You are on page 1of 21

27 qershor 1913, dita kur Esad Pashë Toptani shpalli veten “Mbret të Shqipërisë”

Ismail Qemali : “Esad pasha është, ose tradhtar ose i çmendur! ”

Nga Rafael Floqi

“Nëse ngjarjet e raportuara janë të sakta dhe fakti, që Esad Pasha është larguar
nga Shkodra me gjithë trupat, armët dhe pajisjet kjo mund të konfirmojë vetëm se
ka pasur pazarllëqe të mbyllura në mes tij dhe mbretit të Malit të Zi. Atëherë ka
vetëm dy fjalë, për ta përshkruar këtë akt: “Kjo është një tradhti ose një
çmenduri!”
Një tradhti, sepse ajo i pret kreun Shqipërinë, duke braktisur Shkodrën, dhe për
faktin, se ajo e bën virtualisht vendin tonë një aneks të Malit të Zi dhe të Serbisë.
Një çmenduri, sepse na vë ne, në gjendje më të vështirë për të vazhduar
negociatat për caktimin e kufijve tanë, të nisura qysh në momentin e "Shpalljes të
pavarësisë sonë".

Lufta për mbrojtjen e Shkodrës, 1912-1913, është lufta më e vështirë e popullit


shqiptar për sigurinë e tërësisë tokësore. Ajo ka qenë tërësisht një luftë moderne
dhe e mirorganizuar, që për nga kohëzgjatja nën një rrethim gjashtëmujor serbo-
malazez, që përbën rastin më unikal të qëndresës heroike të shqiptarëve në
Luftën e Parë Ballkanike e më gjerë, por roli që luajti Esad Pasha Toptani në këtë
qëndresë dhe luftë është ende i diskutueshëm dhe flet shumë për personalitetin e
dyzuar të tij. Ai ishte ai një patriot i pa kuptuar nga bashkëkohësit siç e cilëson
gazetari i gazetës italiane Corriere Della Sera, Gino Berri “Armiku, kundër të cilit
Esadi nuk mundi të fitojë, ishte dyshimi, dyshimi i përhershëm, nga i cili ai nuk
shpëtoi dot. Kundërshtarët nuk i besuan kurrë patriotizmit të tij, por vetëm
ambicies së tij”, apo ishte ashtu siç e njeh historia e Shqipërisë, vazhdon ta
cilësojë tradhtar, madje si tradhtari më i madh në gjithë historinë e popullit
shqiptar, apo siç e quante Mit’hat Frashëri, “foleja drejt së cilës rrodhën gjithë ç
‘mund të kishte të keqe në Shqipëri”, aq i urryer sa 6 muaj pas vrasjes mbeti në
morg dhe u varros nga serbët në Paris, dhe kujtohet edhe sot me nderim nga ata,
Ministri serb për Kosovën Vulin ka kujtuar se tërheqja e ushtrisë serbe (nga Fronti
i Selanikut, nëpër Shqipëri ) nuk do të ishte e mundur pa përkrahjen e Esad
Pashës, dhe këtë ai e ka paguar me kokë. “Ai e ka pa paguar me kokë dashurinë e
tij ndaj popullit serb dhe ndaj Serbisë, nga ata që e kanë urryer Serbinë më shumë
se sa e kanë dashur vendin dhe popullin e vet”.

Rrethimi i Shkodrës
Rrethimi i Shkodrës ka filluar më 20 tetor 1912 dhe ka përfunduar më 23 prill
1913. Ne pajtohemi me mendimin se për këtë ngjarje historike është shkruar
shumë pak në tekstet bazë të Historisë së Shqipërisë, në dy botime akademike, si
në atë të vitit 1965, edhe në atë të vitit 2002.Në këtë vështrim, qartazi mund të
themi se historiografia shqiptare i ka një “borxh” kësaj ngjarjeje historike.
Si një kontribut për këtë çështje po ndalem në pasqyrimin e kësaj ngjarje pikërisht
gjashtë ditë pas ngjarjes nga gazeta e pariziane Le Temps. ( Sot është më i lehtë
hulumtimi në sajë të digjitalizimit, në fondet e Bibliotekës Kombëtare të Francës).
Në këtë gazetë edhe pse është numri i vetëm i një dite, i 29 Prillit 1913, jepen aq
shumë analiza, lajme dhe shkrime, sa të krijohet përshtypja se një moment i
rrezikshëm i historisë sonë kombëtare ndodhet e shkruar mes atyre faqeve. Në
ato faqe gazete kemi analizat e politikës të fuqive të mëdha, reagimet e
malazezëve, rolin e politikës te Austro-Hungarisë, qëndrimin francez në ruajtje të
interesave të sllavëve, dhe koklavitjen që shkaktoi në politikën e Fuqive të mëdha
dorëzimi i Shkodrës.
Ismail Qemali në kohën e rënies së Shkodrës dhe largimit të ushtrisë së Esad
Pashës, ndodhej në Paris për të shkuar në Londër në Konferencën e
Ambasadorëve, por kur mori vesh për rënien e Shkodrës dhe largimin e Esad
Pashës ai reagoi drejtpërdrejt.
Gazeta “Le Temps” e Parisit , duket shumë e angazhuar në problemet
ndërkombëtarë të Ballkanit dhe i bëri atij një intervistë nga gazetari me iniciale
L.G, në të cilën shkruhet. “Lajmi që “Le Temps” dha dje para arritjes së
marrëveshjes ndërmjet mbretit Nikolla dhe Esad Pashës, lajmi që shtypi francez i
mëngjesit, ka marrë ose me heshtje ose me mosbesim, është zyrtarisht i
konfirmuar sot. Esad Pasha, në krye të një ushtrie prej 25,000 vetash, e shpalli
veten Princ të Shqipërisë, në marrëveshje me Malin e Zi. Kjo marrëveshje e zgjuar
dhe plotësisht e saktë, theksonte gazeta Le Temps me 29 Prill, do të shërbejë si
një gur i rëndësishëm kundër diplomacinë Austro-Hungareze”, 1 “Le temps “29 Prill 1913 f
1

Katër muaj zgjati beteja e ashpër midis trupave malazezo-serbe në njërën anë dhe
atyre shqiptaro-turke nga ana tjetër, për të përcaktuar se kujt do t’i mbetej
Shkodra. Një betejë me shumë të vrarë, me lagjet myslimane krejtësisht të
shkatërruara, por që përcaktoi se kujt do t’i mbetej qyteti.
Ndërsa përfaqësuesit e vendeve evropiane ne atë 15 dhjetor të vitit 1912 po Zinin
vend në tryezën e bisedimeve të Konferencës së Paqes në Londër, që do të
vendoste edhe kufijtë e Shqipërisë, në cepin verior të saj luftohej. Lufta në
Shkodër kishte filluar qysh në tetor, me fillimin e Luftës Ballkanike. Në kohën që
Konferenca e Londrës po çelej, Shqipëria kishte vetëm dy javë që kishte shpallur
Pavarësinë, dhe një nga vendimet e para të qeverisë së Ismail Qemalit ishte
mbrojtja e territorit. Lufta do të përqendrohej mbi të gjitha në mbrojtjen e dy
skajeve: Shkodrës dhe Janinës.
Sigurisht, që është normale, madje e domosdoshme, që historia të trajtohet në
vazhdimësi. Kjo lidhet më së shumti me kërkimet nëpër arkiva vendase e të huaja
dhe, për një vend të mbyllur ku ka vepruar historiografia shqiptare, është e
natyrshme të zbulohen në vazhdimësi dokumente të reja, në mungesë të
dokumenteve arkivale shtypi perëndimor i Fuqive të mëdha, që mund të shërbejë
si një bazë alternative informacioni, por duhet pasur gjithnjë kujdes edhe
aposteriori, mbi interesat e secilës prej fuqive të mëdha, përkatësisht për ngjarjen
me këtë sy, siç edhe e kemi parë edhe këtë paraqitje të këtij rasti nga gazetat
perëndimore në fjalë. Këto informacione, duhet të shoshiten për të ndarë
paraqitjen e fakteve nga informacioni kryesor, ndaj i kemi ballafaquar këto
materiale me mediat e vendeve të tjera, apo me dokumente arkivore nga
studimet shqiptare dhe të huaja.
Çdo njeri e ka për nder e detyrë të shkruajë të vërtetën, për njërën nga ngjarjet
më të mëdha të saj Mbrojtjen e Shkodrës në rrethimin e vitit 1912-1913 dhe në
mënyrë të veçantë për kryembrojtësin e saj Gjeneral Esad Pashë Toptanit dhe
akuzat që i bëhen atij për dorëzimin e qytetit.
Kohët e fundi janë butuar shkrime që përpiqen ta revizionojnë figurën dhe rolin e
Esad Pashës. Novruz Zejnati, Kolonel R. shkruan se “ Njeriu që me luftën e tij i ka
bërë shërbimin më të madh Shqipërisë, vazhdon të cilësohet tradhtar, madje si
tradhtari më i madh në gjithë historinë e popullit shqiptar. Pikërisht ai që gati për
shtatë muaj rresht drejtoi qëndresën më heroike që është zhvilluar në historinë e
popullit shqiptar, në truallin shqiptar dhe për llogari të Shqipërisë e të shqiptarëve
duke mbrojtur Shkodrën nga sulmet e forcave luftarake malazeze e serbe në
periudhën më kritike e më fatkeqe në historinë shqiptare, në kohën e Luftërave
Ballkanike 1912-1913. 2. “Ky është Esad Pashë Toptani”, Novruz Zejnati, Kolonel R. Doktor i shkencave
Novruz Zejnati, /portali DurresLajm/

Por fakti që ai mbrojti Shkodrën, ashtu siç duhet sqaruar, përse e mbrojti dhe
përse e dorëzoi? A e mbrojti ai Shkodrën nga Mali i Zi , në emër të Shqipërisë apo
të Turqisë?
Që në fillim duhet të pranojmë se luftës për mbrojtjen e Shkodrës duhet t’i
dedikojmë faktin dhe fatin, meritën historike dhe nderin që Shkodra më 1913-ën,
kur u vendosën kufijtë e shtetit shqiptar, mbeti pjesë përbërëse e këtij shteti. Në
fakt konferenca e Ambasadorëve kishte caktuar drejt që Shkodra të mbetej nën
Shqipëri, por a mjaftonte kjo për ta lëshuar Shkodrën apo dorëzimi i Shkodrës
bënte pikërisht të kundërtën, siç duket dhe në komentet e gazetës franceze “Le
Temps”.
Siç duket Konferencën e Paqes kishte vendosur ta shfrytëzonte edhe Mali i Zi.
Pikërisht për këtë kishte vendosur që t’i intensifikonte sulmet kundër Shkodrës.
Mbreti Nikolla kishte vendosur t’i vendoste Fuqitë e Mëdha përpara një fakti të
kryer:- Shkodra e pushtuar duhej t’i ngelej Malit të Zi.
Mbreti Nikolla, me humbjet e rënda të pësuara, përfundimisht nuk kishte më
shpresa që ta pushtonte Shkodrën vetëm me ushtrinë e vet. Në këto kushte ai iu
lut përsëri mbretit të Serbisë që ta ndihmonte ushtarakisht. Serbia vendosi të
dërgonte ne Shkodër, rreth 15 mije forca të tjera, që do të emërtoheshin “Korpusi
bregdetar i Shqipërisë”, i cili, veç artilerisë së rëndë do të kishte edhe katër avionë
luftarake, nga shtatë që kishte gjithsej ushtria serbe.
Ndërkohë, me 23 mars 1913, Konferenca e Londrës kishte vendosur që Shkodra t’i
mbetej Shqipërisë. Fuqitë e mëdha evropiane i kërkuan Malit të Zi dhe Serbisë që
të tërhiqnin forcat e tyre nga rrethimi i Shkodrës. Por malazezët dhe serbët nuk
donin të hiqnin dore nga plani për të pushtuar Shkodrën. Në marrëveshje me
qeverinë greke nga Selaniku, nëpërmjet tri konvojeve, u transportuan ne Shëngjin
deri nga fundi i marsit, rreth 15 mijë ushtarë serbë, të pajisur, përveç artilerisë,
edhe me aeroplanë luftarakë. Njëkohësisht, ushtria malazeze u vu nën komandën
e gjeneralëve serbë. Por humbjet e renda që kishin pësuar më parë në luftimet
kundër Garnizonit të Shkodrës i bënin gjeneralët serbë, që të hezitonin e të
zvarritnin sulmin kundër Shkodrës, derisa erdhi urdhri që ushtria serbe të tërhiqej
nga rrethimi i qytetit. Të mbetur vetëm, forcat malazeze me 31 mars 1913, bënë
edhe një sulm të dëshpëruar kundër Taraboshit, por pa sukses.
Gjendja ne Shkodër ndërkaq nuk ishte e thjeshtë, që në dhjetor njerëzit kishin
filluar të vdisnin nga uria. Në kushtet e mungesës së ushqimeve dhe faktit se fati i
Shkodrës ishte përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha, Komanda e Garnizonit të Shkodrës
vendosi të dilte nga qyteti. Me 23 prill 1913, u arrit një marrëveshje me palën
malazeze me 24 pika, sipas së cilës Garnizoni i Shkodrës do të dilte nga qyteti me
të gjithë armatimin, pajisjet, dokumentacionin, etj.
Esad Pasha dorëzon Shkodrën
Me 24 prill 1913, ne mëngjes, efektivi i Garnizonit “të pathyeshëm” të Shkodrës, i
rreshtuar në kolonë marshimi, me flamujt luftarakë, së bashku me armatimin,
mitralozat, topat dhe pajisjet e tjera, u nis për në drejtim të Lezhës. Pas një
qëndrimi të shkurtër prej tri javësh të trupave malazeze, qyteti i Shkodrës i kaloi
për një vit për administrim Komisionit Ushtarak Ndërkombëtar dhe pastaj u
bashkua me pjesën tjetër të Shqipërisë.
Është fakt i pakundërshtueshëm se Esadi ka qenë komandant i trupave rezerviste
shqiptare në mbrojtjen e Shkodrës, kur ushtritë serbo-malazeze e kishin rrethuar
Shkodrën nga fundi i nëntorit 1912, duke iu shërbyer me devotshmëri interesave
të shtetit turk. Faktet për këtë periudhë flasin se gjatë dhjetorit 1912 dhe janarit
të vitit 1913 janë zhvilluar luftime të përgjakshme në malin e Taraboshit, në
kodrat e Beltojës, të Bërdicës e të Bardhanjorëve, si edhe në fushën e Shtojit. Së
bashku me gjeneralin Hasan Riza Pasha të divizionit turk, Esad Toptani ka drejtuar
vendosmërisht qëndresën edhe pasi Turqia iu kërkoi armëpushimin shteteve
ballkanikë, më 3 dhjetor 1912. Pas vendimit të Fuqive të Mëdha, të datës 22 mars
1913, për kufijtë e Shqipërisë së Veriut e të Lindjes, të cilat kërkuan nga Serbia
dhe Mali i Zi që të pushonin luftën dhe të largonin forcat që mbanin Shkodrën të
rrethuar.

Studiuesi Hamdi Bushati, i gjallë në kohën e vrasjes së Hasan Riza Pashës, duke
shkruar të zezën mbi të bardhë në librin “Shkodra dhe motet” ka theksuar
se:“Opinioni publik shkodran pat përshtypjen dhe bindjen se, Esad Toptani e
kishte kurdisë planin e vrasjes së Hasan Riza Pashës me dorën e kriminelëve:
Osman Bali nga rrethet e Tiranës, të Mahmutit nga Kavaja dhe të një të quejtunit
Teofik nga Shqipnia e Mesme”. Në marrjen e vendimit për vrasjen e Hasan Riza
Pashës ka pasur edhe nxitjen e shtatmadhorisë xhonturke, gjë të cilën Esadi e
realizoi më tepër nga etja për pushtet. Fjalët e fundit të pashait luftëtarë: “Këto
dy dekorata (plumba) do doja t’i merrja në luftë e jo kështu, dhe, mbasi vritem
këtu, djemtë e këtij vendi duhet të ma marrin gjakun”, dëshmuan se ai u vra me
pëlqimin dhe kontributin e Esad Toptanit, duke dalë nga shtëpia e tij, pabesisht.
Këtë vrasje Esadi u përpoq t’ia vishte Ndoc Dedës prej Shoshit, sikur ky ka qenë i
shtyrë prej Malit të Zi. Miku i tij Alush Lohja, një nga njerëzit më të shquar e më
guximtarë të Shkodrës në ato vite, mori në mbrojtje Esad Toptanin. Më 16 prill
1913 Serbia, e trembur nga Austro-Hungaria, se do të hynte në sanxhakun e Novi-
Pazarit, dhe e këshilluar nga Rusia, largoi rrethimin e Shkodrës. Në këtë kohë krajl
Nikolla i Malit të Zi, ndonëse i kërcënuar nga Fuqitë e Mëdha, shfrytëzoi tradhtinë
e Esad Toptanit”, 3 Përparim Rexhepi” Si mbeti Shkodra në kufijtë e Shqipërisë” nga K,lan, 10.07.2003
http://shkoder.net/shkodra-shqiptare/

Kjo ishte situata të cilën përshkruan gazeta “Le Temps” në kolonën “Lajme nga
Jashtë” të datës 29 Prill ,nga Pierre De Touche, që jep një analizë domethënëse
për të kuptuar se si shihej kjo situatë me syrin e Fuqive të Mëdha, veçanërisht,
nga Franca në këtë rast, dhe aspak me të drejtën e popullit shqiptar mbi trojet e
tij. Për politikën evropiane, akti i e Esad Pashës, pavarësisht kushteve dhe situatës
kur u krye, lehtësonte zgjidhjet e divergjencave mes fuqive të mëdha për
Ballkanin.
Qendrimi i Francës për fatin e Shqipërisë
“Cila ka qenë teza e kontit Berchtold që nga muaji tetor?, pyeste artikullshkruesi.
A duhet të zbatohet për çështjen shqiptare parimi i kombësisë , ashtu si dhe për
garat e tjera.( Vini re fjalën garë. RF) Kjo kërkesë e formuluar nga Ministri i
Jashtëm i Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, në të gjitha fjalimet e tij, që u
përsërit në të gjitha komunikimet e tij, u mbështet nga aleatët e tij, si dhe u
pranua edhe nga Evropa. Ambasadori Zislin me pamjen e tij të bukurqeshur si prej
karikature që shpesh riprodhohen nga shtypi, tregon sesi Gjermania mbështet
kërkesat për autonominë e Shqipërisë, ndërsa ia mohon ato Polonisë dhe Alsasë -
Lorenës. Por pse ndodh kjo?
Me Shqipërinë, sipas tij, Fuqitë e Mëdha kanë dekretuar lindjen e një foshnje, por
që ende nuk ka ardhur në botë, dhe për këtë si fakt i mjaftueshëm është vetëm
shtatzënia dhe ka i kanë përcaktuar asaj edhe një shef. Ky lider është shqiptar, gjë
që korrespondon edhe me përkufizimin e shtjelluar nga vetë konti Berchtold, në
delegacionet e 18 nëntorit të kaluar( në Konferencën e Ambasadorëve R.F), kur
tha: "Dëshiroj të theksoj se shqiptarët janë ndeshur me shekuj me kushte të
pafavorshme, për ruajtjen e traditave të tyre kombëtare dhe veçorive të tyre
etnike. Në parim, atëherë nuk mund të shihet e arsyeshme, që qeveria
perandorake dhe mbretërore, e cila ka qenë kaq e gatshme të pranonte ofertat e
Ismail Kemal Beut, kur ai ishte përpjekur të formonte një qeveri të përkohshme,
pse duhet të ngrejë kundërshtime ndaj shpalljes së Shqipërisë, të pavarur nga
shqiptari tjetër, Esad Pasha?”,4 “Le Temps,” Idem.
“Është e qartë se qeveria e Esad Pashës do të jetë ndryshe, nga ajo ç’ ka janë
qeveritë normale evropiane. Por çdo qeveri shqiptare gjithmonë do të jetë qeveri,
sui generis. Në funksion të paqes në Ballkan, që të gjithë do duhet të konsolidojnë
një gjë, për të cilën Austro-Hungaria e ka treguar përkushtimin e saj, duke u
përmbajtur, pavarësisht mobilizimit të gjitha nismave ushtarake dhe
kombinimeve për pasur një avantazh.
Esad Pasha është për t'u mirëpritur nga fqinjët e Shqipërisë edhe për ta
përjashtuar për momentin të paktën rreziqet e luftës nga Ballkani. Esadi më në
fund, ka meritën e të pasurit me vete të një force të vërtetë ushtarake, lajm që u
shpërnda edhe nga disa agjenci austro-hungareze”.
Pyes veten, shkruan artikullshkruesi, nëse vendosja vetos ndaj kësaj zgjidhjeje,
për shkak, siç e dimë, Austro Hungaria e ka marrë përsipër me kaq zell elokuent
interesat e shtetësisë shqiptare, apo se Monarkia Dyshe, mendon se Shqipëria
autonome, do të duhet të konstituohet si një shtet kërcënues, kundër Shteteve të
tjera të Ballkanit.
Kjo të bën të mendosh se për Austrinë Hungarinë, Shqipëria autonome ishte
vetëm një mjet, dhe një mjet i drejtuar kundër Malit të Zi, kundër Serbisë dhe
kundër Greqisë. Megjithatë ndershmëria e lartë e perandorit Franz Jozef na le të
mendojmë se duhet ta përjashtojmë këtë hipotezë. Por do të ishte për të ardhur
keq nëse, për një hap të pakujdesshëm, diplomacia austro-hungareze do ta
realizonte këtë.
Çështja e Shkodrës, e cila po diskutohet sot, siç shkruhet në gazetë në
Konferencën e Londrës, do të humbasë, për shkak të marrëveshjes shqiptaro-
malazeze, në pjesën më të madhe për shkak të rëndësisë praktike të saj. Supozoni
se, me ndihmën e trupave të huaja, Shkodra do të merrej përsëri, por çfarë do të
ndodhte?
Ne do detyrohemi t’ia kthejmë Shkodrën Shqipërisë, dhe nëse fuqitë e mëdha do
të tregonin më shumë respekt për fjalën e tyre, do të duhej që të mos vazhdonin
me këtë dorëzim. Por Shqipëria deri në ndonjë zgjidhje mëtejshme të ndryshme,
do të ishte e Esad Pashës, e të njëjtit Esad Pashë, që i dorëzoi Shkodrën Malit të Zi
dhe që u pajtua sot ashtu si edhe dje, po me Malin e Zi. Kjo është me të vërtetë,
një përpjekje e madhe për një rezultat të dobët dhe, nga e gjithë kjo duhet të mos
lemë malin të pjellë një mi, për ndryshe do të duhet të vendosim kaq shumë topa
në malin e Shkodrës?
Kjo është një vërejtje me këmbë në tokë, por që ka edhe çmimin e saj. Konferenca
e Londrës duhet ta ndalojë atë. Megjithatë, qysh nga fillimi i krizës, me gjithë
iniciativat e shteteve të Ballkanit, të cilat ata nuk dëshironin të besonin, se janë
çliruar nga kërcënimi i fuqive të mëdha. Kur këto të fundit kishin hartuar një plan
reformash të parealizueshme, deklarata e luftës u dha shteteve ballkanike
mundësinë për t’i braktisur ato. Fillimi i armiqësive i bëri ballkanasit të ndiejnë
peshën e parimit, të status quos-ë, ndërsa pas fitoreve vendimtare të Kirkilisë,
Lule-Burgasit, Manastirit, Selanikut (Fuqitë Ballkanike) mundën të çliroheshin prej
frikës nga fuqitë e mëdha. Kështu kur negociatat pas armëpushimit kulmuan në
bllokimin e janarit, atëherë aleatët edhe një herë përfituan nga përpjekjet e tyre
të mëdha, dhe nga ky bllokim, duke pushtuar edhe Adrianopojën, Janinën dhe
Shkodrën. Ndaj fuqitë e mëdha duhet të japin dorëheqje ndaj zgjidhjes së
çështjeve që s’janë në gjendje t’i zgjidhin” Nuk është detyrë e tyre, të futen në
lojë as diplomatikisht, as ushtarakisht në një lojë, që nuk mund ta kontrollojnë as
sot dhe as nesër, shkruante 5 “Le Temps”, Paris , Prill 29 , 1913., f 1
Lëvizjet e diplomacisë evropiane për fatin e Shkodrës
“Po në këtë gazetë, në një njoftim nga Viena bëhej me dije se z. De Giers Commented [RF1]:

ambasador i Rusisë , i kishte dorëzuar më 28 Prill Austro – Hungarisë një notë të


re verbale, sipas termave të kësaj note, Rusia bënte me dije se ishte e gatshme t'u
bashkohej fuqive evropiane, për të mundësuar që Mali i Zi të braktiste Shkodrën,
por me kusht nëse kjo do të pranohej nga Mbreti i Malit të Zi, dhe se ishte e
qartë, se për këtë do të kishte kompensime”. 6 Le Temps , idem.
Siç shihet edhe nga axhanset Ismail Qemali kishte takuar ne Francë, ministrin e
jashtëm Pichon , ambasadorin e Austro-Hungarisë Kontin Szecsen, ambasadorin e
Rusisë Isvolski dhe ambasadorin gjerman, baronin Scheon. Gazeta i linte vend të
gjerë një interviste të momentit me Ismail Qemalin, që sqaron saktë, qëndrimin e
tij ndaj aktit të Esad Toptanit, ai është i qartë dhe i prerë se gjoja “Heroizmi i Esad
Pashës i ishte nënshtruar “egoizmit të tij” .
“Ismail Qemal Beu, kreu i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare, ndodhet aktualisht
në Paris, shkruante gazeta ne faqen e 6-të, kur i dha deklaratat e mëposhtme
gazetës “ Le Temps të Paris-it” ne datën 29 Prill 1913, vetëm 5 ditë pas njoftimit të
dorëzimit të Shkodrës .
“Nëse ngjarjet e raportuara janë të sakta dhe fakti që Esad Pasha është larguar
nga Shkodra me gjithë trupat, armët dhe pajisjet, kjo mund të konfirmojë vetëm
se ka pasur pazarllëqe të mbyllura mes të tij dhe mbretit të Malit të Zi. Atëherë ka
vetëm dy fjalë, për ta përshkruar këtë akt: “Kjo është një tradhti dhe një
çmenduri!”
Një tradhti, sepse ajo i pret kryet e Shqipërisë, duke e braktisur Shkodrën, dhe për
faktin, se ajo e bën virtualisht vendin tonë një aneks të Malit të Zi dhe të Serbisë."
Një çmenduri, sepse na vë ne të gjithëve në gjendjen më të vështirë për të
vazhduar negociatat tona për caktimin e kufijve tanë, të nisura qysh në momentin
e "Shpalljes të pavarësisë sonë".
Kjo gjë jo vetëm që rrezikon seriozisht pavarësinë, por akti i tij shkon kundër
interesave dhe konventave ndërkombëtare të Evropës, që është duke punuar për
konceptin e kombësisë sonë. dhe emri i mirë i të cilës, nuk mund të dekurajohet
vetëm nga një “grusht shteti teatri” që sapo ka plasur."
“Jam i sigurt se populli shqiptar, kur të kuptojë pasojat e qëndrimit të Esad
Pashës, nuk do ta ndjekë pas atë.
Esadi, sigurisht, i përket një prej familjeve më të mira shqiptare, por ai nuk ka
ndikim të mjaftueshëm në popull për të fituar. Sa për Xhavid Pashën, me të cilin ai
është larguar, ai nuk është as shqiptar. Trupat e Esad Pashës nuk do t’i mbeten
besnikë atij, veç ndonjë pjese që është e lidhur personalisht me të, por pjesa
tjetër do të shpërndahet.
Qeveria e përkohshme që unë drejtoj proteston kundër këtij akti. Përpjekja për
pavarësinë tonë që kemi filluar, mbështetet nga kontingjente tona ushtarake
rreth Beratit dhe Elbasanit. Ndërsa për sa i përket Evropës, ajo nuk mund të
përkulet përpara faktit të kryer, që minon interesat dhe konventat
ndërkombëtare, ndërkohë që veprimet e saj synojnë të pajtojnë dhe të
balancojnë situatat. Pavarësia jonë kërkon ruajtjen e integritetit tonë, të kërkuar
nga Austria, për të cilin ne u jemi mirënjohës për ndërhyrjen e saj në emër tonë,
sidoqoftë pa pranuar, ndonjë lloj kujdestarie të saj.
Ne duam që të jemi mirë me të gjithë, si me fqinjët tanë sllavë, me të cilët ne keni
nevojë për të formuar një bllok solid dhe kompakt në interes edhe të pavarësisë
sonë.”
Kështu e përfundoi ai intervistën e tij, duke na thënë se ishte nisur, sot për në
Londër, për t’ia vënë dukje këtë pikëpamje të qeverisë së Përkohshme Shqiptare
Konferencës së Ambasadorëve. L.G. 7 Le Temps, idem.
Marrëveshja u nënshkrua më 22 prill, dhe të nesërmen, më 23 prill, ushtria
malazeze u përgatit për të hyrë në Shkodër. “Më 22 prill 1913 Esad Toptani
nënshkroi marrëveshjen e kapitullimit dhe në krye të trupave turke e shqiptare u
largua nga qyteti”.
Është fakt i pamohueshëm se më 23 prill 1913, Shkodra, kështjella madhështore e
qëndresës së Veriut, iu dorëzua malazezve. Pas kësaj Esadi erdhi në Tiranë me
ushtrinë e përbërë nga shqiptarë dhe turq, duke u pritur dhe përcjellë me
nderime në Lezhë prej ushtrisë serbe.
Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar atë ditë, afër mesnate, princi Danillo, në
krye të ushtrisë malazeze, me 24 prill hyri në Shkodër, duke marrë çelësat e
qytetit nga dora e Esad Pashë Toptanit. Në saje të kësaj Esad Toptani, u lejua të
largohej me nderime ushtarake në krye të divizionit të tij. Ndërkaq, në Shkodër,
agjentët e knjaz Nikollës filluan terrorizimin e banorëve, ndonëse Shkodra i bëri
një refuzim të ashpër kësaj loje (tradhtie) të Esad Toptanit. Veprimi i Esadit e
koklaviti edhe më tepër çështjen shqiptare, aq sa Austro-Hungaria dhe Italia
kërkuan menjëherë jo vetëm tërheqjen e Malit të Zi nga Shkodra, por edhe
largimin nga Shqipëria të trupave turke të komanduara prej Esad Toptanit.
Ne e zgjodhëm këtë gazete për të sqaruar vështirësitë e politikës së jashtme të
qeverisë së Ismail Qemalit nga dorëzimi i Shkodrës prej Esad Toptanit, si për të
ndriçuar sado pak, rolin e këtyre figurave dhe perceptimin e Fuqive Evropiane për
Pavarësinë e Shqipërisë. Ja si e analizon gazetari Gabriel Louis Jaray në shkrimin e
tij “Lufta e Orientit” këtë ngjarje nga pikëpamjet e fuqive të mëdha.

Veprimi diplomatik

“Takimi i ambasadorëve në Londër nuk do të jetë më një hipotezë, por një fakt i
kryer. Esad Pasha, siç e parashikuam dje, shpalli veten Mbret të Shqipërisë.
Përgjegjia e diskutimeve të Fuqive, erdhi edhe një herë nga Ballkani, ku u realizua
germë për germë teza, që Evropa shpesh e citon, por që zbatohet shumë pak,
“Ballkani për ballkanasit”.
Esadi, në krye të një ushtrie të fortë, u shpall në Lezhë, sundimtar i Shqipërisë,
dhe la të kuptojë se në atë vend vetëm forca vlen, dhe sidomos forca e familjes së
tij, që e ushtron për një kohë të gjatë me një ndikim mbizotërues. Një ditë, pasi
sundimtari i ri i Shqipërisë, i dha Shkodrën Malit të Zi, dhe kur ambasadorët në
Londër pretendojnë ta detyrojnë mbretin Nikolla t’ua lerë në dorë fuqive të
përfaqësuar nga komandantët e trembëdhjetë anijeve. që ndodheshin para portit
të Tivarit, Fuqitë po grinden për kompetenca se si ta ushtrojnë këtë kufizim mbi
një territor që nuk është as i tyre, me synimin për ta përfshirë atë, në një shtet të
ri, kufijtë e së cilit ata thjesht po i shënojnë në hartë. Ndërsa ky shtet u rrëshqet
nga duart para se ata të bien dakord, për regjimin e tij politik, duke u shndërruar
në diçka të kotë. Është e pakonceptueshme që Austria dëshironte qysh në fillim të
thellonte dallimet ndërmjet Antantës Trepalëshe dhe Aleancës së Trefishtë, gjë që
mund ta çojë të gjithë Evropën, në një aventurë të frikshme, për shkak se, më se
një herë " ajo kishte i ndërtuar planet duke u mbështetur me ndihmën e një
mobilizimi shkatërrimtar, që tashmë ishte rrëzuar nga rrethanat. Funksioni i
vërtetë i takimit të Ambasadorëve, të cilin mezi e kanë përmbajtur deri tani, ka
konsistuar në ruajtjen brenda kuadrit të Antantës evropiane, të ambicieve dhe të
padurimit austriak, gjë që do të ishte mirë, që ta shtynte zbatimin e vendimeve të
tij në lidhje me Shkodrën, ku interesat e drejtpërdrejta të Malit të Zi dhe të
Shqipërisë, tani ishin zgjidhur pa atë. Gjermania dhe Italia, nuk mund të
dëshironin ndonjë ndërprerje të koncertit, dhe të rrezikonin një konflikt
ndërkombëtar, për këtë vend të humbur në mes të maleve. Kështu ato
shpresojnë, ta përmbajnë Austrinë nga këto veprime, në interes të të gjithëve,
duke përfshirë atë të vetë monarkisë.
Kjo është arsyeja pse ne nuk u ndahet frika e atyre që u druhen rezultateve të
shqyrtimit të Ambasadorëve në Londër, rezultate të cilat, si të gjitha ato të
mëparshmet, do të tregojë pa dyshim, sot nëse marrëveshja Evropiane do të
mbetet në fuqi. Ne nuk mund të besojmë, se Gjermania do të insistojnë në
pretendimet që ambasadori i saj do të bëjë sot në takimin e Londrës, në mënyrë
që t’i japë mundësi Austrisë për një urdhër ekzekutimi ushtarak kundër Malit të
Zi, që do të integronte së shpejti pjesën tjetër në frontin e aleatëve të tjerë të saj,
përfshirë ndoshta edhe vetë Esad Pashën. Udhëzimet që ajo i ka dhënë në këtë
drejtim ambasadorit të saj, ndoshta kanë një kuptim të mundshëm dhe
shpjegojnë, sidomos faktin, se si Mali i Zi nuk i është përgjigjur ende notës
kolektive që fuqitë kishin vënë dje para Kryeministrit të Cetinës. Incidentet me
Shqipërinë, me sa duket, kanë shkaktuar një vonesë në dhënien e përgjigjes ndaj
fuqive, në lidhje me rezervat e aleatëve, për idenë e një propozim ndërmjetësimi.
Kjo përgjigje e paralajmëruar, kuptimi i së cilës është i njohur, pritet në
kryeqytetet e Ballkanit, të cilat do të duhet të koordinohen në lidhje me ketë
çështje. Aleatët, pas marrjes së përgjigjes, do të duhet të marrin vendime të
rëndësishme, të cilat, në këtë moment, mbeten domosdoshmërisht pezull.
Veprimi i tyre do të paragjykohet dhe pengohet, ndërsa dëmi i shkaktuar nga kjo
vonesë është i konsiderueshëm. Shpresohet se Shqipëria nuk do ta devijojë
shumë vëmendjen e Evropës nga puna e ndërmjetësimit ndërmjet palëve luftuese
në Ballkan”.8 Le Temps, idem f 6.

Shpallja e Mbretërisë së Shqipërisë të Esad Pashë Toptanit

Sikurse theksohet më lart, Esadi ëndërronte të bëhej sundimtari i Shqipërisë duke


ndjekur rrugën më të lehtë, atë të bashkëpunimit me shtetet fqinjë dhe me
përkrahësit e tyre. Është e vërtetë se pak ditë mbas vrasjes së Hasan Riza Pashës,
pikërisht me 23 prill 1913, Esad Toptani i dërgoi njoftim komandantit të Krajl
Nikollës se donte “me dorëzue Shkodrën, mbasi mungonte çdo gja”. Në të njëjtën
ditë ai pati mbledhur parinë e Shkodrës në Zyrën e Doganave, të cilëve u njoftoi
se “qytetin do ta dorëzonte derisa i ishin sosë ushqimet e nuk ishte ma në gjendje
me qëndrue”. Duke kundërshtuar deklaratën e tij disfatiste, paria Shkodrës ofruan
ndihma, sikurse ishin gjashtë të krishterë që premtuan sigurime, Sulçe beg Bushati
ofroi ndihmë me 100 krerë lopë, Jakup Rroji ofroi ndihmë me bagëti të trasha dhe
me të holla, tregtarë të tjerë garantuan për ndihmë me të holla, etj. Hamdi
Bushati shkruan se Muharrem Gjylbegu, i pranishëm në takim, ka pohuar se Esad
Toptani foli ashpër kundër shkodranëve dhe në fund “...doli nga mbledhja tue u
sjellë krahët. Të pranishmit mbetën shtang, me krena të ulun e disave u shkonin
lotët nga dëshpërimi”.
“Esad Pasha vlerësoi se po të mbështetej kryesisht tek Austro-Hungaria, kur Italia
dhe Greqia po kishin pretendime të hapura për territorin e shtetit shqiptar, do të
ishte fatale për mbijetesën e vendit të tij. Duke bashkëpunuar me qendrën e
Aleancës Ballkanike - Serbi - dhe përmes saj me Malin e Zi, ai po kërkonte
themelet për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm shqiptar me një shumicë
myslimane, i cili do të mbështetej tek bejlerët e mëdhenj në pjesën qendrore dhe
veriore të vendit”, shkruan historiani serb, 9 Dushan Batajcovic , në kumtesën e tij, “Serbian
Government and Esad-pasha toptan. Serbs and the Albanians in the 20th Century, series of lectures May 7-10,
1990
Sipas tij Esad Pasha posedonte tiparet e një muslimani që i shihte me mosbesim
bashkëkombësit e një feje tjetër. Sipas, Batajcovicit, ai kishte dëgjuar që fiset
katolike veriore shqiptare, që synonin të ndaheshin nga Shqipëria dhe popullsia
ortodokse në Epirin e veriut kishte orientim pro-helenik, ndaj këto ishin arsyet,
pse ai pranoi të rregullonte kufirin në dobi të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. “Ai
besonte se një Shqipëri më e vogël se ajo e përcaktuar në vitin 1913, homogjene
në fe, do të ishte një vend shumë më i qëndrueshëm. Zhvillimi i rrethanave
ndërkombëtari kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë me Serbinë për të cilën
territoret shqiptare ishin një objekt aspirimi dhe kompensimi nga kabinetet e
Fuqive Evropiane që kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore”10 Д. Т. Батаковић, Есад-паша
Tornatiti, Србија и албанско питање (1916—1918), in: „Србија 1918“, Zb. radova Istorijskog instituta, 7, Beo-
grad 1989, p. 346.
Ndaj në fillim të majit 1913, Esad Pasha e informoi mbretin malazez për qëllimet e
tij për ta shpallur veten “Mbret të Shqipërisë” dhe shprehu gatishmërinë e tij për
të bashkëpunuar me aleancën ballkanike. Ai tha se shqiptarët ia detyronin lirinë e
vet popujve të Ballkanit dhe se ai do të vendoste me ta kufijtë e Shqipërisë pa
ndërmjetësimin e fuqive të tjera.
Esad Pasha i tha diplomatit serb Zivojin Balugdiç në një takim në Durrës, “se donte
një marrëveshje me Serbinë. Në fillim, qeveria serbe pranoi, duke vlerësuar se
Pasha kishte treguar interesin e tij se ai me të vërtetë donte një marrëveshje me
Serbinë, të cilën ai e konsideronte, citonte Balugdiç :” si bërthamë për të
mbledhur forcat e Ballkanit.”11. Аокументи o спољној политици Краљевине Србије, VI-2, Doc. 135;
Ж. Балугџић, ор. eit. 521—522

Ishte e rëndësishme për qeverinë serbe pak përpara sulmit bullgar për të
neutralizuar përgatitjet në Shqipëri kundër bastisjeve në territorin serb -
veçanërisht në Kosovë, Metohi dhe Maqedoninë perëndimore. Rreth 20,000
njerëz ishin në armë në territorin shqiptar, kryesisht refugjatë nga Serbia e Vjetër
dhe Maqedonia, udhëheqësit e të cilëve, Hasan Prishtina dhe Isa Boletini, ishin
bashkëpunëtorë të njohur të Ismail Qemalit. Ata u përpoqën të luftonin me
ndikimin e Esad Pashës, duke agjituar një sulm ndaj Serbisë dhe duke nxitur një
kryengritje të popullit shqiptar atje.
Esad Pasha përdori shkatërrimin e forcave pro-austriake për të shpallur veten (me
mbështetjen e shefave fisnorë myslimanë dhe të bejletëve të mëdhenj në pjesët
qendrore të vendit) guvernatorit të Shqipërisë në Durrës, në fund të shtatorit
1913. Viena vlerësoi aktin si dëshmi pozitive për orientimin e tij pro-serb. Serbi
zyrtare në të njëjtën kohë ndihmoi një numër të shefave të tjerë fisnorë që i
kundërvihen qeverisë së Qemalit, duke i drejtuar ata drejt bashkëpunimit me Esad
Pashën. Aleanca mes qeverisë së Serbisë dhe Esad Pashës nuk ishte përcaktuar në
një traktat të veçantë, megjithatë Pasiçi urdhëroi që pasuesit e tij të
ndihmoheshin në para dhe armë. Për kryeministrin serb, Esad Pasha shërbeu si
kundërbalancë me qarqet e mëdha shqiptare rreth Ismail Qemalit.

Pasi dorëzoi Shkodrën, Esad Toptani u vendos në Tiranë e në Durrës, me objektiv


të qartë të mbajtjes të copëtuar të trojeve të Shqipërisë. Duhet theksuar se Esad
pashë Toptani nuk e njohu realisht shpalljen e pavarësisë së vendit, duke
pretenduar se dëshironte ngritjen e Flamurit Kombëtar në Shkodër, ndonëse nga
krerët e saj iu bë thirrje për bashkëpunim me anën e një letre të njerëzishme.
Gjithashtu, me këtë pretekst ai nuk njohu as qeverinë e Vlorës, të parën qeveri të
Shtetit të Pavarur shqiptar dhe që në fillim luftoi me tërbim kundër saj. Esadi e
ndjente se kishte kundër tij të gjithë rrymën e lëvizjes kombëtare, e cila lidhej me
qeverinë e Vlorës, dhe përkrahej deri diku prej Austro-Hungarisë dhe Italisë, të
cilat i kishin dalë zot shtetit shqiptar të pavarur, për të plotësuar qëllimet e tyre të
kontrollit të Adriatikut. Gjithashtu, ai u detyrua të zbatonte kërkesën e Vjenës e të
Romës për largimin e trupave turke nga Shqipëria. Në historinë e Shqipërisë është
theksuar: “...monarkia e dyfishtë e përkrahur nga Roma kërkoi në mënyrë të
vendosur nga Esad Toptani dhe Porta e Lartë që të jepej urdhri për riatdhesimin e
ngutshëm të trupave turke të cilat ndodheshin ende në Shqipëri, nën komandën e
Esadit ”.
Në një kabllogram nga Cetina thuhej se Esad Pasha e shpalli veten në Lezhë
“Mbret të shqiptarëve”. Në një njoftim nga Beogradi nga gazeta Britanike ”Daily
Mail, thuhet se Esad Pasha, me 26.000 burra, përmbushi planin e zhvilluar në
Shkodër, në marrëveshje me Mbretin Nikolla. Ndërsa Xhavid Pasha, komandanti i
ushtrisë turke në Maqedoni, do të bëhej ministër i Luftës i Esad Pashës në një
aleancë mes Malit të Zi dhe Mbretit të Shqipërisë, sipas të cilit, përsëri sipas Daily
Mail, thuhet se Mali i Zi do ta mbante Taraboshin dhe Luginën e Bunës, ndërsa
qyteti i Shkodrës do të bëhej shqiptar.”, cituar, sipas 12 “Le temps , idem.

Shtypi anglez mirëpriti me një ironi të këndshme dhe me shqetësim, Shpalljen e


Mbretërisë së Shqipërisë , me 27 Prill 1913 në Lezhë. Gazeta “Daily News”
shkruante” Ndërsa Fuqitë diskutojnë seriozisht për kufijtë e Shqipërisë, malazezët
dhe shqiptarët e kanë zgjidhur çështjen e tyre. Kjo është një shaka e shkëlqyer që
e bën koncertin e Fuqive mjaft qesharak. Për fat të keq, kjo rezulton në një
ndërlikim të ri në përplasjen e çështjes shqiptare dhe ndoshta është më seriozi i
të gjithave”.

Demarshet e Fuqive kundrejt Cetinës


Në një njoftim të ri të zbuluar nga gazeta angleze “Daily Telegraph”, thuhej se
Ministri i Rusisë kishte marrë dje në mëngjes udhëzimet e qeverisë së tij, se
përfaqësuesit e fuqive të mëdha kishin rënë dakord të takoheshin në orën dhjetë
tridhjetë, në ministrinë e Punëve të Jashtme, për të bërë demarshe në lidhje me
ketë qëllim. Baroni Squitti, dekani i trupit diplomatik, i kërkoi qeverisë së Malit të
Zi që një person duhej të gjendej në Ministrinë e Jashtme në kohën e caktuar për
të pranuar notën e komunikimit të Fuqive të mëdha. Baronit Squitti malazezët u
janë përgjigjur me gjithfarë justifikimesh, se si rezultat i Pashkëve (Ortodokse),
nuk kishte njerëz, se ishin të sëmurë, etj. Përfaqësuesit diplomatikë pastaj kishin
çuar një korrier për z. Voukotiç, me një deklaratë me shkrim në të cilën ata e
detyronin Malin e Zi, të evakuohej nga Shkodrën pa vonesë dhe që qyteti t’i
kthehej komandantit të anijeve mbledhura në Tivar. Në të kërkohej një përgjigje e
menjëhershme. Menjëherë pasi, u kthye korrieri dhe informoi përfaqësuesit e
Fuqive se ai e kishte përmbushur misionin e tij. Kështu, u arrit të paraqitej qasja e
Fuqive, por unë mendoj dhe unë mund të them se reagimi i Malit të Zi për në
dokumentin e dorëzuar do të jetë tërësisht negativ”.13 Les Temps , idem f. 6.
“Delegatët shqiptarë deklarojnë se, shpallja e Esad Pashës Mbret ishte rezultat i
një intrige midis Malit të Zi dhe Serbisë, të nxitur nga turqit e rinj. Ndërsa
shqiptarët dëshironin një princ evropian. Dhe e dorëzimi i “Shkodrës ishte thjesht
vetëm një farsë. Ndërkohë në një njoftim nga Londra me 28 prill, Esad Pasha ishte
pritur mirë në Lezhë. Kishte pasur madje shumë të shtëna festive të artilerisë.
Është raportuar nga Serbia se Beogradi ishte palë zbatimin e planit të Esad Pashës
për të hequr dorë nga Shkodra, në favor të malazezëve. Ndërkohë që mbreti
Nikolla po i transportonte armët e rënda nga Shkodra në malet me pamje nga
kufiri austriak” sipas, Telegraph.- Press Associatton.- 14 Independent më 29 prill, ora 11.
Ndërsa nga ana tjetër Austro-Hungaria e kishte marrë seriozisht, në një njoftim
nga Berlini më 28 prill , “korrespondent i Vossische Zeitung nga Trieste
telegrafonte, se njësia detare kishte nisur lundrimin me 10.000 trupa, me synimin
për të pushtuar Tivarin, Ulqinin, dhe Shëngjinin. Avancimi kundër Cetinës do të
bëhej duke u nisur nga kodrat e Budës dhe Risanos. Gazetat i jepnin rëndësi
telegrameve nga Vjena, me sa duket, të frymëzuar nga konti Von Berchtold,
Ministri i Jashtëm, që kërcënonte në Londër për ditë Konferencën e
Ambasadorëve, duke u rekomanduar që malazezët të evakuonin shpejt nga
Shkodra, përndryshe Austro-Hungaria do të merrte menjëherë veprime ushtarake
të pavarura”. 15 Vossische Zeitung, Trieste, prill 28 1913.
Kjo vërteton faktin, se nuk ishte në sajë të qëndrimit të Esad Pashës, që u ruajt
Shkodra brenda trojeve tona, por për shkak se ky ishte qëndrimi dhe interesi
aktual i Fuqive të Mëdha për të ruajtur të bashkuar koncertin dhe veçanërisht, për
mbajtjen e Austro- Hungarisë aty. Kështu presioni austro - hungarez e bëri efektin
e vet në shpëtimin e Shkodrës dhe jo dorëzimi i saj nga Esad Pashë Toptani.
Po të analizojmë një pasazh të fjalës që tha Esadi para parisë së Shkodrës, ashtu
siç na e sjell gazetari Italian, Gino Berri në librin e tij “Rrethimi i Shkodrës”.
“Dëgjoni: ajo çka ndodhi ndoshta nuk mund të ndodhte ndryshe. Por nuk e di
nëse të gjithë e keni ndërgjegjen të qetë. Nëse Turqia humbet një krahinë, ju
shikoni të mos humbisni atdheun tuaj. Unë do të nisem me mbeturinat e ushtrisë
së lavdishme të rrethimit, por po u lë juve, atë që është më e shtrenjtë ‘të
vdekurit’. Dhe toka më e pakapërcyeshme e Shtojit, Bardhanjorit, të Bërdicës dhe
Taraboshit do të jenë për juve të shenjta, nga shumë kujtime të lavdisë e të
sakrificave. Te ky atdhe duhet t’ju rrahë zemra e të gjithëve”. 16 Berri Gino, L' assedio di
Scutari - sei mesi dentro la città accerchiata - (diario di un corrispondente di guerra) Milano 1913 f.

Pra, siç duket edhe nga këto fjalë të Esad Pashës, ai edhe kur u flet
bashkatdhetarëve u flet si gjeneral turk dhe jo si komandant shqiptar. Ndaj t’i
veshësh vlera patriotike mbrojtjes së Shkodrës për aq sa zgjati, nuk është
rrjedhojë e analizës të së vërtetës historike, por një abuzim dhe spekulim me
historinë. Dorëzimi i Shkodrës i shërbeu më shumë ushtrisë së tij se fatit të
atdheut.
Austria deklaroi se përderisa Shkodra të mos ishte evakuuar, ajo do ta merrte atë
vetë nga malazezët, Fuqitë e mëdha i tërhoqën vëmendjen Malit të Zi, se të gjitha
palët ballkanike ishin tërhequr nga qëllimet e tyre, Greqia nuk pushtoi Vlorën,
Serbia e kishte braktisur Durrësin, Bullgaria kishte lenë sulmin ndaj Stambollit dhe
Mali i Zi duhet të linte Shkodrën. Princi i kurorës Danillo la një numër të vogël
ushtarësh në Shkodër dhe shkoi të mbronte Cetinën nga austriakët. Thuhet se
Austria kishte dislokuar rreth 40 mijë ushtarë kundër Malit të Zi. Mali i Zi protestoi
hidhur nën presionin e fuqive, por Mbreti Nikolla u detyrua ta linte zgjidhjen e
fatit të Shkodrës në duart e fuqive, gjë që shkaktoi edhe rënien e qeverisë së tij
më 5 maj 1913. Ai u detyrua ta linte Shkodrën dhe ushtari i fundit malazias u
largua nga Shkodra më 11 Maj.
Edhe pse kundërshtimi i tyre ishte i suksesshëm, nuk ishte e qartë se çfarë
dëshironin të arrinin malazezët në planin afatgjatë, pasi Fuqitë e Mëdha, duke
përfshirë edhe mbrojtësin e Malit të Zi, Rusinë , kishin pranuar që Shkodra t’i
mbetej Shqipërisë. Megjithatë, pushtimi i qytetit shkaktoi një shpërthim tjetër në
krizën ballkanike. Duke dështuar në parandalimin e zgjerimit të Serbisë dhe Malit
të Zi në Luftën e Parë Ballkanike, Austro-Hungaria nuk mund të pranonte më
fyerjet ndaj prestigjit të saj dhe Partia e luftës, e udhëhequr nga shefi i stafit
Conrad von Hötzendorf, po forcohej. Më 20 mars 1913, ambasadori gjerman në
Vienë i tha Berburgut se Berchtold shihej me përbuzje nga zyrtari austriak për
shkak të politikës e jashtme të tij të lëkundur. Presioni po shtohej mbi ministrin e
jashtëm të pavendosur për të demonstruar forcën dhe vendosmërinë e Austro-
Hungarisë për të përballuar rritjen e nacionalizmit sllav në Ballkan.
I ndjeshëm ndaj kësaj kritike - dhe ndoshta duke parë për herë të parë sesa e
tmerrshme ishte gjendja e monarkisë së dyfishtë - Berchtold befasoi papritmas,
duke adoptuar një qëndrim shumë më agresiv ndaj fqinjëve sllavë të Austro-
Hungarisë. Më 29 prill Austria-Hungaria filloi marrjen e masave e shtimit të
forcave pranë kufirit malazez dhe më 2 maj, Këshilli i përbashkët austro-hungarez
i ministrave miratoi propozimin e Berchtold-it për të ndërmarrë veprime
ushtarake kundër Malit të Zi nëse ishte e nevojshme, dhe Conrad ishte duke
kërkuar aneksimin e plotë të mbretërisë problematike. Në Konferencën e
Londrës, Austro-Hungaria kërkoi një bombardim të pozicioneve malazeze nga
flota shumëkombëshe dhe kërcënoi të vepronte në mënyrë të njëanshme nëse
fuqitë e tjera të mëdha do të refuzonin. Gjermania shprehu mbështetje për
ndërhyrjen ushtarake dhe më 30 prill ambasadori francez në Berlin, Jules
Cambon, i dërgoi një paralajmërim Gjermanisë në Paris, duke pyetur nëse
Gjermania do të qëndronte pranë Austro-Hungarisë nëse ajo e fundit do të
sulmohej nga Rusia. Perspektiva e një lufte të përgjithshme evropiane po e
ngrinte kokën përsëri, dhe përsëri fuqitë e tjera të mëdha - Franca, Britania dhe
Italia - u treguan të afta për ta parandaluar katastrofën.
Dy muaj më vonë pas këtyre ngjarjeve , gazeta e mirënjohur amerikane “ The New
York Times, e datës 6 korrik 1913, botonte një korrespondencë me temë “E
ardhmja e Shqipërisë nga sarajet e Esad Toptanit, datuar më 10 qershor. Mjafton
vetëm përshkrimi për të kuptuar se Esad pasha ishte më shumë ushtarak turk se
patriot shqiptar.
“Qysh nga koha që Esad pasha mbërriti në këtë qytet qysh nga koha kur e kish
dorëzuar Shkodrën Mbretit Nikolla, disa korrespondentë kanë pushtuar banesën e
tij, sarajin më të bukur në vend, për të parë se çfarë ai propozonte të bënte nën
dritën e së ardhmes, që fuqitë parashtronin për Shqipërinë. Esad pasha sërish
mbante veshur uniformën e gjeneralit të ushtrisë turke, një flamur turk valëvitej
mbi shtëpinë e tij dhe trupa me uniformë turke e ruanin atë. Nga ana tjetër, në
vend shihje kudo flamuj të Shqipërisë së pavarur, dhe trupat shqiptare çdo ditë
stërviteshin para flamurit kombëtar, për më tepër qeveria lokale drejtohej alla
shqiptarçe , me ndonjë shenjë nga Esadi aty-këtu, i cili nuk ka asgjë otomane në
karakterin e tij.
Është vërtet një enigmë për gazetarë, ajo çka ata dëgjuan nga vetë goja e tij nuk
ua kthjelloi mendimin .
Në një pikë ai është shumë i vendosur . Kur u pyet se mos kishte pasur ndonjë
marrëveshje sekrete me Knjaz Nikollën, nëse ai i kishte dhënë para, apo i kishte
premtuar mbështetje për t’u zgjedhur sundimtar i Shqipërisë , ai tha në mënyrë
emfatike:
"Ishte e pamundur të vazhdonim rezistencën tonë. Nuk do të thosha me ditë, por
madje vetëm me orë. Uria dhe asgjë tjetër nuk fitoi mbi ne". Po kur u pyet në
lidhje me ndonjë marrëveshje me Qeverinë Provizore me Qendër në Vlorë, ai tha
me një buzëqeshje të lehtë qesëndisëse.
" Ju e shihni vetë, që unë jam një drejtues ushtarak, një farë ushtari. Si pretendoni
ju, prej meje, që unë si një gjeneral turk, të ruaj marrëdhënie me të ashquajturën
Qeveri të Vlorës. Është e vërtetë se konsulli austro-hungarez dhe ai italian më
kanë njoftuar se kjo qeveri ekziston, por nga ana ime, unë nuk di asgjë për të. Nuk
më intereson fare. Në lidhje me marrëdhëniet e mia me Qeverinë Turke, asgjë
nuk është kaq e thjeshtë, unë veç pres që të më dërgohen urdhra nga Ministria e
Luftës e Stambollit. Unë jam gati t'i dërgoj njerëzit e mi kudo që ata të më thonë,
me kusht që të mos jetë larg, si në Bagdat, për shembull, apo në thellësi të Azisë
së Vogël.
Unë nuk jam i vetëm. Unë kam miq dhe njohje në këtë vend. Unë mund t'i
bashkoj drejtuesit e vendit që të gjithë së bashku dhe, ndoshta, mund të bëjmë
ndonjë gjë të dobishme. Oh, natyrisht unë e di, që ne keni nevojë për ndihmën
monetare dhe teknike të evropianëve. Por ajo ndihmë na duhet dhënë pa qëllime
dytësore. Ajo çfarë dua unë dhe çfarë ne duam, është natyrisht të na lenë vetëm
të qetë”.16 The Albania’s future, gazeta New York Times, July 6, 1913.
Për Esad Pashën forma e qeverisë duket se është e parëndësishme. Nëse
sundimtari i Shqipërisë do të quhej “Princ” ose “Mbret” kjo pak ka rëndësi. Ajo
ç’ka duket e fiksuar në zemrën e tij është, një kompromis besnik dhe i ndershëm
me Turqinë, dhe pastaj organizimi i një vendi sipas traditave të tij. Po siç duket,
nga ndërhyrja e vazhdueshme e Evropës, Esad Pasha, nuk do të jetë pjesë e
ndonjë zgjidhje të mundshme . Tashmë duket se asgjë nuk ishte aq e largët, se sa
ideja që Esad Pasha të aspironte për fronin”, e mbyllte korrespondencën në
qershor nga saraji i Esadit me titull e “Ardhmja e Shqipërisë”. 17 NYT, idem

Por s’ishte e thënë. Esad Toptani pasi ia dorëzoi Shkodrën malazezëve me të gjithë
trupat e Shkodrës, (shqiptare e turke), u largua nga aty duke kaluar nëpër Lezhë
dhe Milot, ku u prit me nderime ushtarake nga trupat pushtuese serbe dhe u
vendos në Tiranë e në Durrës. Një javë më vonë, nën presionin e Austro-Hungarisë
dhe të Italisë, mbi 1800 ushtarë turq u larguan me anije për në Turqi, përkundër
dëshirës së Rusisë dhe aleatëve të saj që ato trupa të mbeteshin këtu, për të krijuar
sa më tepër pështjellim dhe për t'i shërbyer qëllimit rus, që shteti shqiptar të ngelte
autonom nën varësinë e Sulltanit. Esad Toptani, meqë ishte i lidhur me Serbo-
Malazezët pa u penguar fare filloi të ngrinte një administratë më vete. Ky veprim
antikombëtar i Toptanit e koklaviti edhe më tepër çështjen shqiptare dhe Qeverisë
së Vlorës po i paraqiteshin tashmë vështirësi të mëdha, që s'mund të zgjidheshin
dot aq lehtë as edhe në kohë më të qeta. Kjo qeveri nuk kishte çka të bënte në atë
rrëmujë të përgjakshme, kur Shqipëria e jugut, përveç Vlorës dhe Beratit, ishte e
pushtuar prej Greqisë, Shqipëria e veriut, prej Serbo-Malazezëve, ndërsa në
Shqipërinë e Mesme, pas tërheqjes së ushtrisë serbe, ngriti pushtetin e tij vetë Esad
Pashë Toptani.

Fuqitë madje për të ruajtur interesat e veta, e kishin hedhur poshtë idenë e një i
mbretëria efemere të Esadit, që sot ka mbetur vetëm si fakt historik pak i njohur,
më vonë u shndërrua në Republikën e Shqipërisë Qendrore që ishte një shtet i
jetëshkurtër, i panjohur, i themeluar më 16 tetor 1913 me qendrën e tij
administrative në Durrës. Republika e Shqipërisë Qendrore u themelua nga Esad
Pasha Toptani dhe përfundoi kur Wilhelm Wied, princ i Principatës së Shqipërisë,
mori kontrollin mbi vendin pas mbërritjes në Shqipëri më 7 mars 1914. Territori i
këtij gjoja-shteti kufizohej nga lumi Mat në veri dhe Shkumbin në jug.

Esad Pashë Toptani, i cili pasi dorëzoi Shkodrën u vendos në Tiranë e në Durrës,
desh ta shfrytëzonte këtë ide, jo me qëllimin e bashkimit të tokave shqiptare, por
për të nxitur dhe shfrytëzuar fanatizmin fetar ndër Myslimanët e Shqipërisë së
Mesme. Synimi i parë i tij ishte që të përmbyste qeverinë e Vlorës, për të mbetur ai
vetë zot i asaj copë Shqipërie, që do të caktonte Konferenca e Londrës. Prandaj u
vu të bënte propagandën, shpifjet dhe intrigat më të dobëta kundër qeverisë së
Ismail Qemalit. Për t'i dhënë gjoja pushtetit të tij një formë "legale", Esadi mblodhi
në Krujë, nga gjysma e Majit 1913, një farë "kongresi", ku ishin thirrur ca krerë
fanatikë prej Shqipërisë së Mesme dhe krahinave rreth e qark, si Dibër, Mat, Lezhë
e Kurbin. Atdhetarët shqiptarë u munduan ta kundërshtonin këtë veprim
antikombëtar të Esad Toptanit, që po iu ndihmonte armiqve të jashtëm dhe po
vinte në rrezik edhe atë pjesë të Shqipërisë së njohur nga Konferenca e
Ambasadorëve. Disa krahina, si Elbasani, nuk dërguan fare përfaqësues të vetë në
Krujë; po edhe ata që vajtën prej anësh të tjera, nuk u bashkuan të gjithë me
qëllimet ndjellakeqe të Esadit. Megjithatë, ky gjeti një rreth bejlerësh, agallarësh e
klerikësh turkomanë, si soji i myftiut të Tiranës Musa Qazimi, për të formuar me ta
një farë "këshilli", i cili i lutej gjoja Esad Pashës që të merrte në dorë qeverimin e
vendit deri sa të vinte prej Turqisë një princ mysliman.

Ismail Qemali realisht ishte i pafuqishëm ta ndalonte Esat Toptanin në këtë aktivitet
përçarës, prandaj duke pasur parasysh shpëtimin e Shqipërisë u pajtua që ta ftojë
Esadin në qeverinë e tij duke i dhënë Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ky e pranoi
menjëherë këtë pozitë dhe vajti në Vlorë, por gjithmonë me synim që ta merrte
kalanë nga brenda.

Kështu “Esad Pashë Toptani, thotë Mit’hat Frashëri, u bë foleja drejt së cilës
rrodhën gjithë ç´mund të kishte të keqe në Shqipëri: tradhti, konservatorizëm,
ambicion, lakmim, frikë prej dritës dhe të mirës. Ai u bë qendra e gjithë atyre që
ndiqnin një qëllim kundër Shqipërisë. Fuqia e tij vinte sa prej shkaqeve të
brendshme, aq edhe prej relacioneve të jashtme: mbi intrigat që kishte lidhur me
Serbinë dhe Malin e Zi, pa vonuar shumë, u shtuan edhe ato me Greqinë”.

****

You might also like