You are on page 1of 3

Cilat jane bimet me tipike ne shqiperi

Bimët më tipike në Shqipëri janë të njëjta si në rajonin e Mesdheut. Këto


janë pemë ulliri, vreshta dhe pemë frutore, duke përfshirë pemët e fikut,
portokallit dhe limonit. Megjithatë, peisazhi ofron fruta pak a shumë të
ndryshme sipas stinëve: qershitë lulëzojnë në maj, hurma (pema e hurmës)
rreshton rrugët në të gjithë veriun e vendit në nëntor dhe arrat janë të
përhapura në malësitë shqiptare.

Një shembull tjetër është shqopa, egilopët e lisit, fshesa dhe selvia.
Parku kombëtar i Llogarasë në bregdet dhe ai i Divjakës ofrojnë shëtitje
të mrekullueshme nëpër pyjet e egra me pisha dhe me siguri do të shihni
rrëqebull.


Cfare perfshin ne flore shqiptare

Brendësia të kujton më gjerësisht Evropën Qendrore me malet dhe


pyjet me gjelbërim të përhershëm. Në varësi të lartësisë në të
cilën ndodheni, bimësia do të jetë pak a shumë e dendur.

Flora e Shqipërisë përfshin gjithashtu rreth 300 bimë mjekësore


që përdoren ende për kurimin dhe lehtësimin e dhimbjeve. Kjo
florë e pasur dhe e larmishme bëri që specialistët shqiptarë të
studionin raste të shumta e të ndryshme.
Dy bimët e rralla
• Në Shqipëri ekzistojnë dy bimë të rralla që nuk gjenden në asnjë vend të botës.
Botanistët i ruajnë me krenari këto specie të rralla që askush në botë nuk i ka.
Bëhet fjalë për dy lloje bimësh të specifikuara me emrat: Gymnospermium
altaicum (Pallas) Spach subsp. Scipetarum, Leucojum ionicum. Këto specie janë të
rralla për shkencën dhe botanikën tonë. Gjithashtu edhe për studimet që bëhen në
Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Për profesor Alfredin, këto gjetje janë një
arritje në karrierën e tij dhe një justifikim i gjithë punës së bërë në terren për vite
me radhë. Bima e parë është gjetur në zonën e Elbasanit, ndërsa Leucojum
ionicum ose ndryshe Bilbilbardhë e Vlorës, është gjetur në zonën e Vlorës. Emrat e
bimëve janë në gjuhën latine dhe njëra e ka edhe në shqip emrin e saj. Por edhe
Gymnospermium altaicum (Pallas) Spach subsp. Scipetarum, që jo kushdo e
kupton se çfarë domethënie ka, fjala e fundit “Scipetarium” tingëllon më shqip se
kurrë. Çka do të thotë se ka në përbërjen e saj fjalën “shqiptar”. Edhe pse këto
bimë kanë disa vite që janë pjesë e arkivës së pasurtë florës, me krahasimet e
fundit nuk janë gjendur simotrat e tyre në botë.

You might also like