You are on page 1of 2

LENDA: MBROJTJA E BIMEVE

TEMA: SËMUNDJET DHE DËMTUESIT


NJESIA: BRJTESIT

Brejtesit

Brejtesit bejne pjese ne klasen Mamamalia. Kane gjendrra qumshtore te zhvilluara, trup te
mbuluar me qime dhe dheme preres te cilet rriten gjate tere jetes te tyre , por edhe
shpenzohen duke mbrejtur ushqimin . Kane edhe dheme te syrit dhe dhemballe . Rradhitja e
dhembeve eshte vecori per cdo lloj brejtesish . Nga ky grup deme me te medha shkaktojne
perfaquesit e rradhitur ne rendin Rodentia ku bejne pjese minjte dhe lepujt.

Brejtësit bëjnë pjesë në grupin e gjitarëve të vegjël duke përfaqësuar rendin më të madh të
tyre. Ata luajnë një rol të rëndësishëm si rezervuarë të viruseve, baktereve dhe agjentë të tjerë
patogjenë që janë shkaktarë sëmundjesh të rënda për njeriun dhe bimet. Suksesi i përhapjes së
tyre varet nga mundësia që ata kanë për tu përshtatur kushteve të ndryshme ekologjoke dhe
për më tepër kjo i atribuohet zgjerimit të habitateve të tyre si rezultat i kësaj përshtatshmërie.
Njohja e thelluar mbi këto habitate dhe shpërndarja e brejtësve në to, janë të dhëna të
rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve infektive dhe kontrollin e brejtësve në vend.

Metodat e luftës kundër brejtësve

Për shkak të rolit dhe ndikimeve epizologjiko-epidermiologjike të përmendura më


lartë si dhe dëmeve të mëdha ekonomike që shkaktojnë brejtësit është më se e
nevojshme zhdukja e tyre në mënyrë të organizuara dhe sistematike.

Metoda e luftës kundër brejtësve mund të jenë të ndryshme.Përdoren shumë metoda


prej të cilave po përmendim:
1) Metoda mekaniko-fizike
2)Metoda biologjike
3)metoda kimike

Secila prej këtyre metodave të përmendura që do të përdoret m`varet prej llojit te


brejtësve mjedisit ku realizohet kjo masë dhe prej mjeteve që kemi. Shpesh në
praktikë kombinohen dy ose me shumë metoda së bashku.

Metoda mekaniko-fizike

Mjetet mekaniko-fizike kanë rëndësi të madhe në zhdukjen e minjve. Ndër to po


përmendim: Kurthat, masat ngjitëse etj.

Metodat biologjike

Në natyrë jetojnë shumë lloje të kafshëve të cilat, duke u bazuar, instinktin e tyre
natyrorë janë armiq të brejtësve. Prej kafshëve të egra bëjnë pjesë: Dhelpra, bukla etj.
Kurse për atyre shtëpiake janë: qentë dhe macet.
Nga shpendët aftësi të veçantë për zhdukjen e minjve tregojnë skifteri dhe shqiponja

Metoda kimike

Sot përdorim më të gjerë kanë mjetet kimike Rodenticidet. Grupit i rodenticideve


përfshinë numër të madh përzierjesh dhe komponimeve kimike specifike dhe jo
specifike për lloje të veçanta të brejtësve të cilat me sukses të madh ose më të vogël
shfrytëzohen për deratizim. /2L

Pytje dhe detyra (Breshkëza e Kalifornisë )

1. Përshkruaj ne pika te shkurta brejtesit!

2. Cilet lloje te brejtesve I shkaktojn deme bujqesise !

3. Cilat jane metodat per luftimin e brjtesve?

4. Si mjete mekaniko-fizike per zhdukjen e brjtesve kush perdoret?

Më kontaktoni për çdo paqartësi permes email-it: mailto:igballeferat2@gmail.com

Poashtu pres pergjigjet e pytjeve te secilit prej jush po ne kete email si dhe clasrumi-n e klases.

Mesimdhensja :Igballe Ferati

You might also like