You are on page 1of 5

Speciet e

rrezikuara në
rajonin e Jugut.
Roli dhe rëndësia
e tyre në
ekosisteme.
Katerina Rushiti
Flora dhe fauna e Rajonit jugor
Flora dhe fauna janë të larmishme. Mbizotërojnë elementet mesdhetare, kurse në lartësi shfaqen edhe elemente të trevave
veriore shqiptare dhe ballkanike.Bimësia përfaqësohet nga shkurre mesdhetare me gjelbërim të përhershëm dhe gjethe
rënëse. Shtrirjen më të madhe e kanë dushqet mesdhetare, tepër të dëmtuara nga njeriu. Mbi katin e dushqeve shtrihen
halorêt, kryesisht bredha. Në lartësitë e maleve më të larta gjenden kullotat alpine. Fauna e rajonit dallohet për gjitarët e rrallë,
si: ariu, kaprolli, derri i egër, çakalli etj; për disa lloje shpendësh, midis tyre edhe të rrallë, si: shqiponja, dallëndyshja e detit etj.
Specie e rralla në rrezik zhdukjeje, kali i qyqes dhe lejleku

.Kali i qyqes (Neophron percnopterus) është ndër shkabat


e mëdha në Shqipëri. Është një shpend që karakterizohet
nga një ngjyrë e bardhë, pendë fluturimi të zeza dhe
ngjyra e sqepit është e verdhë.Kali i qyqes së fundi është
folezuese në Shqipëri dhe që prej kohësh është në rrezik
ekstrem zhdukjeLlogaritet si një ndër shpendët më të
mëdhenj në Ballkan me një gjatësi në hapje krahësh që
shkon rreth 2 metra. Kali i qyqes është lloj i rrezikuar
globalisht dhe gjatë 30 viteve të fundit popullsia e këtij
lloji në Ballkan ka rënë me më shumë se 80%. Arsyet për
këtë mund kanë të bëjnë me kërcënimet që ky lloj has, jo
vetëm në territoret e folezimit në Ballkan, por edhe gjatë
korridoreve të shtegtimit. Nga katër llojet e shkabave të
cilat folezojnë në Palearktikun Perëndimor, kali i qyqes
është i vetmi lloj i cili shtegton rregullisht në distanca të
gjata.
Bimët medicinale
Sherebela , një prej bimëve më të rëndësishme medicinale në Sarandë, Delvinë e

Gjirokastër është duke reduktuar cdo vit sipërfaqen e saj prej vjeljes shkatërrimtare,

shkuljes me rrënjë, bagëtive dhe zjarrit.

Edhe çaji i malit i njohur me emrin shkencor Sideritis Syriaca që është në Shqipëri

pjesë e librit të kuq të bimëve për shkak të kërcënimit me zhdukje po vuan të njëjtat

pasoja pavarësisht se grumbullimi i tij ndalohet me ligj.Ekspertët prej vitesh kanë folur

për grumbulluesit e dhunshëm dhe për kompani grumbulluese të lëna jashtë

mbikqyrjes. Këto kompani për vite me radhë kanë pranuar të mbledhin bimë para

stadit të pjekjes duke e zgjatur sezonin e grumbullimit në mënyrë të rrezikshme.Të

gjithë faktorët së bashku kanë dëmtuar më shumë se 60% të sipërfaqes së dikurshme


natyrale të çajit të malit dhe të sherebelës.

Gjirokastra, Saranda dhe Delvina janë mes prodhuesve kryesorë të të dy bimëve në


vend. Sherbela e lidhur shumë me kulturën dhe jetën lokale të banorëve shëron mbi 40
sëmundje ndërsa çaji i malit përdoret gjerësisht për vetitë antioksidante, forcimin e
kockave dhe grumbullohet edhe në funksion të industrisë kozmetike.
Pse është kaq e rëndësishme për ne të mbrojmë speciet në rrezik
zhdukjeje?

1. RËNDËSIA EKOLOGJIKE: Ekosistemet e shëndetshme varen nga speciet bimore dhe shtazore si bazat e tyre. Kur një specie
rrezikohet, kjo është një shenjë se ekosistemi po shpërbëhet ngadalë. Çdo specie që humbet shkakton humbjen e specieve të tjera
brenda ekosistemit të saj. Njerëzit varen nga ekosistemet e shëndetshme për të pastruar mjedisin tonë. Pa pyje, kullota, lumenj,
oqeane dhe ekosisteme të tjera të shëndetshme, nuk do të kemi ajër, ujë apo tokë të pastër. Nëse lejojmë që mjedisi ynë të
kontaminohet, ne rrezikojmë shëndetin tonë.

2. MJEKËSORE Mbi 50% e 150 barnave më të përshkruara kanë ardhur fillimisht nga një bimë ose produkt tjetër natyror.
Fatkeqësisht, vetëm rreth 5% e specieve të njohura bimore janë testuar për përdorime medicinale dhe ka mijëra specie bimore që
ende nuk janë identifikuar. Dhjetëra mijëra amerikanë vdesin çdo vit nga sëmundje për të cilat nuk ka kurë të njohur. Shërimet për këto
sëmundje mund të vijnë përfundimisht nga bimët, prandaj, ne duhet të mbrojmë të gjitha speciet para se të humbasin përgjithmonë nga
kabineti i mjekësisë së natyrës.

3. ESTETIK Çdo vit, miliona njerëz vizitojnë zonat natyrore në dhe marrin pjesë në aktivitete që lidhen me jetën e egër. Nga shëtitjet
në pyll deri tek plazhet, aktivitetet në natyrë janë aktiviteti i dytë më i popullarizuar i udhëtimit . Ekonomitë lokale të zonave përfitojnë
shumë nga aktivitetet që lidhen me këto vizita. Ruajtja e diversitetit biologjik të kombit tonë është një aspekt jashtëzakonisht i
rëndësishëm për mbijetesën e industrisë së udhëtimit.

You might also like