You are on page 1of 57

ENTOMOLOGJIA

Është shkencë, e cila merret me studimin e insekteve.


Fjala entomologji rrjedh nga fjalët greke: entomon –
insekt dhe logos – shkencë (dije).
Ndahet në dy pjesë kryesore: e përgjithshme dhe e
posaçme.
Entomologjia e përgjithshme studion zanafillën,
historikun, ndërtimin, zhvillimin, shumimin dhe ndikimin e
ambientit të jashtëm në zhvillimin e insekteve.
Entomologjia e posaçme studion insektet dëmtuese të
bimëve dhe produkteve të tyre.
Kurse, Fitomedicina merret me mbrojtjen e bimëve
nga dëmtuesit, shkaktarët e sëmundjeve dhe barërat e
këqija.
Siç është mjekësia për njerëz dhe veterinaria për
shtazë, fitomedicina është për bimë.
KLASA E INSEKTEVE – INSECTA

Përbën grupin më të madh shtazor.


Supozohet se janë të njohura rreth 1 milionë lloje,
mirëpo, ekzistojnë edhe 4-5 milionë tjera .
Numri i saktë i insekteve nuk dihet.
Rreth 10.000 lloje bimëngrënëse, por vetëm një numër
i vogël dëmton kulturat bujqësore.
Shënimet e para për insektet dëmtuese i hasim para
rreth 6.000 vjetëve (Egjipt).
Klasifikimi i insekteve
Mbështetet në afërsi gjinore, në ngjashmëri
morfologjike, në zhvillim dhe në ekologji.
Njësia themelore është lloji (species), ndërkaq më të
larta janë gjinia (genus), familja (familia), rendi (ordines), klasa
(clasis) dhe tipi (phyllum).
Rendet mbarojnë me a (Lepidopter-a, etj.),
Familjet me idae (Noctu-idae),
Lloji mban emrin binomial, të gjinisë dhe të vetin.
Në fund, çdo emër ka autorin (Pieris brassicae L.).
Klasa e insekteve ndahet në dy nënklasa:
Apterygota dhe Pterygota.
Nënklasa Apterygota (a-jo dhe pteros-krah)
përfshin mbi 2.000 lloje, të cilat radhiten në 4 rende:
Protura, Diplura, Calembolla dhe Thysanura.
Rendi Colembolla

Përfshin rreth 2.000 lloje të përhapura në të gjitha


rajonet e botës.
Jetojnë në sipërfaqe të tokës, nën mbeturina bimore,
në fole të thneglave dhe termiteve.
Në anën ventrale të abdomenit, në segmentin e parë
kanë tub (collophor), në të tretin lidhëse (retinaculum) dhe në
të katërtin furkulë (furca).
Sminthurus viridis L.: 1-tubi, 2-lidhësja, 3-furcula
Lidhësja shërben për mbajtjen e furkulës në anën e
poshtme të abdomenit kur insektet pushojnë.
Furkula e hedh insektin 7-10 cm.
Shumica e Colembollave janë fitofagë, ushqehen me
mugull dhe me rrënjë të imëta.
Zakonisht dëmtojnë lulet që kultivohen në vaze, ku
ushqehen me pjesë që janë në zbërthim e sipër.
Colembolla
Në fazën e mbirjes dëmtojnë edhe panxharin,
nganjëherë edhe drithërat dhe leguminozet.
Disa sosh (carnivora), ushqehen edhe me vezë të
insekteve tjera.
Zhvillojnë deri 6 brezni, shumica jetojnë në
tokë të shkriftë, humusore dhe me lagështi.
Në vaze, dheu sterilizohet me metoda termike
ose kimike.
Rendi Thysanura
Përmban rreth 700 lloje, me trup 8-20 mm, aparat
gojor brejtës, antena fijore (me mbi 30 segmente).
Abdomenin e kanë prej 11 segmenteve, i fundit
mbaron me dy cercie, në mes të të cilave gjendet edhe një
zgjatim i ngjashëm me cercie.
Thysanura
Jetojnë në tokë, në vende me lagështi, në
podrume.
Ushqehen me materie organike në zbërthim, me
alge, kërpudha dhe likene.
Ushqehen edhe me letër, cofëtina, etj.
Prania e tyre i nervozon njerëzit.
NËNKLASA PTERYGOTA
Përfshin pjesën më të madhe të insekteve, me nga
1 ose 2 palë krahë.
Në të radhiten mbi 30 rende, por vetëm një e
treta e tyre shkakton dëme të mëdha në bujqësi.
Pterygota ndahen në dy grupe: hemi ose
heterometabola dhe holometabola.
RENDET E INSEKTEVE
HEMIMETABOLA
Rendi Odonata

Insektet kanë trup deri 60 mm, janë grabitqare,


fluturojnë shumë shpejtë (gjahun e kapin gjatë
fluturimit).
Vezët i vendosin në ujë, ku zhvillohen larvat, që
jetojnë deri 5 vjet,
Larvat janë shumë të shpejta, ushqehen me
insekte dhe shtazë tjera.
2
1 2
Libellula depresa (Libellulidae): 1- imago, 2- larva
Rendi Blattaria
Përfshin rreth 3.500 lloje, me trup të shtypur
dorsoventral, formë vezake, ngjyrë gështenje të zezë.
Kokën e kanë hipognate, aparatin gojor brejtës,
antenat fijore (me shumë segmente).
Abdomenin e kanë prej 10 segmenteve, i fundit
mbaron me 2 cercie.
Femrat nuk kan vezëvënës.
Në segmentin e fundit, ato kanë nga një lug, për
vendosjen dhe bartjen e ootekave (derisa të dalin larvat).
1 ootekë ka 16 - 30 vezë.
Ekzistojnë edhe femra vivipare, në raste të rralla
shumëzohen edhe në mënyrë partenogjeneze.
Prodhojnë edhe materie kundërmuese.
Janë të përhapura sidomos në vende të nxehta.
Shumica janë polifage, disa ushqehen vetëm me
bimë.
Përfaqësuesit që jetojnë në objekte të mbyllura,
janë gjithçka ngrënëse.
Në përgjithësi janë insekte të natës, zhvillojnë jetë të
fshehtë (ikin nga drita).
Përfaqësuesit radhiten në familjet Blattidae
(Blatta orientalis L. & Periplaneta americana L.) dhe
Blattellidae (Blattella germanica L.).
Furrtarja e zezë - B. orientalis L.
Ka trup 20-25 mm, formon 2-18 ooteka, një
brez e zhvillon për disa vite.
B. orientalis – Femra me ootekë, ooteca & mashkulli
Furrtarja amerikane - P. americana L.
Është deri 35 mm, e kuqërreme gështenje.
Imago jeton deri 2 vjet.
Formon 58-90 ooteka.
Është e përhapur në shumë vende të botës.
P. americana L.
Furrtarja e gështenjtë - B. germanica L.
Imago ka trup 11-14 mm, ngjyrë gështenje e qelë.
Edhe pse krahët i ka të zhvilluar, nuk i fluturon.
Në lokalet me ngrohje zhvillon deri 2 gjenerata.
B. germanica L.: a – mashkulli; b – femra; c – larvat
dhe d – ooteca me vezë. Formon rreth 4 ooteka.
Masat e luftimit: Higjiena në nivel të lartë, sidomos
ku ruhen gjerat ushqimore.
Zërja e insekteve me anë të karremave, kurtheve
(Blatstop, Roachtrap, etj.)
Rekomandohet edhe ngjitësi, me të cilin lyhet
kartoni ose dërrasa.
Preparatet: Empire, K-Othrine WP 25,
Safrotin EC 20, Actellic, etj.
Në treg ka shkumësa, katror të ndryshëm, etj.
Rendi Mantodea

Insektet dallohen trup të madh, të ngushtë, të


gjelbër gështenje.
Kokën e kanë të vogël, shumë të lëvizshme, antenat
fijore, aparatin gojor brejtës, protoraksin shumë të
zgjatur dhe të ngushtë.
Këmbët e para për kapjen e gjahut, të tjerat ecëse.
Ushqehen me insekte të tjera.
Lutësja e Zotit (Mantis religiosa L.) ka trup 3-4 cm, këmbët
e para i drejton sikurse njeriu duart gjatë lutjes.
Ushqehen me insekte dhe shtazë
tjera.
Numerikisht ka pak.
Kultivohen dhe shfrytëzohet për
luftim biologjik.
Në SHBA, 200 vezë shiten 2
dollar.
M. religiosa
Vezët i vendos në ooteca, 2-4 cm
të gjata.
1 femër pjellë 200-400 vezë.

Ooteca
Rendi Isoptera - Termitet
Përfshin rreth 2.500 lloje, tropikale dhe
subtropikale.
Dallohen me trup të vogël ose të mesëm, të
shtypur, me aparat gojor brejtës, antena fijore (10-30
segmentëshe).
Në fund të abdomenit kanë cerie.
Jetojnë në koloni të mëdha, në fole, të ndërtuara në
tokë dhe drunjë të ndryshëm.
Ekzistojnë punëtorë, ushtarë, meshkuj dhe femra.
Pas fluturimit martesor, një femër dhe një mashkull
lëshohen në tokë, i humbin krahët, shndërrohen në mbret
dhe mbretëreshë, pastaj ndërtojnë fole të re.
1 2

Isoptera: 1 – femra me krahë; 2 - ushtari


Isoptera: Ushtari
Isoptera: Punëtorët
dhe ushtarët
Isoptera
Isopterta
Femra reproduktive ka trup deri 70 mm, me
shumë pigmente.
Abdomenin e ka shumë të rritur.
Parëzohet herë pas here, pjellë mbi 20 milionë vezë
(gjatë 12‑15 vjetëve).
Pas kopulimit, mashkulli vdes.
Isoptera – Femra e
mbushur me vezë.
Mbretëresha peshon deri 20.000 herë më shumë se
ndonjë individ tjetër në fole.
Ajo vendoset në qendër të folesë, e ushqejnë
punëtorët dhe e mbrojnë ushtarët.
Punëtorët kujdesen edhe për anëtarë të tjerë.
Punëtorët janë pa krahë (femra dhe meshkuj), me
organe seksuale të pazhvilluara.
Ata kryejnë më së shumti punë.
Disa syresh kultivojnë kërpudha, me cilat
ushqehen.
Ushtarët janë pa krahë (femra dhe meshkuj), me
organe të riprodhimit të pazhvilluara.
Mandibulet i kanë shumë të zhvilluara.
Meshkujt reproduktiv janë të vegjël.
Termitet ushqehen me materie të thara bimore dhe
shtazore.
Prekin drurët, objektet drunore, bimët e gjelbërta,
pemët, pambukun, kafenë, çajin, hardhinë, etj.
Në një rrënjë të hardhisë, gjenden deri 650 individ
me mbretëreshë
Dëmtojnë pjesën e brendshme të drurëve, mobilieve,
përmendoreve (ngel pjesa e jashtme, thyhet lehtë).
Termitet janë edhe të dobishëm (me trupin e tyre
pasurojnë tokën me materie organike).
Në rendin Isoptera radhiten: Reticulitermes
lucifugus Rossi (Rhinotermitidae), prek pemët dhe bimët
dekorative, hardhinë, perimet, grurin, materialin drunor
në objekte të banimit dhe Calotermes flavicolis F.
(Calotermitidae), prek ullirin, limonin, arrën, portokallin.
Termitet luftohen vetëm në drurët ndërtimor.
Rekomandohet fumigimi me metilbromit.
Paraprakisht, objekti mbulohet me foli plastike, në
mënyrë që të hermetizohet.
Materiali ndërtimor impregnohet (lyhet) me
materie kimike anti termicide.
Për këtë qëllim përdoren edhe insekticidet.
Disa shtete përdorin karrem (inhibitor), që
pengojnë formimin e kitinës.
Insektet bartin karremat në fole, pastaj ndërprejnë
zhvillimin larvat.
Rendi Dermaptera (derma-lëkurë)
Insektet kanë trup 7-50 mm, kokë prognate, aparat
gojor brejtës.
Krahët e parë në formë të pllakave të kitinizuara,
ndërsa të dytët membranor, që palohen në dy drejtime.
Cerciet i kanë në formë darash.
Janë gjithçka ngrënës, zakonisht aktivizohen natën.
Jetojnë në vend me lagështi dhe të errëta.
Forficula auricularia L.
Insektet janë rreth 15 mm, me antena të gjata dhe
elitra të shkurtra.
Vezët e bardha, rreth 1.5 mm.
Është polifage, ushqehet me insekte tjera, me bimë,
me fruta të pjekur, me mbeturina, etj.
Sidomos prek misrin, panxharsheqerin, lulelakrën,
pjeshkën, kajsinë, mollën, dardhën, e tjera.
F. auricularia (femra)
F. auricularia duke u ushqyer me morra
Pjesët e prekura i përlyhen me ekskremente
(humbin cilësinë).
Një femër pjellë rreth 80 vezë, i vendos në tokë.
Dimërojnë femrat, të cilat në pranverë kujdesen për
larva të reja.
Por, më shumë sjellë dobi.
Zhvillon 1 gjeneratë gjatë një viti.
Nuk luftohet drejtpërdrejt.
F. auricularia në kajsi
F. auricularia

You might also like