora më e çmuar e teatrit
shekspirian. Titujt më të njohur janë: “Hamlet”,“Makbeth” dhe
“Otello”.

Periudha e pajtimit: është periudha e fundit kur dramaturgu i


madh i tërhequr në vendlindje, shkruan pjesët e njohura si
tragjikomedi. 

You might also like