You are on page 1of 3

Projekt

Punoi:Lisjana Dake
Tema:Bota bimore dhe shtazore.
Nentema:Brezat bimore
Në Evropë trevat shqiptare radhiten në vendet me llojshmëri
bimore më të madhe, që lidhet me ndryshimet e klimës, të
tokave, të relievit etj. Në rajonet perëndimore dhe bregdetare
mbizotërojnë llojet mesdhetare të bimësisë (mareja, shqopa,
ilqja etj.), kurse në brendësi të tyre, bimët e Evropës Lindore
dhe Qendrore (dushku, ahu, bredhi, pisha e zezë etj.).
Gjithashtu janë të shumta bimët endemike, pra bimët që rriten
vetëm në trevat shqiptare.
Vetëm në Republikën e Shqipërisë rriten rreth 30 të tilla. Për
shkak të mbizotërimit të relievit kryesisht kodrinoro-malor, që
kushtëzon ndryshime të dukshme të klimës dhe të faktorëve të
tjerë, bimësia është e shkallëzuar në drejtim vertikal në katër
breza:
1-Brezi i shkurreve
2-Brezi pyjeve mesdhetare
3-Brezi i ahishteve dhe i halorëve
4-Brezi i kullotave alpine
 Brezi i shkureve dhe i pyjeve mesdhetare
Ky brez gjendet ne 700m lartesi, ne trevat perendimore dhe
jugperendimore. Zhvillimin me te madh e ka ne zonen e Camerise.
Pjesen e poshtme te tije e zene shkuret me gjelberim te perhershem si:
mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Se bashku me keto
shkurre rriten edhe disa drure te larte si: selvia, valanidhi, pisha e
bute, pisha e eger etj. qe ne disa raste formojne pye te vogla. Pjesen e
siperme te brezit te shkureve mesdhetare e zene shkuret qe i rrezojne
gjethet gjate stines se dimrit si: shkoza e bardhe dhe e zeze etj.
 Brezi e dushqeve
Ky brez shtrihet mbi brezin e shkureve mesdhetare deri ne lartesine
1000m. Ka perhapjen me te madhe se brezat e tjere bimor, sidomos ne
brendesi te vendit. Bimet me karakteristike te ketij brezi bimor jane:
disa lloje dushqesh, bliri, frasheri, melleza, panja, geshtenja etj.

 Brezi i ahut dhe i haloreve


Ky brez shtrihet mbi brezin e dushqeve deri ne lartesine 1600-1800m
Ahishtet duke kerkuar me shume lageshti, jane te perhapura ne veri
dhe ne lindje te vendit tone dhe ne shpatet perballe veriut dhe lindjes.
Ne shume zona ahishtet jane te perziera me haloret (bime qe e kane
gjethen ne formen e gjilperes) si: Pisha, bredhi etj. Ne kete brez
ndodhen pyet me te dendura, qe perbejne fondin kryesor te lendes se
drurit.

 Brezi i kullotave alpine


Ky brez shtrihet mbi brezin e ahut dhe haloreve, ku per shkak te
temperaturave shume te uleta, rritet vetem bimesia barishtore dhe
shume ralle shkuret e uleta. Zhvillimin me te mire bimesia barishtore
e ka ne rajonet malore malore veriore dhe lindore.

You might also like