You are on page 1of 4

FIGURA E SKëNDëRBEUT

Në ARTE FIGURATIVE
Figura e Skënderbeut dhe bëmat e tij janë pasqyruar prej kohësh në
vepra të piktures e skulpturës në vende të ndryshme të botës. Shumica e
veprave me vlera artistike dha historike, japin si tipare karakteristike një
profil të veçantë me sy të gjallë dhe hundë shqiponjë. Këto vërehen edhe
në portretin më të hershëm që njihet, i galerisë Ufici të Firences e që
mendobet se ësbtë bazuar në vizatimin e bërë drejtpërdrejt nga natyra të
piktorit Xhentile Belini. Portreti e paraqet heroin në moshën e pleqërisë
me flokë të thinjura, afërsisht kur ndërmori udhëtimin e tij të fundit në
Itali. Në shek. XVII e këndej u krijuan portrete të Skënderbeut për të
ilustruar veprat letrare ose historike. Piktori francez N. Auronks është
autori i portretit të botuar në poemën e Bysjerit (1658), piktori Blanshet
është autor i portretit në ribotimin e kësaj poeme (1662). Piktorë të tjerë
si Andrea Bianki, J. Fontana, Domeniko Kusto, A. Osllovski e kanë
pasuruar me veprat e tyre galerinë e Skënderbeut. Krahas portretit
tradicional kthyer në profil të piktorit J. Panariti (të v. 1883) u trajtua
figura e plotë e heroit mbi kalë e në sfond beteja nga A. Ballamaçi ,i
ndihmuar i pari nga tabloja e piktorit francez T. Zheriko.

Figura e Skënderbeut ka tërhequr vëmendjen e historianëve, po edhe të


shkrimtarëve. Një numër shumë i madh autorësh, të epokave dhe
rrymave të ndryshme letrare, i janë qasur kësaj figure duke krijuar një
mori veprash të gjinive dhe lloje të ndryshme letrare.

• Krijimet e para kushtuar Skënderbeut janë dy vjersha në latinisht:

1. Tingellima e pare.. “Skenderbeut te pamposhtun” nga Luigi Groto


2. Tingellima e dyte.. “ Mbi vorr te Skenderbeut” nga Gabriele Faerno

• Sonetet e poetëve të Rilindjes: francezit Pjer Ronsar (1576) dhe të


anglezit E. Spenser (1596), të cilat e ngrejnë lart heroin, duke e
krahasuar me njerëzit e mëdhenj të lashtësisë.

• Romani “Tmerri i turqve” (1548) nga Antonio Posenti

• poema “Skënderbeiada”, botuar në Romë më 1623 nga Margerita


Sarroki

• “Këngë mburrëse” (1643) nga gjermani Jakob Kokert

• poemëa “Skënderbeu”(1658) nga francezi Zhan Bysier

• drama “Historia e vërtetë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut”, shkruar nga


dramaturgu i njohur anglez Kristofor Marlou.

• Komedia “Princi Skandërbeg” nga spanjolli Lopes de Vega

“Filmi “Skënderbeu” është një produksion gjigand shqiptaro- rus i vitit 1953
nga regjisori i njohur rus Sergei Yutkeviç, ku luajnë dhe artistët shqiptarë si
Naim Frashëri, Adivie Alibali, Besa Imami, Marie Logoreci, Ndrec Shkjezi,
Kadri Roshi, Mihal Popi, Lec Shllaku etj. Në rolin e Mamicës, Adivie
Alibali Sharofi, e vetmja aktore që mban jetën gjallë si dëshmitare e filmit,
duke na sjellë të gjallë luftën heroike dhe qëndresën e madhe kundër
perandorisë otomane, të heroit tonë kombëtar luftëtarit dhe diplomatit
Skënderbeu Filmi “Skënderbeu” u shfaq në Shqipëri në 28 nëntor të vitit
1953 njëkohësisht dhe në Moskë. Në USA 3 korrik 1954 në New York. Si
dhe në 10 shtete të Evropës si: Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Danimarka,
Suedia etj.

https://youtu.be/xIVaPPsSjEg?si=pbcx1AqDhm3fdvVv
FIGURA E SKëNDëRBEUT
Në KINEMAtografi
Veprat kushtuar skëndërbeut

You might also like