You are on page 1of 16

Projekt

Tema : “Për ty Atdhe “


Lënda : Dituri Natyre

Punoi : Kleisi Maçi


1 • Kafshët , llojet e tyre në Shqipëri .
1
Shpendët :

Gargulli :
Gargulli është një zog me një pamje të paharrueshme, ai
kryesisht ushqehet me insekte thumbuese si bletët dhe
grerësat. Ata i kapin insektet në fluturim pastaj i heqin
thumbin duke i fërkuar në gjatësinë e tyre. Hanë rreth 250
insekte çdo ditë.Jetëgjatësia
maksimale është 6 vite .

Larashi kurrizkuq :
Është një mini-grabitqar i bukur, i njohur si ‘zogu kasap’
për shkak të zakoneve të të ushqyerit me insekte të
mëdha, zogj të vegjël, bretkosa, brejtës dhe hardhuca. Një
shpend shtegtar me një gjatësi 16-18 cm.
Jetëgjatësia maksimale është 10.1 vite

Pupeza :
2
Është një shpend shumëngjyrësh i
dallueshëm për “kurorën” e tij të
puplave . Jetëgjatësia maksimale është 11
vite .

Amfibët :

Bretkosa e drureve :
Ata janë të hollë, me këmbë të gjata. Lëkura e tyre mund
të jetë e gjelbër, e hirtë ose e zezë në varësin e
temperaturës, lagështisë ose gjendjes së tyre.Ata jetojnë
në tokë të thatë shumicën e vitit. Gjatë ditës ata ushqehen
me gjethe të gjera të pemëve dhe vegjetacionin përreth
kurse në mbrëmje hanë insekte, merimanga dhe kërmij në
tokë . Meshkujt nga muaji Prill deri në Korrik zhvendosen
në pellgje me ujë për të kënduar në koret e natës, të cilat
mund të dëgjohen deri në 1 km distancë .
Jetëgjatësia maksimale është 22 vite .

3
E bukura e dheut :
Është e zezë me pika të verdha ose vija .Disa prej tyre
mund të jenë pothuajse tërësisht të zeza, ndërsa
te disa të tjera dominon ngjyra e verdhë . Ndonjëherë
mund të shfaqen hije të kuqe dhe portokalli . Jetëgjatësia
maksimale është 24 vite .

Zvarranikët :

Breshkë toke :
Kanë zhguall tërheqës me ngjyrë të zezë dhe të verdhë.
Shkëlqimi i zhguallit mund të zbehet me kalimin e kohës.
Herët në mëngjes, breshkat e tokës lënë strehëzat e tyre të
natës për të dalë në diell dhe për të ngrohur trupat
e tyre.Më pas ata kërkojnë ushqimin. Përmes nuhatjes
përzgjedhin bimët për të ngrënë.
Përveç gjetheve dhe luleve, breshkat
hanë fruta të vogla si ushqim
plotësues. Jetëgjatësia maksimale
është 30 vite .

4
Gjitarët :

Lutra / Lunderza :
Lundërza është kafshë me trup të lartë deri 30 cm, të gjatë
120–150 cm me ngjyrë gështenjë, më të çelur nga ana
barkore dhe peshon 6–15 kg.Në Shqipëri ndeshet kudo në
brigjet e lumenjve, kënetave, liqeneve e pellgjeve ku
ndërton strofkën duke hapur galeri me dy dalje, nën ujë
e për ajrosje.Ushqehet kryesisht gjatë natës me peshq,
bretkosa, shpendë e vezët e tyre dhe është e dëmshme në
ekonomitë e rritjes së peshkut.
Gjuhet për gëzofin e saj me vlerë,
me qime të shkurtra, të buta, të
dendura, me ngjyrë kafe e të
shkëlqyeshme. Jetëgjatësia
maksimale është 14-16vit .

5
Ariu i murmë :
Është lloji i dytë më i madh i familjes së arinjëve, pas
ariut polar, duke arritur në peshë deri në 861 kg dhe një
gjatësi prej 2 m. Dieta e arinjve është shumë e larmishme
nga bimët e fruta simana pylli tek vezëte e shpendëve
dhe mjalti.Në përgjithësi, ariu i murrmë lëviz gjatë natës,
por ndonjëherë dhe ditën. Nuk janë plotësisht letargjikë
dhe mund të zgjohen lehtësisht .
Jetëgjatësia maksimale është 30vite.

Molusqe :

Pinna nobilis :
Midhja si Pendë shkëlqen si ari në dritën e diellit. Pinna
nobilis është një lloj i kërcënuar me zhdukje, pjesërisht
për shkak të peshkimit apo ankorimeve të anijeve mbi të
duke e thërrmuar. Ndotja e ujrave dëmton vezët, larvat,
dhe midhjet e rritura. Ajo është renditur si një specie e
rrezikuar në Detin Mesdhe. Jetëgjatësia maksimale është
25 vite .

6
Insekte :

Lycaena phlaeas :
“Bakri i vogël” është një flutur shumë e shpëjtë, e cila
pasi ndalon në destinacion, është e pagabueshme. Flatrat e
saj janë ngjyrë ari e shndritshme. Është një specie e
përhapur dhe me një pamje të njohur dhe të mirëpritur për
shumë naturalistë gjatë muajve të verës.Gjatë natës
fluturat fluturojnë në barishtet e ulëta ose mbi lule.
Jetëgjatësia maksimale është 3 javë .

7
2 • Bimët , llojet e tyre në vendin tonë .

Manaferra :

Një bimë shumë e zakonshme e gjetur në kopshte, pyje,


livadhe ku fruti i saj manaferra është i ngrënshëm.Ajo
mund të rritet deri në 5-9 metra. Manaferra rritet shumë
mirë në prani të diellit.
Jetëgjatësia e farës në tokë është aktualisht e panjohur.
Jetëgjatësia është 2 vjet .

Rozmarina :

Rozmarina është një barishte shumëvjeçare me gjelbërim


të përhershëm me gjethe, dhe lule vjollcë ose blu. Eshtë
bimë e rajonit të Mesdheut. Koha më e mirë për ta mbjellë
rozmarinën është në pranverën e hershme ose në vjeshtë.
Rozmarina është e njohur për përmirësimin e humorit,
kthjellimin e mendjes dhe lehtësimin e stresit.

8
Trametes versicolor :

Është një nga kërpudhat më të zakonshme në pyje e gjetur


pothuajse në çdo vend ku ka trungje dhe trungje të vdekur
që dekompozohen.“Versicolor” e përshkruan me mirë
këtë kërpudhë që ka ngjyra të ndryshme . Ajo është e
ngrënëshme, por është e ashpër dhe lëkurore.
Shumica e njerëzve i konsumojnë ato si çaj. Ajo gjenden
zakonisht nga pranvera deri në vjeshtë, ndonjëherë mund
t’i gjeni edhe në dimër. Ka një jetëgjatësi prej 1 ose 2 vite.

9
3 • Parqet Kombëtare të Shqiperisë .

-Parku Kombëtar “Dajti” :

Dajti Ndodhet në lindje të kryeqytetit të Shqipërisë dhe ka


një sipërfaqe prej 3300 hektar . Ai ndodhet në pjesën
lindore të fushës se gjerë të Tiranës 26 km në lindje të
Tiranës dhe 50 km larg nga aeroporti “Nënë Tereza”.Ky
park është një zonë shumë e frekuentuar nga pushuesit
ditor. Ai konsiderohet "Ballkoni natyror i Tiranës". Ai
ofron mundësi akomodimi për pushuesit. Aty mund te
shkohet me teleferik , udhëtim i cili ofron një eksperience
te veçante.

-Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës :


10
Ka një sipërfaqe prej 8000 hektar dhe konsiderohet si
mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 30 km në
veriperëndim të qytetit të Bajram Curri. Shtrihet midis
majash të larta e të thepisura të mbuluara me një
shumëllojshmërish fantastik ngjyrash në çdo stinë duke
dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe dhe të
papritura.Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo
vetëm nga turistet vendas por edhe nga turistet e huaj, të
cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e
fshatrave më verior të vendit. Ka vlera të mëdha turistike
dhe zbathitëse të cilat ndërthuren me një shumëllojshmëri
bimësh me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Fshati
Valbone shtrihet në lartesine 820m .

-Parku Kombëtar “Thethi” :

11
Ka një sipërfaqe prej 2630 hektar dhe ndodhet në Alpet e
Shqipërisë, pranë bjeshkëve të paprekura . Ai ndodhet në
një distancë 70 km larg qytetit të Shkodrës dhe
përshkohet nga lumi i Thethit, me një prurje prej rreth
1000-1300 në l në sekond dhe është i pasur me troftën e
malit. Një pikë mjaft piktoreske dhe mahnitëse është
Ujëvara e Grunasit. Për tu vlerësuar është prania e drurit
relikt të lisit. Ky përfaqëson zonën më të populluar të
vendit me rrëqebull i cili konsiderohet specia e rrezikuar .

-Parku Kombëtar “Lura” :

12
Ka një sipërfaqe prej 1280 hektar dhe shtrihet në faqen
lindore të Masivit "Kurora e Lurës". Mjaft piktoreske këtu
janë 14 liqenet akullnajore të Lurës. Në dimër sipërfaqet e
tyre ngrijnë. Ndërsa në pjesën jugore të parkut ndodhet
"Fusha e Pelave" që ofron pamje shumë çlodhëse, pasi ka
bimësi të larmishme me lule shumëngjyrëshe të rrethuara
nga drurë shekullorë halorë. Në këtë park ka mundësi të
mëdha për zhvillimin e ekoturizmit.

-Parku Kombetar “Mali i Tomorrit” :

13
Ndodhet në Qarkun e Beratit dhe Elbasanit në rrethet
Berat, Skrapar e Gramsh. Sipërfaqja aktuale është 24,723
hektar . Gjendet ahu, rrobulli , pisha e zezë . Park malor
shumë i rëndësishëm për gjitarët e mëdhenj si ariu (Ursus
arctos), ujku (Canis lupus), shpendë grabitqarë të ditës
dhe natës etj. Përveç vlerave shkencore dhe ekonomine e
natyrore parku afron vlera të mëdha peizazhore, estetike,
shlodhëse e turistike, historike e kulturore që garantojne
zhvillimin e turizmit ekologjik e kulturor.

-Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta” :

14
Ka një sipërfaqe prej 1250 hektar dhe ndodhet 5 km larg
qytetit të Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjes. Ky
park është njëkohësisht edhe pjesë e kompleksit Laguna e
Karavastasë ndodhet nën mbrojtjen e Konventës
Ndërkombëtare të Ramsarit, që nga viti 1994. Ky park
përbën një nga ekosistemet më të rëndësishme të gjithë
vendit. Kjo sidomos për faunën e pasur ku përfaqësuesi
më tipik është pelikani kaçurrel, i cili zë rreth 6,4 % të
popullatës botërore. Këtu ndodhet pika perendimore e
folezimit të këtij shpendi në Evropë.

-Parku Kombëtar i “Llogorasë” :

15
Gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në
kufirin hapsinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës
së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft
interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve.Në
Parkun Kombëtar të Llogorasë ndodhet dhe Fshati
Turistik Llogora, një nga destinacionet turistike më të
frekuentuara në Shqiperi.

16

You might also like