You are on page 1of 5

TEMA: Shumellojshmeria e botes bimore dhe shtazore

NENTEMA: Specjet bimore dhe shtazore endemike ne


Shqiperine e Mesme

PUNOI: PRANOI:
ALDIN XHAXHAMANI PRF. ELENA KITAN

ALKEO BAKALLI

ANESTI DHIMITRI

ANGEL CORIGA

DESI MYRTEZA

FABJAN SINANI
Objektivat

1.Te evidentoje speciet bimore dhe shtazore me te perhapura


ne Shqiperine e Mesme

 2.Te evidentoje speciet bimore dhe shtazore endemike ne


Shqiperine e Mesme

 3.Te evidentoje disa nga zonat me te rendesishme te


vendit tone per llojet e specieve qe ata kane.

 4.Te listoje arsyet e zhdukjes se specieve ne Shqiperine e


Mesme

 5.Te listoje masat administrative dhe ligjore qe duhen


marre per ruajtjen e ketyre specieve
Mali i Dajtit
Mali i Dajtit eshte nje shembull shume I mire per te
kuptuar se si ndryshon bimesia sipas lartesise mbi
nivelin e detit.Ne lartesine 300- 600 m mbi nivelin e
detit takohet nje zone me shkurre mesdhetare. Ketu
gjenden edhe shume bime te makies, te cilat
qendrojne te blerta gjate gjithe vitit. Duke u ngjitur
deri ne lartesine 1000 m, dallojme zonen e
dushkut. Megjithate, ne kete zone takojme pyje te
perziera. Me lart fillon zona e ahut dhe ne maje
te malit ka livadhe alpine. Ne pyllin e ahut
mund te veme re peme qe kane trungje te
medhenj. Mosha e tyre llogoritet te jete 200-
vjecare. Nder kafshet kryesore qe takohen
ne malin e Dajtit jane gjitare te medhenj,
si: derri i eger, ujku, baldosa, dhelpra,
ketri, kunadhja, macja e eger etj.
Shpendet, gjithashtu jane te shumte.
Aty takohen shume lloje harabelesh,
qukapike, gardalina, trishile etj. Ne
pjesen e shkurreve mund te dallohen
grifshat, mellenjat, gushekuqi etj.

Pylli I Divjakes
Parku kombetar “Pylli i Divjakes” Bimesia e ketij pylli eshte
mjaft e pasur.Pylli i Divjakes perbehet kryesisht nga pisha e
eger, pisha e bute, dushku dhe frasheri.Ne pyllin e Divjakes
ka nje shumellojshmeri te madhe te bimeve barishtore, e si
pasoje ka shume insekte dhe shume lloje
bretkosash.Bukuria ne kete park behet e rrale dhe mjaft e
kendshme kur degjon zerat melodioze te kengetareve te
pyllit si: bilbili, mellenjes,gardalines etj..
Laguna e Karavastase
Laguna e Karavastase Ne kete lagune jetojne 12 lloje
gjitaresh, 16 lloje zvarranikesh, 210 lloje shpendesh dhe nje
numer i madh bimesh te tokes dhe te ujit. Mbulesa e dendur
e bimeve ujore, e algave, Terheq shume shpende se: roast,
bajzat, mjelmat etj, qe ushqehen me bime nenujore.Nje
numer i madh shpendesh grabitqare, si: karabullaku,
cafka e vogel, pelikani, dallendyshja e detit, bajzat etj,
ushqehen me peshq. Peshqit e Karavastase, si: shojza,
levreku, ngjala, koca dhe qefulli, migrojne nga deti
brenga lagunes. Disa bime dhe kafshe te kesaj zone,
sic eshte pelikani kacurrel, jan ne rrezik zhdukjeje.
Rreth 5% e popullates boterore te ketij shpendi
folenizon ne kete lagune. Shpende te tjere te
rrezikuar jane: karabullaku,shqiponja e detit
etj.Kurse nder gjitaret e rrezikuar mund te
permendim lundren dhe lakuriqin e nates
hunde-patkua. Ne Karavasta jetojne edhe dy
lloje bimesh orkide.Te tilla jane orkideja
shqiptare dhe orkideja e Paparistos.

Pllaja e Dumrese
Bimësia e Dumres është mjaft e varfër, me përjashtim të disa zonave
të komunësGrekan në të cilën egzistojnë akoma sipërfaqe pyjore.
Drurët kryesor qe janë tipik të kesaj zone janë pishat, kryesisht në
fshatin Rrasë dhe Cerragë; plepi i shpërndarë pothuajse në të gjithë
territorin edhe shelgu në afërsi të liqeneve. Përpara luftës ë dytë
botërore pothuajse e gjithë zona e Dumres ishte e mbuluar nga
pyjet, ku mbizotëronte druri i dushkut. Nga vitet 1950 deri ne
1970 u ndërmor një proces i gjërë i shpyllëzimit të
zonës.Territori i i Dumres trasformohet pothuajse i tëri në toka
bujqësore, ndërsa sasia e dunjëvë të prerë u shfrytëzua për
ndërtimin e hekurudhave në të gjithë vendin. Në vitet e fundit
një pjes e mirë e territorit po rigjen gjelbërimin e munguar
keto 50 vjet pasi një pjes e territorit po ri-mbillet me vreshta
ullinjsh e rrushi.
Biza
Zona e Bizës është e pasur me pyje të shumta, sidomos të
dushkut dhe ahut. Në këtë zonë gjejnë strehë kafshë të
egra si ariu i murrmë, ujku, dhitë e egra, dhelpra, lepuri i
egër, derri i egër, lakuriqet e natës, skifteri etj Liqenet e
Belshit Liqenet e Belshit, me një bukuri të rrallë si,
ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë
të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë
etj, kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas
dhe të huaj. Fauna e liqeneve është e pasur me
peshq të llojeve të ndryshme, siç janë krapi,
karasi, ballgjëri, amuri, etj. Në disa liqene ka
dhe ngjala, të cilat janë specie endogjene.

You might also like