You are on page 1of 33

Rendi Hemiptera

Përfshin rreth 40.000 lloje me trup të shtypur në


drejtim dorsoventral dhe 1-100 mm të gjatë.
Përfaqësuesit radhiten në dy nënrende: Cryptocerata
(ujore), dhe Gymnocerata (tokësore).
Bimët i dëmtojnë vetëm përfaqësuesit e grupit të
dytë.
Çimka e drithërave - Eurygaster maura L.
(Heteroptera, Scutelleridae)
Insektet kanë trup rreth 10 mm, në formë vezake,
ngjyrë të verdhë gështenje.
Në pjesën shpinore kanë mburojë (mbulon
abdomenin gati në tërësi).
Ushqehet me drithëra, por më shumë me grurë.
E. maura
Dëme shkaktojnë insektet dhe larvat.
Si pasojë, në pranverë thahen gjethet qendrore të
bimëve të reja.
Në maj-qershor, paraqiten kallirët e zbrazët.
Dëmet kryesore i shkaktojnë larvat e moshave 4 dhe
5, dhe insektet e gjeneratës së re, të cilat ushqehen me
farëra të drithërave në pjesën e dytë të qershorit.
E. maura
Dimërojnë insektet nën gjethe të rëna të shkurreve,
pyjeve, dhe pemëve (zakonisht në pjesët periferike dhe të
larta), ose 8-10 cm thellë në tokë.
Në pranverë, kur temperatura ngrihet mbi 10 oC,
insektet kthehen në drithëra, ushqehen, ndërsa femrat
pjellin nga 100-200 vezë (formojnë çerdhe dyrendëshe me
nga 12-18 vezë), i vendosin në anën e poshtme të gjetheve
dhe në kërcej të bimëve.
Pas korrjes, insektet transferohen në vende për
dimërim, ku ushqehen me barëra.
Zhvillon një gjeneratë.
Nga familja Scutelleridae, drithërat i dëmtojnë edhe
E. integriceps, E. austriaca, e tjera.
Vezët e çimkave
Imago Vezët Larva

E. maura: Cikli i zhvillimit


E. integriceps
Çimka kokë mprehtë - Aelia acuminata L.
(Heteroptera, Pentatomidae)
Insektet kanë trup 8-10 mm, ngjyrë të verdhë
gështenje, me pika të zeza.
Koka dhe kraharori formojnë një tërësi në formë
trekëndëshi (abdomeni ngushtohet në drejtin të pasmë).
Antenat i kanë 5-segmentesh.
Në anën shpinore kanë mburojë të vogël,
trekëndëshe (mbulon 2/3 e abdomenit).
Fillimisht, vezët janë të gjelbërta të ndritshme, por
gjatë zhvillimit, ato zbardhen.
Prek grurin, pastaj thekrën dhe elbin, nganjëherë
edhe pataten, domaten, specin, fasulen.
A. acuminata
A. acuminata
Dëme shkaktojnë insektet dhe larvat (thithin
materiet ushqyese).
Zhvillon një gjeneratë.
Dimërojnë insektet, nën gjethe të rëna të shkurreve
dhe të pyjeve.
Në pranverë, kur temperatura mesatare është rreth
8 oC, insektet kalojnë në grurë.
Në qoftë se temperatura është rreth 20 °C (7-8 ditë
rresht), atëherë insektet fluturojnë masovikisht.
Në pranverë herët, bimëve të reja u thahet gjethi
qendror, më vonë kallirët zbardhen në pjesën e sipërme,
ngelin pjesërisht ose tërësisht pa kokrra.
Edhe kualiteti i drithit bie.
Pas mbarësimit, një femër pjellë deri 200 vezë, i
vendos në grupe (në dy rreshta nga 6 sosh), në anën e
sipërme të gjetheve, në kërcell, në kalli.
Në mbarim të majit dhe në fillim të qershorit, larvat
qelin masovikisht.
Larvat e reja ushqehen me organe vegjetative,
ndërsa të moshave 4 dhe 5, me farëra të grurit.
Në mbarim të qershorit paraqiten insektet e
gjeneratës së re, ushqehen me farëra qumështore
(vazhdojnë deri në korrje).
Pas korrjes, insektet fluturojnë në vende të
dimërimit, ku ushqehen me bimë spontane.
Intensiteti i insekteve përcaktohet në pjesën e dytë
të qershorit (më anë të rrjetit entomologjik, merren
mostrat në drithëra).
5 tërheqje të rrjetit entomologjik janë baras me 1
m².
Në qoftë se bimët janë të bujshme dhe të shpeshta, 3-
4 insekte/m2 paraqesin intensitet të lartë.
Në qoftë se gruri është për farë, atëherë lejohet
vetëm deri 1 insekt/m2.
Për këtë qëllim merren 20 mostra 1-metërshe ose një
mostër për çdo hektar.
Momenti optimal për masa kimike është kur larvat
e moshës së tretë paraqiten masovikisht.
Preparatet: Dipterex-80 (0.6-1.25 kg/ha), Decis 1.25-
EC (0.4-0.6 l/ha), Lebaycid EC-50 (1-1.5 l/ha), Piricid (0.15
%), Karate 2.5-EC (0.2-0.3 l/ha), Actellic-50 (0.5-1 l/ha),
Galation P-5 (20-30 kg/ha), Zoricid EC-50 (1.5-2.5 l/ha),
Ocis EC-2.5 (0.4-0.6 l/ha), e tjerë.
Në vende ku dimërojnë çimkat, grumbullohen
gjethet me insekte dhe asgjësohen.
Çimka e jonxhës -Adelphocoris lineolatus Gz.
(Heteroptera, Miridae)
Insektet janë 6-9 mm, me ngjyrë të verdhë gështenje
(në mbrojtës qafor kanë edhe nga dy njolla të zeza).
Është nga dëmtuesit më të rrezikshëm të jonxhës,
prek edhe tërfilin, grahorin, sojën, lulediellin, pataten,
panxharsheqerin, etj.
Dimërojnë në stadin vezës, në kërcell-fyt të rrënjës.
Larvat paraqiten në maji, kurse insektet në qershor.
Femrat pjellin nga rreth 100 vezë.
Zhvillon 1 gjeneratë gjatë vitit.
Dëmton pjesët më të larta dhe të buta, sythat e
luleve, të cilët bien.
Prek edhe bishtajat, si pasojë, farërat humbin
energjinë dhe mbirjen.
Bimët e prekura rëndë japin rendiment të ulët, si të
masës vegjetative ashtu edhe të farës.
Jonxhishtet e reja ngritën së paku 1 km larg të
vjetrave (paraqesin burim të infektimit).
Kositja e shpeshtë dhe e ulët i dëmton vezët.
Preparatet: Në bazë të malationit, fenitrotionit dhe
piretroidet.
A. lineolatus
Çimka e lakrave - Eurydema ventrale (Klt.)
(Heteroptera, Pentatomidae)
Insektet kanë trup rreth 9 mm, të shtypur, vezak,
ngjyrë të kuqe të errët, me shumë lara të zeza.
Dëme shkaktojnë insektet dhe larvat.
Si pasojë e thithjes së lëngjeve, në gjethe formohen
njolla të zbardhura, të cilat bashkohen dhe përfshijnë tërë
gjethin.
Femra i vendos vezët në gjethe, në dy renda (një
femër pjellë 60-80 vezë).
Gjenerata e dytë paraqitet në fillim të verës.
Më shumë i dëmton bimët e reja.
Insekticidet në bazë të malationit, dimetoatit, etj.
E. ventrale
E. ventrale: Dëmet
E. ventrale
Çimkat predatore
Përbëjnë grupin më të rëndësishëm të armiqve të
dëmtuesve bimor.
Ekzistojnë mbi 20 lloje, nga të cilat më të shpeshta
janë: Orius minutus, Deraecoris lutescens dhe Malacocoris
chlorizans.
Më së shumti sulmojnë merimangën e kuqe, por
edhe dëmtues tjerë.
O. minutus

You might also like