You are on page 1of 30

SEMUNDJET E PERIMEVE

•  Pse perimet janë më të prekëshme nga sëmundjet se sa


kulturat e tjera të arrave ose krahasuar me pemët frutore:

A) Perimet si kultura bujqësore përfaqësohen nga bimë që


mekanikisht janë më të dobta se grupet e tjera, kështu që
patogjenët e kanë më të kollajtë penetrimin e qelizave.
B) Perimet në krahasim me grupet e tjera bimore janë më të
pasura me fazën ujorë, gjë që favorizon më mirë kushtet
epidemiologjike për infektim dhe përhapje të parazitëve.
C) Perimet sidomos ato të serrave janë kultura intensive me
rendimente /ha. 4-5 herë më tepër në periudhë vegjetative më
të shkurtër, pra predispozohen më tepër për prekje.
D) Teknologjia e kultivimit të perimeve presupozon edhe faza
biologjikisht tronditëse si pregatitja e fidanit, trapjantimi, të
cilat dobësojnë dhe predispozojnë bimët për prekje më të lartë.
Prof. Dr. Thanas Ruci
SEMUNDJET E SOLANOREVE
• Kulturat më kryesore në këtë familje
janë domatja, speci, patëllxhani.

VRUGU I DOMATES
Phytophthora infestans (Mont.) De Bary.

• Sëmundja shfaqet në domate në


fushë të hapur dhe në serra.

• Prek të gjitha organet si gjethet, lulet


dhe frutat deri në pjekje
Prof. Dr. Thanas Ruci
Shënjat e sëmundjes.
•  Në gjethe sëmundja verehet fillimisht me njolla të çrregullta,
me aspekt si të ziera, me ngjyrë kafe në të ullinjtë (majtas).
•  Në kushtet e lagështisë ajrore të lartë, në kohë me mjergulla e
shira,sëmundja përfshin gjithë sipërfaqen gjethore(djathtas)
•  Si pasojë vjen tharja e plotë e të gjithë bimës.

Prof. Dr. Thanas Ruci


Në bishtat e gjetheve, në lastar dhe në kërcell
verehen rrypa gjatësorë të gjërë, pak të shtypur dhe
me ngjyrë kafe në të kuqëremtë.

Prof. Dr. Thanas Ruci


• Në korrespondencë të njollave, poshte gjetheve vërehet myku
me ngjyrë gri-të zbehtë,që përfaqëson sporangombajtësit me
sporangjet e patogjenit.
Në mikroskop këta sporangombajtës vërehen me sterigmat
teke që mbartin nga 1 sporang (pamja djathtas)

.
Prof. Dr. Thanas Ruci
• Në fruta, që kur ato janë të
gjelbërta, patogjeni jep njolla të
tejdukëshme, të çrregullta e të
shtypura, mbuluar me myk gri

• Frutat kështu të prekura nuk


arrijnë në pjekjen e tyre.

• Ato bien në tokë duke iu nën-


shtruar kalbëzimit të qulltë.

Prof. Dr. Thanas Ruci


Pamje e frutave të domates në disa stade të moshës ku
vërehet kalbëzimi kafe i errët me frutifikimin gri

Prof. Dr. Thanas Ruci


2. Biologjia dhe epidemiologjia
• Vrugu i domates dhe patates
shkaktohet nga Phytophthora
infestans (Mont)de Bary,
• Pjestar I Klasës. Oomycetes dhe
Rrendit Peronosporales.

• Infeksionet e vrugut në domate


vijnë me intensitet në vitet me me
lagështi, vesa, mjergulla e shira.

• Strukturat aseksore, sporangjet


përhapen me anë të erës, shiut
dhe ujrave të tepërta në serra.
Prof. Dr. Thanas Ruci
• Mbirja e sporangut me micel ndodh në temperatur
mbi 18ºC dhe lagështia nuk është në formë bulza uji

• Në kushtet e bulzave të ujit infeksioni ndodh me anë


të zoosporeve, që lëvizin me flagjelave dhe mbijnë,

• Periudha e inkubacionit deri në prodhmin e sporeve


te reja zgjat 3- 6 ditë në temperatura mbi 20- 23ºC.

• Kërpudha dimëron si micel i fjetur dhe oospore në


mbeturinat bimore në tokë dhe
• Dimëron edhe në tuberet e patates, pasi është i njëjti
parazit edhe për këtë bimë
Prof. Dr. Thanas Ruci
• Nga fuzionimi i organit mashkullor (anteridit) dhe atij
femëror (oogonit) formohet zigoti, e më pas oospori.

• Brenda popullatës patogjene të Ph.infestans ekzistojnë


disa raca fiziologjike, më të përhapura raca “0” dhe “4”.

Procesi i formimit të oosporit te vrugjet në përgjithësi

Prof. Dr. Thanas Ruci


Cikli biologjik i vrugut të domates dhe patates Ph. infestans
Prof. Dr. Thanas Ruci
3. Masat e kontrollit
•  Ajrosja e serrave, mbajtja temperaturës mbi 26ºC
•  eleminimi i ujitjeve të tepërta dhe në formë shiu.
•  plehrimet e ballancuara azotike, me të tjerat fosfo-potasike
•  Në shumë vende mund të parashikohet shfaqja e vrugut:
•  konsiderohen të favorshme reshjet në sasi 20 mm brenda 5
ditëve për shfaqjen epifitike të sëmundjes.

•  Midis preparateve më të efektshëm konsiderohen ato me


bazë bakri si lëngu bordolez 0.5-1%, oksikloruri i Cu 0.5-0.8%
në fazat e para, ditiokarbamatet Metiram, Propineb më pas.
•  Konsiderohen me efektivitet edhe Folpet, Clortalonil
(=Dakonil), si dhe Metalaksil dhe Cimoksanil, Aliette, Strobby,
•  Këto të fundit duhet të kombinohen me ato të bakrit, ose
karbamatet për të mos lejuar shfaqjen e shtameve rezistente.
•  Rezultate inkurajuese kanë treguar fondet për krijimin e
kultivarëve të domates tëProf.
qëndrueshëm
Dr. Thanas Ruci ndaj vrugut.
VRUGU I KERCELLIT
Phytophthora parasitica (Dast)Waterh.
1. Simptomatologjia.
•  Sëmundja shfaqen që në fidanat, me
kalbëzimin e tyre dhe deri në fruta me
shënjat më karakteristike në formë
njollash unazore rrethore.

•  “Kalbëzimi zonal” koncentrik, është


një simptomë që e dallon këtë vrug nga
ai i zakonshmi Ph.infestans.

•  Njollat fillojnë nga zona e majës së


frutave dhe kanë konsistencë të qulltë,
me ngjyrë të errët në frutat e pjekur
ose gri jeshil në ato të gjelbërta.
Prof. Dr. Thanas Ruci
• Në lagështi të lartë në organet e
prekura verehet myku i parazitit.

• Në rrënjë dhe në zonën e qafës


sëmundja sjell nxirje, kalbëzim
dhe tharjen para kohe të bimës.

• Në kërcej infeksionet paraqiten


me plagë të errta, që tentojnë të
përhapen deri në gypat e përçimit,
duke sjellë kalbëzimin e plotë të
pjesës mbitokësore
Prof. Dr. Thanas Ruci
2. Biologjia dhe epidemiologjia.
•  Prekja e bimëve nga ky vrug mund të fillojë që në fidanat në
shtretër, kjo e dallon nga P. infestans, që prek nga gonxhim-
lulëzimi deri në pjekjen e frutave

•  Përveç Ph.parasitica, simptoma të ngjashme mund të


shkaktojnë dhe speciet si P.capsici, P.criptogea.

•  Në të gjitha rastet flitet për këpurdha që ndodhen në tokë,


dhe që mund të mbijetojnë edhe 5-6 vjet falë
klamidosporeve dhe oosporeve të qëndrushme.

•  Këto organe të qëndrueshme japin fillesë infeksio-neve të


reja në bimë, të cilat vërehen kur lagështia është shumë e
lartë dhe temperaturat 17-27ºC.

•  Periudha e inkubacionit është e shkurtër deri 5 ditë,


kur realizohen kushtet termohidrike.
Prof. Dr. Thanas Ruci
3. Masat e luftimit.

• Kufizimi i ujitjeve në formë shiu, eleminimi i pellgjeve

• favorizimi i ajrosjes me t’harjet, sidomos në sera.

• dizinfektimi i tokës duke futur në përdorim preparate si


Propamocarb (=Previkur), ose fumigantë si Dazomet,

• Dizinfektimi i farës ka rëndësinë e tij dhe mund të


bëhet me Tiram ose Propamokarb (=Previkur).

• Trajtimet kimike me preparate Bakri dhe të tjera ndaj


vrugut të zakonshëm Prof.
janë të vlefshme
Dr. Thanas Ruci për këtë vrug.
VRUGU I KËRCELLIT TË SPECIT
Phytophthora capsici Leon
1. Simptomatologjia
• Vrugu i kërcellit, njohur si gang-
rena e këmbës perben sëmundjen
më të rrezikshme të specit.

• Prekjet verehen te aparati rrënjor,


qafën e tij dhe bazën e kërcellit, të
cilat nxihen dhe në fund kalbëzehen.

• Zonat e prekura pësojnë dehidratime


e rrudhosje, ndërsa pjesa ajrore
shpejt thahet. Prof. Dr. Thanas Ruci
2. Biologjia dhe epidemiologjia.
• Shkaktari i sëmundjes Phytophthora capsici, i cili
prek përveç specit edhe bimë të tjera solanore.

• Veprimtaria e këtij paraziti favorizohet nga vlerat


termike nga 10-35°C, temperatura normale deri 28°C

• Dimërimi kryhet me anë të oosporeve, të cilat


mbijnë duke infektuar me anë të sporangjeve.

• Mbirja e sporangjeve drejt përsë drejti me micel në


temperaturat e larta ose me zoosporeve nën 20°C.

• Përhapja e sëmundjes edhe


Prof. Dr. me anë të farës
Thanas Ruci
3. Masat mbrojtëse
• Rrëndësi kanë masat agroteknike dhe fara e pastërt,
• qarkullimi 5-6 vjecar për devitalizimin e oosporeve.
•  përdorimi i ujit të painfektuar ose I dizinfektuar,
• Dherishtja e shtretërve të dizinfektohet me nxehtësi
ose me fungicide, si Propamokarb ose Benalaxyl, etj.
• Preparatet mund të jepen me anë të ujit të vaditjes,
ose të jepen të lokalizuara në këmbëzën e bimës.
• Preparate si ato të bakrit, Metalaxyl-M, etj mund të
përdoren edhe mbi masën vegjetative të bimëve për të
parandaluar infeksionet e tjera.
• Rezultate interesante janë arritur me krijimin e
kultivarëve të qëndrushëm ndaj këtij vrugu.
•  Gjithashtu shartimet e kultivarëve të prekshëm mbi
nënshartesa resistente përbën një metodë me vlerë.
Prof. Dr. Thanas Ruci
Skema të shartimit të perimeve për të mos u prekur nga
sëmundjet
Prof. Dr. Thanas Ruci
KALBEZIMI I FIDANAVE
Pithium debaryanum Hesse.
Pithium ultimum Trow.
1. Simptomatologjia.
• Përgjegjës me rëndësi primare
për kalbëzimin e fidanave në
shtretër, konsiderohet Gj. Pithium.
• Ata shkaktojnë një “shtërngim”
dhe hollim të qafës së kërcellit
dhe kalbëzimin e rrënjëve.
• Infeksione të tilla në shtretër dhe
në farishtet detyrojnë shpesh bujqit
që të rimbjellin (figura)
Prof. Dr. Thanas Ruci
•  Në kushte të veçanta klimatike
Pitiumi sjell dëme dhe në fruta

•  kërpudha njihet nga prania e


micelit të bardhë në sipërfaqe.

•  Indet nën micel nxihen dhe me


kohë i nënshtrohen kalbëzimit.

•  Infeksionet fillojnë në pikat e


lidhjes së bishtave me frutat

•  Gjithashtu kalbëzehen dhe


zonat e kontaktit të frutave me
tokën. Prof. Dr. Thanas Ruci
2. Biologjia dhe epidemiologjia.
• Shkaktarë të kalbëzimit të
fidanave P.debaryanum dhe
P.ultimum. .
• Riprodhimi seksor me formim
oosporit
• Riprodhimi jo seksor me
zoosporangjet në majën e
hifeve dhe që formojnë një
veshikul e cila coptohet në
zoospore ose mbirje dhe me
micel.
• Shpesh nga miceli diferencohen
edhe klamidospore, Prof.
të cilat i
Dr. Thanas Ruci
shërbejnë për dimërim.
Prof. Dr. Thanas Ruci
Pamje e sporangombajtësve me sporangjet te Pithiumi e Phytophthora
Prof. Dr. Thanas Ruci
Cikli biologjik i kalbëzimit të fidanave Pithium debarianum
3. Masat e luftimit.
• Të mos teprohet me ujitjet dhe të eleminohen pellgjet

• Të favorizohen fidanat me ngrohje kur del nevoja,

• Të kryhet ajrosja dhe ndriçimi i bimëve në rritje.

• Struktura e tokës e lehtë dhe e përshkushme për ujin

• Dezinfektimi i tokës me ndonjë fumigante (Dazomet)


ose Propamokarb (=Previkur)

• Mosteprimi në përdorimin e plehrave azotike.

• Zhdukja e frutave tëProf.


infektuar.
Dr. Thanas Ruci
RIZOKTONIA E DOMATES
Rhizoctonia solani Kuhn.

1. Simtpomatologjia.
• Rizoktonioza është sëmundje që
prek domaten që në shtretërit.

•  Në fidana sjell nxirjen e rrënjëve,


ngushtimin e qafës, dhe më pas
tharjen e bazës së kërcellit.

• Në rastet e prekjeve të rënda çon


në tharjen e plotë të bimëve.
Prof. Dr. Thanas Ruci
• Prekjet mund të shihen dhe në
frutat e domates për salcë, në
veçanti në ato afër tokës.

• Simptomat në këto kokrra janë


njollat e errëta, lehtësisht të
shtypura që çahen në qendër.

• Plagë të tilla japin mundësi


vendosjes së parazitëve dytësor,
të cilët kontribojnë në kalbëzimin
me natyrë të qulltë të domates.
Prof. Dr. Thanas Ruci
Biologjia dhe epidemiologjia. Pamje e micelit
• Rhizoctonia solani karakterizohet nga
një polifagi e madhe duke prekur mbi 200 karakteristik dhe
specie bimore. qelizave barilotto
për R. solani
• Rhizoctonia solani bën pjesë në kërpudhat
me micel steril, pasi nuk formon asnjë
organ shumëzimi.

• Miceli i kësaj këpurdhe njihet nga


degëzimet 90° dhe septet afër tyre

• Paraziti mbijeton në tokë për më tepër se


6-7 vjet, falë organeve të qëndrueshme,
pseudoskleroteve.

• Këpurdha favorizohet nga lagështia e lartë


Prof. Dr. Thanas Ruci
e tokës dhe temperaturat 16-22ºC.
3. Masat e luftimit.
• Kontrolli i rizoktoniozës bazohet në qarkullimet e
gjata të kulturave, drenimi i mirë i tokës, eleminimi i
mbeturinave të infektuara, ajrimi i serrave e tuneleve.

• Dizinfektimi i tokës së infektuar nga Rhizoktonia


mund të kryhet me preparate si Proçimidone ose edhe
me preparate ftalimidik si Kaptan, Dikloran, etj.

• Kur infeksionet shfaqen gjatë kultivimit të domates


në fushë duhet në rradhë të parë të bëhet eleminimi i
menjëhershëm i bimëve të prekura.

• Më pas bëhet dizinfektimi me lagie i vatrave të


prekura me një nga preparatet e lartpërmendura.
Prof. Dr. Thanas Ruci

You might also like