You are on page 1of 3

HYRJE: Gjergj Kastrioti gjithashtu i njohur me emrin e luftës Skënderbe, ka një jehonë

të madhe në kohën e tij. Disa historianë seriozë që jetuan si bashkëkohës të luftëtarit


ishin herë pas here të mahnitur dhe të orientuar drejt legjendave dhe gojore
traditë. Lavdia e trimit shqiptar ishte aq e madhe sa punimet kërkimore u fokusuan në
fama dhe bëmat e tij do të zgjasin pafund në rrjedhën e shekujve. Kështu,
përfaqësuesi i “Epokës së Madhe të Arbanonit” do të ngrihej në shkallën e pavdekësisë
dhe do të etiketohej në studimet historike dhe studimet kërkimore evropiane si “Dragoi i
Ballkanit”, “Shkrimtari i Lirisë” dhe “Mbrojtësi i Krishterimit”.

Biografia e Skenderbeut (Papadopoulo Vretto): Skënderbeu ishte një figurë e paraqitur


në letërsinë greke të shekullit të 19-të.Papadopoulo Vretto botoi një biografi për
Skënderbeun dhe e prezantoi atë si një mbrojtës të krishterimit kundër osmanëve
myslimanë dhe një pasardhës 'epirotan krenar' të mbretit Pirro të Epirit të lashtë.

Tema e qëndresës shqiptare në shekullin XV ka gjetur një realizim artistik të fuqishëm


në romanin Skënderbeu (1975) të Sabri Godos., brendinë dhe ndërtimin e romanit e ka
përcaktuar biografia e heroit dhe kronologjia e ngjarjeve. Në bazën e tij është konflikti
më i madh i shekullit: lufta heroike e popullit shqiptar kundër agresorëve osmanë dhe
kjo ka kushtëzuar karakterin epik të romanit. Skënderbeu i Sabri Godos është një vepër
që shquhet për karakterin e saj origjinal, po të kemi parasysh se ajo qëndron në mes
rrëfimit letraro-historik dhe romanit. Pasuria e madhe faktike dhe informacioni i gjerë
shoqërohen me gjykime e sentenca të goditura, me meditime filozofike e historike, të
dhëna këto me një stil të bukur e të fuqishëm.

Autori francez Alexandre Campion(1610-1670), bën në veprën e tij “Burrat e shquar” të


vitit 1657 një paralelizëm ndërmjet Skënderbeut dhe Sharl Martel, njërit nga figurat më
të spikatura dhe më popullore të historisë mesjetare franceze.

Campion e përshkuan vendimin e tij për të krahasuar Skënderbeun me Sharl Martel si


më poshtë: “Midis të krishterëve kam gjetur vetëm Skënderbeun, të cilin mund ta
krahasoj me të drejtë me Sharl Martelin; jo pse e pëlqej më shumë se Konstandinin,
Karlin e madh, Teodosin, Belizierin dhe aq shumë kapedanë të tjerë të shkëlqyeshëm,
për të cilët e le lexuesin të mendojë lirisht, por pranoj se po të shikohen rinia dhe vdekja
e tij, ka diçka të posaçme në jetën e tij. (…) Tekefundit, pasi të shqyrtohen biografitë e
të gjithë tyrëve, e gjeta vetëm Skënderbeun të përshtatshëm që të krahasohet me të
(SharlMartelin)”.

(1816) Ndër shekuj Skënderbeu është krahasuar edhe me personalitete të tjera të


rëndësishme evropiane sipër shembull me perandorin e frankëve, Karlin e Madh.
Interes të veçantë paraqet një botim i vititi 1816 Thjulen Lorenzo Ignazio në veprën
“Dialogë në mbretërinë e të vdekurve”. Janë 48 dialogë midis figurave të shquara.
Vepra fillon me një dialog mes Skënderbeut dhe Karlit të Madh. Në këtë dialog
paraqiten bëmat e këtyre dy personaliteteve me famë, ndonëse njëri jetoi në shekullin e
VIII – IX dhe tjetri në shekullin e XV.

Një kontribut të madh në gjetjen e biografive të shkruara për Skënderbeun ndër shekuj
ka dhënë edhe Michael Schmidt-Neke, i cili ka publikuar një përmbledhje biografish të
panjohur deri më sot, ku trajtohet edhe biografia e Skënderbeut. Kjo vepër është
shkruar nga një prift puritan anglez me emrin Samuel Clark dhe mban titullin “Palca e
historisë kishtare”.Biografia e Skënderbeut, e cila trajtohet në 45 faqe përbën trajtimin
më të gjatë biografik në këtë vepër.

Camille Paganel (1797-1859) ai shkroi edhe vepra historike, ku vepra e fundit dhe më e
rëndësishme e tij është monografia për heroin tonë kombëtar me titull “Historia e
Skënderbeut ose turqit dhe të krishterët në shekullin e XV”. Vepra e Paganel-it është e
rëndësishme sepse autori u mundua të shkruante një histori mbi baza shkencore për
Skënderbeun. Paganeli ka shfrytëzuar si burim kryesor të monografisë së tij Barletin.

Pisko shkroi monografinë “Skënderbeu. Një studim historik”, botuar në Vjenë në vitin
1894,Përsa i përket trajtimit të jetës dhe veprës së Skënderbeut. Ajo që duhet
përmendur dhe e bën këtë vepër me vlera është që ky autor, është munduar të shkruajë
mbi baza shkencore. Qysh në hyrjen e veprës së tij ai shkruan: “Gjergj Kastrioti
Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar, është padyshim një nga figurat më të spikatura të
mesjetës. Duket e pabesueshme që, një njeri i cili nën komandën e tij nuk kishte më
tepër se disa mijëra ushtarë, edhe ata jo të ushtruar për luftë, të ketë mundur të
përballojë 24 vite me radhë ushtrinë osmane dhe të triumfojë mbi të, ndonëse ajo ishte
dhjetë a njëzet herë më e madhe në numër. E gjithë Evropa dridhej nga ecuria e
fitoreve të pandalshme të Kalifëve Otomanë, ndërkohë që në një vend idilik të veçuar
thërrmoheshin të gjitha përpjekjet e kësaj perandorie nga vendosmëria e hekurt e një
personi, i cili ishte në gjendje që me një vështrim ti kthente ushtarët e tij në heronj.
Talenti strategjik i shkëlqyeshëm i Skënderbeut, gojëtaria entuziaste, e gjithë magjia që
dilte nga personaliteti i tij, e vendosin atë denjësisht në anën e heronjve më të
rëndësishëm të gjitha kohërave”.

Në romanin Shqipja e kreshtave tona (1967) të Skënder Drinit, Skënderbeu është


personazhi kryesor i veprës. Subjekti i romanit i përmbahet një plani pak a shumë
kronologjik. Skënderbeu na paraqitet një figurë poliedrike, me tiparet më të mira të
epokës, si njeri i mendimit e i veprimit.

‘SKANDERBEG”(1999): Kjo është biografia e parë e heroit kombëtar shqiptar


Skënderbeut , e botuar në Angli. Shkruar nga Harry Hodgkinson,, ky libër tërheqës dhe i
punuar në mënyrë elegante është një përpjekje për ta afruar lexuesin me këtë figurë të
famshme historike dhe për ta vendosur atë në kontekstin dramatik të Shqipërisë dhe
historisë së saj. .

“Skanderbeg”(2018) :Një histori e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe rezistencës së tij


ndaj ekspansionit osman në Shqipëri gjatë shekullit të 15-të. Ky libër argumenton se
suksesi i Skënderbeut në fund e shpëtoi Italinë duke vonuar pushtimin e planifikuar nga
Sulltan Mehmeti II deri në 1480-1481. Botuar për të shënuar 550-vjetorin e vdekjes së
George Castriota Skënderbeut në vitin 2018, ky libër përkujton luftën heroike të popullit
shqiptar për të mbrojtur kulturën dhe qytetërimin perendimor

You might also like