You are on page 1of 2

Si e vleresuan autoret e huaj Gjergj Kastriot Skenderbeun

Nga Dea Guga 9A

Shumë shkrimtarë të mëdhenj kanë patur një vlerësim të lartë për figurën, personalitetin dhe heroizmin
e Gjergj Kastriotit.Ishte pikërisht talenti i tij, strategjia dhe vizioni e urtësia që e bënë këtë figurë arbnore
një lloj magneti për shumë autorë të huaj e vendorë.Pothuajse në të gjitha kronikat e historisë, pastaj
librat mbi jetën e tij, ai ishte figura mbizotëruese.Arbnorët patën fatin të kishin një lider të tillë në
historinë e tyre, por tani në këtë shekull sikur nuk do të shohim të kemi një lider që sado pak i ngjan atij
dhe vizionit që ai kishte për të mos lënë asnjë gjurmë të pushtuesit e lëre më të lidhjes së ndonjë
marrëveshje.Prandaj, me të drejtë, siç do të shohim poshtë, shumë autorë e kanë parë figurën e Gjergj
Kastriotit si një hero, strateg dhe vizionar të madh dhe të papërsëritshëm.

“Heroi ma i madh i te gjitha kohërave ,për veprat faktike që ka bërë.” – Julius Pisko, 1894

“Skënderbeu… ua kalon të gjithë strategeve të vjetër e modernë, në udhëheqjen e një ushtrie të vogël
mbrojtëse.“-J.Wolfe

“Skënderbeu ishte një nder gjeneralët më te mëdhenj, që kishte jetuar ndonjëherë.“ – Ludwig Holberg,
1739.

“…Lider fisnik dhe i guximshëm i shqiptarëve ose epiroteve kundër turqve, lideri më i famshmi dhe i
pamposhtur Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Princi i Epirit dhe Shqipërisë…” – Christian Friedrich
Bellermann, 1851

“Skënderbeu kishte aftësi të rralla, i shpejtë dhe i qartë me intelekt të rrallë, i fuqishëm dhe me një
guxim të pathyeshëm, prandaj ai me forcat e tij prej trimi ndali furinë e Perandorisë osmane.” – Alberto
Guglielmotti, 1871.

“Ky është i famshmi Gjergj Kastrioti, i bri i Gjonit, princit të Epirit, për veprat heroike të tij kanë shkruar
libra shkrimtarë të mëdhenj të krishterë” – Dimitrie Cantemir ,1745

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu është më i famshmi nga të gjithë, jo vetëm nga të gjitha krahinat ilire, të
prefekturës së Epirit të ri, Dardanisë, por edhe të një pjesë të Epirit të vjetër të cilat i bashkoi… ” –
Guillaume de Vaudoncourt,1821.Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën Perëndimore
në fillim të shekullit XVI. Një nga veprat më të hershme të historive mbi jetën dhe veprën e Skenderbeut,
e cila ka qarkulluar në Evropën Perëndimore ishte Historia de Vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum
Principis - Romë, 1508-1510, (Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, Princi i Epirotve), shkruar nga
historiani shqiptar Scodrensis Marinus Barletit, i njohur në gjuhën shqipe si Marin Barleti dhe botuar
katër dekada pas vdekjes së Skënderbeut. Barleti e kishte përjetuar personalisht pushtimin turk të
vendlindjes së tij Shkodrës, nga i cili pushtim kishte edhe eksperienca personale, u vendos në Padova ku
u bë rektor i kishës famullitare të Shën Stefanit. Barleti ia dedikon tërë punën e tij Donferrante Kastriotit,
(nip i Skënderbeut), dhe pasardhësve të tij. Libri është botuar së pari në latinisht.

Në shekujt XVI dhe XVII libri i Barletit ishte përkthyer në një varg versionesh edhe në gjuhë të huaja: në
gjuhën gjermane nga Johan Pincianus (1533), në italisht nga Pietro Rocca (1554, 1560), në portugalisht
nga Francisco D'Andrade (1567), në polonisht nga Ciprian Bazylik (1569), në frëngjisht nga Jaques De
Lavardin, fisnik i Plessis du-Bourrot (frëngjisht: Histoire de Georges Castriot Surnomé Skenderbeu, Roy
d'Albanie, 1576), dhe në spanjisht nga Juan Ochoa de la Salde (1582). Versioni në anglisht ishte një
përkthim nga gjuha frënge nga ana e De Lavardinit dhe Zachary Jones. Ajo është botuar në fund të
shekullit XVI, nën titullin, Historiku i Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i Shqipërisë. Gibbon
nuk ishte i pari që e kishte vënë re se Barleti nganjëherë ishte i pasaktë në favor të heroit të tij, për
shembull, Barleti pohon se Sulltani kishte vdekur nga sëmundja nën muret e Krujës. Portreti i
Skenderbeut, Biografia e 1648, ishte shkruar edhe nga Franciscus Blancus, një peshkop katolik i lindur në
Shqipëri. Libri i tij "Georgius Castriotus, Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps Fortissimus"
është botuar në latinisht në vitin 1636.Nga ana tjetr edhe Voltaire nis kapitullin e tij "Marrja e
Konstandinopojës" me frazën : "Sikur Perandoret grek të kishin vepruar si Skenderbeu, Perandoria e
Lindjes ende mund ishte ruajtur." Skënderbeu është protagonist i tri tragjedive shekullit XVIII,
Skënderbeu i autorit britanik, William Havard, një tragjedi e vitit 1733, pastaj George Lillo, Heroi i
krishterë (1735), dhe Skënderbeu i Thomas Whincop, Ose, Dashuria dhe Liria, (1747). Një numër
poetësh dhe kompozitorësh gjithashtu ishin frymëzyar nga karriera e tij ushtarake. Kështu, p.sh. poeti
francez i shekullit XVI, Ronsard shkroi një poemë rreth tij, ashtu si edhe poeti amerikan i shekullit XIX,
Henry Wadsworth Longfellow.Në vitin 1855, Camille Paganel i frymëzuar nga krimet e luftes, ka shkruar
Histoire de Scanderbeg.Një përrallë të gjatë poetike me titull, Shtegtimi i Çajld Haroldit, (Child Harold`s
Pilgrimage) (1812-1819), të cilën Bajroni filloi ta shkruajë gjersa ndodhej në Shqipëri. Skënderbeu dhe
populli i tij luftëtar janë përshkruar në vargjet e mëposhtme:

"Land of Albania! where Iskander rose,

Theme of the young, and beacon of the wise,

And he his namesake, whose oft-baffled foes

Shrunk from his deeds of chivalrous emprize;

Land of Albania! let me bend mine eyes

On thee, thou rugged nurse of savage men!

The cross descends, thy minarets arise,

And the pale crescent sparkles in the glen,

Through many a cypress grove within each city's ken."

Canto II, XXXVIII. -

"Fierce are Albania's children, yet they lack

Not virtues, were those virtues more mature.

Where is the foe that ever saw their back?

Ludvig Holberg, një shkrimtar danez dhe filozof, pohoi se Skënderbeu është një nga gjeneralët më të
mëdhenjë në histori. Sir William Temple e konsideron Skënderbeun si njërin nga shtatë krerët më të
mëdhenjë pa kurorë, së bashku me Belisariusin, Flavius Aetiusin, Gjon Huniadin, Gonzalo Fernández de
Cordoban, Farnese Aleksandër, dhe Williami i Heshtur

You might also like