You are on page 1of 2

Myshku

Myshqet ose Briofitet (nga Gre.Bruon=Myshk , Phuton=Bimë) janë një grup i veçantë i bimëve të
larta (kormofite) joenësore. Veçantia e tyre pasqyrohet në mungesën e rrënjës dhe indeve të
mirëfillta, siç ekzistojnë tek grupet e tjera të bimëve të larta. Kjo do të thotë se shumica e myshqeve
kanë kërcellin dhe gjethet, por indet që ndërtojnë ato, nuk janë mirë të diferencuara.Ndërtimi i këtyre
organeve është shumë i thjeshtë dhe ato , vetëm për nga funksioni , janë të ngjashme (analoge) me
organet e bimëve të tjera kormofite.Këtë ndërtim e bën edhe më të thjeshtë mungesa e indeve të
vërteta përçuese , të cilat te grupet e tjera të bimëve të larta . Këtë ndërtim e bën edhe më të
thjeshtë mungesa e indeve të vërteta përçuese nëpër të cilat qarkullojnë materiet inorganike dhe
organike . Pra , myshqet janë bimë pa tufa përçuese dhe për këtë hyjnë në grupin e bimëve
joenësore(jovaskulare)

Myshqet paraqesin një grup relativisht të madh të bimëve të larta.Janë të njohura rreth 30 mijë lloje .
Në bazë të ndërtimit dhe pamjes të tyre , divizioni i myshqeve ndahet në dy klasë : Myshqet
Rrezhdore , me pamje tallusore dhe Myshqet e Vërteta , të pajisura me kërcellth dhe gjethëza.

Myshqet rrezdore
Në këtë klasë bëjnë pjesë myshqet me trup të shtypur, e të pajisur me pjesë gjethesh. Trupi i tyre
nuk është i diferencuar në këecellth dhe gjethe, por ka pamje tallusore dhe ndërtim dorziventral.
Përfaqësues i formave me tallus të shtrirë është marhantia. Marhantia rritet në vende të lagështa,
buzë ujërave, burimeve dhe vendeve me hije. Trupi i saj është i shtypur dhe i ndarë në rezhde deri 2
cm të gjera, që rriten palë-palë në gjatësi deri 20 cm. Trupi i marhanties, ka ndërtim mjaft të
ndërlikuar. Nga tallusi ngroten fije në trajtë shtyllash, të cilat përfundojnë me një pllakëz të sheshtë
ose me rrewmba në trajtë ylli. Në pjesën pllakore formohen anteridet, prandaj ky mbajtës shënohet
si mbajtës anteridesh (anterdiofor), ndërsa ndërmjet rrembave formohen arkegonet, prandaj
mbajtësit e tyre quhen (arkegonoifor). Individi që ka anterdiofor cilësohet bimë mashkullore, ndërsa
ai që ka arkegonoifor, bimë femërore. Në këtë grup myshqesh me tallus të shtrirë pllakor, bëjnë
pjesë edhe myshqet antocerotale (Anthocerotales), me gjininë më të njohur Anthoceros. Këtu
dallohen nga marhantialet me sporogon të ngritur në trajtë silike, në kapsulën e të cilit gjendet një
ind steril (kolumelë), që ushqen sporet. Grup tjetër i këtyre myshqeve janë ato të rendit
Jungermaniales, në të cilin bëjnë pjesë rreth 9.000 lloje. Myshqet rrezhdore me tallus të ngritur janë
ato të rendit Calobryales. Këto kanë tallusin e përpjetë në trajtë kërcellthi të pajisur me pjesë në
trajtë gjethesh. Megjithatë, ndërtimi i tyre është dorziventral..

Myshqet e verteta
Myshqet e vërteta janë të diferencuara në kërcellth dhe gjethëza, ndërsa për trualli përforcohen me rizoide të
degëzuara. Gjethëzat kryesisht vendosen në mënyrë spirale nëpër kërcellth dhe më shpesh janë të ndërtuara
nga një shtresë qelizash, me përjashtim të diellit të mesit që mund të jetë shumështresor. Proceset e
shumëzimit seksual dhe joseksual si dhe ndërrimi i gjeneratave janë të ngjashme me ato të myshqeve të tjera.
Ajo që i dallon nga myshqet rrezhdore, është sporogoni (sporofiti) më i zhvilluar i këtyre myshqeve. Sporogoni
këtu është i pajisur me këmbëz të shkurtër apo të gjatë, që e ngritë kapsulën lart dhe mundëson përhapjen e
sporeve. Myshqet e vërteta përfshijnë rreth 15.000 lloje të njohura deri tash. Këto ndahen në tri nënklasë:
myshqet e gjelbra, myshqet e bardha dhe myshqet e zeza.

You might also like