You are on page 1of 8

SH.M.

L”Gjimnai REMZI ADEMAJ”

Dikotiledonet

Nxënesi: Profesor:
HARBIN JELLIQI Faik Sertolli
Dikotiledonet
Dykotiledonet (Dicotyledonae)
janë grup i madhë i
farëveshurave me rreth 200.000
lloje të njohura, të
klasifikuara në rreth 300
familje bimore.Fara e tyre ka dy
kotiledone (me disa
perjashtime), te cilat
zhvillohen anash embrionit. Këtu
bëjn pjesë bimë
drunore, shkurre edhe
barishtore. Dallohen me gjethe
me dellëzim kryesisht pendor dhe
rrjetor, me lule kryesisht 5-
anetarëshe dhe me 5 ose 4 cikle.
Nga ky numër i madh i familjeve,
do t’i përshkruajme disa më
themelore dhe më të përhapura në
viset tona.Dhe ndahen ne 6
familje te cilat jane:

 Familja Zhabinore
 Familja Ahore
 Familja Kryqore
 Familja Trendafilore
 Familja Fluturore
 Familja Kompozite
Familja Zhabinore
Familja Zhabinore përfshine bimë
kryesisht barishtore, me gjethe
kyresisht të ndara ne mënyra të
ndryshme. Lulet janë dyseksore, me
periant të dyfishtë, me theke të
shumtë dhe ginece të ndërtuar nga
shumë vezore të lira (rrallë një),
në shumë raste të vendosura
spiralisht në shtratin e gjatë të
lules. Frytet janë arrëza aken ose
rreshikth (rrallë rrushk). Këto
rriten kryesisht në vende të
lagështa, sic janë llojet e
ndryshme të gjinisë zhabin
(Ranunculus). Disa hasen si barëra
të keqija, siç janë adonisi ndërsa
të tjera në shkurret si psh:
shpëndra, fillikatja (Anemone) etj.
Familja Ahore

Familja Ahore janë bimë drunore


ose shkurre, të përhapura kryesisht
në hemisferën veriore. Gjethet i
kanë të thjeshta, buzplotë ose më
shpesh të dhëmbëzuara ose me
vriguj. Ahoret polenizohen me erë,
prandaj lulet i kanë me periant të
reduktuar, njëseksore, të vendosura
në lulëza. Lulëza mashkullore mban
shume thekë, të vendosur në lëvarr.
Lulesa femëore ka tri lule (të
gështenja), dy lule (të ahu) dhe
një (te dushku) etj. Këto janë të
njohura si pyjet e ahut, të dushkut
dhe të gështenjës. Frytet janë
arrëza, të mbyllura ose të future
në gishtjë (kupule), siç janë nga
tri të tilla të gështenjës ose nga
dy të ahu dhe të vetmuara
të dushku të cilët njihen me emrin
“Lena”.
Familja Kryqore

Familja Kryqore janë bimë


barishtore, që dallohen nga të
gjitha bimët tjera, në rradhë të
parë, me lule me 4 sepale dhe 4
petale, me ngjyrë të ndryshme por
gjithmonë të vendosura përkundrejt
njëra tjetrës, duke formuar një
kryq, nga e kanë marrë emrin
kryqorë. Edhe frytet e tyre janë
silikatet ose silikoza. Lulja e
tyre ka 3 thekë të rrethit të
jashtëm dhe 4 thekë të rrethit të
brendshëm. Ginecea ndërtohet nga dy
gjethe pjellore të ngjitura në një
pistil me vezore të mbiteshme.
Kryqorët janë familje e
rëndësishme, sepse përfshin bimë të
vlefshme ushqyese, vajore,
mjalëtdhënëse, foragjere, mjeksore
etj. Ndër to e rëndësishme
është lakra(Brassica) si gjini
qendrore nga edhe e ka marr emrin
kjo familje. Bimë vajore është
kolza, ndërsa e rëndësishme është
edhe rrepa (Raphanus) me kultivar
të shumtë, ndër të cilët edhe rrepa
e kuqe.

Familja Trendafilore

Familja Trëndafilore përfshin


lloje të shumta (rreth 3000), me
drurë, shkurre dhe barishtore të
përhapura pothuaj në tërë botën.
Gjethet i kanë të thjeshtë ose të
përbera, me vendosje të këmbyer ose
të perkundrejte. Lulet zakonisht
janë të rregullta, dyseksore, ku
ato 5-anëtarëshe janë dominuese .

Familja Fluturore

Familja Fluturore veçohen nga


bimët e tjera me ndërtimin e lules
qe ka petale në formë të krahëve
të fluturës, nga vjen edhe emri i
tyre fluturore. Lulet janë
dyseksore, me simetri zigomorfe.
Kupa ndërtohet nga 5 petale të
ngjitura, kurora ka petale të
ndryshme: një me e madhe ka pamje
të flamurthit, dyanësoret formojnë
krahët, kurse dy tjera formojnë
barkëz. Thekët janë gjithmonë 10,
për të disa gjini 9 të
bashkëngjitura dhe një i lirë,
kurse te shumica të gjithë janë të
bashkangjitur. Ginecea ndërtohet
nga një gjethe pjellore e cila
formon fryt bishtaje. Të gjitha
këto mund të paraqiten në formulen
e lules:
K(5),C(5),A(9)+1 ose A(10),G(1)
Fluturoret janë familje bimore e
madhe, me 400-500 gjini dhe mbi
10.000 lloje.

Familja Kompozite

Familja Kompozite është familje më


e madhe e dyketoiledoneve me mbi
25.000 lloje bimore, të përhapura
në tërë botën, që nga bregdetet
deri në formë kaptine. Kaptina
përmban shumë lule të vogla, të
dendura, të rrethuara me lule
zakonisht shterp, të cilat kanë
formë petalesh dhe kështu e tërë
kaptina në aspektin e polenizimit
vepron si një lule e vetme. Për
këtë edhe shënohet si lule e
rrejshme (Pseudantia). Ndërtimi i
kaptinave është i ndryshëm. Bimët e
njërës familje kanë tërë kaptinën
të ndërtuar nga lule të rregullta
gypore ose ato qendrore janë
gypore, kurse periferiket janë
gjuhëzore. Kurse te bimët e
nënfamiljes tjetër e tërë kaptina
ndërtohet vetëm nga lulet
gjuhëzore.

You might also like