You are on page 1of 1

PERDORIMI I THONJEZAVE DHE TREPIKESHIT

• Thonjëzat përdoren në ligjëratën e drejtë dhe në citime për të veçuar e për të dalluar
fjalët që riprodhohen, nga fjalët e autorit (fjalët që paralajmërojnë fjalët e riprodhuara
ose që tregojnë se kujt i përkasin ato fjalë):

Gjysmë ore më parë dikush vraponte nëpër bulevard duke thirrur si i marrë: „Qeveria ra. Qeveria
ra.“

• Thonjëzat vihen pas pikëpyetjes a pikëçuditjes kur fjalët që riprodhohen, formojnë një
fjali a periudhë pyetëse a thirrmore:

„A do ta kemi mbaruar çatinë para se të zënë shirat?“

• Kur fjalët riprodhohen, formojnë një fjali a periudhë dëftore dhe ndodhen pas
fjalëve të autorit, thonjëzat vihen pas pikës:

Kujtoi kohën kur kishin punuar bashkë, dhe tha me mend: „kohë të bukura.“

• Thonjëzat vihen pas shumëpikëshit, kur fjalët që riprodhohen, mbarojnë me të:

Por midis tyre kishte edhe nga ata që nuk e përmbanin dot veten dhe u thoshin shokëve: „T'u
biem...“

• Kur fjalët e autorit ndodhen në mes të fjalëve që riprodhohen, thonjëzat vihen në


fillim e në fund, në qoftë se pas fjalëve të autorit nuk vihet pikë:
„Ismali që i ri kur ishte student,— tregon një nga shokët e tij të shkollës, - ishte i talentuar, që
atëherë ai skicoi disa nga librat që dolën disa vite më pas ...“

• Në thonjëza vihen, kur jepen në tekst, edhe emrat e përveçëm a togfjalëshat që


emërtojnë:

a) gazeta, revista, libra, vepra muzikore, filma:


A e lexove sot gazetën „Drita“?

You might also like