You are on page 1of 22

Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

PJESA E VEÇANTË - KULTIVIMI

5.1. DOMATJA
Ka gjetur një përhapje më të madhe në krahasim më të gjithë perimet e tjera jo vetëm në vëndin tonë por
edhe kudo në botë. Kjo i detikohet jo vetëm shijes që kjo lloj perimeje ka, por edhe përdorimit të
shumëanshem të tij. Për këtë qëllim domatja zën vëndin e parë në sipërfaqen totale të perimeve.

Figura 1. Bime dhe fruta të domates

5.1.1. KËRKESAT PËR KLIMËN, TOKËN DHE PARABIMËN


Domatja prfshihet në bimët me origjinë nga vëndet me klimë të ngrohtë dhe nga ky këndvështrim kjo
bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësidashëse. Disa nga kërkesat termike më kryesore, në mënyrë
të përmbledhur janë:
i) Temperatura minimale jetësore varion nga 0-20C;
ii) Temperatura biologjike (ose aktive) është 8-100C;
iii) Temperatura optimale e natës 13-160C;
iv) Temperatura optimale e ditës 22-260C;
v) Temperatura minimale e mbirjes 120C;
vi) Temperatura minimale për lulëzim 180C;
vii) Temperatura minimale për pjekje 230C;
viii) Temperatura optimale e tokës 12-220C;

Domatja shkon mjaft mirë në tipe të ndryshme tokash, por më tepër ajo pëlqen tokat me pjellori mesatare
deri në të pasur me lëndë ushqimore. Kërkon toka të freskëta, të kulluara, me përbërje mekanike ronore-
argjilore, të ajrosura mirë, me ph asnjanës ose lehtësisht acid. Tokat e drenazhuara shkojnë shumë mirë
për domaten sepse kullimi i menjëhershëm i ujit nga toka ndikon me semiri në rritjen e shpejtë të bimëve,
frutifikimin dhe pjekjen e prodhimit.
Si parabimë, domatja shkon shumë mirë nëse ajo mbillet pas drithrave si grurit, por edhe misrit sepse
tokën ato e lënë të pasur, të pastër nga barërat e këqia dhe të shkrifta. Gjithashtu parabimë të mira janë
bimët bishtajore. Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e biemeve të familjes solanace), domatja
nuk duihet të mbillet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues. Vetë domatja është

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 1/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura
parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve, përveç atyre që janë në familjen solanace si : speci,
patllixhani, patatja, etj.

5.1.2 PËRGADITJA E TOKËS PËR MBJELLJE DHE PLEHËRIMI BAZË


Toka e domates përgaditet duke e punuar atë në thellësinë 30-40 cm. Numri i punimeve bëhet aq herë sa
është e nevojshme. Ato duhet të përfundojnë të paktën 2-3 javë para mbjelljes. Pas punimit dhe frezimit
të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgaditet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesish
fosforike, potasike dhe ato magneziale. Sidomos tokat e serrave duhet të plehërohem bollshëm me
plehëra organike sepse ato janë njësi prodhuese me potenciale të larta prodhimi.
Për 10 kv prodhim domatesh të freskëta, ato marrin nga toka rreth 4,5 kg N; 4,4 kg P 2O5; 5 kg K2O, etj.
Disa hibride domatesh kanë kërkesa akoma më të larta për plehërat potasike sa që raporti NPK shkon në
1 : 1 : 2. Kështu është e domosdoshme që plehërimi me plehëra të bëhet në bazë të analizave kimike të
tokës. Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të
rriten dhe të zhvillohen shumë mirë. Llogaritet gjithashtu se për plehërimin organik në serra të destinuara
për domate, për 1 kv prodhim domatesh duhet hedhur në tokë rreth 1 kv pleh organik. Ndërsa sasia e
plehërimit organik për kushtet e fushës, llogaritet të jetë 0,5-0,8 kv pleh organik për çdo 1 kv prodhim
domateje.

5.1.3 STRUKTURA VARIETORE E REKOMANDUAR


Në botë , madje edhe në vëndin tonë, në qarkullim ekzistojnë shumë hibride dhe varietete domatesh, por
ato që shkojnë shumë më mirë për kushtet klimateriko-tokësore të vëndit tonë rekomandohen:
Spring-F1; Jon-F1; Alreta-F1; Platus-F1; Astona-F1; Rubin-F1; IPP-14-F1; Zana -F1; ZKC-F1; Orco-F1;
Garbo-F1 ; Zemer-kau, etj.

Figura 2. Domate “Zemer Kau” (Rromanat/Durrës)

5.1.4 KULTIVIMI NË FUSHË DHE SERRA


Fidani i domateve këshillohet të mbillet nëpër module të gateshme. Në këto moduke fidani rritet dhe
zhvillohet shumë mirë. Por fidanat mund të prodhiohen edhe në farishte ku më pas trampiantohet në
kubike apo module të parapërgaditur. Nëse fidani rritet dhe zhvillohet në temperatura të kontrolluara, ai
rritet uniform, i zhvilluar dhe i pjekur/kalitur mirë.
Për fidanat që do të mbillen në serra ato duhet të kenë këto karakteristika: i) Peshë mesatare 10-15 gr; ii)
Gjatësi kërcelli 15-20 cm dhe trashësi kërcelli 40-50mm; iii) me 8-9 gjethe të zhvilluara dhe luleriNë e parë
si gonxhe të sapo formuar.
Për fidanat që do të mbillen në fushë, ato duhet të kenë këto karakteristika: i) Peshë mesatare 8-10 gr; ii)
Gjatësi kërcelli 12-15 cm dhe trashësi kërcelli 35-45m; iii) Me 6-8 gjethe të zhvilluara dhe luleriNë e parë
si gonxhe të sapo formuar.
Nëse fidanat nxirren më shpejt se të kenë marrë treguesit e mësipërm, atëhere nëse do kultivohen në serra
me ngrohje ato do të kërkojnë shumë shpenzime për të arritun rezultatin e duhur, ndërsa ato që do të
kultivohen në fushë prodhimi i tyre do të vijë më i vonë.

Për kultivim në serra:


Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA
Faqe 2/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura
a) Për kultivim si domate e parë dhe e hershme në serra me ngrohje:
Fara duhet të mbillet në 1-10 Nëntor dhe fidani në serrë duhet të mbillet me 10-15 Janar
b) Për kultivim si domate e parë dhe e hershme në serra diellore:
Fara duhet të mbillet në 20 Dhjetor-15 Janar dhe fidani në serrë duhet të mbillet me 20 Shkurt deri me
10 Mars.
c) Për kultivim si domate e dytë në serra diellore:
Fara duhet të mbillet në 20 Qershor-15 Korrik dhe fidani në serrë duhet të mbillet me 10 Gusht deri me
10 Shtator.
Për të gjithë rastet dendësia e bimëve për njësi, nuk duhet të jetë më tepër se 3-3,2 b/m2. Mjelljet e
domateve në kushtet e mulçërimit dhe të ujitjes me pika përbën një epersi për kultivimit të saj në mjedise
të mbrojtura.

Figura 3. Domate të kultivuara në serra plastike diellore (Xhafzotaj Durrës)

Kultivimi në fushë të hapur:


Afatet më të mira të mbjelljes së farës dhe të mbjelljes në fushë janë:

a) Për zonën e ngrohtë:


i) Për të prodhuar domate të hershme, fara mbillet me 20 Janar deri me 20 Shkurt dhe në fushë fidani
mbillet me 20 Mars deri me 10 Prill.
ii) Për të prodhuar domate të mesme, fara mbillet me 10 Mars deri me 10 Prill dhe në fushë fidani mbillet
me 1 Maj deri me 10 Qershor.
iii) Për të prodhuar domate të vonë, fara mbillet me 20-30 Maj dhe në fushë fidani mbillet me 20
Qershor-10 Korrik.
iv) Për të prodhuar domate për industrinë, fara mbillet me 20-28 Shkurt dhe në fushë fidani mbillet me
15-30 Prill.
b) Për zonën e ftohtë:
i) Për të prodhuar domate dora e parë, fara mbillet me 20 -28 Shkurt dhe në fushë fidani mbillet me 1-10
Maj.
ii) Për të prodhuar domate dora e dytë, fara mbillet me 10 – 20 Prill dhe në fushë fidani mbillet me 25 Maj
deri me 5 Qershor.
Për të gjithë rastet e mbjelljeve në kushtet e fushës së hapur dendësia nuk duhet të jetë më tepër se 4-4,5
b/m2 për kultivarët me rritje të gjatë dhe me një shpërndarje 80 x 25-30 cm. Ndërsa për kultivarët me
rritje të shkurtër dendësia nuk duhet të jetë më tepër se 5-5,5 b/m2 dhe me një shpërndarje 75 x 25-30
cm.
Fidani pasi mbillet, ujitet dhe nëse do të ujitet me sistemin me pika, atëhere më parë bëhet shtrimi i
tubacioneve dhe pasta bhet mbjellja.

Figura 4. Kultivimi i domates në kushtet e fushës

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 3/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.1.5 SHËRBIMET GJATË KULTIVIMIT


Pas 10-12 ditësh bëhen zevëndesimet e bimëve të dëmtuara apo të pazëna. Më pas bëhet ujitja dhe pas
arritjes së pjekurise së tokës pas ujitjes, bëhet prashitja e parë. Punimet e tjera konsistojnë vetëm në
prerjen e barërave të këqia dhe në shkriftërimin sa më të cekët sipërfaqesor. Kjo për qëllim që të mos
dëmtohet sistemi rrënjor.
Sistemi mbështetës dhe lidhja, fillojnë të bëhen pas prashitjes së parë pa u vonuar sepse bimët
drunjëzohen dhe më pas dëmtohen dhe vonojNë prodhimin e parë. Në serrë fillon shtrirja e spangove
apo materialeve të tjera lidhëse.
Operacionet e gjelbërta konsistojnë në: i) Heqjen e sqetullorëve sa më shpejt të jetë e mundur; ii) Heqjen
e gjetheve të vjetra, masë kjo që shton hershmërinë në rreth 10-15% dhe po ashtu edhe prodhimtarine; iii)
Rrallimi i gjetheve nëse janë të dendura. Këputja e gjetheve dhe heqja e sqetullorëve duhet të bëhen në
orët e para të ditës, por jo kur akoma ka vese. Gjethet këputen duke i tërhequr nga poshtë lart me qëllim
që ato të mos dëmtojNë kërcellin.

5.1.6. DISA REKOMANDIME PËR KULTIVIMIN NË SERRA


Prodhimi i domates në serra ka ardhur nga viti në vit duke u ngritur. Prandaj prodhuesve u nevojitet një
vizion i qartë për teknologjiNë e kultivimit të saj, kultivarët më të përshtatshëm, kërkesat e tregut e të
tjera kërkesa, të cilat fermeri duhet ti këtë mirë parasysh në kushtet e ekonomisë së tregut, konkurenca e
të cilave është më shumë se kudo vepruese. E rëndësishme është që të provohen/gjënden kultivarëtë rinj
me një plasticitet sa më të gjërë përshtatjeje ndaj kërkesave të tregut, kushteve agro-klimaterike e shumë
faktorëve të tjerë nëpër mjedise të mbrojtura.
Prodhimi i domates në serra kufizohet nga ndriçimi i pamjaftueshëm në fazat e para të kultivimit të tij.
Meqe fruti, patjetër dhe i gjithë trupi i bimës kushtezohet nga sinteza e lëndës organike e cila është
produkt i procesit të fotosintezës, duket qartë së bazë është sasia dhe intensiteti i ndriçimit diellore.
Prandaj për këtë problem një përparësi merr maksimizimi i intensitetit të fotosintezës në mbulesën
bimore.
Zhvillimi i mirë dhe pa strese i bimëve të domates në javet e para të mbjelljes në serrë, ndikon ndjeshëm
në marrjen e rendimenteve të larta dhe në cilësisë e prdhimit të frutave. Prandaj në këtë periudhe,

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 4/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura
kultivuesit e domates në serra, duhet ta kenë mirë parasysh se nxitja e ritmit të rritjes dhe e zhvillimit të
bimëve të domateve në këtë periudhe, do të thotë rritje dhe zhvillim të shpejtë të luleve dhe të frutave.
Pra, balanca ndërmjet rritjes dhe zhvillimit të masës vegjetative të bimëve nga njëra anë dhe e rritjes e
zhvillimit të luleve dhe të frutave nga ana tjetër, duhet të jenë në një koleracion të drejtë në mes tyre. Siç
do e shikojme me poshtë, avansimi i njërës apo tjetrës ane, do të cojNë pa tjetër në ekstremë të
padëshirueshme dhe në një situate dramatike e të pakthyeshme në jetën normale të bimëve, gjë që do të
ndikojë ndjeshëm në marrjen e rezultateve të dëshiruara dhe të planifikuara.

Figura 5. Domate e plehëruar më shumë plehëra azotike

Në qoftëse bima zhvillohet mirë nga ana vegjetative dhe nuk i krijohen kushte të favorshmë të rritjes dhe
të zhvillimit të organëve gjenerative si luleria, atëhere për kultivuesin e bimëve të domates në serrë, duhet
të mendohet mirë së nuk ka me kuptim rritja e mëtejshme e kësaj bime. Ky çrregullim ndërmjet rritjes e
zhvillimit të bimëve dhe e diferencimit dhe e lulëzimit të lulerisë së parë, ndodh më tepër kur në serra,
nuk ka patur ndriçim optimal dhe lenda organike e sintetizuar nga fotosinteza, nuk ka qënë e mjaftueshme
të furnizoje dhe organet gjenerative të bimës siç janë luleritë dhe lulet. Prandaj në këtë periudhe krahas
perkujdesjeve të tjera, në radhë të parë duhet të sigurohet një ndriçim sa më optimal, në mënyrë që bima
jo vetëm të ushqeje vetveten si bime, por dhe luleriNë si një organ i pazevëndesueshem i prodhimit. E
rëndësishme është që shumica e rrezeve të diellit që mbrrin të bimët, të perthithen nga gjethet e bimëve e
në mënyrë të veçantë nga ato të majës së tyre të cilat janë më të reja dhe kanë më tepër nevojë dhe “uri”
për një sintezë intensive të lëndës organike. Kjo arrihet me kujdes të veçantë sidomos në përcaktimin e
drejtë të numër it të bimëve për njësi të sipërfaqes.

Kur bimët e domates, kalojnë në ekstremin e rritjes dhe të zhvillimit të masës vegjetative dhe të humbjes
së lulerisë së parë, mungesa e frutave ndikon për keq në rritjen dhe zhvillimin e bimëve dhe bimët e
domates marrin këto drejtime:
-Bima zhvillohet me masë vegjetative të bollshme në dem të masës gjenerative;
-Kërcelli trashët më shumë se zakonisht dhe gjethet zhvillohen së tepërmi duke u zmadhuar dhe duke
perdredhur;
-Luleritë e kateve të tjera, qëndrojnë në kënd të drejtë me kërcellin dhe luleri shumë të crregullta;
-Lulet marrin një ngjyrë të verdhë dhe të zbehte;
-Pakësohet në mënyrë të ndjeshme lidhja e frutave, dhe ato që lidhen rriten shumë ngadalë dhe ato që
rriten zhvillohen keq, pa tul, boshe dhe me deformime.

Kur bimët e domates (Për arësye të kushteve të papërshtatshme) kalojnë në ekstrermin tjetër, të rritjes dhe të
zhvilimit të dobët të masës vegjetative, bimët rriten dhe zhvillohen në drejtimë të tjera, si:
-Sistemi rrënjor rritet dhe zhvillohet ngadalë;
-Kërcelli i bimës bëhet i holle dhe i drunjëzuar;

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 5/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura
-Gjethet bëhen si leter dhe shpesh me ngjyrë të errët;
-Lulet kanë ngjyrë të verdhë dhe të shndritëshme;
-Lidhja e frutave është e mirë, por rritja e tyre është tepër e ngadaltë;
-Cilësia e frutave është e mirë, por rendimenti është tepër i ulët.

Atehere duke parë që të dyja ekstremet qenkan të demshme, fermeri duhet të synoje që bima e domates të
rritet dhe të zhvillohet duke ndjekur një sërë Shërbimësh që janë si vijojn:
Rreth 2 javë pas mbjelljes bimëve në sere, bëhen zevëndesimet e bimëve të dëmtuara ose të pa zena dhe
njëkohësisht dhe prashitja e parë. Prashitja e parë duhet të realizohet patjetër në thellësinë 15 – 20 cm me
qëllim që toka të rimarri shkrifmeriNë e parë që ka humbur gjatë kalimeve të bëra në procesin e mbjelljes.
Prashitjet e tjera bëhen sipas nevojës dhe gjëndjes së shkriftmerise së tokës dhe në mesin apo dhe fundin
e vegjetacionit të arrijë deri në prerje bari nëqoftëse është nevoja. Cektesimi i vazhdueshëm i prashitjeve
bëhet me qëllim që bimës ti mos i dëmtohet aspak sistemi rrënjor. Në ato serra ku ujitja vazhdon të bëhet
me brazda, duhet që gjatë prashitjeve të para apo të dyta, ky proces të bëhet me mbushje të lehtë të
bimëve duke krijuar një brazdë me qëllim që bimëve ti eleminohet kontakti me ujin që ato të mos preken
nga sëmundjet e kalbëzimit të qafës së rrënjeve.
Një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve të domates, luan lidhja e bimëve në
kohën e duhur. Vonësa e lidhjeve të bimëve, (Në ato raste kur bimët janë të tejrritura), mund të shkaktoje
thyerjen e tyre. Pas lidhjeve, bëhet perdredhja e bimëve pas spangos (normalisht një perdredhje për çdo luleri).
Eshtë mirë që perdredhja të bëhet para heqjes së sqetullorëve, me qëllim që nëse pa dashur gjatë
perdredhjes këputet maja rritëse, atëhere një sqetullor mund të lihet të vazhdojë rritjen si majë rritëse.
Eshtë shumë e rëndësishme që operacionet e gjelbërta si perdredhja heqja e sqetullorëve dhe siç do e
vërejmë me poshtë heqja e gjetheve duhet të bëhen rregullisht dhe periodikisht në mënyrë që bimët të
kenë atë sasi të nevoshmë të masës vegjetative në mënyrë që ajo të rritet dhe të zhvilohet në mënyrë sa më
normale. Ndodh shpesh herë që këto operacioNë kryhen rregullisht derti në vjeljen e frutave të parë dhe
më pas “harrohen”, duke u bërë shkak për dëmtime dhe pasoja të tjera në rritjen dhe zhvillimin normal të
bimëve. Prandaj është e këshillueshme që këto operacioNë në fillim të kryhen së paku çdo javë dhe më
pas jo me shme së çdo 2 javë me qëllim që bima të mos teprohet me masë vegjetative në dem të
frutifikimit dhe të cilësisë së frutave.
Mos heqja në sasinë dhe kohën e duhur të masës së tepërt vegjetattive, bën që bima jo vetëm së ngarkohët
me masë të tepërt vegjetative, por së kjo masë ndikon për keq në ndriçimin dhe ajrimin e rregullt të të
gjithë masës vegjetative duke u bërë pengese për një fotosintezë të keqe dhe mundësi të pashmangeshmë
të infeksioneve nga sëmundjet dhe dëmtuesit, duke shkaktuar anomali dhe vështirësi në luftimin e tyre jo
vetëm në mënyrë mekanike dhe agroteknikë, po dhe në rrugë kimike. Heqja e sqetullorëve bëhet në fazën
kur sqetullori të ketë formuar jo më shumë se 1 gjeth. Vonësa e heqjes së tyre shkakton vështirësi dhe
çrregullime në rritje dhe zhvillim të bimëve si pasojë e konkurences ushqimore. Gjithashtu heqja me
vonësë e sqetullorit, shkakton pa medyshje plagë më të mëdha në trupin e bimës dhe krijohen mundësi në
infeksioNë kërpudhore si Botritesi e të tjera të ngjashme me këtë. Të dhënat e studimeve të fundit kanë
vërtetuar se vonësat e heqjes së sqetuloreve deri në 12 – 15 cm, kanë shkatuar ulje të ndjeshmë të
rendimentit. Një rëndësi të veçantë duhet kushtuar së kur të hiqet sqetullori, të mos dëmtohet lekura, në
të kundërt është e presdispozuar të infektohet nga sëmundjet infektive. Nëqoftëse maja rritëse bëhet me
ngjyrë argjendi dhe për rrjedhoje luleria bëhet sterile, atëhere kjo pjesë këputet dhe në vënd të saj lihet një
sqetullor me qëllim që bima të vazhdojë normalisht rritjen e saj.

Figura 6. Vazhdimi i heqjes së gjetheve paralel me vjeljen

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 6/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Heqja e gjetheve.
Gjethet e vjetëruara dhe që ndodhen afër bazës së kërcellit duhen hequr mbasi, atëhere kur pothuase e
kanë mbaruar funksionin e tyre fotosintetik dhe për pasojë jo vetëm që nuk i shërbejnë me bimës, por
krijojnë situata të veshtira në vjeljen e prodhimeve, tërheqjen e një pjesë të lëndës organike të sintetizuar
nga gjethet e reja në dem të prodhimit, por dhe krijojnë premisa për infeksioNë nga një sërë sëmundjesh
siç është Botritesi. Lidhur me këto probleme, për kultivuesin e domates në serra dalin detyra të hiqen
gjethet e tepërta. Mënyra e heqjes së këtyre gjetheve është 1 gjeth në javë ose 2 gjethe në çdo 2 jave.
Përvoja ka treguar se heqja e gjetheve pranë lulerisë ku rreth 2 javë më vonë parashikohët vjelja, është një
masë e mirë teknikë, që jo vetëm së lehtëson punën në procesin e vjeljeve, por së krijohen premisa për
rritjen dhe zhvillimin sa më normal të bimëve dhe të frutave të domates. Përshembull, kur frutat e lulerisë
së 3-te, kanë filluar pjekjen, pikërisht në këtë kohë duhet të hiqen gjethet që ndodhen në luleriNë e 4-5-te.
Ky është rregulli, por në situata të ndryshme mund dhe duhet të veprohet edhe në këto mënyra:
Në mbjelljet e dyta në serra diellore (pa ngrohje), mund të jetë e nevojshme që gjethet të hiqen disa ditë më
shpejt me qëllim që të përshpejtohet ajrimi i serrës dhe të ndalohet sa më tepër të jetë e mundur përhapja
e sëmundjeve.
Në bimët e rreshtave afër anëve të serrës, mund të hiqen më pak gjethe, me qëllim që të eleminohet
ekspozimi i frutave të domates ndaj rrezeve të diellit, të cilat mund të shkaktojNë atë të ashtuquajturen
Djegije Diellore.
Kur bima është shumë e zhvilluar dhe gjethet janë gjithashtu të zhvilluara mirë, krahas heqjes së gjetheve
sipas mënyrës së thënë më sipër, duhet të aplikohet dhe rrallimi i disa gjetheve në gjatësinë e kërcellit të
bimës.
Heqja e gjetheve duhet bërë me përkulje nga poshtë-lart me qëllim që të eleminohen dëmtimet e lekures
së kërcellit kryesor, të cilat mund të shkaktohen plagë dhe mundësi për infeksioNë të pariparueshmë të
sëmundjeve. Heqja e gjetheve dhe e çdo operacioni tjetër të gjelbërt duhet të eleminohen gjatë ditëve që
janë me reshje ose të vrejtura, njëkohësisht kurre të mos bëhen kur në sipërfaqen e bimës ka akoma vese.
Kjo nuk duhet lejuar mbasi krijohen mundësi për infeksioNë nga sëmundjet e ndryshme. Mbas heqjes së
gjetheve apo pjesëve vegjetative që bëhen gjatë operacioneve të gjelbërta, ato grumbullohen dhe hiqen
menjëherë duke i dërguar sa më larg serrës me qëllim që të eleminohet ndonjë infeksion i mundshëm.

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 7/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura
Prerja e majës. Koha e kryerjes së këtij operacioni ka një rëndësi të veçantë në jetën dhe zhvillimin e
bimës së domates. Prerja e majës rritëse ka ndikim të padiskutueshem në rritjen e frutave të porsalidhura
dhe në përshpejtimin e proceve fiziologjike të rritjes dhe të pjekjes së frutave të bimës së domates. Prerje
normale e majës rritëse është kur maja rritëse pritet 2-3 gjethe mbi luleriNë dhe 8-10 javë para vjeljes së
frutave të lulerisë së fundit. Pas prerjes së majës rritëse, bima e domates stimulohet shumë në ripërteritjen
e masës së gjelbërt dhe pas këtij procesi, fillojnë rritjen shumë sqetullorë të tjerë, të cilat duhet të hiqen
dhe të eleminohen sa më parë, mbasi lëndët e sintetizuara organike në vënd që të shkojnë për rritjen dhe
shpejtimin e pjekjes së frutave, shkojnë për rritjen e masës së gjelbërt gjë që në këtë periudhe është pa
dobi.

Figura 7. Kultivimi i domates “Qershi” në serra

Ujitja, nevojat për ujë dhe mënyra e ujitjes së domateve në serra. Eshtë shumë i qartë tashmë roli i
ujit në rritjen e rendimentit, cilësisë dhe të hershmërise së prodhimit të bimës së domates. Meqenese
prania e ujit në tokë nuk varet nga sasia e reshjeve, (sepse është e mbuluar), bilanci ujor në tokë rregullohet
vetëm në sajë të ndërhyrjes me anë të ujitjeve.

Figura 8. Ujitja me pika, mulçërimi dhe ngrohja me ujë të ngrohur nga dielli (Marikaj/Tiranë)

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 8/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Pas mbjelljes së bimëve në sere, veç ujitjes së parë e cila bëhet për lidhje dhe zënje të bimëve, ujitjet e tjera
duhet të bëhen shumë të rralla dhe me sasi të vogla uji. bëhet kështu me qëllim që bima të ketë mundësinë
ta kërkoje vetë lagështirën në thellësinë e tokës duke xhvilluar sa më mirë të jetë e mundur sistemin
rrënjor dhe jo të mesohet “dembele” me sigurimin e ujit në sasi optimale qysh në fazat e para të rritjes dhe
të zhvillimit të saj.
Ujitjet e plota duhet të fillojnë 3-4 javë pas mbjelljes së bimëve në serrë. Pavarësisht së bima nuk duhet të
mesohet “dembele” në fazat e para të rritjes, asaj kurre nuk i duhet lejuar që të kalojë në strese dhe deficit
lagështie në trupin e bimës. Kjo për arësye se vonësat në ujitje në sasi të duhur, do të shkaktojNë
pengimin e rritjes së fuqishmë të bimës dhe më pasoja në frutifikimin dhe prodhimin e frutave të
domates. Duhet të kihet mirë parasysh nga kultivuesit se në fazën e rritjen intensive të bimëve, nevojiten 5
litra ujë për m2 tokë në ditë. Kështu që në serrë më sipërfaqe 1.000 m2, duhen rreth 5.000 litra ujë në ditë.
Për të patur suksese në ujitjen e bimëve të domates të kultivuara nëpër serra, duhet që ujitjet të bëhen ne:
Vetem në ditë me diell, me qëllim që të eleminohet teprimet e lagështisë ajrore, gjë që pengojnë pllenimin
e luleve dhe favorizojnë sëmundjet kërpudhore:
i) të përfundojnë para se të afrohet nata, me qëllim që bimët të mos jenë të lagura nga uji dhe të mos
gdhihen me shtresë vese, në të kundërt mund të infektohen nga sëmundjet;
ii) Ujitjet duhet të bëhen pa teprime me ujë, por dhe kurre nuk duhet lënë pa u ngopur mirë bima, mbasi
në të dy rastet bimëve I shkaktohen strese dhe më pas pasoja në marrjen e prodhimeve;
iii) Ujitjet janë më mirë të bëhen të shpeshta dhe me norma të reduktuara uji.
Vonësat në ujitje, bëjnë që bimët ta ndjejNë deficitin ujor dhe frutat rriten më shumë vështirësi. Në rast se
lenja pa ujë vazhdon me tej, bimët filojNë vyshkjen e tyre dhe frutat fillojnë të kalben në majë të tyre.
Nëqoftëse pas kësaj periudhe bëhen ujitje të bollshme, atëhere këto fruta, pasi absorbojnë lagështirën që
kanë nevojë, rrisin turgorin dhe presionin ozmotik të qelizave, duke krijuar mundësi të për carje dhe
kalbje të frutave.

Kushtet për lidhje normale të frutave. Lidhja e frutave bëhet në temperaturën 15 – 23 oC, ndërsa
temperatura optimale konsiderohen të jenë 23 - 29 oC. Lagështira e ajrit duhet të jetë në vlerat 65 – 70 %.
Prandaj për të patur një lidhje të mirë të frutave, është e domosdoshme që krahas sigurimit të këtyre
parametrave optimale të temperaturës dhe të lagështirës ajrore, ndihmon në mënyrë të konsiderueshme
aplikimi i tundjes së bimëve 2 herë në ditë nga muajt Janare deri në Prill. Ky proces kryhet me qëllim që
qeskat pjalmike të çahen dhe të bien lehtësisht nëpër krezat e pistileve të luleve. Kjo masë ndikon
ndjeshëm në rritjen e mundësise së lidhjes së mëtejshmë të luleve. Ndërsa për kultivimet e dyta, nuk është
nevoja e tundjeve, por është e domosdoshme që për lulet e kateve të sipërme të bëhet hijezimi i serave,
me qëllim që të shmanget sa më shumë të jetë e mundur kontakti direkt nga rrezet e nxehta të diellit dhe
të menjanoje mundësinë e uljes së mëtejshmë të lagështirës ajrore të serrës. Temperaturate lejueshme në
Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA
Faqe 9/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura
këto situata nuk duhet të kalojnë mbi 28 – 30 oC, dhe kjo situate veç hijezimit ndikon dhe ventilimi dhe
ajrosja e mirë e serrës me mjetet përkatëse ventiluese.

Kontrolli mbi faktorët e mjedisit. Rezultate të dëshiruara arrihen në qoftë se ambjenti i serrës në të
cilën bëhen kultivimet e bimëve të domates, i nënshtrohet një kontrolli të vazhdueshëm i disa
parametrave të cilat ndikojnë në mjedisin e serrës. Këto parametra janë kontrolli dhe stabilizimi i
temperaturave të përshtatshme me kërkesat e bimëve sipas fazave të zhvillimit; I përmbajtjes së CO2-se; i
lagështirës së ajrit dhe të tokës, të cilat në kushtet fushore përbën në të vërtetë një vështirësi dhe
ngandonjëhere dhe në pamundësi për ta kontrolluar dhe mbajtur si duhet këto parametra. Në vëndet e
zhvilluara të Europës Perëndimore këto faktorë të klimëformimit, maten dhe rivendosen në vlerat e
duhur me anë të sistemeve kompiuterike të cilat i realizojnë me perpikmeri në bazë të një programi special
të instaluar në këto pajisje. Për kushtet e vëndit tonë, akoma dhe për një periudhe do të mbetemi jashtë
këtij sistemi dhe domaten apo bimët e tjera nëpër mjediset e mbrojtura, do ti kultivojme me metoda më të
thjeshta dhe praktikë, të cilat kanë patur dhe do të kenë akoma suksesin e tyre.

Në muajt e parë të vegjetacionit, temperatura ditën duhet të mbahen në rreth 19 oC ditën dhe 15 oC natën.
Nuk duhet të zbresin nën 15 oC, sepse temperatura nën 14 oC të domatja pengon në mënyrë serioze
lidhjen e frutave. Gradualisht me kalimin dimërit dhe me ardhjen e pranverës, temperaturat e mjedisit të
jashtëm rriten, për pasojë rriten edhe temperaturat e mjedisit të serrës. Një rëndësi të veçantë merr dhe
temperatura e tokës, e cila duhet të jetë pothuajse e barabarte me temperaturën e ajrit të serrës.
Tabela 1. Korelacioni i temperaturës dhe i Regjimi i temperaturave të ajrit të serrës, duhet të
intensitetit të ndriçimit të domatja në serra jetë në proporcion me ndriçimin diellor. Në bazë
Temperaturat optimale të studimeve të mirëfillta të bërë për këtë qëllim,
Ndriçimi në Lux gjatë ditës oC korespondenca ndërmjet intensitetit të ndriçimit
diellore me atë të temperaturave të ambjentit, për
16.000 19.5 bimën e domates, duhet të jenë në bazë të tabelës
20.
20.000 20.5
Nëqoftëse fermeri mund të ndjeki dhe të mbaje
25.000 23.5 këtë proporcion ndicimi dhe temperatura,
30.000 34.5 rezultatet do të ishin shumë të mira. Por shpesh
35.000 25.5 herë këto proporcioNë jo vetëm që nga shumë
40.000 27.5 kultivues të domateve nuk njihen, por dhe ato që
i diNë nuk i ndjekin me kujdes dhe nuk i
aplikojNë si duhet. Shmangjet nga këto
proporcioNë ndikojnë drejtëpërsëdrejti në intensitetin e rritjes dhe të zhvillimit të bimës, në ngadalësimin
dhe përshpejtimin e pjekjes, që në fund të fundit ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e frutave dhe në qullosjen
ose zbutjen e tyre, duke i prishur pamjen organoeleptike dhe tregetare.
Në mënyrë praktikë këto temperatura mund të mbahen sipas një rregullsie, si: në ditë me diell temperatura
duhet të mbahet në vlerat 25 – 28 oC, ndërsa natën 15oC, në ditë me vranesire të plotë, në vlerat 17 – 19
o
C ditën dhe natën në vlerat e 15 gradëve. Në ditë gjysëm të verëjtura synohet në 21 – 23 oC ditën dhe 15
o
C natën.

Për lagështirën ajrore, deri tani në serat e vëndit tonë, lagështira e ajrit është ruajtur në vlerat 60 – 75 %
për bimën e domates, me anë të ajrosjeve dhe me anë të ngritjes së temperaturave nga mjetet ngrohëse.
Lagështira e tepërt e ajrit mbi 75 % në serrë, veç ndikimit në mos plasjen e trastave pjalmore, ndikon
ndjeshëm në mundësinë e infeksioneve nga sëmundjet infektuese kriptogamike. Eshtë vërtetuar gjithashtu
së rritja e lagështirës ajrore mbi 80%, krijon çrregullime në qarkullimin e limfes së papërpunuar dhe
shpërndarjen e kësaj limfe në të gjithë ekstremitetet e bimës.
E kundërta ndodh në kushtet e temperaturave të larta të verës. Në këtë rast lagështira ajrore ulët nën
kufijte 60 %, duke krijuar vështirësi të reja në aftësinë pllenuese të krezes së pistilit dhe të kokrrizave të
polenit.

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 10/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura
Në këtë rast lulet e celura, nuk lidhin fruta dhe ato që lidhen nuk arrijnë të rriten, por rrëzohen për tokë
duke u bërë kështu shkak për humbje të konsiderueshme të prodhimeve. Këto mangesi eleminohen me
sperkatje me ujë për disa minuta ose me hedhje uji në hapsira boshe të serrës si rrugë kanale, etj. Këto
procese kurre nuk duhen bërë në kohën kur afrohet nata, pasi bima veson në vese dhe mund të preken
nga sëmundjet.
Figura 9. Kultivar domatej per përpunim industriual
Intensiteti i ndriçimit,
ndikon ndjeshëm në
lidhjen dhe rritjen e
frutave dhe marrjen e
rendimenteve të
desiruara në domate.
Mungesa e ndriçimit
diellore në fazat e para
të vegjetacionit (Për
mbjelljet pranverore),
shkakton rrëzimin e
luleve të lulerisë së
parë, prandaj fermeri
duhet ti shmanget sa
më tepër të jetë e
mundur, mbjelljeve në
ditët e para të muajit
Dhjetor.
Sot në drejtim të
seleksionimit, është
punuar në lloje të reja
që i përshtaten shumë
mirë pamjaftueshmerise
së ndriçimit diellor dhe
kanë dhënë rezultate
shumë të mira. Prandaj
në praktikën e
ndërtimit të serrave
duhet të kihet parasysh
që të eleminohen
konstruksionet e
tepërta dhe ti lejoje
depërtimin në
maksimumin e
mundshëm të rrezeve
të diellit me qëllim që
ndriçimi diellore të
depërtoje sa më mirë në
sere. Një rol të
ndjeshëm në këtë drejtim luan dhe sasia dhe vendosja e bimëve në njësi të sipërfaqes. Hollandezet të cilët
kanë probleme të theksuara në ndriçimin diellor, e kanë reduktuar numër in e bimëve në 2 bimë për m2.

Mbi sigurimin e sasive të nevojshme të gazit karbonik. Rritja e përqëndrimit të CO2 deri në 1.000 ppm,
është një rrugë efektive për kompesimin e ndriçimit të kufizuar dhe maksimizimin e prodhimit të
hershëm. Në ditë me diell gjatë fotosintezës bimët e domates e ulin përqëndrimin e CO2 në ambjentin e
serrë deri në 250 ppm. Për çdo 100 ppm shtesë të CO2 mbi nivelin 250 ppm pra 350 ppm, është vërtetuar
se ritmi orar i shtimit të madhësisë së frutit është 6 gr ose të rendimentit në 2.6 kg/m 2 në 24 orë.

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 11/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.2. SPECI
Speci është një ndër bimët kryesore të perimeve e cila për nga sipërfaqja zën vëndin e dytë pas domates.
Në Shqipëri sipërfaqja e saj gati arrin në 3000 ha, ku peshën kryesore e zën sipërfaqja e mbjellë në kushtet
e fushës së hapur. Në serra kultivohet relativisht pak, por gjithësesi duhet theksuar se sipërfaqja në
mjediset e mbrojtura po shtohen çdo vit.
Figura 10. Bime speci

5.2.1 KËRKESAT NDAJ FAKTORËVE TË MJEDISIT


Ndër elementët me kryesor të klimës dhe ato të mjedisit janë: temperatura e ajrit; temperatura e tokës;
lagështira ajrore dhe tokësore; drita; ajrimi; gazi karbonik; era; toka, kundërdrejtimi, etj. Në lidhje me
kërkesat ndaj temperaturës, kjo bimë renditët në grupin e bimëve me kërkesa të larta ndaj nxehtësisë.
Farërat e specit fillojnë të mbijnë në temperaturën 130C. Në qoftë se vazhdohet të trajtohet me këtë
temperaturë, procesi i mbirjes së farërave zhvillohet me ngadalë dhe përfundon pas 18 – 20 ditëve. Nëse
temperatura rritet në vlerat 18 – 25 0C, farërat mbijnë për 10 – 15 ditë, në 25 - 28 0C ato mbijnë për 8 - 10
ditë. Ndërsa në temperaturën 28 – 35 0C, mbirja bëhet për 4 – 6 ditë. Mbi temperaturën 35 0C, farërat
dëmtohen duke humbur fuqinë mbirëse. Temperatura optimale e mbirjes së farërave është 25 – 28 0C, e
cila përfundon për një periudhë kohore në 8 – 10 ditë.
Nga momenti i mbirjes së farërave e deri në fillimin e formimit të çiftit të parë të gjetheve të vërteta,
bimëzat e sapo mbira, vetëushqehen akoma nga lënda rezerve që ndodhet në gjethet kotiledone. Prandaj
nëse pas mbirjes vazhdohet akoma të mbahet temperatura 25 –28 0C, atëhere kjo pak lëndë rezerve që ka
mbetur në kotiledone, do të shpenzohet me shpejtësi gjatë procesit të frymëmarrjes, sepse procesi i
fotosintezës akoma ska filluar përderisa dalja e gjetheve të vërteta akoma nuk është realizuar. Prandaj
rekomandohet që pasi farërat të kenë mbirë në 55-65 % të sasisë, temperatura e mjedisit duhet medeomos
të ulët në nivelet 16 – 20 0C. Ky regjim duhet të vazhdojë deri sa të shfaqen gjethet e para të vërteta.
Zakonisht kjo periudhë duhet të zgjasë 8 – 12 ditë. Pasi bimët të kenë filluar formimin e dy gjetheve të
vërteta, atëhere është e nevojshme që temperatura e ajrit të rritet gradualisht deri në rreth 25 0C.
Me temperaturën nën 130C, kjo bimë e ndalon rritjen dhe zhvillimin, ndërkohë që bimët e domates dhe
patllixhanit e kanë respektivisht 10 0C dhe 12 0C. Shqetësimet fiziologjike, i fillojnë kur temperatura e ajrit
Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA
Faqe 12/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura
zbret nën 12 0C. Nën temperaturën 00C (praktikisht nga – 0.3 deri në – 0.5 0C), bimët e specit kalben
plotësisht.
Temperaturat optimale për rritjen dhe zhvillimin e specit, janë 23 – 28 0C. Maksimumi i sintezës së lëndës
organike nëpërmjet fotosintezës, arrihet në temperaturat 25 – 30 0C. Nëqoftëse ky nivel temperaturë, nuk
shoqërohen me ndriçim të mjaftueshëm diellor (siç mund të ndodhi të serrat në periudhën e stinave të
dimërit dhe të pranverës së hershme), atëhere vihet re që gonxhet lulore nuk hapen mirë dhe pllenimi nuk
realizohet normalisht. Nëse temperatura e ajrit vazhdon e rritet në mbi 30 0C, atëhere ritmi i sintezës së
lëndës organike ulët gradualisht dhe në temperaturën 40 0C, bëhet ndërprerja e plotë e saj. Mbi 40 0C,
procesi i frymëmarrjes fillon e bëhet më intensive dhe bimët kalojnë në depresioNë e shqetësimë të rënda
fiziologjike. Eshtë vërtetuar gjithashtu, se për të bërë një lulëzim sa më normal të bimëve, specit i duhet
një vlerë e intensitetit të ndriçimit 40.000 – 53.000 Lux ose e barabartë me 5.3 – 7 Kal./Cm2/Min.
Tokat në të cilën do të kultivohet speci, duhen të jenë të thella, të ajrosura mirë, të përshkueshme nga uji,
të ngrohta dhe me drejtim nga Jugu (veçanërisht për prodhimin e hershëm), humusore dhe të pasura me
elementë ushqimor dhe të asimilueshëm nga bimët. Tokat e ftohta, të lageta, e të rënda, me taban të cekët,
janë të pa përshtatshme për rritjen e sistemit rrënjor të kësaj bimë. Reaksioni i solucionit tokësor (ph)
duhet të jetë neutrale në vlerat 6.5 – 7,5.
Shumë e rëndësishme është zgjedhja e parabimës. Ajo kurre nuk duhet të ketë qënë e mbjellur me speca
apo bimë të së njëjtës familje (domate, patate, patllixhana, etj,). Madje është e domosdoshme që të
aplikohet një skemë e qarkullimit bujqësor mbi 5 vjeçare. Parabimët më të mira për bimën e specit janë
barërat e familjes së bishtajoreve (Papilonace), një dhe shumëvjeçare si: jonxha, tërfilet një dhe
shumëvjeçare, fasulja, bizelja, batha, e disa të tjera. Parabimë të mira janë gjithashtu kulturat e familjes së
frurrënjore (Umbrelifere), siç janë: karrota, panxhari, rrilkat, repkat, etj. Parabimë të mira gjithashtu, janë
edhe drithrat e bukes, si gruri, misri, etj, si dhe bimët industriale si duhani, etj. Veçanërisht misri, i cili
kultivohet në kushtet e një plehërimi të bollshëm oganik dhe kimik, është një parabimë e mirë për specin.
Nevojat për lagështirë janë të ndryshme në faza të ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të saj. Fazat me
kritike për ujë janë: i) Fillimi i lulëzimit dhe i frutifikimit dhe ii) Faza e rritjes së frutave. Lagështira në tokë
duhet të jetë në vlerat 60 – 70% të kapacitetit ujëmbajtës të saj. Nga fillimi i lulëzimit e deri në pjekjen e
frutave, kërkesat për ujë janë edhe më të mëdha. Në këtë fazë sasia e lagështirës në tokë duhet të jetë në
vlerat 70 – 85 % të kapacitetit ujëmbajtës të saj. Krahas nevojave për lagështirën tokësore, speci është
ekzigjente edhe për lagështirë ajrore. Eshtë vërtetuar se kërkesat për lagështirë ajrore nga speci, janë më të
mëdha se sa ajo e domates.

5.2.2. KULTIVIMI
Në Shqipëri bima e specit kultivohet vetëm nëpërmjet përgatitjes paraprake të fidanave. Ato përgatiten në
ambjente të mbrojtura si: i) shtretër të nxehtë, ii) gjysëm të nxehtë, iii) të ftohtë dhe iv) Në serra, etj.
Përgatitja e fidanit në serra është mënyra më e mirë dhe më e sigurtë. Speci mund të kultivohet: i) Në
kushtet e fushës së hapur; ii) Në kushtet e tuneleve të ulëta plastike; iii) Në kushtet e serrave me mbulesa
plastike apo në ato me xham, etj.

5.2.2.1. KULTIVIMI NË KUSHTET E FUSHËS SË HAPUR


Për kushtet e Ultësires Bregdetare të Shqipërisë, kultivimi i specit mund të organizohet në tre drejtimë
kryesore, që janë: i) Për prodhim të hershëm; ii) Për prodhim të mesëm; ii) Për prodhim të vonë.
1) Për prodhim të hershëm fara e specit duhet të mbillet në shtretër të nxehtë në periudhën 5-15
Janar dhe dalja e fidanave në fushë duhet të bëhet gjatë periudhës 10 –25 Prill. Në këtë rast prodhimi
duhet të fillojë në fillimin e dhjetëditorit të dytë të Qershorit dhe piku i prodhimit arrin deri në fundin e
muajit Gusht.
2) Për prodhim të mesëm fara e specit duhet të mbillet në shtretër të nxehtë gjatë periudhës 10
– 28 Shkurt. Dalja e fidanit në fushë rekomandohet të filloi nga 25 Prilli dhe duar – duar të përfundoi
brënda 10 Majit. Mbjellja në këtë periudhë, mund ta sjellë prodhimin nga fillimi i Korrikut i cili vazhdon
deri në fillimin e ngricave të Vjeshtës.
3) Për prodhim të vonë (kryesisht për kultivarët që destinohen për përpunim industrial ose
konservim si frut i freskët), farat e tyre duhet të mbillen në shtretër ½ të ftohtë gjatë periudhës 20-30
Mars dhe në fushë duhet të mbillen rreth periudhës 10 – 20 Maj. Prodhimi zakonisht vjen nga mesi i
muajit Gusht dhe vazhdon deri në fillimin e ngricave të para të Vjeshtës.

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 13/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura
Toka është e domosdoshme që toka të punohet 2 herë. Plugimi i parë duhet të bëhet gjatë Verës ose
Vjeshtës në thellësinë 35-40 cm. Plugimi i dytë duhet të bëhet 10 – 20 ditë para mbjelljes në fushë në
thellësinë 18-20 cm. Para plugimit të dytë këshillohet të shpërndahen të gjithë sasitë e plehërave organike
dhe pjesërisht ato kimike (kryesisht DAP, Fosforiket, Potasiket, etj,) me qëllim qe;
Figura 11. Skema e mbjelljes me brazda dhe ujitja për zënje i) Ato të përmbysën në thellësinë e
vendosjes së pjesës më të madhe të
sistemit rrënjor të bimëve;

ii) Gjatë qëndrimit të plehërave në tokë


deri sa sistemi rrënjor të arrijë shtresat
e vendosjes së tyre, ato të jenë të
dekompozuara dhe jenë gati për tu
asimiluar lehtësisht nga sistemi rrënjor i
bimëve;
iii) Gjatë frezimeve/diskimeve të
krijohet mundësia e përzierjes së tyre
më të mirë me dheun.
Çeshtje shumë të rëndësishmë gjatë
mbjelljes së specit në fushë, janë: i)
Përcaktimi i drejtë i dendësisë së mbjelljes
dhe ii) Përcaktimi i drejtë i distancave të
mbjelljes.
Për kultivarët me fruta të mëdhenj e të gjërë (subsp. Macrocarpum var. grossum) kurora e të cileve është e
madhe, dendësia këshillohet nga 35 – 45 mijë bimë për hektare, ose 3,5 – 4,5 b/m2. Për kultivarët me
fruta të mëdhenj e të gjatë (subsp. Macrocarpum var. longum) kurora e të cileve është më e vogël së tipi i
parë, dendësia këshillohet nga 55 – 75 mijë bimë për hektar, ose 5,5 – 8,5 b/m2. Ndërsa për kultivarët me
fruta të vegjël (subsp. Microcarpum), distancat duhet të jenë më të vogla dhe numri i bimëve duhe të jetë
85 – 100 mijë b/ha ose 8,5 – 10 b/m2. Menjëherë pas mbjelljes realizohet ujitja për zëNjë me 1,5 – 2 litra
ujë për bime. Në toka të rënda ku uji është më i qendrueshëm në sipërfaqe të tokës, mund të aplikohën
skema mbjelljeje me brazda (figura 49), me kujdes që niveli i sistemit rrënjor të fidanave të mos vendosen
shumë thellë dhe e ashtuquatura ujitje për zëNjë (edhe ujitjet e tjera) Të mos kontaktojnë kërcellin e
bimëve.
Figura 12. Bimë të shëndosha si rezultat i një plehërimi të drejtë

Pas rreth 8 - 10 ditëve pas mbjelljes, duhet të fillojë prashitja e parë ose kultivimi (frezimi nëse bëhet me
motofreza). Eshtë shumë e rëndësishme që prashitjet, kryesisht ato të I dhe të II duhet të bëhen të thella
në rreth 12- 15 cm thellësi. Këto prashitje ndihmojnë në: 1)Shkatërrimin e barërave të këqia që sapo kanë
filluar të mbijnë; 2) Shkriftërimin e sipërfaqes; 3) Ajrosjen dhe ngrohjen e tokës, etj. Eshtë e

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 14/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura
domosdoshme që para prashitjeve të hidhen plehërat azotike që janë të planifikuara për plehërimin e parë
suplementar. Ato duhet të mbulohen në tokë gjatë këtij procesi.
Prashitjet e tjera të bëhen në varësi të gjëndjes së shkrifmerisë së tokës, infeksionit të barërave të këqia.
Ato duhet të bëhen gjithashtu pas 1 ose 2 ujitjeve, menjëherë pas plehërimeve plotësuese, etj. Prashitjet e
tjera madje duke filluar nga prashitja e tretë, nuk duhet të bëhen kurre të thella. Nëse prashitjet bëhen të
thella atëhere sistemi rrënjor i cili ka aftësinë të zhvillohet shumë afër sipërfaqes së tokës, shkatërrohet
pothuajse totalisht. Në këtë situate bimët ngelen mbrapa në zhvillim, nuk zhvillojnë një sistem rrënjor të
shtrire, nuk lulezojnë si duhet dhe për pasojë nuk frutifikojnë. Frutat e lidhura nuk rriten normalisht,
deformohen dhe nuk kanë cilësinë e duhur tregetare. Prashitjet duhet të konsistojnë vetëm në prerjen e
barit, shkriftërimin e sipërfaqes në 3-5 cm thellësi dhe mbulimin ose përzierjen e plehërave plotësuese
kimike me tokën. Periudha ndërmjet dy prashitjeve duhet të jetë afërsisht rreth 15 - 20 ditë.
Për të prodhuar 1000 kg fruta të freskëta, bimët duhet të qarkullojnë në aparatin vegjetativ të tyre, rreth
3.2-4 kg l.ak. oksid azoti (N2O); 0.4-0.6 kg l.ak. anhidrit fosforik (P2O5); 4.2-4.6 kg l.ak. oksid potasi
(K2O); 65 gr l.ak. MnO; 44 gr l.ak. Cu; 109 gr l.ak. Fe; 44 gr l.ak. Zn dhe B 21 gr l.ak.
Kështu p.sh., për të marrë një rendimenti mesatar me 300 kv/ha në kushtet e fushë së hapur dhe në varësi
të niveleve të elementëve ushqimor që afron pjelloria natyrale e tokës, normat orientuese të plehut organic
duhet të jenë 20-30 kv/dn.

5.2.2.2. KULTIVIMI NË SERRA


Në serra kjo bimë mund të kultivohet:
1) Për prodhim të hershëm, ngrohja e të cilit bazohet në atë diellore;
2) Për prodhim shumë të hershëm, ngrohja e të cilit bazohet në atë teknikë;

5.2.2.2.1. KULTIVIMI NË SERRA DIELLORE


Periudha e mbjelljes së farës është fillimi i muajit Janar. Në momentin e mbjelljes në serrë, fidanat duhet
të jenë të zhvilluara mirë me nga 6 – 8 gjethe dhe me gonxhe lulore gati të diferencuara. Toka e serrës
duhet të plugohet/punohet dhe të frezohet rreth 10-15 ditë para mbjelljes së fidanit. Kjo bëhet me qëllim
qe: i) Toka të shkriferohet dhe të ngrohet; ii) të përmbysën plehërat kimike dhe organike që hidhen në
plehërimin bazë; iii) të zhduken barishtet e këqia; iv) të fillojë aktiviteti mikrobiologjik i tokës dhe
mineralizimi i plehërave kimike dhe organike, etj.
Para plugimit duhet të hidhet e gjithë sasia e plehërave organike të planifikuara sipas bilancit të plehërimit.
Frezimi i parë dhe i dytë (nëse ky i dyti është i nevojshëm) duhet të bëhet 4-5 ditë para fillimit të mbjelljes
së fidanit. Gjithashtu këshillohet që para frezimeve të hidhen të gjithë plehërat forforike dhe ato potasike
të planifikuara sipas bilancit të plehërimit me qëllim që ato të përzihen sa më mirre me dheun.
Fidani duhet të mbillet në serrë vetëm pasi ka kaluar rreziku i ngricave të vona të pranverës. Kjo periudhë
në Ultësirën Bregdetare të Shqipërisë, përkon nga fundi i muajit Mars ose në ditë e para të Prillit. Për të
qënë më i garantuar këshillohet që sasia e fidanit të përgatitur të planifikohet në 10 – 15 % më tepër si
rezerve.
Figura 13. Bimë speci të mbështëtura në sistem lidhës Distancat e mbjelljes janë në
varësi të formës bimore që do të
kultivohen në serrë. Për kultivarët
frut mëdhenj rekomandohet një
dendësi mbjelljeje me 2.5-3.5
bimë/m2. Për kultivarët frut vegjël
kjo dendësi rekomandohet të jetë
3.5-4.5 bimë/m2. Distancat e
mbjelljes rekomandohen 1-1,2 m
rreshti nga rreshti dhe 45-55 cm
bima nga bima. Pas mbjelljes së
kubikeve, bëhet ujitja e lehtë me 4
- 5 litra ujë/kubik/bime me qëllim
që dheu të bashkohët me
periferinë e dherishtes së
kubikeve.
Pas 5-7 ditësh bëhet kontrolli i
Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA
Faqe 15/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura
bimëve të zena dhe ato që janë të dëmtuara apo që nuk kanë zënë, duhet të zëvëndësohen. Shërbimet e
tjera pas mbjelljes së fidanit, konsistojnë në prashitjen e parë të tokës. Nëse nuk ka sistem të ujitjes me
pika, rreth 10 – 12 ditë pas mbjelljes bëhet ujitja e parë me sasi uji tepër të kontrolluar me qëllim që të
mos teprohet me ujë. Nëse ekziston sistemi i ujitjes me pika atëhere sasia e ujit është më e kontrolluar dhe
lagështira e tokës duhet të jetë në vlerat 65 – 75 % të kapacitetit ujor mbajtës.
Toka duhet të mbahet gjithmonë e shkrifët dhe kjo realizohet jo me prashitje të thella. Prashitje të thella
nuk duhet të realizohen asnjëherë (përveç të parës) sepse sistemi rrënjor i specit dhe veçanërisht atyre që
kultivohen në serra, është në afërsi të sipërfaqes. Këto prashitje konsistojnë vetëm në shkrifërimin e
sipërfaqes.

Zakonisht format bimore që kultivohen nëpër serra janë me masë bimore të madhe dhe me fruta të
mëdhenj e të rëndë. Si rezultat i peshës së masës bimore dhe veçanërisht të frutave, bimët thyhen dhe
prodhimi dëmtohet së tepërmi. Për të eliminuar këtë të metë, është e nevojshme të aplikohet lidha e tyre.
Bimëve u lihen të zhvillohen jo më shumë se 2 – 3 kërcej për bimë (për ato forma bimore që janë me
kurore skeletore mund të lihen edhe deri në 4 kërcej), të tjerët hiqen. Për çdo kërcell bëhet lidhja me
spango. Gjatë rritjes së kërcejve ato rrotullohen për reth spangos me qëllim që pesha e tyre dhe
veçanërisht e frutave të rëndoje mbi spango (fig. nr. 52).
Procesi i rrallimit të frutave duhet të bëhet në mënyrë të atillë, që për çdo kat të një kërcelli të lihet një frut
(e thënë ndryshe për 3-4 kërcej që ka një bimë duhet të lihen 3-4 fruta në kat, e thënë ndryshe 1 frut për
çdo kat të çdo kërcelli). Maja rritëse nuk rekomandohet të këputet, madje këshillohet të lihet e lire deri në
fund të vegjetacionit.
Këshillohet që temperatura mesatare për ditët me diell, duhet të mbahet në nivelin 24 – 28 0C. Në ditë me
diell të fortë temperaturat mund të rriten deri në 29 – 30 0C, por kjo duhet shoqëruar me një sistem ajrimi
të mirë. Natën temperatura mund të mbahet në nivelin 19 – 23 0C. Në ditët me vranësira temperatura
duhet të mbahet në vlerat 21 – 23 0C, ndërsa natën në 18 – 20 0C. Gjatë natës temperatura nuk këshillohet
të zbrese nën 18 0C dhe kjo sidomos në periudhën e rritjes intensive të frutave dhe në periudhën e vjeljes.
Nën këtë temperaturë bimët shpenzojnë shumë energji, rezultat i procesit të desintezës së lëndës organike
nëpërmjet procesit të frymëmarrjes dhe frutat e sapolidhura bien dhe po të vazhdojë kështu numri i luleve
të çelura do të jetë shumë i ulët. Edhe në rastin kur temperatura e natës mbahet mbi 24 0C, në fruta do t’i
shfaqen deformime në rritje. Në brëndësi të tyre do të shfaqen rritje të pjesëve vegjetative që nuk
ndikojnë për gjë tjetër, por dëmtojnë cilësinë e frutave dhe pamjen tregetare.
Mungesa e ndriçimit diellor ndikon ndjeshëm në mos lidhjen e luleve dhe në mos rritjen e frutave të
porsalidhura. Kultivuesit duhet të aplikojnë çfarë është e mundur në mënyrë që intensiteti i ndriçimit
diellor të mos ulët nën 35 000 lux. Eshtë vërtetuar se për të bërë një lulëzim sa më normal të bimëve,
specit i duhet një vlerë e intensitetit të ndriçimit diellor 40.000 – 53.000 Lux ose e barabartë me 5.3 – 7
cal./cm2/min.
Lagështira ajrore duhet të mbahet në vlerat 70-80%. Vëndilimi duhet të bëhet sa më i shpeshtë sidomos
në ditët me mot të ngrohtë. Studimet kanë vërtetuar se sa më shpesh të nderrohet ajri i mbrëndëshëm, aq
më intensive bëhet fotosinteza.
Vetë ndërtimi i sistemit rrënjor dhe aftësia e tij relativisht e ulët për ti asimiluar këto elementë, bën që kjo
bimë të ketë kërkesa relativisht të larta për sasinë e tyre në substratin ushqimor. Kjo bëhet me evidente
atëhere kur bimët e specit kultivohen në kushtet e mjediseve të mbrojtura dhe jashtë sezoneve të
kultivimit. Në bilancin e plehërimit të specit në mjediset e mbrojtura bëjnë pjesë: i) Grupi i makro-
elementëve janë Azoti, Fosfori dhe Potasi dhe, ii) Grupi i mikro-elementëve janë Magnezi, Mangani,
Kalciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj.

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 16/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura
Në ndihmë të përcaktimit të dozës optimale të plehërimit, më parë duhet të bëhet Bilanci i Elementëve
Ushqimor. Ky bilanç realizohet duke u nisur nga:
i) Nevojat e elementëve ushqimor për të prodhuar 100 kg fruta të freskëta;
ii) Sasinë e prodhimit të parashikuar për atë sipërfaqe të mbjellë;
iii) Sasinë e elementëve ushqimor që toka ka vetë në dispozicion.
Diferenca që mbetet, duhet plotësuar me plehëra organiko-minerale, e cila realizohet nëpërmjet 3
mënyrave të plehërimit që janë; bazë, shoqërues dhe plotësues.
Në (tabelën 27), jepen sasite e përafërta të lëndëve ushqimore në varësi të përmbajtjes së tyre në tokë. Për
të prodhuar 1000 kg fruta të freskëta në serra, specit i duhen të qarkullojë në aparatin vegjetativ të tyre,
rreth 3.2-4 kg l.ak. oksid azoti (N2O); 0.4-0.6 kg l.ak. anhidrit fosforik (P2O5); 4.2-4.6 kg l.ak. oksid potasi
(K2O); 65 gr l.ak. MnO; 44 gr l.ak. Cu; 109 gr l.ak. Fe; 44 gr l.ak. Zn dhe B 21 gr l.ak. 560 gr oksid azoti
(N2O), 120 gr anhidrit fosforik (P2O5) dhe 685 gr oksid potasi (K2O), pa përfshirë këtu sasinë e
mikroelementëve të tjerë të domosdoshëm. Me këto të dhëna ekziston mundësia e përllogaritjes së
përafërt të nevojave të specit për plehëra kimike dhe organike.
Plehërat organike duhet të hidhen para punimit të fundit të tokës duke i shpërndarë ato uniformisht në
sipërfaqen e saj. Ato duhet të jenë të dekompozuara. Asnjëherë dhe veçanërisht në serra, plehërat
organike nuk duhet të hidhen në gropa, sepse një plehërim i tillë bën që bimët të zhvillojnë një sistem
rrënjor të lokalizuar dhe bimët bëhen “dembele”.

Plehërat azotike, pjesa më e madhe e tyre duhet të përdoren gjatë vegjetacionit. Nëqoftëse në fazat e para
ato përdoren në doza të larta, atëhere ato do të ndikojnë në rritjen e përqëndrimeve të panevojshme të
solucionit tokësor. Në rastet kur një pjesë e tyre duhet të përdoren si plehërim bazë apo shoqërues,
këshillohet që ky pleh të jetë në formë ureje. Kjo formë azotike ka vetinë të fiksohet në kompleksin
thithes të tokës dhe nuk mund të shplahet lehtë. Ndërsa gjatë vegjetacionit plehërat azotike të jenë në
formën e nitrateve ose në atë amonjakale. Ato duhet të përdoren gjithmonë të shoqëruara me prashitje
ose të tretura në ujë gjatë ujitjes me pika. Kjo masë ndikon në ruajtjen e elementit azot (N).
Plehërat fosforike dhe potasike duhet të hidhen në plehërimin bazë.
Mikroplehërat me kryesorë për bimët e specit që kultivohen në mjedise të mbrojtura janë: Magnezi,
Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Nga eksperimentet e kryera
rezulton se më i pasur me mikroelementë është plehu organik. Ato rekomandohen të përdoren në doza
optimale. Plehërat më kryesore të mikroplehërave janë: Boraksi, Sulfati i Magnezit, Sulfati i Manganit,
Kloruri i Manganit, Sulfati i Bakrit, Sulfati i Zinkut, Kloruri i Zinkut, etj. Gjatë vegjetacionit shpërndarja e
plehërave minerale mund të realizohet me anë të ujitjes me pika.
Figura 14. Speca të kultivuara në serra plastike dhe të ujitjes me pika

UJITJA. Krahas faktorëve të tjerë një rol vendimtar në jetën e bimëve luan prania e lagështirës në tokë e
ajër. Ujitja ka për qëllim ti plotësoje bimëve atë sasi uji që u nevojitet për rritjen dhe zhvillimit normal të

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 17/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura
tyre. Kërkesat e bimëve për ujë varet nga: i) Fazat e zhvillimit të bimëve; ii)Sipërfaqja gjethore, forma dhe
madhësia e tyre; iii) Sistemi rrënjor; iv) Koha e kultivimit (periudha ose stina); v) Dendësia e mbjelljes, etj.
Në mënyrë orientuese sasia e ujit në një tokë lymo-argjilore, doza e ujitjes mund të jetë 4 - 6 litra
ujë/m2/ditë ose 4-6 mm/ditë. Në ato lymore 2-4 litra ujë/m2/ditë ose 2-4 mm/ditë.
Nëse Shërbimet kryhen sipas rekomandimeve, vjelja e frutave të parë fillon 35 – 55 ditë pas pllenimit të
lules.

5.2.2.2.2. KULTIVIMI NË SERRA ME NGROHJE TEKNIKË


Për prodhim shumë të hershëm, fara mbillet gjatë muajit Tetor dhe mbjellja në serrë bëhet në fundin e
muajit Nëndor dhe 15 ditëshin e parë të Dhjetorit. Prodhimi duhet të fillojë të vilet gjatë muajit Shkurt
dhe mund të vazhdojë deri në fund të Majit.
Për prodhim të hershëm, fara mbillet gjatë muajit Dhjetor dhe mbjellja në serrë bëhet gjatë muajit Shkurt.
Prodhimi duhet të fillojë të vilet gjatë muajit Prill dhe mund të vazhdojë deri në fund të Korrikut.
Rekomandohet që toka e serrës duhet të plugohet 15-20 ditë para mbjelljes së fidanit. Kjo bëhet me
qëllim qe: i) Toka të shkriferohet dhe të ngrohet; ii) të përmbysën plehërat organo-minerale që hidhen
gjatë plehërimin bazë; iii) të zhduken barishtet e këqia; iv) të fillojë aktiviteti mikrobiologjik i tokës dhe
mineralizimi i elementëve ushqimor, etj.
Para plugimit duhet të hidhen të gjithë sasitë e plehërave organike të planifikuara sipas bilancit të
plehërimit. Frezimi duhet të bëhet 4-5 ditë para fillimit të mbjelljes së fidanit. Gjithashtu këshillohet që
para frezimeve të hidhen 2/3 e plehërave forforike dhe atyre potasike të planifikuara sipas bilancit të
plehërimit, me qëllim që ato të përzihen sa më mirre me dheun.
Distancat e mbjelljes janë në varësi të formës bimore që do të kultivohet në serrë. Për kultivarët frut-
mëdhenj rekomandohet një dendësi mbjelljeje 2.5-3.5 bimë/m2. Për kultivarët frut-vegjël kjo dendësi
rekomandohet të jetë 3.5-4.5 bimë/m2. Distancat e mbjelljes rekomandohen 1-1,2 m rreshti nga rreshti
dhe 45-55 cm bima nga bima. Ndërsa për kultivarët frut-vegjël rekomandohet që distanca në mes bimëve
të jetë 35-45 cm.

Një rezultat shumë të mirë në kultivimin e specit në serra me ngrohje ka dhënë aplikimi i mulçërimit të
sipërfaqes së tokës (me polietilen të zi ose të bardhë (figura 54). Eshtë e domosdoshme që mulçërimi të
shoqërohet me vendosjen e sistemit të ujitjes me pika.
Kurë bimët fillojnë rritjen intensive është e domosdoshme të fillojë edhe lidhja e tyre. Bimëve u lihen të
zhvillohen jo më shumë se 2 – 3 kërcej. Kërcejtë e tjerë hiqen. Mënyrat e vendosjes së sistemit mbështëtës
janë; i) vertikale ose ii) horizontale. Për format bimore me kurore të madhe këshillohet aplikimi i sistemit
mbështëtës të tipit horizontal (fig. nr. 55). Në gjatësi të rreshtave vendosen disa çifte lidhësesh, zakonisht
3 – 5 çifte, të cilat shtrihen horizontalisht në gjatësi të rreshtave. Në këtë sistem lidhjeje, kërcejtë gjatë
rritjes së tyre, drejtohen me dorë të rriten në brëndësi të cifteve të spangos.
Për të marrë fruta të një cilësie shumë të mirë, rekomandohet rrallimi i tyre. Pas rrallimit duhet të lihen e
të zhvillohen rreth 2 - 3 fruta për çdo kat, që d.m.th. 1 frut për çdo kat të çdo kërcelli. Maja rritëse nuk
duhet të këputet asnjëherë dhe të lihet e lirë deri në fund të vegjetacionit.
Figura 15. Bimë speci të mbështetura në sistemin lidhës horizontal

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 18/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

Këshillohet që temperatura mesatare PËR DITËT ME DIELL, duhet të mbahet në nivelin 25 – 28 0C. Madje
në ditë me diell të fortë temperaturat mund të rriten nga 29 deri në 32 0C, por kjo duhet shoqëruar me një
sistem ajrimi të mirë. Mbi temperaturën 35 0C nuk ka rritje. Natën temperatura mund të mbahet në vlerat
19 – 22 0C. Gjatë rritjes së bimëve temperaturat e natës kurre nuk duhet të zbresin nën 16 0C. Kufiri i
lejueshëm është deri në 18 0C. Nëse gjatë natës temperatura kalon mbi 24 0C, atëhere lulet e sapoçelura
bien, po kështu nëse kjo situatë vazhdon, më vonë edhe frutat e sapolidhura. Në temperatura të tilla është
vënë re se në brëndësi të frutave që janë në rritje, shfaqen disa rritje vegjetative të çuditëshme që shpesh
herë ndikojnë në prishjen e cilësisë së prodhimit.
NË DITËT ME VRANËSIRA temperatura duhet të mbahet në intervalin 21 – 24 0C, ndërsa natën në 18 – 20
0
C. Nën 18 0C gjatë natës nuk këshillohet të zbresi, po ashtu edhe mbi 24 0C dhe kjo sidomos në
periudhën e rritjes së frutave dhe atë të vjeljes.

5.3. PATLLIXHANI
Ka gjetur një përhapje të gjërë në krahasim më shumë lloje perimesh të tjera. Kjo i detikohet jo vetëm
shijes që kjo lloj perimeje ka, por edhe të përdorimit të shumanshëm të tij.

Figura 16. Bime dhe fruta të patllixhanit

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 19/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura

5.3.1. KËRKESAT PËR KLIMËN, TOKËN DHE PARABIMËN


Patllixhani bën pjesë në bimët me origjinë nga vëndet me klimë të ngrohtë dhe nga ky këndvështrim kjo
bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësidashëse. Disa nga kërkesat termike më kryesore të kësaj
bime janë:
i) Temperatura minimale jetësore varion nga 0,50C;
ii) Temperatura biologjike (ose aktive) është 150C;
iii) Temperatura optimale e natës 18-210C;
iv) Temperatura optimale e rritjes së bimës është 25-300C;
v) Temperatura minimale e mbirjes së farës është 13-14 0C. Në këtë temperaturë mbin për 20 – 25 ditë.
Në temperaturën 25-30 0C, fara mbin për 10-12 ditë.
vi) Temperatura minimale për lulëzim 18-280C;
vii) Lagështira relative e ajrit është 60-70%.
Patllixhani shkon mjaft mirë në tipe të ndryshme tokash, por më tepër ajo pëlqen tokat me pjellori
mesatare deri në të pasur me lëndë ushqimore. Kërkon toka të freskëta, të kulluara, me përbërje mekanike
ronore-argjilore, të ajrosura mirë, me ph asnjanës ose lehtësisht acid. Tokat e drenazhuara shkojnë shumë
mirë për këtë bimë sepse kullimi i menjëhershëm i ujit nga toka ndikon mirë në rritjen e shpejtë të
bimëve, frutifikimin dhe rritjen e frutave.
Si parabimë, patllixhani shkon shumë mirë nëse ajo mbillet pas drithrave si grurit, misrit sepse tokën ato e
lënë të pasur, të pastër nga barërat e këqia dhe të shkrifta. Gjithashtu parabimë të mira për këtë bimë janë
bishtajore. Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e bimëve të familjes solanace), patllixhani nuk
duihet të mbillet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues. Vetë patllixhani është
parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve, përveç atyre që janë në familjen solanace.

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 20/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura
5.3.2 PËRGADITJA E TOKËS PËR MBJELLJE DHE PLEHËRIMI BAZË
Toka e pallixhanit përgaditet duke e punuar atë në thellësinë 30-40 cm. Numri i punimeve bëhet aq herë
sa është e nevojshme. Ato duhet të përfundojnë të paktën 2 javë para mbjelljes. Pas punimit dhe frezimit
të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgaditet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesish
fosforike e potasike.
Është e domosdoshme që plehërimi me plehëra kimiko-organike të bëhet në bazë të analizave kimike të
tokës. Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe bimët rrjedhimisht që do të
rriten dhe zhvillohen shumë mirë. Llogaritet gjithashtu se për plehërimin organik në serra të destinuara
për patllixhana, për 1 kv prodhim patllixhana duhet hedhur në tokë rreth 1 kv pleh organik. Ndërsa sasia
e plehërimit organike për kushtet e fushës, llogaritet të jetë 0,5-0,6 kv pleh organik për çdo 1 kv prodhim
patllixhana.

5.3.3 STRUKTURA VARIETORE E REKOMANDUAR DHE PËRGADITJA E FIDANIT


Në botë , madje edhe në vëndin tonë, në qarkullim ekzistojnë shumë hibride dhe kultivarëpatllixhani, por
ato që shkojnë shumë më mirë për kushtet klimateriko-tokësore të vëndit tonë rekomandohen: Kultivari i
Zallherrit, Aidin Sihaj, I koplikut, etj.
Mbjellja bëhet vetëm me fidana. Fara mbillet në shtretër të nxehtë, trapiantohet, dhe kur të ketë arritur
madhësiNë e 3-4 gjetheve të vërteta, dhe në gjatësinë 15-18 cm duhet të mbillet në vëndin e përhershëm.
Mosha e fidanit duhet të jetë 55-60 ditëshe. Para se fidani të dali në fushë, ai duhet të trajtohet kimikisht
me qëllim që të mos preket nga sëmundje dhe dëmtues të ndryshëm. Mënyra më e mirë e përgaditjes së
fidanit është ajo me module dhe të mbushura me torfë industriale.

Figura 17. Fidana të patllixhanit të përgaditura në shtretër të nxehtë

5.3.4 KULTIVIMI
Pallixhani mund të kultivohet në kushtet e fushës së hapur dhe ato të mjediseve të mbrojtura. Në mjediset
e mbrojtura, përfshihen jo vetëm tunelet plastike por edhe serrat diellore me polietilen ose ato me xham.

Kultivimi në serra diellore. Konsiston në mbjelljen e farës në dekadën e parë dhe të dytë të muajit Janar.
Fidani është i gatshëm për mbjellje në ditët e para të Marsit dhe vazhdon të mbillet deri nga dekada e dytë
e këtij muaji. Numri i bimëve duhet të jetë në rreth 3,1 bimë për meter katror dhe dimensionet më të
përshtatshme janë 80x40 cm, duke siguruar një numër bimësh rreth 3100 bimë për denym. Rendimenti
mesatar është nga 800-1200 kv/ha.

Kultivimi në tunele plastike. Kjo mënyrë kultivimi vitet e fundit po rritet nga viti në vit. Farërat mbillen
në shtretër të nxehtë gjatë mesit të Shkurtit deri në ditët e para të Shkurtit. Kjo perfaktin së bimët në këto
mjedise jo vetëm që zhvillohen shumë më mirë, por edhe prodhimi është rreth 15-20 ditë më shpejt se sa
ato të kultivuara në kushtet e fushës së hapur. Fidani duhet të mbillet në javen e fundit të Marsit deri në
10 Prill. Edhe në këtë metodë kultivimi bimët mbillen në distancat 80 x 40 cm ose 3,1 b/m2. Në fillim
shtrohet tubi i ujitjes me pika, pastaj plasmasi për mulçërim. Më pas hapen vrimat dhe mbillet fidanat. Pas

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 21/22
Manual - Perimtaria Praktike për Kushtet e Fushës dhe të Mjediseve të Mbrojtura
mbjelljes vihen harqet në largësite 1,5-2 m dhe në lartësinë rreth 6-70cm. Pastaj vendoset mbulesa plastike
dhe bëhet fiksimi i tyre.

Kultivimi në kushtet e fushës së hapur, fara duhet të mbillet si në rastin e kultivimit në tunele plastike,
dhe në fushë duhet të mbillet në mesin e Prillit deri në ditët e para të Majit për zonën e ngrohtë dhe gjatë
Prillit për zonën e ftohtë. Fidanat mund të prodhiohen edhe në farishte ku më pas trampiantohet në
kubike apo module të parapërgaditur. Nëse fidani rritet dhe zhvillohet në temperatura të kontrolluara, ai
rritet uniform, i zhvilluar dhe i pjekur mirë. Distancat më të mira janë 70 x 40 cm ose 3,5 bime/m2.

SHËRBIMET. Pas 10-12 ditësh bëhen zevëndesimet e bimëve të dëmtuara apo të pazëna. Më pas bëhet
ujitja dhe pas arritjes së pjekurise së tokës pas ujitjes, bëhet prashitja e parë. Punimet e tjera konsistojnë
vetëm në prerjen e barërave të këqia dhe në shkriftërimin sa më të cekët të sipërfaqes. Kjo me qëllim që të
mos dëmtohet sistemi rrënjor.
Për në rastet e kultivimit në serra dhe mjedise të tjera të mbrojtura, vendoset sistemi mbështës dhe ai
lidhës. Sistemi mbështetës dhe lidhja, fillojnë të bëhen pas prashitjes së parë pa u vonuar. Në serrë fillon
shtrirja e spangove apo materialeve të tjera lidhëse.
Kultivimi duhet të bëhet në 3-4 llastare. Operacionet e gjelbërta konsistojnë në: i) Heqjen e sqetullorëve
sa më shpejt të jetë e mundur; ii) Heqjen e gjetheve të vjetra; iii) Rrallimi i gjetheve nëse janë të dëmtuara.
Pas çdo rritjeje bimët rrotullohen pas lidhëses
Plehërimi është një masë tjetër shumë efektive për këtë bimë. Për çdo 1 kv prodhim perllogariten të
merren rreth 0,17 kg.lak. N; 0,27 kg.l.ak. P dhe 0,53 kg.l.ak. K, etj. Në rastin e ujitjes me pika, mund të
përdoren plehërat kristalore të cilët kanë aftësinë të asimilohen nga bimët dhe në rastet e përdorimit të
ujitjes me pika, atëhere duhet të përdoren plehërat kristalore si Nitrofoska dhe Hakafoska, të cilët
karakterizohen për një tretshmeri të lartë dhe aftësi të fiksimit në lëndët ushqimore të tokës.
Dozat e rekomanduara për plehërimin janë: i) Për plehërimin gjethor, duhet të përdoret 200-500 gr/100
litra ujë; ii) Ndërsa në ujitjen me pika, 400-800 gr për 1000 litra ujë. Për kushtet e serrës dhe 2-5 kg për
1000 m2, për rastet e kultivimit në serrë diellore.
Për një prodhim për 70 kv për një dn, duhet të përdoren:
i) Nga mbjellja deri në lulëzim, për rreth 25 ditë duhet të përdoren nga rreth 1,7 kg, lak.
ii) Nga lulëzimi e deri në lidhjen e frutit, duhet rreth 2,4 kv plehëra kimikke;
iii) Ndërsa për periudhën nga frutifikimi e deri në vjelje, për rreth 40 ditë duhen 3-3,5 kg/dy.
Normat orientuese të plehërimit të patllixhanit për kushte e serrave janë të paraqitura në tabelën nr xxx.
Vlelja bëhet në pjekjen teknikë. Në kushtet e fushë vjelja fillon në ditët e para të Qershorit në zonat e
ngrohta, ndërsa në kushtet e zonave të ftohta, vjelja fillon në ditët e para të Korrikut.

Përgatitur nga Dr. Fatmir VOCI, konsulent në Projektin FAO-GCP/ALB/005/ITA


Faqe 22/22

You might also like