You are on page 1of 16

NEOKLASICIZMI FRANCEZ

HISTORI E DRAMËS DHE E TEATRIT - II -


Skica për Ligjërata
Përgatitur nga: Dr. Besim REXHAJ

NEOKLASICIZMI FRANCEZ

1. Çfarë rrethanash e vështirësonin krijimin e themeleve


të dramës neoklasike franceze?

2. Kur themelohet drama neoklasike franceze?

3. Cila nga tragjeditë e Corneilles (Kornejit) ka qenë


mallkuar nga nga Akademia Franceze për thyerje të
rregullave klasike?
Farsat e tipit të komedisë kanë qenë të popullarizuara në
Francë në fund të shekullit 16-të dhe kjo e kishte bërë të
vështirë krijimin e themeleve të dramës neoklasike fraceze.
Nuk ekzistonin, pos kësaj, godina teatrore dhe, së këndejmi,
fushat e mbuluara të tenisit kanë qenë konvertuar në teatro.
Ndikimi i fuqishëm italian në oborrin mbretëror francez ka
ndikuar dhe rezultuar në krijimin e shfaqjeve të tipit të
intermecove, të quajtura balete e të cilat, përndryshe, kanë
qenë të popullarizuara në Francën e asaj kohe.

Drama neoklasike nuk thmelohet dhe nuk bëhet e zakonshme


deri në dhjetëvjetëshin e tretë të shekullit 17-të, deri
atëherë kur Pierre Corneille dhe, më vonë, Jean Baptiste
Racine, nisin të shkruajnë e të shfaqin dramatë e tyre. Nën
ndikimin e Kardinalit Richelieu, parimet neoklasike në
mënyrë strikte kanë qenë imponuar dhe Sidi (1636 ose 1637) i
Cornellies, megjithëse tejet popullor, ka qenë mallkuar nga
Akademia Franceze për thyerje të rregullave klasike,
përkatësisht të elementeve të dekorit dhe të asaj që quhet
reflektim besnik i realitetit (versimilitude). Dramat e
Racinit me sukses kombinojnë bukuritë formale të strukturës
neoklasike dhe vargun me subjektet mitologjike, me anë të të
cilave, midis të tjerash, rezultojnë në krijimin e dramave
madhështore e të fuqishme.

Molieri konsiderohet dramatisti më i madh francez. Dramat e


tij, kryesisht, janë të ndikuara nga farsat e tipit komik
dhe komedia e tipit të zakoneve, drama këto që satirizojnë
zakonet e klasës së lartë, por që, pëgjithësisht, ngriten e
tejkalojnë prototipet e bashkëkohësve dhe, së këndejmi,
shihen e përjetoen si observacione mbi të metat e veset dhe
kufizimet e njerëzimit. Një qëndrim i caktuar i mospajtimit
dhe i rebelimit karakterizon shumicën e komedive të tij.
Molieri, poashtu, ka qenë aktor i madh i kohës së tij dhe ka
kontribuuar shumë në eliminimin e stilit bombastik, që aso
kohe dominonte mbi aktrimin francez.

CORNEILLE, PIERRE (1606-84)


1. Me çfarë zhanri dramatic e fillon Corneille karrierën
e tij prej dramatisti?

2. Mbi çfarë subjekti bazohet tragjedia “Sidi” (Le Cid)


dhe cila është tema e kësaj tragjedie?

3. Cili është qëndrimi i Corneilles kundrejt rregullave


klasike në tragjeditë e tij të tjera?

4. Cilat janë tragjeditë e tij më të realizuara pas


“Sidit”?

5. Me cilat tragjedi Corneille krijon standardet e


tragjedisë franceze?

Corneille, pierre (1606-84), është dramatist francez,


dramat e të cilit janë kryevepra të letërsisë klasike
franceze.
I lindur në Rouen, Normandy, bir i një zyrtari të lartë
qeveritar, ai shkollohet në shkollat jezuite dhe në ato të
drejtësisë në Rouen prej vitit 1629 deri në vitin 1650.
Karriera e tij si dramatist fillon me Melitën (Mélite),
komedi dashurie, e cila me sukses ka qenë inskenuar në
Paris në vitin 1630. Pason tragjikomedia Klitandra
(Clitandre, 1631), si dhe komeditë e tjera dhe tragjedia e
tij Medea (Médée, 1635), që është një përshtatje e veprave
të klasikës greke e romake.

Në vitin 1636 ose 1637 Corneille shkruan tragjedinë Sidi


(Le Cid), e cila bazohet mbi një dramë spanjolle mbi
legjendën mesjetare të heroit. Megjithëse kritikët e asaj
kohe ashpër e mallkojnë këtë kryevepër, ngaqë nuk i
përmbahet me saktësi rregullave klasike të ndërtimit që e
kërkojnë unitetin e kohës, vendit e të veprimit, kjo dramë
ka qenë një triumph. Tema e kësaj tragjedie, konflikti
midis dashurisë dhe detyrës, karakterizon shumë nga
tragjeditë e mëvonshme të Corneilles. Në tragjeditë e
tjera, sidoqoftë, ai i respekton unitetet ose njësitë
klasike. Tragjeditë e tij më të realizuara pas Sidit janë
Horaci (Horace, 1640), Sina (Cinna, 1641), dhe Poliekti
(Polyeucte, 1643), dhe që të gjitha, si subjekte
dramatike, situohen në Romën e lashtë. Këto katër
tragjedi, të mbushura përplotë me forcë, dinjitet dhe
elegancë, kanë krijuar standardet e tragjedisë franceze,
të cilat më tutje janë zhvilluar nga bashkëkohaniku i tij
paksa më i ri, Jean Baptiste Racine.

Corneille, poashtu, ka qenë mjeshtër i komedisë.


Mashtruesi (Le menteur, 1643) para shfaqjes së komedive të
Molierit, ka qenë konsideruar si komedia më e mirë
franceze. Si edhe komedia e tij e dashurisë, Melita,
Mashtruesi është një komedi e zakonit ose e sjelljeve,
formë kjo të cilën e krijon vet Corneille.

Në vitin 1647 Corneille dhe familja e tij e madhe, duke


përfshirë këtu edhe vëllanë e tij Thomas Corneille, i cili
ka qenë, poashtu, një shkrimtar i sukseshëm dramash,
shpërngulet në Paris. I konsideruar si dramatist i madh, i
cili merr edhe pensionin qeveritar, Corneille ka qenë
zgjedhur anëtar i Akademisë Franceze (French Academy) po
këtë vit. Dramat e tij të mëtejme, Don Sançe i Aragonit
(Don Sanche d'Aragon, 1649),Andromeda (Andromède, 1650),
dhe Nikomeda (Nicomède, 1651), kanë qenë pritur mirë nga
publiku i asaj kohe. Pas dështimit me dramën e tij
Perharita (Pertharite, 1651) ai pushon së shkruari për
skenë për tetë vite. Më vonë, i inkurajuar nga qeveria, ai
rinis të shkruajë drama, kryesisht tragjedi komplekse, të
cilat, për nga cilësia e tyre artistike, krahasuar me
produksionin e tij të mëhershëm dramatik, pësojnë rënie.
Ai vdes në Paris në vitin 1684.
Dramat më të mira të këtij dramatisti të madh ia sigurojnë
Corneilles famën të cilën e arrijnë vetëm bashkëkohësit e
tij Racine dhe Molière. Corneille konsiderohet si një nga
dramatistët më të mëdhenjë francez dhe dramat e tij
shfaqen edhe sot e kësaj dite në repertoarin e Comédie
Française.
RACINE, JEAN BAPTISTE (1639-99)

1. Cila filozofi e kohës së Racines (Rasinit) bëhet një


nga ndikimet më të fuqishme në jetën e tij?

2. Nga i merr Racine temat për tragjeditë e tij?

3. Cilat janë tragjeditë kryesore të Racines?

4. Çka mund të thuhet për “Fedrën” dhe “rivalen” e kësaj


tragjedie të shkruar nga Nicolas Pradon?

5. Cilat janë tragjeditë biblike të Racines?

6. Pse konsiderohet Racine përfaqësues suprem i poezisë


klasike franceze në vargun e rimuar aleksandrin. dhe
pse shtatë tragjeditë e tij më të mëdha kanë mbetur
edhe sot e kësaj dite në repertorain e Comédie
Française?
Racine, Jean Baptiste (1639-99), dramatist francez,
konsiderohet si shkrimtari më i madh i tragjedisë klasike
franceze.

Racine ka lindur në vitin 1639, në La Ferté-Milon, si i


biri i një nëpunësi të taksave. Ai është shkolluar në
Collège de Beauvais, Rendi Jansenist në Port Royal, dhe
në Collège d'Harcourt në Paris. Filozofia intelektuale,
rreptësisht moraliste e Jansenizmit, bëhet një nga
ndikimet më të fuqishme në jetën e Racines. Një ndikim
tjetër kanë qenë klasikët grek dhe latin. Ai ka qenë në
gjendje që t’i lexojë rrjedhshëm klasikët dhe lirshëm të
citojë shkrimtarët e tij më të dashur, Euripidin dhe
Sofokliun, në origjinalin grek.

Si student, në Paris, pas vitit 1658, Racine shkruan poezi


konvecionale dhe bëhet i afërtë me personalitetet më të
rëndësishme letrare të kohës, midis të cilëve ishte edhe
poeti i madh francez Jean de La Fontaine. Nën trysninë e
familjes së tij, Racine braktis Paris në vitin 1661 dhe
fillon të studiojë për priftëri në qytetin Uzès. Ai
kthehet në Paris në vitin 1662 ose 1663 për të vazhduar
karrierën e tij letrare dhe së shpejti bëhet i famshëm në
mesin e shkrimtarëve francez të kohës, duke përfshirë këtu
edhe Molièren, Pierre Corneillen dhe Nicolas Boileau-
Despréaux; ky i fundit veçanërisht ndikon mbi dramat e
tij. Drama e pare e Racines, Tebasi (La Thébaïde), është
shfaqur në Palais-Royal (Pallati Mbretëror) nga aktorët e
Kompanisë së Molièreit në vitin 1664, kurse drama e tij e
dytë, Alexandre, ka qenë shfaqur në vitin pauses. I bindur
se drama e tij e dytë ka qenë inskenuar dobët, Racine e
bartë dramën e tij në Kompaninë rivale në Hôtel de
Bourgogne, që, prej aso kohe, inskenon të gjitha dramat e
tij.

Gjatë dhjetë viteve të ardhshme, Racine ka shkruar


tragjeditë që konsiderohen se janë kryevepra, me tema, të
gjitha prej syresh, të marra nga letërsia greke dhe
romake. Këto tragjedi janë: Andromaka (Andromaque, 1667),
Britanikus(Britannicus, 1669),Berenika (Bérénice, 1670),
Pajaziti (Bajazet, 1672), Mitridati (Mithridate, 1673),
Ifigjenia në Aulidë (Iphigénie en Aulide, 1674), dhe
Fedra (Phèdre, 1677). Sukesesi i Fedrës ka qenë njollosur
nga armiqtë e tij, të cilët e porosisin një poet të vogël
francez, Nicolas Pradon, për të shkruar rivalen e Fedrës,
e cila has në sukses më të madh se sa versioni i Fedrës së
Racines. Pos një komedie të tij, Paditësitë (Les
Plaideurs, 1668), e cila është një satirë që stigmatizon
avoketët dhe e cila situohet në Parisin e bashkëkohanikëve
të tij, të gjitha veprat e Racines preokupohen me heronjtë
dhe heroinat e antikës, fjalët dhe emocionet e tyre të
përshtatura për Francën e shekullitë 17-të. Veprat e tij
të fundit dramatike kanë qenë tragjeditë biblike, Esteri
(Esther, 1689) dhe Atalia (Athalie, 1691).
Në vitin 1672, Racine zgjedhet anëtarë i Akademisë
Franceze dhe ai gëzon kulmin e fames së tij. Pesë vite më
vonë, pas problemeve me të cilat ballafaqohet me Fedrën,
Racine i kthehet shkrimit të historisë zyrtare, e cila
përfshin fushatat ushtarake të Mbretit Luigjit XIV. Ai
vdes në Paris në vitin 1699.

Racine konsiderohet si përfaqësuesi suprem i poezisë


klasike franceze në vargun e rimuar aleksandrin. Shtatë
tragjeditë e tij më të mëdha kanë mbetur edhe sot e kësaj
dite në repertorain e Comédie Française dhe aktrimi i
roleve të tyre kryesore ka qenë një test standard për
aktrimin në Francë. Megjithëse dramat e Racines përmbajnë
shumë situata që involvojnë pasionet intensive njerëzorre,
formaliteti i rreptë neoklasik i rreshtave të tyre, i
zhveshur nga emocioni spontan, ka bërë që disa kritik të
cilësojnë veprat e tij si të ftohta dhe artificiale.
MOLIERI (1622-73)

1. Cilës shoqëri teatrore franceze i bashkohet Moliere


në vitin 1643 dhe si zhvillohet aktiviteti dhe jeta e
Molierit për më shumë se një dhjetëvjetësh me këtë
shoqëri teatrore?

2. Pretendimet e kujt i satirizon drama “Vashatë e reja


të afektuara” (Les precieuses ridicules)?

3. Me cilën prej komedive të tij Moliere shënon një


tejkalim të rregullave të traditës së farsës ?

4. Cilat janë temat që i trajton Shkolla e


grave( L’ecole des femmes, 1662)?

5. Cili është qëndrimi dhe mendimi i Mbretit kundrejt


Tartufit (Tartuiffe, versioni i parë, 1664, i treti
dhe ai përfundimtar, 1669) dhe çka tematizon kjo
komedi?

6. Çfarë tipi portreton Mizantropi (Le misanthrope,


1666)dhe, meqë kjo komedi nuk përfundon me happy end,
si është cilë suar?

7. Çka mund të thuhet për stilin e Molierit ?


Moliere (1622-73), është dramatist francez dhe një nga
shkrimtarët më të mëdhenjë të komedisë. Tipat e tij komik
universal edhe sot e kësaj dite kënaqin publikun e gjerë;
dramat e tij shpesh edhe sot e kësaj dite inskenohen dhe
janë përkthyer në një numër jashtëzakonisht të madh të
gjuhëve.

Veprimtaria e hershme

Bir i një tapiceristi, Molieri, që nga vitet e hershme,


plotësisht i është përkushtuar teatrit. Në vitin 1643 ai i
bashkohet një shoqërie teatrore të themeluar nga Bejarts,
një familje e aktorëve profesionistë; ai martohet me një
nga vajzat e kësaj familjeje, Armand Bejart, në vitin
1662. Kjo trupë, të cilën Moliere e emëron si Illustre
Teatre, ka vepruar në Paris deri më 1645 e pastaj ka
udhëtuar me shfaqjet e saj nëpër krahinë për 13 vite që,
në fund, të kthehet në Paris më 1658. Kur kjo trupë
kthehet, Luigji XIV i ofron asaj ndihmën e tij dhe iu
ofron, poashtu, shfrytëzimin e herëpashershëm të Theatre
du Petit Bourbon dhe, më 1661, shfrytëzimin e shtëpisë
teatrore në Pallatin Mbretëror (Palais Royal). I sigurtë
në Pallatin Mbretëror, Moilere, pjesën tjetër të mbetur të
jetës së tij, e kalon me përkushtim të plotë në
aktivitetin e teatrit komik, si dramatist, aktor, regjisor
dhe producent.
Në vitin 1659, trupa inskenon dramën “Vashatë e reja të
afektuara” (Les precieuses ridicules), që, e shkruar në
stilin të ngjashëm me ate të farsave të vjetra, satirizon
pretendimet e dy vajzave provinciale. Kjo dramë e pushton
Parisin si një stuhi dhe, që nga ajo kohë e deri në
vdekjen e tij, së paku një komedi e Molieres është
inskenuar secilin vit njëri pas tjetrit.

Komeditë e mëdha

Shkolla e grave( L’ecole des femmes, 1662)shënon një


tejkalim të rregullave të traditës së farsës. E
konsideruar si vepra e parë e madhe e literaturës franceze
në këtë fushë, ajo trajton pozitën e femrës dhe rolin e
saj që ajo luan në shoqëri si dhe pjesëmarrjen e saj në
te. Vepra përbënë një satirë të fortë mbi vlerat
bashkëkohore materialste dhe, si e tillë, është akuzuar
për imoralitet dhe vullgatitet.

Në Tartufin ( Tartuiffe, versioni i parë, 1664, i treti


dhe ai përfundimtar, 1669) Moliere zbulon një nga tipat e
tij të famshëm komik, atë të hipokritit fetar. Guximi i
kësaj drame është shoqëruar nga moslejimi i mbretit që ajo
të shfaqet publikisht për pesë vite, megjithëse vet mbreti
mendonte se kjo dramë ishte argëtuese. Mbreti kishte arsye
të fortë të besonte se kjo dramë, me Tartufin pushtues,
hipokrit, të veshur me rroba kleriku, do të fyhej shtresa
e lartë e fuiqishme e klerit francez.

Mizantropi (Le misanthrope, 1666), i përjetshëm me


popullaritetin dhe aktualitetin e tij, portreton Alcestin
e ri, të sinqertë por të pahumor, i cili përpiqet të bind
e përfitojë Celimenen, shërbëtoren dinake e djallëzore, me
shpirt flirti. Ngaqë kjo dramë nuk përfundon me happy end,
ndonjëherë cilësohet si tragjedi.

Një nga dramat më të suksesshme të Molieres (numri i të


cilave arrin në 33), janë Koprraci (L’avare, 1668), komedi
e “vrazhdë”, shlirshëm e bazuar në dramën e dramatistit e
komediografit romak, Plautit, dhe “Mjek me çdo kusht,(Le
medicin malgre lui, 1666), një satirë kjo mbi profesionin
e mjekut. I ashtuquajturi borgjez (Le bourgeois
gentilhome), 1670), një dramë kjo e tipit të komedisë-
balet me kompozitorin e preferuar të mbretit, Jean
Baptiste Lully, e përtallë tregtarin e suksesshëm, por
naiv, të padjallëzurr, i cili aspiron të pranohet si
pjesëtar i oborrit mbretëror. Një mashtrues ia hedh atij
duke i premtuar se do t’i aranzhojë një ftesë të tillë
dhe, me shpresën të bëhet aristokrati Monsieur Jourdain, i
ashtuquajturi gentlemen, përgatitet në mësime nga muzika,
vallëzimi, luksi dhe filozofia. Katër skenat e kushtuara
në ato mësime janë ndër skenat më argëtuese që ndonjëherë
ka shkruar Moliere dhe e tëra përfundn fatlumnisht me një
balet përqeshës turk.
Stili i Molierit

Satirat e Molierit, të drejtuara kundër konvencave sociale


që e frustrojnë natyrën njerëzore, krijojnë një tabllo dhe
një portret më të saktë të shoqërisë së kohës së Molierit se
sa që e bëjnë këtë dramat serioze të bashkëkohësve të tij,
si janë Pierre Corneille dhe Jean Baptiste Racine.

Megjithëse personazhet e tij skematike dhe efektet komike


janë huazuar nga traditat e vjetra – nga komeditë e
komediografit grek, Aristofanit, nga komeditë e Terences dhe
të Plautit dhe nga Commedia dell’arte italiane – Molieri
projekton thellësinë psikologjike të demagogëve, të
koprracëve, dashnorëve, hipokritëve dhe të atyre që ngjiten
shkallareve të pushtetit. Mjeshtër i humorit, ai dëshmon se
mund të kultivojë një notë përshkuese të patosit. Si edhe
trupat e aktorëve Italian, që luanin rregullisht në Paris
gjatë shekullit shtatëmbëdhjetë, kompania e Molierit ka qenë
e stërvitur për të nxjerrë e shfrytëzuar potencialin e plotë
nga karakteret e personazhet skematike që portretohen. Kjo
stërvitje ka nënkuptuar studimin e duhur të shprehjeve të
fytyrës, të gjesteve dhe të mahive. Së këndejmi, komeditë e
Molierit mund të përjetohen në plotëninë e tyre vetëm kur
luhen apo aktrohen, inskenohen nga një trupë e shkëlqyeshme
dhe e disiplinuar, siç është ajo Comedie Française, teatri
kombëtar i Francës. I themeluar në vitin 1660, përmes
shkrirjes Illustre Theatre dhe trupave rivale, ai ende
njihet nga afër si Theatri i Molierit.

You might also like