You are on page 1of 4

BIOGRAFI:

“SKENDERBEU NE SYTE E MI”


Çdo komb ka një Hero Kombëtar. Por rrallë i ndodh një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë
për të tillë, një figurë si Gjergj Kastriot Skënderbeun. Jo thjesht se për 25 vjet ai e ktheu
Shqipërinë në një barrierë të sigurt ndaj ushtrive turke,
por njëkohësisht ai u bë barrierë që osmanët mos të
përparonin më tej në Evropë. Për këtë qëllim Evropa e
njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe
një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që
kontinenti të ndërronte fenë.

Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të


vitit 1405. Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit
1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Skënderbeu është
figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.Ishte djali
më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së
Veriut dhe i princeshës malazeze, Vojsava. Gjergji ishte
fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave I familjes se
Kastrioteve. Familja e Kastriotëve kishte një principatë
të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin
verior, në zotërimet e Topiajve. U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan
Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe
shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e
nëpunës. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm.
Shpata të cilën përdori ai ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm për nga
pesha e saj. Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar
nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. Ajo është me metal të bardhë dhe
me një rrip (ruban) të larë me ar.
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike, për këtë shkak, mori emrin Iskënder
(Aleksandër, mbas Aleksandrit të Madh). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti
“(Skënderi)” kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri.
Për këtë arsye iu dha titulli bej . Ai nuk e harroi
vendin e tij të dashur dhe priste me padurim
rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen
e të atit, ai shpresonte t’i zinte vendin, por në
fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave
shqiptare. Nga viti 1407 deri më 1430, Gjoni
luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 herë
dhe u detyrua të pranonte kushte të rënda
paqeje. Pas humbjes në vitin 1421, ai mbante
një kontroll të kufizuar në principatën e tij.

Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t’u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin
1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.Më 3 nëntor
1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në
panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë
e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për
përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një
ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall
rimëkëmbja e Principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën
e zezë dykrenare të Kastriotëve. Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e
tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga
forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte
organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Në
kuvendin e Lezhës u vendos që me ndihmesën e pjesëmarrësve të tij të krijohet një ushtri e
përbashkët. Bërthamën kryesore të saj e formuan luftëtarët që i mobilizonte vetë
Skënderbeu, i cili ishte komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Në fillim forcat e Lidhjes
Shqiptare kishin karakter federal, sepse princat shqiptarë mbanin një numer të ndjeshëm
forcash ushtarake jashtë ushtrisë së përbashkët. Ushtria shqiptare përbëhej nga trupat e
përhershme dhe nga luftëtarët që mobilizoheshin vetem gjatë kohës së luftes. Trupat e
përhershme ishin ndarë në dy pjesë kryesore. Njëra përbëhej prej 2 mijë deri 3 mijë kalorës
të armatosur lehtë, të cilët i stërviste Skënderbeu dhe shërbenin si gardë personale e tij.
Pjesa tjetër ruante kështjellat e vendit dhe brezin kufitar në viset lindore. Masen kryesore të
ushtrisë shqiptare e formonin luftëtarët që mobilizoheshin gjatë kohës së luftës, sipas parimit
“burrë për shtëpi”. Kur rreziku ishte i madh, mobilizoheshin të gjithë banorët që mund të
luftonin. Në rast mobilizimi të përgjithshëm forcat ushtarake shqiptare arrinin nga 20 mijë
deri në 30 mijë luftëtarë, duke formuar një ushtri të madhe për kohën.Komanda e ushtrisë
ishte në dorën e Skënderbeut, që ishte
komandanti i përgjithshëm. Për t’u kosultuar
gjatë veprimeve ushtarake pranë tij
qëndronte këshilli i luftës, i përbërë nga
komandantët më të shquar, të cilët zakonisht
dilnin nga radhët e fisnikëve. Variantet
taktike që përdorte Skënderbeu për të
shpartalluar ushtritë armike ishin të
larmishme e mbështeteshin në
bashkërendimin e mbrojtjes me sulmin, e
mësymjes së ushtrisë se rregullt me
goditjen e çetave, e ndeshjeve ballore me ato
të pusive, duke futur në përdorim si
këmbësorinë ashtu edhe kalorësinë e armatosur lehtë. Vëmendje Skënderbeu i kushtoi edhe
prerjes së rrugëve të furnizimit të ushtrisë armike, duke sulmuar karvanet e furnizimit të saj
më ushqime e sende të tjera të nevojshme. Ai i kushtoi kujdes edhe organizimit të zbulimit për
sigurimin e të dhënave më karakter strategjik, operativ e taktik që kishin të bënin me kohën e
ardhjes së ushtrive armike, madhësinë, organizimin, lëvizjen, veprimet luftarake të tyre etj.
Zbuluesit i paraprinin ushtrisë shqiptare, kur ajo futej në viset e pushtuara, dhe ata
gjendeshin kudo, në krahinat fqinje e deri në qendër të Perandorisë Osmane.
Gjergj Kastriot Skënderbeu u martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlorës dhe me të pati
një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit. Për nder të të atit, i biri i Gjonit
mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, u largua në
Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. U martua me Irena Brankoviç
Paleologu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit dhe patën shumë fëmijë.
Pasardhësit u shpërngulën në Leçe, në vitin 1700. Gjergj Kastrioti Skënderbeu i përkiste fesë
së krishterë. U shndërrua në mysliman, pasi shkoi në ushtrinë turke dhe më pas u kthye
përsëri i krishterë. Kjo ishte feja më e përhapur në Evropë në atë kohë. Pas 25 vitesh luftë, në
janar të vitit 1468 Skënderbeu thirri një tjetër kuvend me princat shqiptarë. Barleti thotë se
ato ditë Skënderbeu u sëmurë rëndë nga ethet dhe shëndeti i tij nuk u përmirësua më.

Tri mbahen mend si tradhtitë më të mëdha ndaj Skënderbeut. Nipi i tij, Hamza Kastrioti, princi
Moisi Golemi dhe tradhtia në betejën e Beratit, betejë kjo që është konsideruar e vetmja e
humbur nga ushtria e Skënderbeut. Ballaban Pasha ishte gjenerali turk që u ndesh më tepër
me Skënderbeun. Ballabani ishte shqiptar dhe për portën e lartë ishte i vetmi që e njihte artin
e luftës së Skënderbeut. Në një betejë i vrau 8
komandantë të lartë Skënderbeut.

Sot në botë emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e


mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të
rëndësishëm të botës, duke filluar që nga Tirana,
Prishtina, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago, Shkupi,
etj.Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në
Londër, Spanjë, Buones Aires, Neë York, Kanada,
Kosovë, Tiranë. Në të gjitha punimet artistike, Heroi
Kombëtar qëndron hipur mbi kalë duke simbolizuar
luftëtarin. Nga personalitete të huaj, nga historinë
të huaj, ai ka marrë epitete të tilla si “Atlet i
Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancës së Parë
Euroatlantike”. Epitete këto që e ngrenë shumë lart figurën e Heroit tonë Kombëtar

You might also like