You are on page 1of 43

Rendi Orthoptera

Përfshin mbi 20.000 lloje të përhapura në vende


tropikale dhe të mesme.
Insektet dallohen me përmasa trupore të mesme dhe
të mëdha, pjesa më e madhe janë fitofagë.
Trupin e kanë të shtypur në drejtim lateral, kokën
hipognate, aparatin gojor brejtës.
Krahët e parë i kanë më të ngushtë, më të fortë
(lëkuror), ndërsa të dytët më të butë (membranorë).
Organet e dëgjimit i kanë në segmentin e parë të
abdomenit ose në tibie të këmbëve të përparme.
Disa lloje, këmbët e para i kanë për gërmim.
Nga rendi Orthoptera, dëmtuesit më të njohur janë
karkalecat.
Ata janë grykës, qëndrojnë në grupe, janë edhe
shumë të lëvizshëm.
Gjatë historisë, shumë sipërfaqe të gjelbëruara i
kanë shkretëruar.
Për shkak të invazionit të madh të karkalecave,
shumë popuj janë shpërngulur, nga një vend në tjetrin.
Në pjesën e dytë të shekullit 19, në disa shtete
afrikane, mijera njerëz kanë vdekur nga uria.
1075 vjet para Krishtit, Perandori kinez ka
urdhëruar mbledhjen dhe zhdukjen e karkalecave.
Kombet e Bashkuara, paraqitjen e karkalecave e
kanë radhitur në fatkeqësi elementare natyrore.
Luftimi i karkalecave varet nga bashkëpunimi
ndërkombëtar.
Karkalecat paraqiten edhe në tufa të mëdha, që
fluturojnë rreth 20 km/orë (me ndihmën e erërave edhe 3
herë më shpejtë).
Gjatë një dite, ata fluturojnë deri 1000 km.
Ka ndodhur që tufa të jetë 25 km e gjatë, 2 km e
gjerë dhe në të ketë deri 30 miliardë insekte.
Në 1 ha mund të lëshohen 50 milionë insekte, që
peshojnë 50 tona dhe po aq ushqim hanë gjatë një dite.
Karkaleci maroken-Dociostaurus maroccanus Thun.
(Orthoptera, Acrididae) 
Insektet kanë trup 30-33mm të gjatë, të kuqërremtë
gështenje dhe me njolla të errëta.
Krahët e parë i kanë lëkurorë, të pasmit
membranorë.
Veçori dalluese është germa x, e verdhë (gjendet në
anën shpinore të prothoraxit).
Vezët i kanë cilindrike, pak të përkulura, 5-6 mm.
Larvat u ngjajnë insekteve, por janë më të vogla.
Është i përhapur në Kosovë dhe në shtetet rreth saj.
Prek drithërat, duhanin, lulediellin, panxharin,
jonxhën, tërfilin dhe shumë bimë tjera.
D. maroccanus
D. maroccanus
Dëmton edhe pemët.
Është grykës i madh, gjatë një dite konsumon
ushqim me peshë disa herë më të madhe se të trupit të vet.
Ushqehet me gjethe dhe pjesë tjera mbitokësore.
Në qoftë se intensiteti është i lartë, atëherë insektet
shkaktojnë dëme katostrofale.
D. maroccanus
Dimëron në stadin e vezës, në ooteka.
Në pranverë paraqiten larvat, insektet ushqehen
rreth tri javë, parëzohen dhe pjellin vezë.
Zakonisht në kullosa, livadhe kodrinore, femrat
hapin vrima (me vezëvënës) cilindrike, pak të përkulura, të
cilat quhen ooteka (15-20 mm).
Në gusht-shtator, femrat pjellin nga rreth 200 vezë,
mesatarisht 30 vezë në 1 ootekë (një femër ndërton 2-4
ooteka) dhe në këtë mënyrë dimërojnë.
Zhvillon një brez gjatë një viti.
Karkaleci italian - Calliptamus italicus L.
(Orthoptera, Acrididae)
Insektet kanë trup 15-40 mm, zakonisht të përhimë
gështenje.
Krahët e parë i kanë me njolla të zeza, të pasmit të
tejdukshëm.
Zakonisht paraqitet tok me D. maraccanus.
C. italicus
C. italicus
Prek jonxhën, pataten, fasulen, duhanin, drithërat,
lulediellin, panxharin, shalqirin dhe shumë bimë tjera.
Larvat e moshuara dhe insektet prekun edhe pemët.
Dimëron në stadin e vezës, larvat paraqiten në maj-
qershor, ndërsa insektet në qershor-korrik.
Femrat i vendosin vezët në ooteka, 20-40 mm të
gjata, ndërsa në to vendosin nga 40-50 sosh.
Një femër pjell deri 500 vezë.
Veçoritë e tjera të ngjashme me të karkalecin
maroken.
Masat e luftimit bazohen në numrin e ootekave në
vendet e dimërimit.
200 vezë në m² paraqesin rrezik për bimë.
Luftohen larvat (III), para se të arrijnë në kultura
bujqësore.
Për luftimin e karkalecave përdoren karremat e
helmosur, që shpërndahen para tufave që lëvizin.
Karremat më pak e ndotin ambientin jetësor, por
paraqesin rrezik për helmimin e zogjve, shpendëve dhe
shtazëve të egra.
Luftimi i drejtpërdrejt i karkalecave është i vështirë,
për shkak të kulturave të ndryshme.
Masat agroteknike: lërimi i shpeshtë i tokës, lërimi i
djerrinave, ujitja e tokës, mbledhja dhe zhdukja e larvave,
luftimi i barërave, mbjellja e hershme e kulturave, e tjera.
Pranvera shumë e thatë, në masë të madhe i dëmton
vezët, të cilat thahen.
Trajtohen larvat e reja, ngase ato lëvizin ngadalë
dhe janë më të ndjeshme ndaj mjeteve kimike.
Preparatet: Dipterex-80 (0.1-0.125 %), Fenitrotion
E-50 (0.1-0.15 %, piretroidet, e tjerë.
Përdoret bioinsekticidet në bazë të protozoarit
Nosema locustae.
Edhe zogjtë e ndryshëm ushqehen me karkaleca.
Gargulli (Sturnus vulgaris), gjatë një dite hanë deri
200 larva.
Në reduktimin e karkalecave ndikojnë edhe
sëmundjet e tyre, siç janë bakterioza (Coccobacilus
acridiorum) dhe mikoza (Empusca grylli).
Karkaleci egjiptian - Anacridium aegyptium L.
(Orthoptera, Acrididae)
Dallohet me përmasa të mëdha, deri 7 cm, me
ngjyrë gështenje.
Paraqitet herë pas herë.
A. aegyptium
A. aegyptium
L. migratoria
L. migratoria
Bulkthi i stepave - Acheta (= Gryllus) desertus Pall.
(Orthoptera, Gryllidae)
Insektet janë të trasha, 15-20 mm të gjata, të zeza.
Kokën e kanë të madhe, antenat e gjata fijore,
këmbët e pasme kërcyese, krahët e parë të fortë, të gjatë sa
edhe abdomeni.
Duke i fërkuar krahët e parë, insektet cijatin
(nxjerrin zë të mprehtë).
Krahët e pasmë i kanë të rudimentuar, prandaj
lëvizin duke kërcyer.
Në fund të abdomenit kanë nga dy cercie të gjata,
femrat kanë edhe vezëvenës të hollë, 12-15 mm, në formë
shigjete.
Larvat janë të ngjashme me insekte, por janë më të
vogla.
G. desertus
Është polifag, ushqehen me bimë të reja, me sytha
dhe gjethe të tyre, zakonisht natën.
Dëmtojnë edhe rrënjët, mugullin dhe kërcellin e
bimëve të reja.
Prek panxharin, lulediellin, duhanin, hardhinë,
drithërat, perimet, e tjera.
Kur intensiteti është i lartë, sipërfaqet e mbjellura
me luledielli ngelin pa bimë.
Zhvillon një brez, dimërojnë larvat nën mbeturina
bimore në tokë.
Insektet paraqiten në qershor, fshihen në të çara të
tokës, nën gurë ose në vrima të formuara nga vet insektet.
Femrat pjellin nga 3-5 vezë, i vendosin në të çara të
tokës.
Në fund të vegjetacionit, larvat futen në vende të
fshehura dhe përgatiten për dimërim.
Bulkthi i fushave - Gryllus campestris L.
(Orthoptera, Acrididae)
Insektet janë 20-35 mm të gjata, të zeza dhe me kokë
të madhe sferike.
Zakonisht paraqitet tok me bulkthin e stepave.
Masat e luftimit: Fenitrotion 50-EC (2 l /ha),
Lebaycid EC-50 (1.5-2 l/ha), Fastac 10-SC (0.1-0.12 l/ha),
Tiocid E-35 (1.5-2 l/ha), Alpha-combi EC (1 l/ha), Karate
2.5-EC (0.2-0.3 l/ha), Karbaril S-50 (1.5-2 l/ha), Karbaril
P-5, Galation P-5, e tjerë.
Dosëza e dheut - Gryllotalpa gryllotalpa L.
(Orthoptera, Gryllotalpidae)

Insektet kanë trup cilindrik, 40-50 mm, ngjyrë


gështenje, të mbuluar me push të dendur.
Antenat i kanë të shkurtra, abdomeni përfundon me
dy zgjatime (cercie).
Krahët e parë i kanë lëkurorë, më të shkurtër, të
pasmit membranorë, më të gjatë dhe të palosur.
Këmbët e përparme i kanë për gërmim.
Vezët e verdheme të bardha, 3-3.5 mm të gjata.
Larvat u ngjajnë insekteve, por janë më të vogla.
Është e përhapur nëpër lugina të lumenjve, në toka
të shkrifta, me lagështi dhe të pasura me humus.
Është polifage, kryesisht prek perimet, pastaj
duhanin, pambukun, por edhe kulturat lavërtare.
G. gryllotapa
Dimërojnë larvat e moshës së tretë ose insektet, deri
1 m thellë në tokë.
Insektet paraqiten në qershor, dalin mbi sipërfaqe të
tokës (fluturojnë), parëzohen, pastaj femrat përsëri futen
në tokë, hapin korridore 10-100 cm të gjata, në fund të të
cilave ndërtojnë fole me mure të forta dhe të lëmuara nga
ana e brendshme.
Në fole depozitojnë nga 300-600 vezë.
Fillimisht, larvat jetojnë bashkë, pastaj
shpërndahen.
Secila larvë gërmon galeri për veti.
Zhvillon një brez gjatë një viti.
Në luftimin e dosëzës rëndësi të posaçme kanë
masat agroteknike: lërimi i shpeshtë dhe i thellë i tokës
(dëmtohen foletë), ujitja, e tjera.
Në vjeshtë hapen gropa me dimensione 70x70x70
cm, mbushen me pleh organik (krijohen kushte artificiale
për dimërim).

Në qoftë se konstatohet 1 insekt në 2-3 m² (ku do të


mbjellën kulturat lavërtare), përkatësisht në 4 m² (ku do të
mbjellën perimet), atëherë duhet të merren masa
paraprake të luftimit.
Në fund të dimrit, insektet e grumbulluara zhduken
në mënyrë mekanike ose kimike.
Masat paraprake aplikohen para ose gjatë mbjelljes.
Preparatet: Foksim (Galation G-5 (20-25 kg/ha në
rende), Fonofos (Dyfonate G-5, 20-30 kg/ha në rende),
Klorpirifos-metil (Dursban G-7.5, 15-20 kg/ha në rende),
Mesurol G (3-5 kg/ha), e tjerë.

You might also like