You are on page 1of 46

Tenja e drithërave- Sitotroga cerealella Ol.

(Lepidoptera, Gelechhdae)
Fluturat kanë trup 6-9 mm, krahë të
kuqërremtë gështenje, të ngushtë, të mprehtë në
maje dhe me thekë të gjata.
Vezët janë të bardha, 0.4-0.5 mm të gjata.
Vemjet janë deri 7 mm, të kuqërremta (kokën
gështenje).
Prek misrin, por edhe drithërat tjera.
Zhvillimin e fillon në depo dhe e vazhdon në fushë.
Dëme shkaktojnë vemjet, të cilat ushqehen dhe
zhvillohen brenda kokrrave (dëmtojnë edhe embrionin).
S. cerealella (Oliv.)
Grain Moth – S. cerealella (Oliv.)
Grain Moth - Larva S. cerealella (Oliv.)
Femra pjellë rreth 150 vezë (nganjëherë deri 400), i
vendos në kokrra të drithërave.
Vemjet depërtojnë brenda kokrrave, ku zhvillohen,
shëndrrohen në krisalida dhe insekte.
Në 1 kokërr zhvillohet 1, rrallë herë 2-3 vemje.
Zhvillon 2-4 gjenerata.
  Krimbi i misrit - Ostrinia nubilalis Hbn.
(Lepidoptera, Pyralidae)
Fluturat krahëhapur janë 20-30 mm, me ngjyrë të
verdhë gështenje të zbehtë (meshkujt më të errët).
Vemjet janë 20-25 mm, ngjyrë të përhime të turbullt
ose të errët (kokën gështenje).
O. nubilalis: Femra & mashkulli
O. nubilalis
O. nubilalis
Prek mbi 200 lloje të bimëve, më së shumti misrin.
Dëme shkaktojnë vemjet, të cilat hapin kanale në
pjesët mbitokësore të bimëve.
Në dalje të vrimave, gjenden ekskrementet e
dëmtuesit.
Dimërojnë vemjet e rritura, në tallishta dhe
mbeturina tjera të misrit.
1

2 3

O. nubilalis: 1 - insekti, 2
& 3 - vemjet dhe dëmet
O. nubilalis
O. nubilalis
O. nubilalis
O. nubilalis në fiq
O. nubilalis
Fluturat paraqiten në qershor, fluturojnë në
mbrëmje dhe natën vonë.
Femrat e mbarësuara pjellin deri 600 vezë, i
vendosin në kundërfaqe të gjetheve, rreth damarit kryesor
(rreth 20 vezë në fole).
Vemjet depërtojnë brenda kërcellit (nën mill të
gjetheve).
Në kërcell gjenden 5-10 larva, të cilat pengojnë
qarkullimin e lëndëve ushqyese.
O. nubilalis (fole me vezë)
Trichograma duke depozituar vezë në vezë të O. nubilalis
Zakonisht, zhvillon një gjeneratë.
Masat e luftimit: Rekomandohen korrja e ulët e
misrit, grumbullimi dhe zhdukja e tallishtës, lërimi i thellë
i tokës, mbjellja e llojeve imune, e të tjera.
Preparatet: Talstar 10-EC (0.2-0.3 l/ha), Decis 2.5-
EC (0.4-0.5 l/ha), Ocis 2.5-EC (0.4-0.5 l/ha), Poljodec EC-
2.5 (0.4-0.5 l/ha), e të tjerë.
Tenja e përhimët e miellit - Ephestia kühniella Zell.
(Lepidoptera, Pyralidae)
Fluturat janë 10-14 mm, krahët e parë i kanë të
përhimët, ndërsa të dytët, të bardhë të turbullt, me thekë.
Vezët janë të verdhëme, 0.4-0.6 mm.
Vemjet janë rreth 20 mm, të bardha ose trëndafili
(kokën e errët), të mbuluara me qime të rralla.
E. kuehniella
E. kuehniella
Është një nga dëmtueset më të përhapura
dhe më të rrezikshme.
Paraqitet në mullinj dhe në depo të miellit.
Dëme shkaktojnë vemjet, që ushqehen me
miell, me produkte të miellit, me drithëra, arra,
pemë të terura, etj.
Duke u ushqyer me miell, vemjet formojnë toptha, të
cilët i mbështjellin më rrjetë.
Miellin e ndotin me ekskremente dhe me lëkura
gjatë linjëzimit.
Vemjet mbyllin gypat e makinave, dëmtojnë sitat.
Zhvillon 3-5 gjenerata, varësisht nga kushtet
klimatike.
Femrat e mbarësuara pjell rreth 200 vezë, i vendos
në miell, në gypa ose në të çara.
Vemjet e reja vështirë dallohen në miell.
Dëme më të mëdha shkaktojnë vemjet e vjetra.
Gjatë një dite, 30 vemje mbështjellin më shumë se 1 kg
miell.
Flutura e bardhë e lakrës - Pieris brassicae L.
(Lepidoptera Pieridae)
Insektet kanë trup ngjyrë hiri të zezë dhe krahë të
bardhë të turbullt (maja e krahëve të parë e zezë).
Në pjesën e përparme, krahët e pasmë kanë nga një
njollë të zezë.
Në krahë të parë, femrat kanë edhe nga 2 njolla.
1 2

P. brasicae: 1 – mashkulli, 2 - femra


Femrat janë më të mëdha (krahëhapur deri 65 mm).
Vezët konike, brinore (me nga 14-16 brinjë), të
verdha, 1.25-1.28 mm.
Vemjet janë 40-50 mm, ngjyrë hiri të gjelbër, me
njolla të zeza, të mbuluara me qime të dendura.
Në të dy anët kanë nga 1 brez të verdhë, ndërsa në
mes të shpinës, edhe një të bardhëm.
P. brassicae
P. brasicae
Krisalida është deri 40 mm, e verdhë e gjelbër, me
shumë njolla të zeza.
Është oligofage, më shumë prek lakrën, lulelakrën,
kolzën, sinapin, e tjera.
Dëme shkaktojnë vemjet shumë grykëse, që
ushqehen me gjethe (hapin vrima).
P. brassicaea
P. brassicae
Në qoftë se intensiteti është i lartë, nga gjethet
mbesin vetëm damarët kryesorë.
Vemjet depërtojnë edhe në brendi të kokës së
lakrave (i përlyejnë me ekskremente).
Pra, ulin edhe cilësinë e prodhimit.
Dimëron krisalida, në vendstrehime të trupave të
pemëve, në mure të ndërtesave, etj.
Fluturat paraqiten në prill-maj, femrat e
mbarësuara pjellin nga 300-600 vezë, i vendosin në shpinë
të gjetheve (në grupe 20-40 sosh).
Vemjet e reja jetojnë bashkë, ndërsa ato më të vjetra
(nga mosha e tretë), shpërndahen.
Zhvillon 2-3 gjenerata gjatë një viti.
Masat e luftimit: Zhduken barërat Cruciferae.
Preparatet: Malation E-50 (0.15-0.25 %), Zolone
liquide (2-2.5 l/ha), Fenitrotion EC-50 (1.5 l/ha), Karate
2.5-EC (0.3-0.4 l/ha), Bactospeine-WP (0.4-0.6 kg/ha), e të
tjerë.
Luftohen vemjet e reja (janë më të ndieshme).
Krimbi i murrmë dimëror - Agrotis segetum Schiff.
(Lepidoptera, Noctuidae)
Fluturat janë deri 20 mm, krahët e parë i kanë
të murrmë, me nga 3 njolla karakteristike për
Noctuidae, ndërsa të pasmit, të bardhemë.
Vezët janë sferike, me diametër 0.5 mm.
A. segetum
Agrotis segetum (imago dhe veza)
Vemjet janë 30-48 mm, ngjyrë dheu të hirtë, me lëkurë të
zdritshme, gati të shogët.
Krisalida e kuqërreme gështenje, deri 20 mm.
Është nga dëmtuesit më të përhapur, tipik polifag, prek mbi
150 lloje, por dëme më të mëdha u shkakton kuturave prashitëse dhe
perimore.
Dëme shkaktojnë vemjet (më shumë të vjetrat), ushqehen natën, kur
brejnë pjesët mbi dhe nëntokësore. I këpusin bimët, sidomos fidanët.
Gjenerata parë shkakton dëme më të mëdha (qershor, korrik).
Dëmtojnë edhe fidanët e pemëve dhe të hardhisë.
Dimërojnë vemjet në dhomëza ovale, 10-20 cm.
Agrotis segetum (larva dhe nimfa)
Femrat e mbarësuara pjellin rreth 600 vezë (i
vendosin në shpinë të gjetheve).
Fluturat e brezit së dytë paraqiten në gusht-shtator.
Këto i depozitojnë vezët në barëra të këqija.
Vemjet shkaktojnë dëme në shtator-tetor.
Zhvillon dy gjenerata gjatë një viti.
A. segetum: Dëmet
Masat e luftimit:
Rekomandohet mbjellja e hershme në pranverë, lërimi dhe
ujitja e tokës, luftimi i barërave të këqija, e tjera.
Preparatet:
Galation G-5 (20-25 kg/ha),
Dyfonate G-5 (8-10.5 k/ha),
Mesurol G (3-5 kg/ha),
Fastac 10-EC (0.2 l/ha),
Decis 2.5-EC (0.3-0.5 l/ha), e tjerë.

You might also like