You are on page 1of 27

SHENDET MJEDISOR

KREU 1

Jeta e qenieve humane ne fillimet e tyre shkonte 30-40 vjet. Pavaresisht kesaj ata arrinin te kishin femije dhe
te ndryshonin mjedisin ku ato jetonin. Per te mbijetuar duhej:
• Te kerkonin ushqim dhe uje te mjaftueshem
• Te shmangnin mishin e prishur dhe bimet helmuese si dhe infeksione qe perhapeshin nga njeriu te
njeriu ose nga kafsha te njeriu
• Te pershtateshin ndaj sulmeve nga kafsheve te egra, rrezatimeve, temperaturave ekstreme, shiu, bora
Sot jetegjatesia eshte rritur si pasoje e permiresimit te mjedisit jetesor, permiresim ushqyerje dhe diagnoza
dhe trajtim i permiresuar i semundjeve.

1. Ku perqendrohet shkenca e shendetit mjedisor?


Shkenca e shendeti mjedisor studion rreziqet e mjedisit:
• se pari efektet qe kane mbi shendet, variacionet e ndjeshmerise qe ka nje popullate ndaj nje faktori demtues
• se dyti metodat efektive per tu mbrojtur ndaj rreziqeve mjedisore.

2. Perkufizim i Ekosistemit
Ekosistemi eshte nje sistem dinamik marredheniesh ndervaresie midis organizmave te gjalla dhe mjedisit te
tyre fizik. Ai perfaqeson nje entitet qe ka krijuar mekanizma veterregullues dhe qe ka nje balance te
brendshme te zhvilluar gjate shekujve. Ne nje ekosistem te qendrueshem nje specie nuk zhduk nje tjeter. Nje
mbingarkese e jashtme mund te behet shkak per tejkalimin e balances duke cuar ne ndryshim ose kolaps.
Hipoteza Gaia- toka dhe te gjithe komponentet e saj (uji, gjeosfera, gazrat, nutrientet, ciklet energjitike dhe
organizmat e gjalla) perbejne nje sistem global mekanizmash homeostatik qe siguron qendrueshmerine e
mjedisit. Biosfera globale vepron si nje sistem veterregullues, i cili perdor mekanizma feedback per t’ju
kundervene crregullimeve nga jashte. Kundershtimi i H.G. vjen nga fakti se ajo nuk mund te provohet
shkencerisht dhe se natyra vepron ne menyre te qellimshme, gje qe nuk pajtohet me pikepamjen mekanistike
te botes perendimore.

3. C’eshte shendeti? C’eshte mjedisi?


• Shendeti eshte nje mireqenie e plote fizike, mendore dhe sociale dhe jo vetem mungesa semundjes apo e
qendrueshmerise (sipas OBSH).
• Mjedisi eshte gjithcka qe eshte e jashtme per individin strehues human (sipas LAST). Ky mjedis mund te
ndahet ne fizik, biologjik, social, kulturor etj nga te cilet njeri ose te gjithe mund te ndikojne gjendjen
shendetesore te popullatave.
• Shendeti eshte i mundur vetem aty ku burimet i pergjigjen kerkesave te njerezve dhe ku mjedisi i punes
dhe jetes mbrohet nga ndotesit qe kercenojne jeten dhe shendetin (mikrobet patogjene, rreziqet fizike).
Pengesat kryesore per shendet jane varferia, kushtet e punes dhe jeteses dhe mungesa e edukimit.

4. Lidhja e shendetit me mjedisin


Shendeti varet nga kapaciteti i shoqerise njerezore per te menaxhuar bashkeveprimin midis aktiviteteve
humane dhe mjediseve fizike, kimike, biologjike. Bashkeveprimi individ mjedis perfshin ruajtjen e nje klime
te qendrueshme dhe vazhdimesine e gjetjes se burimeve natyrore te sigurta si toke, uje, ajer i paster. Ne
bashkeveprimin e njeriut mbi shendetin dhe anasjelltas luajne rol:
1. Shkalla dhe natyra aktiviteteve humane: agrokultura, industria, prodhimi energjise, prodhimi ujit dhe
hedhurinave, urbanizimi, shperndarja te ardhurave dhe aseteve brenda dhe midis vendeve, cilesia
mjediseve dhe shkalla e mbrojtjes se mjediseve te gjalla, punuese, natyrore.
2. Mjedisi fizik dhe kimik: ajri, uji, ushqimet, perberjet kimike perfshi rrezatimin, klimen, temperaturen,
lageshtine, rreshjet, ndryshimet sezonale.
1. Te pavarur nga aktivitetet humane dhe mund te demtojne kur jane te pranishem (radionukleidet,
rrezet UV) ose kur mungojne (jodi, hekuri).
2. Agjentet e demshem te hedhur ne mjedis nga veprimtarite humane (oksidet e azotit, hidrokarbure
aromatike, djegia e karburanteve etj).
3. Mjedisi biologjik: lloji dhe shperndarja e mikrobeve patogjene dhe vektoreve si dhe habitatet e tyre.
4. Faktoret socio ekonomike jane ato qe kontrollojne si perdoren burimet.

Dileme etike: promovimi i shendetit human apo mbrotja e mjedisit?


Parimi I, kryesori: te gjithe njerezit kane te drejte per nje standart jetese te pershtatshem per veten dhe
familjen qe perfshin: ushqim, veshje, strehim, kujdes shendetesor, sherbime sociale etj.
Parimi II: respekti per natyren dhe kontrolli per degradimin e saj.

1
Aftesia e njeriut per tu pershtatur
Njerezit varen nga mundesia e nje mjedisi jetesor per te plotesuar nevojat e tyre per ushqim, uje, strehim.
Defektet mund te vijne nga burimet e papershtatme, shperndarje jo e barabarte ose hedhurinat. Njeriu ka
mesuar te pershtatet dhe ta ndryshoje mjedisin ne varesi te kerkesave te veta. Megjithate mund te ndodhe qe
te kete rreziqe mjedisore qe jane jashte kontrollit te njerezve qe cenohen si:
1. Ndotja industriale
2. Sherbime jo te pershtatshme te ujit te pijshem dhe sanifikimit
3. Kushte jo te pershtatshme te banimit dhe planifikimit
4. Kontroll i dobet mbi sektoret e ushqyerjes dhe industrine e ushqimeve
5. Rruge te papershtatshme
6. Kushte pune te keqija

8 objektivat e zhvillimit te mijevjecarit


1. Crrenjosja e varferise ekstreme dhe urise
2. Arritja e arsimit fillor universal
3. Promovimi i barazise gjinore
4. Reduktimi i vdekshmerise foshnjore
5. Permiresimi i shendetit te nenave
6. Lufta ndaj HIV AIDS, malaries etj.
7. Sigurimi i qendrueshmerise se mjedisit
8. Partneritet global per zhvillim

5. Mjediset mbeshtetese per shendetin


Mjediset mbeshtetese per shendetin jane kushtet qe vendet ose komunitetet perpiqen te krijojne per arritjen e
objektivave te veta. Pikesynimi kryesor i shendetit mjedisor eshte njohja e menyres se si ndikojne keto
mjedise ne forcimin e tij. Perpjekjet per shendet te mire perfshijne:
1. Banesa te pershtatshme
2. Promovim i menyrave te shendetshme te jeteses
3. Largimi i ndotjes industriale
4. Ulja duhanpirjes
5. Ndryshime te zakoneve qe lidhen me dieten.
Per komunitete e varfera MMSH duhet te kene qellim permiresimin e kushteve higjienike, furnizimin me uje,
kontrollin e semundjeve ngjitese dhe permiresimin e kujdesit ndaj nenes dhe femijes. Determinantet e
shendetit te nje popullate jane trajtuar ne konceptin e MM qe perfshin edhe:
→ Faktoret mjedisore lokale
→ Perqasje per promovim shendeti
→ Krijimi barazise per problemet e shendetit
→ Rendesia e zhvillimit te qendrueshem si problem shendetesor
→ Kuptim i gjere i njerezve per shendetin
→ Vullneti i njerezve per tu perfshire ne restaurim dhe krijim mjedisi te pershtatshem.

6. Krizat mjedisore- perkufizime dhe me cfare kane te bejne?


Revolucioni industrial ishte pike kthese. Ne vitet 1800 ne MB filluan te shfaqeshin per here te pare shenjat e
ndotjes industriale ne shendet. Ne kete kohe u identifikua per here te pare ndotja si problem serioz i lidhur
me shendetin.
- Kriza I mjedisore: shek XIX shenoi valen e pare te interesimit per mjedisin, pasi u pane probleme serioze
te shendetit publik qe lidheshin me ushqimet jo te fresketa dhe ujin e ndotur. 1848 ne MB u be ligji i
shendetit publik i cili ishte per ushqimet dhe ujin por jo per ndotjen industriale (sepse parlamenti mbronte
te drejtat e fabrikave sepse ato ndikonin ne ekonomi dhe nga ana tjeter ne ato kohe kishte probleme me te
mprehta se sa ndotja industriale). Koha rreth LIIB ndryshoi industrine sidomos ate kimike ku u shtua
prodhimi i gomave sintetike, solventeve dhe lendeve plastike, te cilat ishin te padegradueshme nga natyra.
Duke qene se u rrit konsumi i ktyre produkteve, duke u rritur shume kerkesa solli shtim te ndotjes. Ne
vitet 1960-1970 kemi klithme publike nga rritja e prodhimit e shoqeruar me ndotje industriale.
- Vala e II e interesit per mjedisin (fund shek XX) u mbizoterua nga 2 levizje:
1. Levizja ekologjike perqendrohej te ruajtja e burimeve natyrore dhe vendeve me rendesi te vecante
natyrore ose historike.
2. Levizja per lendet toksike per qeniet humane ose te demshme per mjedisin – erdhi si pasoje e
vjeterimit te medikamenteve dhe ushqimeve nga rritja pasive qe pasoi LIIB. Kjo levizje nuk u kujdes
per punetoret e fabrikave se nuk u be nje lidhje ne ate kohe.

2
- Vala III e interesit per mjedisin (1980-1990): zhvillimi ekonomik dhe rritja e popullsise si dhe globalizimi
i tregetise cuan ne nje rritje te prodhimit. Kjo se bashku me kontrollin e pamjaftueshem dhe shkarkimet
ndotese cuan ne rritje te ndotjes industriale. Lindi zhvillimi i qendrueshem qe eshte ndermarrja e niveleve
te prodhimit dhe aktiviteteve te tilla te cilat mund te ndermerren gjate jetes se nje gjenerate pa demtuar
integritetin e mjedisit ose pa shkaterruar resurset qe mbeshtesin brezat pasardhes. ZH.Q. nenkupton qe cdo
njeri te kete akses ne burimet natyrore qe ti jape mundesi te plotesoje nevojat e veta.

7. Kerkesat themelore per mjedis te shendetshem


1. Ajri i paster- duhet te kemi ajer te paster si brenda dhe jashte. Ajri i jashtem ndotet nga proceset
industriale si djegia e karburanteve per prodhimin e energjise dhe transport, por edhe ndotja e
brendshme ndikon ne ndotjen e jashtme. Ajri i brendshem ndotet zakonisht nga djegiet joefektive qe
prodhojne tym, ngrohja dhe gatimi. Me shume jane te prekura komunitetet e varfera ne vendet ne
zhvillim sidomos grate dhe femijet.
2. Uje i sigurt dhe i mjaftueshem- uji i ndotur mund te prishe shendetin deri ne vdekje nga perhapja e
shume semundjeve infective.
• I sigurt = i paster nga ana mikrobiologjike dhe nga ana toksiko kimiko-fizike.
• I mjaftueshem = ne sasine e duhur per nevojat ditore (konsum vetjak, industrial dhe agrokulturor)
3. Ushqim i pershtatshem dhe i sigurt- ushqimet jane te domosdoshme per te sigurar energjine me
qellim funksionimin optimal te organizmit. Nenushqyerja dhe infeksionet e lidhura me ushqimin jane
shkak kryesor per nje shendet te keq dhe vdekje te parakoheshme
4. Vendbanime te sigurta dhe te qeta- nese mungojne ose jane te papershtatshme kemi ekspozim ndaj
mikrobeve patogjene, lendeve ndotese dhe rreziqeve per demtime traumatike duke sjelle crregullime
psikosociale dhe semundje organike dhe funksionale.
5. Mjedis global i qendrueshem- sistemi human dhe ekosistemi i shendetit jane te lidhura ne menyre te
pazgjidhshme. Problemet globale qe kercenojne shendetin jane: levizja nderkufitare e mbeturinave,
shkaterrimi i shtreses se ozonit, ndryshimi i klimes dhe shkaterimi i biodiversitetit.

8. Ushqimi i pershtatshem dhe i sigurt


Ushqimi siguron energjine e nevojshme per funksionimin e organizmit, pa te cilin shumica njerezve do
vdisnin brenda 4 javesh. Me ushqim sigurohen dhe vitamina dhe lende minerale, mungesa te cilave do
shoqerohej me semundje perkatese. Si pasoje e rritjes se popullsise vitet e fundit eshte shtuar dhe prodhimi
produkteve ushqimore. Kjo rritje prodhimi nuk eshte njesoj ne cdo vend.
1. Nenushqyerja dhe infeksionet e lidhura me ushqimin mbeten akoma sot shkaqe te shendetit te keq dhe
vdekje te parakohshme. Mikroorganizmat ne ushqime japin gjithashtu semundje si diarrheja qe con ne
shume vdekje cdo vit.
2. Degradimi i tokes dhe ndotja ujrave gjithashtu demton cilesine e ushqimeve.
3. Eksporti i prodhimeve bujqesore ben qe tokat mos perdoren per prodhime tradicionale.
4. Marrja e ushqimeve eshte gjithashtu nje rruge kryesore ekspozimi ndaj ndotesve kimike te mjedisit.

Matja e ekspozimit human ndaj faktoreve demtues te mjedisit


Vleresimi i ekspozimit: matja ose llogaritja e niveleve te ekspozimit ndaj nje ndotesi ose faktori demtues te
mjedisit. Ekspozimi human: inhalacioni, gelltitja, kontakti me ane te lekures. Vleresimi: menyre e
drejtperdrejte, e terthorte ose metode e kombinuar.
→ Me metoden direkte sasite e lendeve ndotese te futura ne organizem me ane te gelltitjes, me ane te
ushqimit, me ane te ajrit, me ane te ujit ose permes kontaktit me lekuren, llogariten drejtperdrejte.
→ Me metoden indirekte per llogaritjen e ekspozimit perdoren modelet matematikore.

Efektet shendetesore dhe risku ne popullatat humane


Efekt shendetesor quhet demtimi specifik i shkaktuar nga nje faktor demtues i mjedisit ne nje subjekt te
vecante. Shpesh i njejti faktor demtues mund te shkaktoje nje varg demtimesh te gradave te ndryshme.

9. Studimet epidemiologjike
Epidemiologji: shkenca qe studion shperndarjen dhe determinantet e efekteve ose gjendjeve shendetesore ne
nje popullate te caktuar dhe perdorimi i ketij studimi per kontrollin e problemeve te shendetit
→ Hapi I: perkufizimi i rastit apo efektit shendetesor. Pershkrimi i shperndarjes se rasteve sipas kohes,
vendit dhe personave.
→ Hapi II: Percaktohet popullata e ekspozuar.
→ Hapi III: Llogaritja e ritmit te shfaqjes se semundjes. Dy menyrat e llogaritjes: incidenca dhe prevalenca.
→ Hapi IV: Incidenca ose prevalenca e gjetur e semundjes duhet krahasuar me semundshmerine e nje
popullate refence ose kontroll

3
10. Metodat per monitorimin e shendetit
Monitorimi i shendetit = llogaritja sasiore e efekteve shendetesore. Per llogaritjes sasiore te efekteve
shendetesore eshte e nevojshme:
1. Te perzgjidhen indikatoret e duhur shendetesore
2. Te zhvillohen metoda te pershtatshme monitorimi
3. Te vleresohet kualiteti i te dhenave.
Cdo vend duhet te zhvilloje strategjite e veta te monitorimit ku perparesi u duhet dhene variablave qe kane
impaktin me te madh ne shendetin e nje popullate dhe mundesite me te medha per parandalim.
Regjistrat kombetare. Mostra: e gjithe popullata e vendit. Te dhenat i sigurojne punonjesit e kujdesit
shendetesor, laboratoret, spitalet. Ka mundesi te medha per llogaritjen e impaktit mjedisor me kusht qe te
dhenat mbi shendetin te jene te lidhura mire me ekspozimin.
Regjistrat lokale. Mostra: e gjithe popullata e nje njesie administrative. Pergjithesimi mund te behet vetem
nese popullata e studiuar eshte perfaqesuese.
Rrjetet sentinel. Mostra: popullata e mbuluar nga siguruesi te dhenave. Te dhenat merren nga
prakticionere te perzgjedhur, laboratore dhe spitale. Ka mundesi per llogaritje impakti vetem nese te
dhenat per ekspozimin jane grumbulluar ne menyre konkurrente dhe popullata eshte perfaqesuese.
Vrojtimet shendetesore periodike. Mostra: merret nga popullata ne menyre idealisht te randomizuar. Te
dhenat mblidhen nga nje grup vrojtimi i trajnuar. Ka mundesi per llogaritje impakti vetem nese te dhenat
per ekspozimin jane grumbulluar ne menyre konkurrente ose gjenden nga burime te tjera.

11. C’eshte tranzicioni demografik dhe epidemiologjik?


Ndryshimet e popullates te lidhura ne numrin e pergjithshem te lindjeve dhe vdekjeve perbejne tranzicionin
demografik. Nese keto rriten te dyja ose ulen te dyja nr popullates nuk ndryshon. Numri i rritur i vdekjeve
para tranzicionit lidhej me semundjet ngjitese ndersa tani ka ndryshuar dhe vendin kryesor e zene semundjet
kronike jo ngjitese. Ky ndryshim ne kohe i llojit te semundshmerise eshte quajtur tranzicion epidemiologjik.

**Perparimi ekonomik dhe zhvillimi i tranzicionit epidemiologjik sjellin mbizoterimin e faktoreve demtues
te koherave moderne si ndotja e ajrit nga industria dhe transporti, ndotja e ujit nga industria dhe ekspozimi i
ndotesve kimike me prejardhje nga buqesia. Per ta karakterizuar kte ndryshim te faktoreve demtues perdoret
termi tranzicion i rreziqeve mjedisore.

12. Shkaqet e vdekjeve ne vendet e zhvilluara dhe ato ne zhvillim


→ Semundjet infektive dhe parazitare → Shkaqe te lidhura me nenen
→ Semundjet kronike te ap. te poshtem respirator → Shkaqe perinatale dhe neonatale
→ Neoplazite malinje → Shkaqe te jashtme te vdekshmerise
→ Semundjet e sistemit qarkullues → Shkaqe te tjera te panjohura

13. Kush jane grupet vulnerable?


1. Femijet: vulnerabilitet per shkak te moshes. Nuk kane mundesi te mbrohen ndaj ekspozimeve te
ndryshme si rrezatimi apo ndotjes. Nuk mbrohen nga ekpozimi ndaj varferise, malnutricionit, abuzimit,
neglizhences. Vulnerabilitet ndaj semundjeve infektive. Detyrohen te punojne ne mjedise te rrezikshme,
detyrohen te prostituojne. Ne moshe te vogel fenomeni PICA- ngrenia e sendeve te ndotura nga
kurioziteti femijes per te futur cdo gje ne goje.
2. Grate: vulnerabilitet per shkak te gjinise. Faktore predispozues jane ushqyerja e pamjaftueshme,
mungesa e edukimit, martesa e hershme, shtatezani te shpeshta, diskriminimi. Grate kane role te
shumefishta, me pak privilegje ne shoqeri, me pak akses ne burime te sigurta. Semundjet kryesore lidhen
me pamjaftueshmeri uji dhe saniteti dhe probleme respiratore nga gazra dhe tymra.
3. Te moshuarit: risk me te madh per semundje per shkak te moshes. Ata per arsye sociale, ekonomike dhe
psikologjike perfshi ketu demencen jane me te kequshqyer. Kane nje mase trupore te vogel prandaj
metabolizojne toksinat me ngadale. Te moshuarit mund te varferohen dhe shfaqin shkalle vulnerabiliteti
te njejte me femijet.
4. Personat me aftesi te kufizuara: e kane te veshtire te gjejne pune dhe te paguhen per te siguruar
jetesen. Detyrohen te bejne pune te padeshiruara ose te rrezikshme dhe mbeten te papune dhe te varfer.
Pervec paaftesise kane dhe nje rritje risku per ndotje nga agjentet demtues te mjedisit.
5. Minoritetet: pak te perkrahur nga politikat socio-ekonomike te nje vendi
6. Indigjenet: gjendja shendetesore e vendasve ka mbetur larg asaj te banoreve te ardhur ne te njejtin vend.
Ka nivel te larte te semundshmerise dhe vdekshmerise, mortalitet infantil te rritur, pabarazi e madhe
midis komuniteteve, incidence te larte te TBC, banesa me kushte jo te pershtatshme ngrohje, ajrim i
pamjaftueshem, mbipopullim. Varferia qe con ne mos pagim te energjise elektrike, alkolizem, moszbatim
rregullash ne ndertim. Kujdes i pamjaftueshem per femijet, probleme te shendetit mendor, vetevrasja.

4
14. Lidhja e shendetit mjedisor me shendetin profesional
1. Rendesia e fuqise punetore. Fuqia punetore perben shkallen kryesore te zhvillimit. Nje fuqi punetore e
shendetshme, e trajnuar sic duhet rrit prodhimtarine dhe krijon mireqenien, e cila eshte e domosdoshme
per te gjithe komunitetin. Nje fuqi punetore e demtuar dhe e semure, per shkak te humbjeve te diteve te
punes te shkaktuar nga plagosjet dhe semundjet demton te gjithe ekonomine e vendit. Fuqia punetore
kerkon nje mbrojtje te vecante qe te ruaje produktivitetin, barazine sociale dhe sigurine vetiake.
2. Faktoret demtues te shendetit te lidhur me mjedisin dhe profesionin. Arsyeja kryesore per lidhjen
midis mjediseve profesionale dhe atyre te pergjithshme, gjate trajtimit te problemeve qe kane te bejne me
shendetin, qendron ne faktin se burimi i faktoreve demtues eshte po ai. Nje zgjidhje e perbashket,
vecanerisht per zgjedhjen e teknologjive kimike te prodhimit mund te kete efektivitet ne te dy mjediset.
1. Perdorimi i bojrave me baze ujore ne vend te atyre me baze potencialisht toksike.
2. Perdorimi metodave jokimike te kontrollit te insekteve.
3. Zevendesimi i nje lende me nje tjeter e cila mund te kete veprim me te vogel toksik.
3. Zgjidhjet dhe burimet humane te perbashketa. Per zgjidhjen e problemeve te faktoreve demtues ne
mjediset e punes duhen te njejtat njohuri shkencore dhe trajnim si per faktoret demtues ne pergjithesi.
Shkencat themelore te perdorura per vleresimin e situates jane: toksikologjia, epidemiologjia, higjiena
profesionale, ergonomia, inxhinieria e sigurise ne pune.
4. Vendi i punes si nje sentinel per faktoret demtues te mjedisit. Shpesh faktoret demtues te mjedisit
identifikohen per here te pare mbi shendetin e punetoreve. Eshte me e lehte ne keta te fundit per arsye se
ata jane te ekspozuar ndaj nje niveli ndotesi shume me te madh dhe qe jep efekt me shpejte se sa do jepte
ne popullaten e ekspozuar ndaj nivele te vogla.
5. Koncepti ekspozimit te pergjithshem. Vleresimi i impakteve shendetesore nga ndotesit e mjedisit duhet
bere duke matur dhe duke marre ne konsiderate shumen e ekspozimeve, pra si ate ne mjedisin
profesional ashtu dhe ate joprofesional.
6. Diferencat midis standarteve. Zkn standartet shendetesore te mjedisit jane me te rrepta se ato te vendeve
te punes sepse ne komunitet ka dhe grupe vulnerabel si femije, te moshuar, persona te semure dhe nga
ana tjeter punetoret jane me te shendetshem dhe kane pranuar te punojne nen kushte te caktuara.
7. Faktoret nxites per parandalim. Edhe pse ekspozimet me te medha shpesh jane ne mjediset e punes,
shfaqja e shenjave ne komunitet nxit per marrje te menjehershme masash per pastrim te mjedisit si ne
vendet e punes dhe ne komunitet perreth.

15. Pengesat dhe mundesite e zgjidhjeve te problemeve shendetesore


→ Probleme demografike: impakti i njerezve mbi mjedisin eshte i lidhur me numrin e popullsise dhe me
nivelin e konsumit. Te dy faktoret rriten ne menyre te pavarur nga njeri tjetri dhe te dy cojne ne rritjen e
presionit mbi mjedisin sepse te dy ndikojne mbi burimet dhe sasine e mbetjeve.
1. Burimet e kufizuara 3. Ritme te pabarabarta te rritjes se popullsise
2. Migrimi ne zona urbane 4. Ndryshimet ne stilin e jeteses
→ Varferia: eshte percaktuar nga BB si pamundesia e kryefamiljarit per te siguruar nje standart minimal
jetese. Lidhja midis varferise dhe shendetit eshte e forte dhe e dukshme. Te varferit kane zakonisht nje
jetegjatesi me te vogel, vdekshmeri foshnjore me te larte, incidence me te larte per paaftesi. Ata vuajne me
shume nga semundjet ngjitese dhe jetojne nje pjese te madhe te jetes ne shendet te keq.
→ Konsumi: nje nga pengesat e rendesishme per perparim ne zgjidhjen e problemeve te shendetit mjedisor
eshte diferenca e madhe midis konsumit te vendeve te ndryshme dhe pjeseve te ndryshme te te njejtit vend.
→ Politikat makroekonomike: kane efekte te rendesishme, te drejtperdrejta dhe te terthorta mbi shendetin
dhe mjedisin. Ato percaktojne perdorimin dhe degradimin e burimeve natyrore sepse ato ndikojne mbi
kerkesat e konsumatoreve dhe mbi cmimet e burimeve natyrore.

16. Roli i profesionistit te shendetit mjedisor


Zbatimi i njohurive dhe te eksperiences se vete per te ndihmuar komunitetin te njohe faktoret mjedisore
demtues te shendetit dhe te analizoje zgjidhjet teknike e sociale per zvogelimin ose zhdukjen e ekspozimit
ndaj ketyre faktoreve dhe efekteve shendetesore te lidhura me ta.

17. Grupet multidisiplinore. C’jane dhe listoji.


Disiplina perben ne vetvete nje pajisje intelektuale per zgjidhjen e problemeve te shendetit mjedisor, kurse
profesionistet perbejne grup punonjesish te percaktuar sipas disiplines duke bere qe kjo e fundit te zhvillohet.
Grupi multidisiplinor per zgjidhjen e prb mjedisore qe lidhen me shendetin perbehet nga:
1. Inspektori i shendetit: vrojton shendetin publik dhe mbrojtjen e mjedsit. Menxhojne dhe parandalojne
fatkeqesite natyrore dhe ndikojne ne berjen e politikave per mjedisin dhe shendetin.
2. Teknicieni i shendetit mjedisor: te njejtat detyra si me siper por ne nivel me te ulet pergjegjesie.
3. Inspektor mjedisi: detyrojne per zbatimin e rregulloreve te mjedisit dhe japin keshilla per kte gje.

5
4. Epidemiologu: vleresojne riskun nga ana statistikore mbi ndikimin e mjedisit ne shendet. Realizohet ne
nivel kombetar duke ndermare studime te ndryshme dhe ne nivel lokal.
5. Ergonomist: integron njohurite nga shkencat mjekesore me qellim qe punet, sitemet, prodhimet dhe
mjediset ti pershtaten aftesive dhe kufizimeve fiziko-mendore te njerezve.
6. Fizikanti i shendetit: kane njohuri te thella dhe eksperience per problemet e mbrojtjes ndaj rezatimet.
7. Analistet e politikave shendetesore: persona me background jo mjeksor por me trajnime te posacme mbi
politikeberjen
8. Shkencetari i analizave laboratorike: analizojne mostrat te ndryshme te mjedisit dhe nga indet humane.
9. Higjenisti i fushes profesionale: merret me monitorimin dhe metodat analitike te kerkuara per te njohur
shtrirjen e ekspozmit si dhe me metodat inxhinierike per kontrollin e faktoreve demtues
10. Infermieri i fushes profesionale: reabilitojne punnjesit e semure ose te demtuar, bejne edukim
shendetesor dhe keshillim.
11. Mjeku i shendetit profesional dhe mjedisor: bejne mjekesi preventive, diagnostikim, menaxhim dhe
investigim te semundjeve profesionale.
12. Inspektori i shendetit professional dhe kujdesit ne pune: matin ekspozimet dhe japin keshilla
13. Inxhinieri sanitar: aplikon metoda inxhinierike dhe pershtat mjedisin ndaj kerkesave te organizmit.
Zgjidh prb qe kane te bejne me ujin dhe sanifikimin.
14. Profesionisti i sigurise ne pune: vleresojne faktoret qe ndikojne ne lindjen e aksidenteve ne pune.
15. Statisticienet: aplikimet e statistikes.
16. Toksikologu: demtimet qe vijne nga lendet toksike.

KREU 2 - RREZIQET MJEDISORE PER SHENDETIN

Rreziku: faktor apo ekspozim qe mund te shkaktoje efekte te demshme mbi shendetin. Eshte kryesisht burim
demtimi. Rreziku eshte nje term cilesor qe shpreh potencialin e nje agjenti mjedisor per te demtuar shendetin
e individeve te caktuar nqs niveli i ekspozimit eshte mjaft i larte dhe/ose krijohen kushte favorizuese.
Risku: probabiliteti i shfaqjes se nje dukurie, p.sh: qe nje individ te semuret apo te vdese brenda nje periudhe
te caktuar kohore, ose para nje moshe te caktuar, ose probabiliteti i nje dukurie jo te favorshme. Ai perben
nje probabilitet sasior te shfaqjes se nje efekti shendetesor, pas ekspozimit te nje individi ndaj nje sasie te
caktuar te nje rreziku te dhene.
Lidhja: nje rrezik pasohet nga risku ath kur ka patur ekspozim, kur nuk ka ekspozim edhe pse mund te kete
rrezik, nuk ka risk.

Rreziqe tradicionale Rreziqe moderne


1. Vektoret e semundjeve 1. Tymi i cigares
2. Agjentet infektive 2. Rreziqet e transportit
3. Banesat dhe vendbanimet e papershtashme 3. Ndotja me ujra te zeza dhe industriale
4. Cilesia e ulet e ujit te pijshem 4. Ndotja atmosferike (industri, automjete)
5. Pamjaftueshmeria e dietes 5. Miperdorim / keqperdorim i kimikateve
6. Rreziqet e femijeve te porsalindur 6. Makinerite industriale
7. Kafshet e egra dhe shtepiake 7. Dieta e pabalancuar
8. Rreziqet e demtimit ne bujqesi

Rreziqet e shendetit mjedisor mund ti klasifikojme ne baze te:


• Llojit: biologjik, kimik, fizik, mekanik, psikologjik
• Rruges se ekspozimit: nepermjet ajrit, ujit, tokes
• Vendit ku shfaqet rreziku: ne shtepi, shkolle, spital, komunitet.
Te lidhura me ajrin:
1. Biologjike: mikroorganizmat, perhapet me kolle dhe sperkla. Merret me inhalacion dhe kontak.
2. Fzike: rrezatimi, nxehtesia dhe zhurmat. Perhapen nga klima dhe ekspozimet e padalluara. Merret me
inhalacion dhe futjen direkt ne trup.
3. Kimike: tymra, pluhuri, grimacat. Gjenden ne ajrin e ndotur dhe merren me inhalacion dhe kontak.
Te lidhura me ujin:
1. Biologjike: mikroorganizmat dhe materialet biologjike te shperbera. Perhapen me insekte, brejtes,
ekskretimet e kafsheve, zinxhiri ushqimor. Merren me pickime, gelltitje dhe kontakt.
2. Fizike: rrezatimi, uji ftohes ne stacionet energjitike. Perhapen aksidentalisht, nepermjet ujit dhe
ushqimeve te ndotura. Merren nga gelltitja dhe kontakti.
3. Kimike: shkarkimet e ujrave te zeza dhe grumbullimet e tyre. Perhapen me uje dhe ushqimet e ndotura
dhe merren me gelltitje dhe kontakt.

6
Te lidhura me token:
1. Biologjike: organizmat e tokes qe perhapen nga materialet organike te shperbera qe siguron ushqimin e
vektoreve. Merren me kontakt e pickime.
2. Fizike: rrezatimet qe perhapen aksidentalisht me ushqime dhe ujra te ndotura e merren me ane te
gelltitjes e kontaktit.
3. Kimike: i kemi te ngurta e te lengta qe perhapen me ane te ushqimeve dhe ujrave te ndotura e merren me
ane te gelltitjes dhe kontaktit.

Rreziqet Biologjike:
Llojet e rreziqeve biologjike: bimet, insekte, brejtes dhe kafshe te tjera, kerpudha, baktere, viruse dhe sh lloje
toksinash dhe alergenesh. Mikroorganizmat me interes per shendetin mjedisor: baktere, viruse dhe
protozoare. Shume semundje te shkaktuara nga mikroorganizmat mund te perhapen drejtperdrejt nga personi
ne person. 5 vrasesit infektive kryesore ne bote jane: infeksionet respiratore akute, diarreja, TBC, malarja
dhe fruthi. Perhapja e semundjes mund te vije edhe nga kontakti midis dy personave sic ndodh ne SST, nga
kolla dhe sperklat, nepermjet pickimit nga mushkonja, mjete te kontaminuara etj. Disa semundje shkaktohen
edhe nga toksinat e baktereve dhe paraziteve, por qe nuk jane ngjitese. Perhapja e rreziqeve biologjike:
1. Uji i ndotur: perben rrugen kryesore per perhapjen e koleres, ethes tifoide, dizanterise, hepatitit.
2. Mbipopullimi dhe ventilimi i dobet i shtepive perbejne rrugen kryesore per perhapjen e TBC, fruthit,
gripit, pneumonise.
3. Mbareshtimi johigjenik i kafsheve ndihmon transmetimin e zoonozave: murtaja psh
4. Ndotja e tokes: ethet e verdha, murtaja, tifoja.
5. Parazitare: te cilet shkaktojne semundje tropikale.
Ndryshimet mjedisore te koheve te fundit kane bere qe te shfaqen epidemi te reja si: Ebola, ethja e lugines
Rift, kolera.
Menyra e ekspozimit: rruget kryesore jane: ajri, uji, ushqimi. Perhapjen e mikroorganizmave nepermjet ajrit
e shohim kryesisht ne semundjet respiratore si gripi, qe perhapet nga sperklat gjate kollitjes dhe teshtitjes.
Shembuj te tjere jane: TBC dhe semundja legionare. Problemi unikal me i madh eshte perhapja me ane te ujit
e bakterieve te fekaleve. Kolera eshte nje shembull i semundjeve serioze te ketij lloji. Potenciali i ketij
rreziku mjedisor per te shkaktuar semundje serioze ekziston gjithashtu ne vendet e zhvilluara, por klorinimi i
mbron popullatat e ketyre vendeve. Nje rruge tjeter ekspozimi eshte marrja e ushqimeve te kontaminuara. Ne
kete rast duhet te kalohet nje doze minimale infektuese qe te shkaktohet semundja.
Shperndarja e agjenteve biologjike ne organizem: shume viruse, baktere, protozoare mund te shkaktoje
infeksione ne vendin e kontaktit si psh: stafilokoku shkakton pucrra te lekures. Pasi nje person eshte
ekspozuar ndaj nje agjenti biologjik ai mund te shperndahet ne organizem nepermjet gjakut, limfes ose
lengjeve te tjera te trupit. Pas kesaj hyn ne loje, sistemi imun i cili i eleminon ata nepermjet antitrupave ose
nqs trupi nuk e lufton dot infeksionin bakterial ath perdoren medikamente specifike (antibiotiket).
Efektet shendetesore: kur nje organizem biologjik arrin te futet ne trupin e nje strehuesi, dhe te shkaktoje
semundje atehere kemi nje infeksion. Me te prekur nga infeksionet jane grupmosha e femijeve sidomos nga
infeksionet respiratore dhe diarreja.
Metodat e kerkimit: matja e mikroorganizmave ne shendetin mjedisor behet shpesh ne materiale te tilla si:
uji, ushqimi, toka. Mikrobiologet kane zhvilluar metoda laboratorike per te identifikuar shumicen e
baktereve e viruseve, kjo fale zgjerimit te njohurive per strukturen e tyre e sidomos per strukturen e ADN-se.

Rreziqet Kimike
Rreziku, risku dhe toksiciteti: rreth 1% e kimikateve jane prodhuar me qellime tregtare dhe jane perdorur ne
menyre direkte. Realisht nuk ka asnje sektor te aktivitetit human qe te mos perdore produkte kimike dhe keto
produkte kane krijuar perfitime te medha per shoqerine. Te gjitha kimikatet kane nje shkalle te caktuar
toksiciteti. Duhet te behet dallimi midis: risk, rrezik dhe toksicitetit. Toksiciteti i nje substance eshte
percaktuar si nje kapacitet natyral, per te shkaktuar deme ne nje organizem te gjalle. Nje substance me
toksicitet te larte demton organizmin edhe kur futet ne sasi te vogla. Keshtu per te identifikuar dhe
kategorizuar rreziqet kimike jane te nevojshme keto njohuri:
1. Vetite e tyre fizike e kimike 4. Efektet qe ato kane ne sistemin e organizmit
2. Rruget e tyre te futjes ne organizem 5. Rreziqet kimike ne nje mjedis real.
3. Shperndarja dhe metabolizmi i tyre
Kimikate inorganike:
1. Halogjenet- F, Cl, Br, I. Kur vendosen ne uje zhvillohen reax qe shoqerohen me prodhimin e acideve qe
irritojne indet. Demtimi kryesor eshte irritim i aparatit respirator.
2. Materialet korrozive- CaOH2, NH4, NaOH. Keto jane komponime alkaline dhe shkaktojne gerryerje
locale te indeve te lekures, syve dhe aparatit respirator. Keto efekte mund te shkaktohen edhe nga acidet.

7
3. Metalet- Cr, Cu, Pb, Mg, Hg, Ni jane toksike dhe vazhdimisht ekzistojne ne mjedis. Keto metale hyjne
ne zinxhirin ushqimor dhe kalojne deri ne organizmat tane. Pb ka veprim neurotoksik dhe eshte i ndaluar
ne shume vende.
Komponime organike
1. Hidrokarburet paraqesin nje varg atomesh karboni ku jane fiksuar atomet e hidrogjenit. Hdrokarburet
alifatike me zinxhir te shkurter jane me prejardhje vetem nga nafta dhe mund te jene te ngopura. Veprimi
irritues mbi membrane mukoze rritet nga pentani tek oktani. Hidrokarburet aromatike (benzeni) veprojne
si irritante primare ndaj membranave mukoze, shkaktojne drepresion te SNQ. Disa prej tyre kane efekte
te vecanta toksike dhe kancerogjenike. Benzene eshte i njohur per efektet ne sistemin hemopoetik dhe
aftesine per te shkaktuar leucemi.
2. Hidrokarburet e halogjenuara paraqesin kimikatet industriale qe hasen me shpesh ne mjedis. Kimikatet e
ketij grupi perdoren ne pastrim kimik, tretes industriale ne prodhimin e plastikave. Shenja toksike te
ekspozimeve humane jane ndryshimet e SNQ, vonesat e zhvillimit te femijeve, shtypja e sistemit
imunitar dhe perskuqje e zgjatur e lekures- chloracne.
3. Alkoolet- jane hidrokarbure ku se paku nje ose me shume atome H, jane zv me gr –OH. Alkoolet
perfshijne: methanol, etanol, qe jane toksike per shume organe sidmos per SNQ. Nje sasi e madhe
alkooli mund te prodhoje nje dermatit.
4. Glikolet dhe derivatet e tyre- jane perdorur si agjente kunder ngrirjes dhe tek njerezit per te siguruar
efekte anestetike dhe dermale.
5. Solventet organike- perdoren gjeresisht ne industri dhe paraqesin nje potencial per ekspozime te medha
te punetoreve. Shume kimikate jane toksike, rrezikojne nje mjedis dhe jane dyshuar si kancerogjene.
Menyrat e ekspozimit: kimikatet clirohen ne mjedis ne rruge te ndryshme:
• Natyrore gjate proceseve te ndryshme natyrore gjeologjike, nga minierat dhe gerryerjet.
• Industriale, bujqesore, tregtare, shtepiake e prodhuese.
Ajri, toka, ujerat e embel dhe oqeanet jane te gjitha subjekt i ndotjes kimike. Ekspozimi ndaj rreziqeve
kimike mund te ndodhe nepermjet thithjes, marrjes nga goja, absorbimit nepermjet lekures, syve, transferim
placentar, inokulim dhe penetrim direct ne organe target dhe prej nenes tek femija nga ushqimi me gji.
Shperndarja, metabolizmi dhe eleminimi: zkn absorbimi eshte me i shpejte nepermjet mushkerive dhe
ndodh me ngadal ne aparatin GI, dhe akoma me ngadale nga lekura. Ekspozimi ndaj lendes se grimcuar eshte
i zakonshem per mjediset industriale. Mund te shkaktohen:
1. Silikoza nga thithja e silicit kristalin
2. Asbestoza nga thithja e fibrave te asbestit
3. Kanceri pulmonar si pasoje e ekspozimit ndaj asbestit, oksideve te nikelit dhe sulfateve.
Nepermjet pulmonit, lekures dhe rektumit ata hyjne direct ne qarkullimin e pergjithshem te gjakut dhe
shperndahen ne organizem ne forme te pandryshuar. Procesi i modifikimit ne melci dhe me pak ne organet e
tjera quhet biotransformim => ulje te toksicitetit ose bioaktivizim. Biotransformimi ndahet ne 2 faza:
• F1. Molekula alterohet si pasoje e futjes se grupeve me ngarkese elektrike si rezultat i ox, red, hidrolizes.
• F2. Substancat bashkohen me komponime hidrofilike endogjene => ekskretim te shpejte.
Ndonjehere procesi i biotransformimit sidomos ne F1 perfundon me krijimin e nje bashkimi kimik me aktiv
qe mund te reagoje me ADN ose struktura te tjera te rendesishme te qelizes.

Toksiciteti sistemik dhe organospecifik


Toksiciteti sistemik si nje efekt ne nje system te organizmit pas thithjes se nje kimikati dhe shperndarjes se tij
nepermjet gjakut ne gjithe organizmin. Toksiciteti eshte nje efekt i rrezikshem i nje kimikati apo
medikamenti ne nje organ target. Ai eshte e kunderta e nje rekasioni lokal i cili prek vetem organin ku
kimikati ka patur kontaktin e pare me organizmin. Disa helme veproje specifikisht ne organe te caktuara si
hepar, veshke, SNQ. Mund te jene acute/kronike, te perhershme/teperkoheshme.
Toksiciteti mbi riprodhimin dhe mbi zhvillimin- kimikatet kane efekte mbi sistemin riprodhues te
meshkujve dhe te femrave, ekspozimi mund te ndodhe para ose pas konceptimit, ndikon mbi fertilitetin,
funksionimin seksual dhe libidon. Rezultatet e ketyre proceseve mund te perfshijne defekte kongenitale,
zhvillim jo normal fetusi, peshe e ulet ne lindje dhe abort spontan.
Genotoksiciteti dhe kancerogjeniteti i kimikateve. Agjentet kimike, fizike dhe biologjike nderveprojne me
ADN duke cuar ne ndryshime strukturore ose funksionale qe mund te perfundojne ne alterime te kodeve dhe
informacioneve gjenetike. Ky proces kompleks perfshin mutacionet e geneve, alterimet kromozomale,
riarranxhimet genetike. Ne realitet kancerogjeneza eshte nje proces kompleks, i cili karakterizohet nga 3 faza
kryesore: inicimi, promocioni dhe progresi.
1. Inicimi: rrezatimi jonizues dhe viruset mund te shkaktojne ndyshime ne ADN duke krijuar nje qelize
fillestare. Keto genotipe te iniciuara vleresohen si gjendje potencialisht malinje te cilat mund te
transformohen ne qeliza me kapacitet shumezimi te pakufizuar. Qelizat qe shumezohen kane me pak

8
kohe per riparimin e demtimeve fillestare, si rezultat i replikimit te ADNse dhe shnderrohen ne
mutacione irreversibile. Ky quhet procesi i fiksimit te mutacionit.
2. Promotori: eshte nje substance qe nuk shkakton zhvillimin e tumorit por transformon qelizen iniciuese
ne nje qelize jonormale active qe mund te jete qeliza e pare e nje tumori. Kjo con ne shumezimin lokal te
qelizave qe zakonisht shpien ne formimin e nje tumori beninj.
3. Progresi: ne kete faze qelizat tumorale behen malinje dhe shumezimi i pakufizuar perfundon ne nje
invasion te plote te indeve dhe ne metastaza. Metastazat shfaqen kur qelizat shkeputen nga tumori dhe
transportohen ne te gjithe organizmin. Keto mund te rriten me shpejt se tumori original (primar).

Doza efektive dhe doza letale. Kur toksiciteti pershkruhet ne terma sasiore, perdoren konceptet e dozes letale
50% DL50 dhe dozes efektive ne 50% DE50. DE50 eshte doza qe do te mund te shkaktonte efekt ne 50 % te
popullsise se testuar dhe DL50 eshte doza qe do te vriste 50% te kesaj popullate.

Llojet e genotoksicitetit
Genotoksiciteti luan nje rol percaktues ne crregullimet qe vijojne:
• Kancerogjeneza
• Toksiciteti i zhvillimit (semundje gjenetike te trashegueshme, malformacione)
• Semundje te tjera somatike si: arteroskleroza dhe kataraktet.
Ka 3 lloje efektesh genotoksike.
1. Mutacion gjenetik- ndryshime unike ose te shumefishta te ADN-se te cilat alterojne informacionin e
koduar ne genomin e ADN-se.
2. Alterimet kromozomale mund te shfaqen ne rastet e demtimeve nga agjentet gjenotoksike dhe cojne ne
aberacione strukturore si dhe ne rastet e humbjes ose fitimit te nje ose me shume kromozomeve.
3. Ripershtatje gjenetike- ekspresion gjenetik i alteruar (amplifikimi i geneve, humbje e aktivitetit).

Testimi i toksicitetit ne kafshe eksperimentale


Ekziston nje numer i madh testesh qe perdoren per vleresimin e toksicitetit akut, subkronik dhe atij afatgjate.
1. Studimet e toksicitetit akut ne kafshe jane nder me te perdorshmet. Ato sigurojne matjen e potencialit
toksik te lendeve te ndryshme. Per te percaktuar absorbimin, shperndarjen dhe eleminimin e lendes se
testuar, biotransformimin e saj dhe shpejtesine e zhvillimit te ketyre proceseve jane perdorur studimet
metabolike dhe farmakokinetike. Shembull: testi i irritabilitetit (testi Drajze).
2. Testet subkronike: kafshet ekspozohen zkn ne menyre te perseritur ndaj nje kimikati per nje kohe te
relativisht te gjate (+28dite), normalisht rreth 10% te kohes qe zgjat jeta e kafshes se zgjedhur.
3. Testimi i toksicitetit kronik: percakton nese kimikatet kane ndonje efekt shendetesor qe kerkon nje kohe
te gjate per tu zhvilluar. Nje studim i mire do te kerkonte ekspozimin e grupeve te ndryshme te kafsheve,
te dy sekseve ndaj dozave te ndryshme te kimikateve. Shpesh quhen studime: megamouse.
Studime mbi riprodhimin: perfshijne ekspozimin perpara ciftezimit te nje ose dy prinderve ndaj kimikateve
qe duhen testuar dhe pastaj vrojtimin e efekteve mbi te porsalindurit.
Testet genotoksike afatshkurtra aktiviteti genotoksik i nje agjenti te dhene mund te vleresohet nepermjet
testeve afatshkurtra, per mutacione genetike apo alteracione kromozomale si in vivo dhe in vitro. Testet me
te shpeshta jane: testi reverent i salmoneles (AMES), testi i aberracioneve kromozomale in vitro, testi in vivo
i qelizave te palces kockore.
Studimet humane: studimet klinike perqendrohen kryesisht ne studime te hollesishme te rasteve te vecanta
te semundjes, ndersa studimet eksperimentale paraqesin ne vetevete eksperimente te kontrolluara ne menyre
te kujdesshme ne njerez te shendoshe duke perdorur doza te uleta ose te vleresuara si te sigurta. E drejta per
te njohur legjislacionin ka ndihmuar per identifikimin dhe kontrollin e rreziqeve.

Rreziqet fizike
Llojet: rreziqet fizike perbejne forma te energjise se mjedisit, potencialisht te demshme, te cilat kur
transferohen ne sasi te mjaftueshme tek individet e ekspozuar, mund te shkaktojne, ne menyre imediate ose
gradualisht, demtime. Rreziqet fizike mund te jene forma te energjise natyrore dhe antropogjene psh: valet e
zerit, rrezatimi, energjia e drites, energjia termike apo ajo elektrike. Energjia mekanike perfundon me
demtime kur individit i transmetohet nje sasi e mjaftueshme e saj. Zhurma, rezatimi (perfshi driten) dhe
faktoret e temperatures perbejne shembujt me te zakonshem te rreziqeve fizike. Ato mund te shkaktojne
efekte anesore ne situatat e ekspozimit natyror psh: ne rastin e rrezatimeve UV te diellit.
Zhurmat dhe vibracionet
Zhurmat jane percaktuar si tinguj te padeshirueshem. Tinguj udhetojne si vale ne ajer te cilat bejne qe
timpani i veshit te vibroje. Timpani i transmeton keto vibracione ne tri kockat e veshit te mesem te cilat i
pasojne ato me tutje ne lengun e veshit te brendshem. Brenda organit koklear ekzistojne disa mbaresa
nervore shume te imta te cilat i pergjigjen vibracionit te lengut duke derguar impulse nervore ne tru, i cili i

9
interpreton si tinguj ose zhurma. Intensiteti i nje zhurme percaktohet nga ampilituda e vales se zhurmes. Keto
vale te forta prodhojne vibracione me te medha brenda veshit, te cilat mund te demtojne qelizat me fijeza te
veshit te brendshem. Tingellima qe ndjen njeriu e vesh pas pjesemarrjes ne nje koncert muzikor me volum te
larte perben nje simptome te zakonshme te ketij demtimi te perkohshem. Zhurma me intensitet te ulet mund
te shkaktoje turbullime te gjumit, stres dhe nje ulje te mireqenies. Intensiteti i tingullit matet me decibel. Ai
percaktohet nga ndryshimet e presionit te vales se tingullit. Rritja e intensitetit te tingullit sjell rritjen e riskut
te humbjes se degjimit. Risku i humbjes se degjimit fillon me nje ekspozim te zgjatur ndaj tingullit rreth 75
dB. Si rregull, ne rast se nje zhurme e forte nuk eshte e kuptueshme ne nje largesi prej 1m, per shkak te
zhurmes se vazhdueshme te sfondit, niveli i kesaj zhurme ne sfond eshte mbi 85dB e mund te jete e
rrezikshme. Humbja e degjimit e shkaktuar nga zhurma mund te parandalohet me ane te nje programi te
kombinuar i cili perfshin kontrollin e saj, monitorimin e punetoreve ne menyre qe te zbulohen zhvendosjet e
perkohshme te pragut te degjimit dhe aplikimin e ndryshimeve perpara se sa humbja e degjimit te behet e
pakthyeshme. Kontrolli i zhurmave kerkon nje specializim te larte teknik dhe mund te involvoje inxhinieret e
akustikes, projektimin e ndermarrjes, kontrollin inxhinierik si dhe mjete per izolimin e burimeve te zhurmes.
Programi i ruajtjes se degjimit duhet te perfshije monitorimin e rregullt te vendeve te punes, audiogramat
fillestare dhe ato vjetore te te gjithe punonjesve te ekspozuar, edukimin paraprak dhe ate gjate punes lidhur
me ruajtjen e degjimit, mbajtjen sistematike te te dhenave, njoftimin e punetoreve kur tek ata zbulohen
probleme dhe sigurimin e mbrojtjes se degjimit te te gjithe punetoreve. Pervec zhurmave, energjia vibruese
mund te transmetohet edhe drejteperdrejte ne pjese te tjera te organizmit. Efekti me karakteristik i ekspozimit
te zgjatur ndaj vibracionit te dores eshte vaskuliti i vibracionit, ose semundja e gishtave te bardhe, e cila ka
ne baze te vete nje ngushtim spontan ose te shkaktuar nga te ftohtit.
Efektet e rrezatimit jonizues
• Efektet e rrezatimit jonizues ndahen ne dy lloje: efektet e pragut (efektet jo stokastike ose determinuese)
dhe efektet jo te pragut (efektet stokastike)
• Efektet jo stokastike shfaqen ne nje individ te vetem, sipas marredhenies doze efekt. Ato shfaqen pas nje
ekspozimi, me nje probabilitet te caktuar, sipas parimit “gjithcka ose asgje”. P.sh nje person duke u
ekspozuar ndaj nivele te larta te rrezatimit mund te kete nje risk te larte per kancer, por pavaresisht nga
niveli i larte i rrezatimit, asnje person nuk mund te kete me shume se nje te tille. Efektet shendetesore kur
njerezit marrin doza te larta te rrezatimit qe kalojne nje limit te caktuar perfshijne: djegien e lekures,
demtimin e palces se kockes, sterilitetin, semundjen akute te rrezes dhe vdekjen. Nje interes lidhur me
kanceret e shkaktuar nga rrezatimi paraqesin: Ca pulmonar, leukemia, Ca te lekures, gjirit dhe tiroides.
Rrezatimi jojonizues- te gjitha format e rrezatimit jojonizues jane pjese e spektrik elektromagnetik. Ky
rrezatim perfshin rrezatimin UV te diellit i cili shkakton katarakt te syve (=> shpie ne verbim), kancerin e
lekures dhe demtimin e sistemit imun. Ekspozimi ndaj rrezatimit UV mund te vije dhe nga rrezatimi i
perdorur ne laboratore.
Drita dhe lazerat- drita e dukshme eshte nje nga llojet e rrezatimit jojonizues. Rrezatimi i lazerit ka nje
frekuence specifike. Kjo cliron direkt ne sy me shume energji sesa drita normale. Per kete arsye eshte e
demshme per syte dhe madje mund te djege edhe lekuren dhe materiale te tjera.
Presioni- presionet barometrike mbi ose poshte nje atm jane pjese e kushteve te punes ne disa mjedise te
vecanta, si p.sh ato nen uje apo ne lartesi. Efektet direkte negative te ketyre ndryshimeve te presionit jane
quajtur barotrauma dhe jane me interes ne mjekesine e hapesires ajrore dhe nenujore. Problemet
shendetesore shfaqen vetem ne hapesirat e mbyllura kur nuk ka mundesi te ekuilibrohen presionet. Ne
2000m lartesi ulja e presionit te oksigjenit ne ajrin e inhaluar per njerezit qe nuk jane mesuar ne keto lartesi
mund te shkaktoje veshtiresi ne frymemarrje dhe mbi 4000m, ne rast se nuk merren masa, mund te shfaqen
te perzierat dhe humbja e vetedijes.
Temperaturat ekstreme (te ftohtit dhe te nxehtit)
Problemet mund te lindin kur shfaqet nje nga keto kushte:
1. Variacionet e temp. jane kaq ekstreme saqe tejkalojne aftesine e madhe te organizmit per tu pershtatur.
2. Mekanizmat e adaptimit te tilla si vazodilatacioni apo djersitja jane demtuar
3. Ekspozimi ndaj ekstremeve te temperatures eshte i perqendruar ne nje pjese te vecante te trupit si ne
pjeset e ngrira ose ne ato me djegie termike.
Trupi eshte ne gjendje te mbaje temperaturen e vete mesatare brenda nje hapesire te ngushte e cila eshte
37grade C. Te ftohtit eshte i rrezikshem sepse shkakton uljen e vigjilences per demtime. Si te nxehtit dhe te
ftohtit e madh jane vecanerisht te rrezikshem per femijet dhe te moshuarit. Demtimet lokale te te ftohtit cojne
ne ngrirje ndersa i ftohti i pergjithshem con ne hipotermi. “Ngrirja lokale” e indeve eshte nje demtim qe
mund te coje ne demtime te pakthyeshme. Hipotermia eshte e gjendja e temperatures se ulet te trupit.
Temperaturat me pak ekstreme por te zgjatura mund te perfundojne ne nje efekt sistemik sic eshte stresi
termik. Si pasoje e stresit termik, zhvillohet goditja termike, e cila eshte potencialisht vdekjeprurese. Shfaqet
kur personi nuk pershtatet dot ndaj nxehtesise dhe peson dobesim te qarkullimit te gjakut e kolaps.

10
Nxehtesite ekstreme qe veprojne lokalisht cojne ne djegie. Djegiet mund te vijne edhe nga elektriciteti dhe
shumica e tyre ndodhin si rezultat i arrestit kardiak.
Rreziqet Mekanike
Rreziqet mekanike jane me prejardhje nga energjia mekanike/kinetike. Demtimet qe shkaktohen nga
transmetimi i energjise mekanike shkaktojne demtime/trauma akute apo graduale. Qendrimet kulturore ne
drejtim te demtimeve: Shume kultura glorifikojne sjelljet qe nenvleresojne riskun si veprimet fizike te
dhunshme, aksesi ndaj TV qe nxisin ndermarrjen e sjelljeve te rrezikshme. Faktoret socio ekonomike si
varferia apo burimet e pamjaftueshme qe shkaktojne kryesisht aksidente transporti (trena, autobusa) duhen
konsideruar gjithashtu.
Impakti i demtimeve mbi individin dhe shoqerine
Demtimi eshte shkak madhor i mortalitetit global dhe pershkruhet si me pak i njohur i shendetit publik.
Rritja e urbanizimit, fluksi i automobilave, rruget e papershtatshme kane cuar ne rritjen e vdekshmerise nga
demtimet. Sistemet e survejances per demtimet jovdekjeprurese jane te reja dhe shoqerohen me nenraportim
rastesh. Demtimet kontribuojne shume ne crregullimet akute apo ata me paaftesi afatgjate dhe semundjet
kronike. Metoda per te shpjeguar prematuritetin e vdekjes eshte llogaritja e viteve potencialisht te humbura
te jetes: mosha standarte 65 vjec - mosha e vdekjes. Kjo eshte perdorur per te treguar humbjen e kontributeve
qe mund te kishte dhene nje individ per veten/shoqerine.
Grupet vulnerabel ndaj demtimeve mekanike
Eemijet, te moshuarit, ata me disavantazhe sociale. Moshat me te prekura jane 1-4; 15-25 kryesisht nga
mjetet motorrike; >70 vjec kryesisht nga rrezimet. Grate e moshuara preken nga fraktuarat osteoporotike te
kokes femorale duke lene pasoja deri vdekjeprurese. Meshkujt kane shkalle vdekshmerie me te larte se
femrat nga demtimet. Te minoritaret verehen nivele vdekshmerie te larta nga niveli i te ardhurave dhe kushtet
e jetes. Varferia qe rrit ekspozimin ndaj rreziqeve mjedisore apo alkooli rrisin shanset per demtim.
Mjediset e demtimit
→ Mjedisi i punes shoqerohet shpesh me nje nivel te larte te eskpozimit ndaj rreziqeve mekanike.
Legjislacioni ka pesuar ndryshime per te rregulluar dhe kontrolluar vendin e punes; Perballimi i kostos se
kompensimit nga ana e punedhenesit ka nxitur mekanizmat per eksplorimin e masave parandaluese.
→ Demtimeve ne shtepi, rruge, etj, nuk u eshte kushtuar shume vemendje. Pervec kesaj, rregullat e sigurimit
te komunitetit si ligji per vendosjen e rripit te sigurimit vijne ne kundershtim me cenimin e lirise se
subjekteve. Rrjeti i Sigurise se Komuniteteve ka zhvilluar strategji per rritjen e sigurise se aktiviteteve te
perditshme nga: trafiku, ne pune, fusha sportive, shkolla, udhetime, shtepi etj.
*Mbivendosja e demtimeve ne pune me mjediset e tjera- psh familjet ne ferma ku bashkohet vendi i punes
me shtepine ndaj mekanizmi mbi demtimet do behet sipas mendimit te ndodhjes se demtimit.
→ Demtimet e qellimshme si vrasja, vetevrasja mund te ndodhin ne cdo mjedis, ndaj jane marre masa si
muret rrethuese ne catite e ndertesave te larta.
Demtimet profesionale dhe ergonomia
Kane prirjen te cenojne jeten e njerezve ne moshen me produktive. Pyjet, ndertimi, minierat, peshkimi dhe
per ironi kujdesi shendetsor jane profesionet me nivelet me te larta te traumave profesionale. Demtimet e
shtylles kurrizore jane me te zakonshmet e demtimeve ne pune. Demtimet muskuloskeletike shpjegojne
pjesen me te madhe te kohes se humbur qe kerkon kompensimin e punetoreve. Elementet e nje incidenti te
lidhur me punen shqyrtohen me trekendeshin punetor-agjent-mjedis, qe perfshin personin e ndjeshem ndaj
demtimit, agjentin qe eshte ne gjendje te jape demtim dhe mjedisin e punes ku perputhen keto te dyja.
Ekziston nje probabilitet i caktuar qe keto elemente te behen bashke dhe atehere shfaqet demtimi.
Ergonomia- ne konteksin e mjedisit te punes i perkushtohet projektimit te vendeve te punes qe modifikohen
dhe pershtaten sipas nevojave te punetorve te vecante; me mire te ndryshohet mjedisi i punes sesa te gjendet
nje punetor me karakteristika te vecanta per nje pune te caktuar. Aplikimi i principeve te ergonomise, arrin
me nje kosto te ulet plotesimin e nevojave te njerezve te paafte ose qe kane nevoje per rekuperim dhe siguron
mundesine e ripunesimit te tyre.
Demtimet e lidhura me trafikun
Perplasjet e makinave- lehtesisht te parandalueshme npm projektimit te rrugeve, modelimin e makinave,
mirembajtjen e tyre dhe edukimin e shofereve.
• Nivelet me te larta te vdekshmerise ndeshen ne te rinjte meshkuj.
• Demtimet nga trafiku perbejne shkakun kryesor te shtrimeve ne spital te njerezit < 45 vjec.
• Alkooli rit shanset 4,4x per aksident me makine.
• Demtimet nga bicikletat jane gjithashtu te shpeshta. Vende si Gjermania, Suedia, Kanadaja kane miratuar
ligje per perdorimin e detyrueshem te helmetes.
Demtimet e lidhura me shtepine dhe vendet e pushimit
Keto prekin kryesisht femijet dhe te moshuarit. Mbytjet, helmimet, rrezimi jane shkaqe te rendesishme te
semundshmerise pediatrike. Bllokimi i rrugeve ajrore, asfiksimi vijne zkn nga kikiriket, karamele, copa
karotash etj. Masat qe merren:

11
• Pishinat kane rrethime te pershtatshme dhe te mbyllen me kyc
• Jane adaptuar ligje qe ndalojne perdorimin e veshjeve te djegshme
• Largimi i medikamenteve / kimikateve nga femijet e vegjel.
• Per rrezimet- masat merren me krijimin e dritareve te mbyllura ne apartamentet / ndertesat e larta.
• Ne sheshet per te luajtur - behet kombinimi i uljes se lartesise me sigurimin e materialeve te buta te
vendosura poshte lojrave.
Demtimet e qellimshme
Lufta, konflikti, vrasjet, vetevrasjet, abuzimi me femijet. Keto demtime hasen kryesisht ne moshat e vjetra,
vecanerisht ne meshkuj, por vjen duke u rritur mes adoleshenteve dhe adulteve te rinj. Femrat bejne me teper
tentativa per vetevrasje, por meshkujt jane me te suksesshem dhe mjetet me te perdorura jane armet e zjarrit,
medikamente, varjet, helmime me gaz. Abuzimet seksuale me femijet po rriten si dhe djegia me uje te
nxehte, me cigare, mbytjet, shtrengimet, dhuna. Dhuna ne shume zona luftarake dhe me konflikte ne Bosnje,
Ruande, Kosove etj. Minat e tokes vazhdojne marrin jete te personave te pafajshem.
Konceptet ne fushen e parandalimit te demtimeve: strategji aktive dhe pasive per kontrollin e demtimeve.
• Strategjite aktive kerkojne iniciative si perdorimi i rripit te sigurimit
• Strategjite pasive nuk kryhet asnje veprim nga subjekti (airbaget), duhen aplikuar kudo te jete e mundur.
Haddon Matrix: bazohet ne konceptin qe ndodhite qe lidhen me demtimet ndahen ne fazat e parademtimit,
demtimit, pasdemtimit. Ky koncept fazor kombinohet me konceptet tradicionale te shkaksise: strehues,
agjent, mjedis qe con ne daljen e pikave te mundshme te nderhyrjes.

Strategjite e 10 masave te Haddon per uljen e demtimeve:


1. Parandalimi i krijimit te rrezikut
2. Ulja e sasise se rreziqeve qe mund te vijne
3. Parandalo clirimin e rrezikut ekzistues
4. Modifiko nivelin/shperndarjen e rrezikut
5. Veco ne kohe, hapesire rrezikun prej te cilit duhet te mbrohesh.
6. Veco rrezikun dhe ate prej te clit te mbrohesh npm nje barriere materiale
7. Modifiko cilesite baze te rrezikut.
8. Beje me rezistente ndaj demtimit ate qe eshte e nevojshme te mbrohet prej tij
9. Vleresoje demtimin e shkaktuar nga nje faktor demtues.
10. Vendos, permireso dhe siguro kirurgjine rehabilituese dhe kozmetike.

Rreziqet psikosociale dhe stresoret


E panjohura, ankthi apo mungesa e sigurise se jetes e te kontrollit mbi mjedisin con ne ate qe populli e quan
stres. Perkufizohet gjithashtu si pergjigje humane ndaj stresoreve i perbere nga 2 faza:
1- Vendimi nese nje stresor perben rrezik
2- Vleresimin e mundesise se si do i dilet me situaten.
Modeli Karasek: dokumenton sa vende pune me nje shkalle te ulet te autoritetit vendimmarres dhe me
kerkesa fizike ose mendore te larta jane posacerisht stresuese. Grate jane vecanerisht te ekspozuara ndaj
stresit. Vdekja e nje personi te afer/divorci- konsiderohen si rreziqe psikosociale. Planifikimi i keq/
inekzistent urban, zonat e mbipopulluara, mungesa e vendeve te pushimit jane rreziqet e mjedisit urban.
Burimet potenciale te stresit i lidhur me punen 5 kategori: faktoret intrinsek te punes, roli i punetorit ne
organizim, zhvillimi i karrieres, marrdheniet nderpersonale ne pune, klima dhe struktura organizative.
Efektet shendetesore te stresit- kkt fiziologjike te stresit perfshijne: rritjen FC, TA, rritjen e FR, transportin e
gjakut ne muskuj dhe uljen e aktivitetit digjestiv- FIGHT OR FLIGHT nga hormonet si epinefrina, kortizoli.
Nese nje individ ekspozohet vazhdimisht ndaj stresorve mjedisore dhe nuk ka strategji te pershtatshme per
perballimin e tyre, shfaq efektet negative shendetsore si: HTA, SIZ, ulcera peptike, astma bronkiale.
Indikatoret e stresit psikologjik: matjet e raportit epinefrine/norepinefrine ne urine/gjak; raporti Na/K ne
urine apo lipoproteinat (kolesterol +TG) ne gjak.

12
KREU 3 - VLERESIMI I RISKUT

Menaxhimi i riskut: identifikimi dhe karakterizimi i plote i risqeve dhe ndermarrja me pas e veprimeve per
zvogelimin apo zhdukjen e faktoreve demtues ose demtimeve qe vijne prej tyre.
Vleresim risku: procesi i analizes se efekteve qe mund te shkaktoje ekspozimi ndaj lendeve dhe faktoreve te
tjere demtues mbi njerezit (shembull rrezatimi). Hapat e vleresimit:
1. Identifikimi i faktoreve demtues mbi bazen kerkimore toksikologjike dhe studimeve epidemiologjike.
Konsiderohet si pershkrim cilesor i efekteve te mundshme shendetsore.
2. Vleresimi i marredhenieve doze-pergjigje: pershkruan dhe kuantifikon lidhjen mes ekspozimit dhe riskut
shendetsor i lidhur me te.
3. Vleresimi i ekspozimit: matja e ekspozimit, identifikimi i burimeve te tij, llogaritja e lendes se futur ne
organizem me rruge te ndryshme dhe sigurimi i informacionit demografik. Matjet ne terren behen per te
vleresuar kualitetin e mjedisit.
4. Karakterizimi i riskut: integrimi i 3 hapave me lart. Idealisht ai siguron llogaritje kuantitative te riskut se
popullates se ekspozuar.
5. Menaxhimi i riskut
Analiza e ndjeshmerise: vleresimet e riskut mund te permbajne burime pasigurie qe shoqerojne procesin,
ndaj duhet vleresuar impakti i tyre mbi vleresimin e riskut. Burimet e pasigurise ne vleresimin e riskut:
1. Perdorimi i nje studimi eksperimental te bazuar ne rruge te papershtatshme ekspozimi
2. Diferenca ne biokinetike apo mekanizmat e toksicitetit midis specieve
3. Specifikim i pamjaftueshem i ekspozimit te studimit eksperimental
4. Situata ekstrapolimi nga doza te larta ne te uleta
5. Diferencat e moshes ne kohen e ekspozimit te pare ose ne faktoret e menyres se jeteses.
6. Ekspozimi i njekohshem ndaj shume faktoreve demtues ne studime epidemiologjike
7. Faktore konfondues
8. Klasifikim jo i drejte i pasojes shendetsore.

Metodat epidemiologjike
Faza e investigimeve epidemiologjike ne terren: Faza e pare perfshin studimet deskriptive qe perdoren per te
pershkruar problemin. Keto ndiqen nga studimet analitike per informacion te metejshem mbi faktoret
shkaktare dhe studimet nderhyres per te vleresuar nderhyrjet e mundshme si dhe nga zhvillimi i vrojtimit.
Metodat e studimit: Njesia e analizes eshte njeriu ne te gjithe llojet e studimeve. Vetem studimet ekologjike
kane rajonin apo komunitetin. Studimet deskriptive jane shpesh longitudinale, transversale, preres. Keta
studime, per te percaktuar ekzistencen e lidhjes midis faktorit riskant dhe pasojes shendetsore, krahasojne nje
ekspozim apo prevalencen e nje gjendjeje shendetsore te grupit studimor me grupin e kontrollit. Ne
epidemiologjine analitike hasen me teper studimet kohort dhe rast-kontroll.
• Studimet kohort fillojne me nje popullate qe ka qene ekspozuar ndaj nje faktori riskant ne te kaluaren dhe
krahasohet ecuria ne kohe e frekuences se semudjes mes pop. se ekspozuar dhe te paekspozuar.
• Studimet rast kontroll fillojne me njerezit e semure dhe studiojne ne retrospektive lidhjen me ekspozimin
(sem kronike/te rralla).
• Studim kohor prospektiv fillon me dy grupe: nje grup te ekspozuar ndaj FD dhe me nje te paekspozuar dhe
ndiqen duke krahasuar kush semuret dhe kush jo.
Variante studimesh kohort/r-k: studimet perpjestimore te semundshmerise dhe ata rast kontroll te futura ne
cerdhe (faza e dyte e nje studimi k r-k).
Kuantifikimi i riskut: incidenca dhe prevalenca,
masin nivelin e semundjes.
Rreziku relativ ne studimet kohort, raporti i riskut
qe kane te ekspozuarit per tu semurur ndaj riskut
te te paekspozuarve (<1 niveli i pasojes ne gr. e
studimit = pop. e pergj; 2-3 RR i rendesishem;
RR=5 pop ne risk ka 5x shanse me te larta se pop
pa risk).
Nga zbritja e riskut te pop. paekspozuar me
riskun e pop se ekspozuar del rritja e riskut te
kesaj te fundit per te pasur nje problem
shendetsor. Fraksioni atributor i te ekspozuarve
paraqet pjesen e rasteve te reja te sem. ne pop e
ekspozuar, dmth pjesa e incidences te te
ekspozuarit qe ulej nese ekspozimi do te
eleminohej.

13
Veshtiresite e studimeve dhe determinantet e shkaksise
Shoqerimi tregon se faktori riskant, aty ku shfaqet semundja, takohet me shpesh. Nje lidhje shkakesore
tregon se faktori riskant luan rol ne dukurite qe cojne shfaqjen e sem. Testet e shkakesise ndihmojne per
konsensusin nese nje faktor riskant i njohur ka gjasa te jete shkaku i vertete i semundjes:
1 → Marredhenia ne kohe: A e paraprin shkaku efektin?
2 → Pajtueshmeria: A eshte kjo lidhje e qendrueshme dhe ne info te tjera shkencore?
3 → Mekanizmi i veprimit: A ekzistojne te dhena nga studimet e kafsheve eksperimentale?
4 → Qendrueshmeria: A ekzistojne te dhena te ngjashme nga studimet e tjera?
5 → Fuqia: Cila eshte fuqia e shoqerimit midis shkakut dhe efektit? Risku relativ
6 → Marredheniet doze pergjigje: A shoqerohet rritja e ekspozimit ndaj shkakut me te efektit?
7 → Kthyeshmeria: A con largimi i shkakut ne zvogelimin e riskut te semundjes?
8 → Projektimi i studimit: A jane rezultatet e bazuara ne projekt te mire studimor?
9 → Gjykimi i te dhenave: Sa jane linjat e te dhenave qe cojne ne nje perfundim te caktuar?

Investigimet ne grupe dhe studimet ekologjike


Cluster: grup te semuresh qe perfaqesojne shfaqjen ne menyre te papritur te nje numri te madh rastesh ne nje
zone gjeografike, ne nje periudhe kohe, ne nje popullate te caktuar. Shembuj:
• Rritja e fr se leucemise ne femije te komunitetit rural qe perdor uje me pesticide (cluster gjeografik)
• Rritja e fr se problemeve shendetsore gjate nje periudhe smogu veror (clsuter kohor)
• Rritja e fr se kancerit pulmonar ne punonjesit e nje ndermarrje te caktuar (cluster i nje popullsie te dhene).
Investigimi i Clustereve: verifikimi nese nje klaster ekziston apo eshte koicidence; nese ekziston vertet
ekspozimi human ndaj faktoreve demtues te mjedisit; nese marrdhenia subjekte-faktore mjedisi kerkon
investigim.
Studimi ekologjik: ai ku njesia e analizes eshte nje popullate ose rajoni ku ajo jeton dhe jo individi. Perben
nje opsion te lire per lidhjen e te dhenave per shendetin me mjedisin. 5 tipet kryesore sipas zgjedhjes se
studimit dhe metodave te analizes: studimet eksploruese, space-time, studimet ne shume grupe, studime te
prirjes ne kohe dhe studime te perziera.

Identifikimi i faktoreve te rrezikut ne terren


Realizohet npm vleresimit te faktoreve demtues dhe auditimit te tyre. Keto dy metoda perfshijne kalimin
permes ndermarrjes dhe investigmin e operacioneve. Kalimi permes synon identifikimin e shkakut te nje
pasoje te vecante, ne auditim ekz sistematikisht te gjithe faktoret demtues.
Mjedisi profesional: relativisht e lehte te behet inventar i faktoreve te mundshem demtues me regjistrim te
sigurt ose te nje sistemi gjurmimi te lendeve qe perdoren shpesh.
Mjedisi i jashtem: percaktimi i faktoreve demtues me natyre kimike eshte me i veshtire. Nje menyre eshte
kur ne komunitet ekzistojne te dhena mbi aktivitete te meparshme industriale ne zonen e dyshuar. Per te
percaktuar llojin e ndotesit behen analiza kampionesh.

Marredhenia midis dozes dhe pasojes shendetesore


Marredhenia doze-efekt paraqet lidhjen mes dozes dhe gravitetit te nje efekti shendetsor te shfaqur te nje
individ/ person i popullates. Marredhenia doze-pergjigje eshte marredhenia mes dozes se faktorit demtues
dhe numrit te personave te nje grupi te ekspozuar qe manifestojne nje demtim te caktuar, e cila aplikohet dhe
ne demtimet- treguesi i dozes eshte shpejtesia.
• Llogaritja e riskut per efektet e pragut: sh faktore demtues mjedisi ushtrojne efekt demtues mbi njerezit
vetem kur arrijne nje nivel te caktuar/prag.
• Pragjet dhe tregues te tjere te rendesishem:
• Niveli pa efekte shendetsore negative- paraqet nje pike ne kurben e marredhenies doze-pergjigje ku
arrihet pragu. Ne nivele me te uleta nuk ekz simptoma/efekte + apo -.
• Niveli minimal i efekteve shendetsore- niveli me i ulet ne te cilin zbulohen efektet + apo -.
• Doza ditore e durueshme/pranueshme tregon sasine me te madhe te kimikatit qe mund te merret gjate nje
dite, por nuk pritet te jape efekte shendetsore negative edhe nese ekspozohet gjithe jeten. DDD/P =
NPESHN ose NMESHN/ faktoret e pasigurise. Per nje DDP duhen specifikuar faktoret e dozimetrise-
pesha trupore, siperfaqja dhe shpejtesia e absorbimit.
• Faktoret e pasigurise ne percaktimin e pragjeve:
• Variabiliteti i ndjeshmerise se individit ndaj substances kimike
• Diversitet i madh fiziologjik i popullatave
• Kufizimi i teknikave te matjes
• Kufizim i metodave studimore
• Veshtiresia per te kapur efektet nda ekspozimet e vogla etj

14
Ekstrapolimi i te dhenave te kafsheve te njerezit ka probleme sepse: ka diferenca fiziologjike speciesh,
studimet ne kafshe realizohen me metoda te ndryshme te administrimit te lendeve toksike, projeksioni nga
nje diapazon vlerash te larta doze-pergjigje ne nje diapazon me te ulet lidhet me supozime jo te verteta. Nje
faktor sigurie/pasigurie reflekton shkallen e sigurise qe duhet inkorporuar ne ekstrapolimin e te dhenave
eksperimentale te popullatat humane. Faktoret e (pa) sigurise:
→ 10x faktori: kur ekzistojne te dhena te vlefshme nga stud. eksperimentale mbi marrjen e zgjatur nga goja.
→ 100x faktori: kur ekzistojne rezultate te vlefshme nga studimet per dozat e vogla te futura per os ne nje
ose me shume specie kafshesh. Ky faktor merr parasysh ekstrapolimin mes specieve.
→ 1000x faktori: kur nuk ekzistojne te dhena per ekspozim ne doza te uleta/akute te njerezve dhe kur
rezultatet nga kafshet jane te rralla. Vlen per ekstrapolimin nga njera kafshe ne tj.
Grupet me risk te larte: pas percaktimit te dozes se pragut te lendes toksike per njerzit normal te shendoshe,
konsiderohen grupet ne risk si: femijet e vegjel/moshe te re, te moshuarit, grate shtatzana, te kequshqyerit, te
semuret, individet me crregullime gjenetike psh: femije japoneze te lindur nga nenat e ekspozuara ndaj
metilmerkurit nga peshqit vuanin nga tumoret e lindura; insuficensa dietike e Ca/Fe rrit intensitetin e
helmimeve nga plumbi; kardiopatet me risk te rritur ndaj CO/SO2.
Llogaritja e riskut per efektet pa prag: subjektet ose preken nga kanceri ose nuk cenohen prej tij sipas
parimit e tera ose asgje, ndaj ekspozimi i madh nuk con ne shfaqejen e nje kanceri me te keq por ne rritje te
gjasave dhe e anasjellta. Kurba doze efekt eshte e papershtatshme per kancerogjenet. Kurba doze pergjigje
supozon nje prag qe perben mjetin kryesor per analizen e riskut lidhur me ekpozimin ndaj kancerogjenve.
Argumenti kunder ekzistences se nje pragu- vetem nje mutacion ADN mund te coje ne rritje te pakontrolluar
te qel. somatike => kancer dhe nga ana tjeter individet kane diferenca ne gene riparimi dhe mekanizma
imune pra pragje te ndryshme. Eshte e pamundur te zhduket nje agjent kancerogjen nga mjedisi, prandaj
deshirohet te ulet ne nivelin me te ulet te mundshem. Percaktohet keshtu nje nivel i pranueshem risku.

Lloji i efekteve shendetesore te lidhura me ekspozimin mjedisor


→ Vdekjen e parakohshme te nje/shume individeve → Semundje e vogel kalimtare
→ Semundjet e renda/paaftesite e renda → Diskomfort
→ Semundje kronike → Ndryshime sjelljeje
→ Paaftesi e vogel → Ndryshime psikologjike dhe emocionale.

Vleresimi i ekspozimit human


Ekspozimi human eshte mundesia e agjenteve kimike, biologjike, fizike per tu thithur ne organizem ose per
te vepruar mbi te, kur ata vijne ne kontakt me trupin tone.
Ekspozimi i pergjithshem- perpjekja per te marre ne konsiderate te gjitha menyrat e ekspozimit ndaj
ndotesit, pavaresisht mjedisit dhe menyres se ekspozimit.
• Doza e brendshme- sasine e ndotesit te thithur ne indet e trupit me inhalacion, gelltitje, absorbim.
• Doza efektive biologjike- sasine e ndotesit te absorbuar e cila kontribon ne dozen e organit target ku shfaqet
efekti i demshem.
• Doza e pergjithshme- shumatorja e dozave te nje ndotesi te marra nga nje person gjate nje kohe te dhene ne
te gjitha rruget e bashkeveprimit me mjedisin.
Doza eshte e veshtire te matet ndaj parametri qe perdoret eshte madhesia e ekspozimit (parametri kryesor
sepse ai eshte i lidhur me efektet shendetsore). Ai matet per nje mjedis gjate nje periudhe kohe te caktuar.
Monitorimi mund te jete i drejtperdrejte (personal dhe biologjik) dhe i terthorte (monitorimi i nje zone
mjedisore, pyetesoret, ditaret dhe modelet matematikore).
• Monitorimi mjedisor mat perqendrimet ne te cilat mund te jene ekspozuar subjektet.
• Monitorimi biologjik mat dozen ose ngarkesen trupore ne nje moment te dhene kohor.
Te dy ndahen ne: mostra zonale qe perdoren per matjen e perqendrimeve pa marre arasysh nivelin real te
ekspozimit dhe mostra personale qe masin perqednrimet ndaj te cilave ekspozohen subjektet.
Markeri biologjik- si moster, perben madhesi te dozes, tregues efekti apo ndjeshmerie.
Monitorimi i ekspozimit vetjak: pajisjet personale per moitorimin e ajrit masin drejtperdrejt perqendrimin e
ndotesve te tij ne zonen e frymemarrjes se subjekteve. Pajisjet marrese te mostrave mund te jene aktive (me
pompe per thithjen e ajrit) ose pasive (grumbullojne ajrin me difuzion). Matja e drejtperdrejte per lendet
ndotese te ujit kerkon marrjen e tij nga burimi, ose nga uji qe eshte pire. Per te matur lendet ndotese
ushqimore behet analiza e dyfishte e ushqimeve te konsumuara ne nje vakt. Ne mjedise profesionale matjet
realizohen me ngjitjen ne lekure te materialeve te posacme qe hiqen pas dites se punes.
Monitorimi biologjik i ekspozimit: ketu masim ndotesin qe na intereson, metabolitet e tij apo produktin e
bashkeveprimit mes lendeve ndotese dhe qelizave target ne inde. Shembuj markera biologjike: monoksidi
karbonit- HbCO ne gjak; plumbi-plumb ne gjak; metilmerkuri- merkur ne gjak; pijet alkoolike-etanol ne
ajrin e ekspiruar; tretes organike- metabolite urinar; duhani-kotininine urinare.

15
Metodat e terthorta per vleresimin e ekspozimit: kerkon kombinim te matjeve te perqendrimit te lendeve
ndotese ne mjedis me informacionin per aktivitetet humane. Vleresimi i ekspozimit me pyetsor, intervista
siguron info per profilin demografik, gjendjen shendetsore, faktore mjedisore dhe kohen e aktivitetit. Per
sigurim informacioni jane 3 metoda:
1. Metoda e llogaritjes: llogaritja e kohes se harxhuar nga ana e pjesmarresve ne aktivitete te ndryshme.
2. Metoda e ditareve kohore te aktiviteteve- pjesmarresit shkruajne aktivitetet me te cilat jane marre gjate
kohes studimore
3. Metoda vrojtuese- pak e preferueshme por me siguri me te larte ku vrojtuesit monitorojne pjesmarresit.
➔ Llogaritja e ekspozimit me inhalacion: duhet ditur sasia e ajrit te thithur nga personi ne 1 dite. Volumi i
ajrit te thithur varet nga seksi, mosha, akt.fizik, temp, duhani etj.
➔ Llogaritja e ekspozimit me ane te gelltitjes:
• Uji: percaktohet sasia e ujit qe njerezit pijne dhe konsumojne ne forma te tjera: banjo, ushqime, caj, etj.
• Toka: kryesisht femijet sidomos ne insuf. jodike npm objekteve te tjera, kur ngjitet pa dashje ne duar.
Supozohet se pas gelltitjes thithet 100% e materialit ndotes (dhe per ujin).
• Ushqimet: krahas perqendrimit te ndotesve ushqimore, duhen njohur dhe zakonet e ushqyerjes se
popullates ne studim. Behet llogaritje e vecante per cdo ushqim per matjen e sasise se ndotesit.
➔ Llogaritja e ekspozimit me lekure dhe dozat: faktoret nga varet absorbimi i lendeve nga lekura: siperfaqja
e lekures se ekspozuar ne varesi te veshjes, pjesa e trupit ne kontakt me ndotesin, kohezgjatja e kontaktit,
perqendrimi i lendes ndotese ne lekure, aftesia penetruese e ndotesit, lloji i materialit qe lenda ndotese bie ne
kontakt me lekure, demtime te lekures.

Parimet per perzgjedhjen e mostres


Skema e zgjedhjes se mostres perfshin te gjithe njerezit e pop target ose zonat dhe numrin e perafert te
njerzve qe kane te bejne me secilen nga zonat. Nga informacioni i limituar, behet skema me faza e marrjes se
mostrave. Kerkuesit fillojne me mostra te medha dhe vazhdojne punen me mostra gjithnje e me te vogla. Nje
moster zone gjeografike zgjidhet duke llogaritur njerzit qe banojne ne nje zone te caktuar. Ne fazen tjeter
behet lista e mostres apo e zonave me te vogla gjeografike te cdo zone te zgjedhur ne fazen e pare. Faza
perfundimtare pergatit nje liste e te gjithe njerezve ne nje zone te perfshire ne moster dhe nga kjo liste
zgjidhet nje numer njerezisht qe perbejne mostren. Mostra duhet e jete e randomizuar dhe stratifikuar; per tu
siguruar perfaqesia si duhet ne nengrupet e popullates qe paraqesin interes, nga keto nengrupe perfshihet ne
moster nje numer me i madh njerezish se pjesa tjeter e popullates.
➔ Gabimi i perfaqesimit- mostra e grumbulluar nuk perfaqeson % mesatar te mjedisit qe studiohet.
➔ Gabimi ne grumbullimin e mostres- minimizohet npm perdorimit te kontenierve te paster nga ndotesit qe
na interesojne.
➔ Gabimet analitike: lindin nga perdorimi i teknikave te papershtatshme te kalibrimit, ndryshime temp,
rrymes elektrike, pasaktesia e operatoreve apo metodes analitike etj.
➔ Gabimet e perpunimit te te dhenave- shfaqen ne etapa te ndryshme dhe perfshijne numrin e personave qe
merren me procesin e matjeve (laboranti, programuesi,s taticieni etj). Prandaj jane krijuar programet e
sigurimit te cilese-informacion udhezues nderkombetar.
Sigurimi i madhesise se pershtatshme te mostres: kerkon balacim te mire mes saktesise dhe kostos.

Karakterizimi i riskut shendetesor


Metodologjia: karakterizimi i riskut bashkon tri komponentet e procesit te vleresimit te riskut, indentifikimin
e faktorit demtues, vleresimin e marredhenive doze-pergjigje dhe ekspozimit.
Fazat e karakterizimit te riskut
→ Faza1- Ekspozimi i pergjithshem: kombinon perqendrimin e ndotesve matur me ane te marrjes dhe
analizes pasuese te mostrave, modelimit, markera biologjike, me zgjatjen e kohes se ekspozimit shprehur
sipas efekteve shendetsore.
Efektet kancerogjene- koha e pergjithshme e ekspozimit gjithejetesor te njeriut.
Efektet jokancerogjene- ekspozimet afatshkurtra ndaj perqendrimeve te larta.
→ Faza 2- Doza: doza mesatare ditore x ekspozimin me faktoret e dozimetrise (shpejtesi absorbimi,
inhalacioni / peshen / sip trupore).
→ Faza 3- Risku vetjak gjithejetesor: integron vleresimin e ekspozimit me marrdheniet doze pergjigje. Doza
x faktoret e karakteristikave te riskut ose gravitetin / faktoret e pasigurise.
→ Faza 4- Risku i popullates se ekspozuar: per te pergjithesuar ekspozimet dhe risqet mesatare te nje
popullate -> risku mesatar per nje individ x nr e individeve te popullates se ekspozuar.
Vleresimi i riskut te vecante ne situata terreni: perdorimi i biomarkerave kur eshte e veshtire te
identifikohen fakoret demtues mund te jete e vetmja metode efektive per llogaritjen e dozes pergjithshme

16
Shendeti ne vleresimin e impaktit mjedisor
Vleresimi i riskut shendetsore mund te perdoret dhe per parashkim te efekteve shendetsore te projekteve dhe
aktiviteteve te ardhshme. Qeniet njerezore perbejne interesin kryesor per nje zhvillim te qendrueshem-
llogaritja e impaktit mjedisor duhet te coje ne zgjidhjen e problemeve shendetsore. Llogaritja e efekteve te
demshme shendetsore bazohet ne parim si skema per vleresimin e riskut. Se pari identifikohen faktoret
potenciale demtues te lidhur me projektin. Si pasoje duhet bere llogaritja e shkarkimeve ose te nxirren nga te
dhenat e projektit duke llogaritur perqendrimet e lendeve te shkarkuara, ekspozimin dhe dozen e pergjith.

KREU 4 - MENAXHIMI I RISKUT

Menaxhimi i riskut bashkon ne nje vleresimin e perceptimin e riskut me synim kontrollin e ekspozimit ndaj
faktoreve demtues te mjedisit. Perben nje perpjekje pjeserisht shkencore e kuantitative, ku risku i llogaritur
krahasohet me standartet, normat orientuese ose me risqe te krahasueshem. Ne konsiderate duhet te merret
dhe perceptimi i riskut nga individet e komunitetit qe perballen me riskun. Pas vleresimit te riskut dhe
vendosjes nen kontrroll te ekspozimit behet monitorimi i riskut per te pare nese ai vazhdon te jete nen
kontrroll. Procesi eshte interaktiv dhe vazhdimisht duhet bere rivleresim i riskut dhe perceptimit nga ana e
komunitetit. Procesi interaktiv nenkupton qe hapat e vleresimit te riskut dhe te menaxhimit duhen bere
njekohesisht. Menaxhimi i riskut behet ne etapat:
1. Identifikimi i riskut 4. Monitorimi dhe implementimi
2. Asesimi dhe analiza e riskut 5. Matja dhe kontrolli
3. Plani i veprimit

Skema e vleresimit te riskut

1. Vleresimi i riskut
Nje risk shendetesor mund te luhatet nga ndryshimet me te vogla fiziologjike deri te vdekja e parakohshme.
Kuptimi i fjales risk i rendesishem varet nga koncepti qe ka komuniteti ne fjale per shendetin. Variacionet e
efekteve ne shendetin human te shkaktuar nga ekspozimet mjedisore:
1. Vdekje te parakohshme te shume individeve 6. Semundje minore te perkohshme
2. Vdekje te parakohshme te ndonje individi 7. Diskomfort
3. Semundje te renda ose paaftesi te medha 8. Ndryshime te sjelljes
4. Semundje kronike me demtim funksionaliteti 9. Efekte emocionale te perkohshme
5. Paaftesi/handikape minore 10. Ndryshime minore fiziologjike

Shembuj:
→ Ne USA ne procesin e vendosjes se shumices se standarteve mjedisore-profesionale eshte bere supozimi
se per aq kohe sa ekspozimi nuk tejkalon mekanizmat mbrojtes te organizmit nuk ekziston ndonje kercenim
per shendetin.
→ Ne ish BS perqendrimet maksimale te lejueshme te ndotesve te mjedisit ishin percaktuar poshte niveleve
qe shkatojne ndryshime fiziologjike si dhe ndryshime te tjera te papaercaktuara nga pikpamja e rendesise.

Per parandalimin dhe kontrrollin e riskut aplikohen:


→ Norma orientuese- jo te detyrueshme me ligj per tu zbatuar
→ Standarte te detyrueshme me ligj per tu zbatuar
Standarte dhe udhezime te miratuara ne vendin tone
→ Standarte te ujit te pijshem
→ Norma per ndotesit urbane
→ Norma te nivelit te zhurmave urbane
→ Norma per mbetjet e lejueshme te ndotesve ne vendin e punes
→ Norma per mbetje te pesticideve ne produktet ushqimore
→ Standartet e produkteve ushqimore

17
Rruga e pergjithshme per vleresimin e riskut
Krahasimi i ekspozimit faktik me ate ekspozim qe ne baze te vlerave orientuese ose standarteve vleresohet si
i pranueshem.
Vleresimi i risqeve
1. Risqet e vleresuara mbi bazen e te dhenave historike
2. Pema e ngjarjeve (duke filluar nga nje ndodhi fillestare deri tek aksidenti i fundit)
3. Krahasimi i risqeve te vleresuar ne te njejten menyre (prsh risku i udhetimit me makine mund te
konsiderohet me riskun e udhetimit me kale)

Pse nevojitet menaxhimi i riskut?


Qellimi i cdo menaxhimi eshte ndihma per vendimarrjet qe kane te bejne me kontrrollin e faktoreve demtues
te mjedisit. Per inspektoret dhe zyrtaret e tjere eshte i domosdoshem krahasimi me standartet e miratuara ne
menyre administrative (DDP ose me dozat e riskut specifik). Per PSHM krahasimi eshte i rendesishem per te
fituar nje ide mbi permasat e riskut dhe per te qene ne gjendje qe kuptimin tua transmetoje vendimarresve
dhe publikut. Perceptimi i risqeve eshte i lidhur ngushte me menyren e vleresimit te tyre.

Faktoret qe kane te bejne me perceptimin dhe pranimin e riskut


Perceptimi i riskut- perceptimi i riskut nga ana publikut ndryshon shume nga perceptimi i shkencetareve. Ne
pranine e riskut te nje FD te mjedisit te jashtem luan rol te rendesishem shkalla neperkembjes nga ana
publikut e ketij faktori demtues. Ka nje sere faktoresh qe ndikojne ne perceptimin e riskut. Risqet qe kane
efekte te vonshme dhe ata qe ndikojne ne gjenerata te ardhshme pranohen me me veshtiresi se sa ato qe
shfaqen ne menyre imediate.
• Pikepamjet e publikut per riskun mund te mos korespondojne me ato te shkencetareve.
• Popullata tenton ta vleresoje riskun me mire ne mes te amplitudes se tij- ata shtremberojne ekstremet.
• Perceptimi i riskut eshte i ngarkuar me vlerat me te cilat jemi brumosur ne shoqeri (perdorimi i kaskes)
• Percaktimi i riskut kushtezohet nga zhvillimi kulturor
• Risku ne disa kontekste konsiderohet si dobiprures
Shembuj te perceptimit publik te riskut
1. Vullnetare/jo vullnetare (duhanpirja, HIV ne spital)
2. Natyror/antropogjen (termeti, katastrofe industriale)
3. Rutine/ekzotik (radoni ne shtepi, triklorometani ne uje)
4. Vemendja e medias/jo media (rrezim avioni, aksident pune)
5. I frikshem/jo i frikshem (kanceri, uji)
6. Kronik/katastrofik (aksident makinash, avioni)

Strategjite e perballimit te risqeve


Perceptimi i nje personi per nje risk te caktuar ndryshon nga nje person tjeter dhe cdo person ka strategjine e
tij per perballimin e nje risku te mundshem. Dy lloj strategjish:
→ strategjia e perballjes me fokusim ne emocionet
→ strategjia e perballjes me fokusim problemor
Per PSHM, eshte e rendesishme qe per te menaxhuar ne nje menyre te pershtatshme nje risk mjedisor te kene
disa njohuri mbi strategjite e perballimit te tij

Strategjite perballuese konjitive: kkt nga perdorimi i proceseve te te menduarit me synim te stresit ekzistues.
Keto strategji marrin forma te ndryshme:
1. Mohimi i problemit: individi bind veten se risku shendetesor eshte ekzagjeruar nga ana e personave te tj
apo media dhe se autoritetet do te ushtrojne pergjegjesite e tyre per mbrojtjen e komunitetit.
2. Amplifikimi i problemit: zakonisht individet per shkak te streseve te jetes se tyre e perceptojne problemin
me te madh sac eshte ne te vertete.
3. Ndrydhja e problemit: personi nuk e mohon riskun e perceptuar por perpiqet mos te mendoje per te.
4. Rivleresimi i problemit: individi e rivlereson problemin ne nje menyre te tille qe efektet pozitive (prsh
nxitja e zhvillimit ekonomik te rajonit ose rritja e niv te punesimit) i gjykon me te rendesishme.
5. Pranimi i problemit: kjo strategji synon ne rifitimin e stabilitetit emocional ne nje situate ku njerezit nuk
shofin mundesi per te ndikuar ne ndryshimin e saj.

Strategjite e perballjes cojne ne aplikimin e strategjive te bazuara ne aksionet e drejtperdrejta


1. Veprime qe synojne zvogelimin e riskut: perpjekje per te ndikuar ne procese vendimarrese prsh me ane te
demostrimeve kunder nje situate te dhene apo me organizimin e gr te veprimit.
2. Kerkimi i informacionit: con ne nje kuptim me te mire te riskut dhe mund te jete strategji e vlefshme
sepse mungesa e familjarizimit zakonisht behet shkak per mbivleresimin e riskut.

18
3. Kerkimi i ndihmes: perfshin kontaktin me grupet e veprimit mjedisor te cilat mund te japin keshilla ose
asistence praktike per uljen e riskut, ose e diskutimit aktiv ne grupe larg emocioneve vetjake.
4. Terheqja aktive e vemendjes: dhenia mbas sporteve, hobeve vetjake ose aktiviteteve te tj dhe shmangia e
te menduarit per problemin ne fjale.
5. Modifikimet emocionale: perdorimi i duhanit, alkolit ose droges mund te shikohet si nje forme e
modifikimit emocional. Keto strategji perballjeje parakuptojne ekspozimin ndaj faktorit demtues dhe
mund te perfundojne ne prishjen e strukturave sociale ne dhune dhe ne sjellje kriminale.
Pergjigjja ndaj stresit pervec strategjive te perballjes ndikohet dhe nga personaliteti i individit dhe shkalla e
mbeshtetjes sociale. Si shendeti ashtu dhe mireqenia ne nje mbeshtetje me te madhe sociale jane ne
pergjithesi me te mira sesa ato te atyre qe nuk e kane kete mbeshtetje. Kjo mbeshtetje sociale mund te
perbehet nga ndihma reale ose nga info i siguruar per zgjidhjen e problemeve madje ajo mund te perfshije
dhe mbeshtetjen emocionale.

Parimet e komunikimit te riskut


Komunikimi i riskut eshte nje shkembim i qellimshem i informacioni mbi ekzistencen, natyren, formen,
madhesine dhe pranimin e risqeve. Objektivat e komunikimit te riskut:
• Rritja e vigjilences se publikut ose vendimarresve per nje risk te rendesishem per te cilen ata mund te mos
jene ne dijeni.
• Qetesimi i situates per nje risk te vogel qe publiku/vendimarresit e vleresojne gabimisht si te rendesishem.
Rendesia e ekspertit te komunikimit te riskut (rasti i komunikimit te riskut nga piloti i avionit kur avioni po
bie). Vetem perhapja e info pa nje mbeshtetje ne parimet e komunikimit te riskut mund te coje ne percjelljen
e msg negative qe kane te bejne me riskut dhe si pasoje edhe ne nje kontrroll jo efektiv te faktoreve jo
demtues. Duhet theksuar se PSHM pervec ketyre rregullave per te siguruar nje komunikim efektiv duhet te
kuptojne informacionin teknik qe mund te grumbullohet. Meqenese publiku ne disa vende pjesen me te
madhe te informacionit per riskun shendetesor mjedisor e merr nga media duhen shqyrtuar me kujdes
udhezimet se si duhet te merreni me median
Rregullat kardinale te komunikimit te riskut
1. Pranimi dhe perfshirja e publikut si nje partner legjitim
2. Planifikimi dhe vleresimi me kujdes i aktiviteteve tuaja
3. Degjimi i interesave te vecanta te publikut
4. Qenia i ndershem, i sinqerte dhe i hapur
5. Kordinimi dhe bashkepunimi me burime te tj te besueshem
6. Plotesimi i kerkesave te media
7. Te folurit ne menyre te qarte dhe me dhembshuri

Hierarkia e kontrollit te FD ne industri


1. Kontrolli ne burim (faktori demtues kontrollohet ne burim duke e eleminuar plotesisht ose me metoda
inxhinjerike synohet eleminimi ose minimizimi i ekspozimit) prsh me hapjen e dritareve dhe ajrosjes
sigurohet hollimi i ndotesve ne volume te medha ajri. Kontrrolli ne burim mund te rregullohet dhe me:
• Standartet e produkteve- nese nje sub nuk ka nivel pragu te njohur ose seshte testuar duhet kerkuar
riprojektimi i produktit ose zevendesimi i tij.
• Standartet e proceseve- nese ndotesi futet ne mjedis gjate procesit te prodhimit inkurajohen procese te tj
prodhimi.
• Standartet e shkarkimit- standartet mund te shprehen me perqendrimet e lejuara te nje ndotesi ne njesi te
ajrit ose ujit te shkarkuar nga nje burim.
2. Kontrolli gjate rruges me ane te: ajrimit shkakues lokal (keto sisteme kapin gazet para se te arrijne ne
zonen e frymemarrjes se punetoreve), barrierat mbrojtese (perdoren per demtues me natyre fizike si zhurma).
3. Kontrolli ne nivel personi me ane te: pajisjeve mbrojtese vetiake (imunizimi kunder faktoreve infektive),
kontrrolli administrativ/masat te parandalimit primar.
Shume risqe shendetesore kane komponente qe lidhet me sjelljen prandaj edukimi eshte nje pajisje per
menaxhimin e riskut.
Flete kontrrolli per programet e PMV (pajisjet mbrojtese vetiake)
1. Pajisja korrekte 4. Mirembajtja e rregullt e pajisjeve
2. Program i plote trajtimi 5. Vend i sig. per ruajtjen e pajisjeve te punetorit
3. Testi i pershtatshmerise ose i pajtueshmerise
Hapa per arritjen e nje ndryshimi te qendrueshem te sjelljeve
a) Analiza e problemit
b) Determinantet e sjelljes: qendrimet, ndikime soc, kontrrollin e perceptuar te sjelljes, aftesite dhe barrierat
c) Opinionet per ndryshimin e sjelljes- vleresimi i rendesise relative te secilit prej determinanteve dhe i
madhesise se ndryshimit te tyre

19
d) Plani i nderhyrjes- percaktimi i rruges me te suksesshme per ndryshimin e sjelljes
e) Implementimi i nderhyrjes- ndermarrja e nderhyrjes per ndryshimin e sjelljes
f) Vleresimi- percaktimi i efektit te nderhyrjes
4. Prevenimi sekondar
Hapi i pare qe behet per zgjedhjen e nje problemi te mundshem te shentetit mjedisor te nje individi: eshte ai
nese vertet ekziston nje problem. Ky proces perfshin:
a) Diagnozen e semundjes qe bazohet ne (anamnezen e simptomave, ekz fizik dhe lab.)
b) Vleresimi i ekspozimeve
c) Vleresimi nese ekspozimi do te shkaktoje semundjen ne fjale
Hapi i dyte: trajtimi (aspekti me i rendesishem i trajtimit eshte largimi nga ekspozimi)
Hapi i trete: rehabilitimi- procesi i tejkalimit te pasojave te demtimit ose te semundjes
Vleresimi i demtimit: matja e shkalles se humbjes se fnx te pacientit si rrjedhoje e demtimit profesional

Menaxhimi i nje emergjence te shendetit mjedisor


Faza e pare: vleresimi i problemit
→ per cfare lendesh kimike behet fjale
→ cilat jane vetite e tyre demtuese
→ sa njerez jane ekspozuar
Faza e dyte: frenimi ose kufizimi i problemit
Faza e trete: menaxhimi i efekteve shendetesore
Vleresimi i personave
→ Qe probabilisht jane ekspozuar
→ Shume te shqetesuar, qe jane te interesuar per mundesine e ekspozimit qe kane nevoje te sigurohen

Indikatoret- variabla te besueshem, lehtesisht te matshem dhe me mundesine e ekspozimit ndaj FD te


mjedisit qe perdoren per monitorimin e riskut. Indikatore te perdorur per monitorimin e gjendjes
shendetesore ne popullate:
→ niveli i semundjeve diarreike (lidhet me kualitetin e ujit)
→ shpeshtesia e atakeve te astmatikeve (kualiteti i ajrit)
→ rritja e rasteve te reja me humbje degjimi (ekspozimi ndaj zhurmes)
→ niv i plumbit
Sistemi i vrojtimit shendetesor- kryerja ne intervale te rregullta kohore te nje grupi testesh te standartizuara
per identifikimin e problemeve. Testet behen ne punonjes te ekspozuar ndaj nje FD te vecante dhe per te
zbuluar demtimet profesionale sa me heret por testet depistuese duhen shoqeruar me masa efektive sepse
testet te vetme nuk mund te korrigjojne ekspozimin ndaj FD

Indikatore mjedisore per vleresimin e riskut


1. Te kualiteti te ajrit:
1. SO2 → indikatori eshte perqendrimi ne ajer
2. NO2 → perqendrim ne ajer
3. Pluhurat → PTS/PM10 PM2, perqendrimi ne ajer
4. Ozoni dhe CO→ perqendrimi ne ajer
2. Te kualitetit te ujit: ashpersia, ngjyra, shija, pH, LOA (lendet organike te avullueshme), KPO (karboni i
pergj organik)
3. Multimediale dhe indikatore te tjere:
1. HPA (hidrokarburet policiklike aromatike) → perqendrimi i benzopirenit ne ajer dhe ushqime
2. Metalet dhe mikroelementet → Cd, Pb, Al, Hg, matja ne indet humane
3. Pesticidet → perqendrimi ne toke, ushqime, uje, perqendrimi i nitrateve
4. Rrezatimi → aktiviteti i radonit ne ajrin e baneses, rrezatimi diellor
5. Ekspozimi ndaj duhanit → matja e cotinines ne urine
6. Patogenet dhe alergenet → patogenet e ushqimeve, ujit
7. Mjekesia profesionale → specialitet mjekesor qe merret me id, vleresimin dhe parandalimin e
demtimeve me prejardhje nga faktoret profesionale dhe mjedisore.

Indikatore shendetesore qe perdoren per vleresimin e mjedisit


A. Indikatore te pergj → shendeti i perceptuar, treguesi i mases trupore, pesha ne lindje
B. Vdekshmeria → jetegjatesia e pritshme ne lindje, vdekja e parakohshme, vdekja sipas shkaqeve
C. Semundshmeria → astma, semundje kronike, ca i pulmoneve, alergji, ca lekure, semundje prof, aborte
spontane, helmime akute, leucemi, ca stomaku, mesoteliome, semundje kronike te melcise

20
Analiza e kosto efektivitetit dhe kosto perfitimit
Analiza e kosto-perfitimit→ teknike analitike qe ben krahasimin e vlerave te perftuara me kostot e opsionit
menaxhues qe te percaktosh ne fund nje vlere neto perfitimi.
Analiza e kosto-efektivitetit→ e ngjashme me AKP per sa i perket kostove por nuk vleresohen pasojat e
nderhyrjes (rezultatet, impaktet, efektet, perfundimet).
Te dyja llojet perdoren per te percaktuar nese burimet jane shperndare si duhet per arritjen e objektivave.
Fazat e AKP
1. Identifikimi i llojeve te kostove si kostot fillestare te programit dhe implementimit te tij, kosto vjetore
per mirembajtjen, kostot e prodhuesit.
2. Sa do te kushtoje cdo pjese ne vitet e projektit (kuantifikimi).
3. Vleresimi- identifikohen te gjitha perfitimet qofte te drejtperdrejta si jete te shpetuara apo perfitime te
drejtperdrejta ekonomike si rritja e prodhimit.

Hapat per zhvillimin e AKP dhe AKE


→ Hapi 1: Percaktohet fusha e studimit dhe objektivat. Nese ka 5 mundesi per uljen e ekspozimit ndaj nje
FD vleresimi i opsioneve perben bazen per:
• llog e perfitimeve qe ofrojne opsionet
• identifikimi i kushteve qe do conin ne nje perfitim me te madh te mundshem ne raport me koston
→ Hapi 2: Zgjidhet madhesia e pershtatshme per matjen e arritjeve
→ Hapi 3: Identifiko, mat dhe vlereso te gjitha kostot
→ Hapi 4: Identifiko, mat dhe vlereso te gjitha perfitimet
→ Hapi 5: Krahaso kostot me perfitimet dhe apliko testet e ndjeshmerise
→ Hapi 6: Percakto implikimin e rezultateve ne procesin vendimarres

KREU 7 - USHQIMI DHE BUJQESIA

Ushqimi eshte nje nevoje themelore per njeriun, nje e drejte baze dhe kusht paraprak per nje shendet te mire.
Nje diete e balancuar do te garantohej nese njerezit do te merrnin nje ushqim te shumellojshem dhe ne sasine
e duhur. Komponenti paresor eshte energjia e shprehur ne kalori apo joul. Kerkesa energjitike perben sasine e
energjise qe nevojitet per te ruajtur shendetin, per rritjen dhe per nje nivel te pershtatshem te aktivitetit fizik.
Nqs marrja dhe harxhimi i energjise nuk jane te balancuara, kjo con ne ndryshimin e mases trupore. Obeziteti
i karakterizuar si teprice e indit dhjamor, eshte nje shkak i semundshmerise dhe i uljes se jetgjatesise.

Efektet e pamjaftueshmerise nutricionale mbi shendet


• Crregullimet dhe pamjaftueshmeria e jodit- takohet me shpesh ne zonat e Andeve, Alpeve, Himalajeve,
por edhe ne ultesira bregdetare. Efektet klinike me te dukshme nga pamjaftueshmeria jodike jane struma
dhe kretinizmi. Pamjaftueshmeria e lehte e tij con ne demtime me pak te dukshme si zhvillim i vonuar
mendor, ulje e inteligjences dhe e aftesise per pune. Disa ushqime te quajtura strumogjene ndikojne ne
marrjen dhe metabolizmin e jodit me prejardhje nga ushqimet e tjera. Jodizimi i kripes eshte shume efektiv
ne kontrollin e strumes endemike, ne ato zona te Europes ku po pakesohet marrja e kripes per shkak edhe
te rolit te saj ne HTA, eshte pare perhapje e strumes, prandaj ne zona ku marrja e jodit nga burime te tjera,
pervec kripes eshte e ulet, nevojitet koordinimi i politikave te kontrollit te strumes dhe te kontrollit HTA.
• Pamjaftueshmeria e vit A- shkakton nje semundje serioze te syrit si kseroftalmia dhe ndonjehere verbim.
Gjithashtu sjell ulje te rezistences ndaj semundjeve e infeksioneve dhe rritjen e vdekshmerise se femijeve.
Mundesia e sigurimit te vitamines A ne disa zona gjeografike eshte e kufizuar dhe rendohet me shume nga
dieta e varfer me perime. Dietat e varfera ne yndyre po perhapen shume si mjet per parandalimin e
semundjeve kardiovaskulare, por ajo ndikon ne marrjen e pamjaftueshme te vitamines A. Edhe shtesat e
larta dietetike te vitamines A, sidomos gjate shtatzanise, mund te shkaktojne efekte shendetesore negative,
si defekte te lindjes dhe incidence te larte te abortit spontan.
• Pamjaftueshmeria e hekurit- Fe eshte i nevojshem per te formuar Hb dhe eshte i pranishem ne rruazat e
kuqe qe transportojne oksigjenin. Pamjaftueshmeria e Fe jep rrjedhimisht anemi. Ky eshte nje problem i
perhapur, ne vendet e zhvilluara dhe ndodh me shume si rezultat i humbjes se tij nga organizmi nga
hemorragjia e brendshme. Grate jane ne risk shume me te madh sepse ato humbin hekur gjate cikleve
menstruale normale. Edhe disa semundje parazitare marrin hekurin e organizmit. Gjithashtu thithja e
hekurit te dietes ndikohet nga forma e tij dhe lloji i ushqimeve te konsumuara. Thithja e hekurit ndikohet
edhe nga prania e disa faktoreve te tjere ne ushqim, keshtu acidi askorbik (ose vitamin C) dhe produktet
shtazore nxisin thithjen e tij ne zorre, ndersa produkte bimore si nje diete e bazuar ne drithera dhe
bishtajore pavaresisht se jane te pasura ne hekur, mund te sigurojne vetem nje nivel te ulet te tij. Marrja

21
dietetike e hekurit dhe depozitat e ulta te tij ne organizem lidhen me marrjen e plumbit dhe kadmiumit,
keshtu pamjaftueshmeria e hekurit ndikon ne rritjen e thithjes se ketyre dy mineraleve. Nje nivel
vecanerisht i larte i anemive nga pamjaftueshmeria e hekurit per shkak te kombinimit te marrjes se ulet me
thithjen e paket dhe semundjet parazitare shihet ne Afrike dhe Azine Jugore.
• Pamjaftueshmeria e kalciumit- shkakton osteoporozen, qe eshte nje crregullim i metabolizmit te kockave
ku masa kockore pakesohet deri ne nje shkalle te tille sa qe personi eshte ne risk te larte per fraktura. Per
me teper osteoporoza lidhet edhe me crregullimet e sistemeve rregullatore hormonale te perfshira ne
ruajtjen e mases kockore si dhe te perqendrimit te kalciumit jashteqelizor. Osteoporoza pas menopauzes
eshte forma me e shpeshte e semundjes. Faktoret kryesore te perfshire ne humbjen e mases kockore, pervec
dietave te varfera ne Ca jane edhe crreg. endocrine, perdorimi i kortikosteroideve, keqfunksionimi i
aparatit gastrointenstinal dhe mungesa e ushtrimeve fizike. Cd dhe Ca nderveprojne ne menyre te tille qe
nje marrje e rritur e kadmiumit pakeson thithjen e kalciumit dhe rrit riskun e osteoporozes dhe nje marrje e
ulet e kalciumit rrit thithjene e kadmiumit dhe efektet kockore te lidhura me ekspozimin ndaj tij.
• Pamjaftueshmeri te tjera
1. Pamjaftueshmeria e fluorit qe con ne karies dentar.
2. Rakiti dhe anomali te tjera kockore jane te lidhura me nje kombinim ndaj ekspozimit te
pamjaftueshem ndaj drites se diellit dhe mungeses se vitamines D ne diete, te cilat shkaktojne
crregullime te kakciumit te ngjashme me ato te osteoporozes.
3. Pamjaftueshmeria e acidit askorbik shaqet ende ne disa zona te thata, sidomos ne Afrike.
4. Pamjaftueshmeria e vitamines B12 shkakton anemi dhe crregullime neurologjike, vecanerisht ne
rrezik jane ata qe mbajne diete vegjetariane.

Semundjet me origjine ushqimore dhe helmimet ushqimore.


Semundjet qe lidhen me konsumin e ushqimeve te ndotura ne kete menyre quhen helmime ushqimore. Per
keto semundje nevojitet rritja e bakterieve dhe prodhimi i toksinave ne ushqime dhe jo brenda ne organizmin
e subjektit. Toksinat biologjike me origjine ushqimore mund te lindin nga dy burime: perberes natyrore te
ushqimit ose mikroorganizma te pranishme ne/mbi ushqime.
1. Toksinat natyrore te ushqimeve mund te jene shume toksike si toksina ciguetera, prodhohet nga algat e
oqeanit, gjendet ne mishin e disa peshqve qe ushqehen me to. Ketu perfshihen dhe helmet e gjarprit si
dhe te kafsheve te tjera.
2. Ka bime qe prodhojne toksina. Kur bimet ndoten nga kerpudha qe prodhojne toksina ato prodhojne
helmet e tjera natyrore.
3. Infeksionet e lindura nga ushqimi, ne dallim nga helmet ushqimore, lidhen me transferimin e mikro-
organizmave te gjalla ne nje individ dhe shperndarjen dhe shumezimin e tyre brenda organizmit.
Helmimi parandalohet nga shtesat qe parandalojne prishjen mikrobike. Ushqimet duhet te ruhen ne
temperature te posacme qe te shmangin helmimet e ketij lloji.
4. Kimikatet potencialisht toksike qe perdoren ne bujqesi dhe insekticidet qe perdoren ne shtepi mund te
gjejne rrugen per ne produktet ushqimore.
5. Kujdes duhet treguar edhe me ndotesit fizike qe nga pakujdesia mund te futen ne ushqime gjate
perpunimit te tyre.

Ndotesit biologjike
1. Ndotesit bakteriale
Shkaktojne semundje me dy mekanizma: prodhimin e toksinave ose prodhimit te pergjigjeve patologjike qe
vijne nga gelltitja e organizmave te afta per te shkaktuar infektimin e strehuesit. Qe te shfaqet nje semundje
me origjine ushqimore duhet te kemi nje nga dukurite qe vijon:
1. Bakteret e pranishme ne burimin original te ushqimit duhet ti mbijetojne prodhimit te ushqimit, perfshi
korrjen apo vjeljen, ruajtjen dhe fazat e perpunimit.
2. Bakteriet nepermjet ushqimeve ose personave qe merren me gatimin duhet te huajne ne vendet e
pergatitjes se ushqimit dhe te ndotin ushqimet qe jane gati per tu konsumuar.
3. Bakteriet duhet te shumezohen ne ushqim dhe te jene te pranishme ne sasi te mjaft. kur ai te konsumohet.
4. Gjate shumezimit bakteriet duhet te prodhojne ndonje toksine qe te jete e pranishme ne nivel te mjaftsh.
Ne karakterizimin e risqeve me prejardhje nga shtamet e baktereve patogjene, te dhenat doze-pergj kane te
bejne me sasine e baktereve te nevojshme per te shkaktuar nje infeksion e cila mund te varioje per arsyet:
1. Prekshmeria e bartesit ndaj bakterieve patogjene eshte shume e ndryshme.
2. Shpeshtesia e sulmeve nga nje patogjen specifik mund te varioje shume
3. Virulenca e specieve patogjene eshte shume e ndryshueshme
4. Patogjeniteti eshte subjekt i ndryshimeve qe vijne si rezultat i mutacioneve te shpeshta
5. Antagonizmi nga bakterie te tjera te pranishme ne ushqime ose ne sistemin tretes mund te ndikoje mbi
patogjenitetin

22
6. Perberja e ushqimit modelon aftesine e bakterieve per te infektuar dhe/ose per te prekur bartesin.
E vetmja metode e vleresimit te risqeve shendetesore te lidhura me bakteriet patogjene mund te jete
vleresimi cilesor. Disa semundje bakteriale mund te jene te transmetueshme ose ngjitese. Rezervuar i
infeksionit jane njerezit dhe semundja transmetohet me rruge fekalo-orale.
2. Ndotesit virale dhe parazitare
Midis semundjeve virale me te njohura me origjine ushqimore eshte hepatiti A i cili perhapet nepermjet
ushqimit. Infeksionet parazitare te lidhura me ushqimet jane te veshtira per tu studiuar sepse, per dozen
infektuese te nevojshme ose per menyren e transmetimit te tyre tek njeriu dihet pak. Ndotja e ushqimit mund
te behet nepermjet duarve ose nga uji i ndotur.
3. Mykotoksinat
Jane metabolite sekondare te kerpudhave qe kane efekte shendetesore negative si teratogjenitetin,
kancerogjenitetin, mutagjenitetin si dhe estrogjenike. Ato prodhojne toksina qe kane qendrueshmeri kimike
dhe mund te jene te pranishme dhe pas gatimit ose formave te tjera te perpunimit. Atoksinat jane me te
rendesishmet qe prodhohen nga aspergilus flavus dhe aspergilus parasiticus. Kane aktivitet te larte
kancerogjen. Metabolizohen para se te jene biologjikisht aktive. Forma mbizoteruese e saj eshte B1 e me pas
G1, B2, G2 jane hepatokancerogjene te fuqishem. Bashke me infeksionin nga virusi i hepatitit B shkaktojne
kancer primar te heparit.
**Semundja Prion (Encefalopatia spongiforme bovine ose semundja e lopes se cmendur)
Burimi i semundjes ishte ushqimi i gjedhit i pergatitur nga skeleti i gjedheve te therura dhe se ndryshimet e
bera ne procesin e pergatitjes se ushqimit te tyre, mund te kene qene faktore risku. Semundja mendohet se
transmetohet nga nje agjent i quajtur prion qe do te thote pjesez proteinike infektuese e pakarakterizuar ende
plotesisht. Prionet prekin trurin dhe medulen spinale te gjedheve ku japin ndryshime spongiforme. Prioni
eshte agjent shume i qendrueshem qe i reziston temperaturave te gatimit normal, madje dhe temp me te larta
te sterilizimit, ngrirjes, tharjes. Kjo semundje brenda disa javesh/muajsh sjell ngordhjen e gjedhit. Ka dhe
forme analoge ne njerez qe quhet semundja: Creutzfeldt-Jakob qe lidhet me predispozite te trashegueshme.
Te njerezit jep demence e kombinuar me humbjen e koordinimit te levizjeve. Parandalimi vjen me masa ne
trajtimin dhe perberjen e ushqimit te gjedheve si dhe masa parandaluese ne ferma, thertore dhe ne nivelet e
perpunimit te mishit.

Ndotesit kimike
1. Shkarkimet e makinave, perhapja e tyre ndot ajrin dhe mund te depozitohen ne te mbjellat e ndryshme.
2. Kontaminimi mund te ndodhe dhe gjate ruajtjes se ushqimit, bojerat me bifenile te poliklorinuara.
3. Perpunimi i ushqimit mund te perbeje periudhe ndotjeje.
• Bifenilet e poliklorinuara- jane lengje qe perdoren ne transformatoret elektrike, lengjet e shkembimit te
nxehtesise dhe sistemet hidraulike. Ato frenojne sistemin imunitar dhe nxisin efekte neurologjike e
crregullime te zhvillimit. Paraqesin risk kancerogjen per njerezit. Peshku ka nivelin me te larte te tyre.
• Bifenilet e polibromuara- perdoreshin si fikes te zjarrit. Jane identifikuar si kancerogjene te mundshem.
• Plumbi- shkakton efekte negative ne indin hemopoetik, sistemin nervor, tretes, veshka. Gjendet ne bateri,
ne kallaj, ne bojra dhe ne insekticide. Mund te kaloje ne ushqime si ne menyre te drejtperdrejte ashtu dhe
ne menyre te terthorte ne saje te ndotjes se mjedisit. Mund te gjendet ne veshjen e pajisjeve te guzhines, ne
glazurat e pocerive dhe ne kallajin e perdorur per ngjitjen e konservave te ushqimeve e te pijeve. Peshqit
dhe molusqet kane perqendrimin me te larte te Pb. Edhe perimet kane perqendrime te larta. Plumbi
akumulohet ne kocka.
• Kadmiumi- helm kumulativ qe prek veshkat dhe ne nivele relativisht te uleta te ekspozimit. Prek
funksionin placentar, funksionin e heparit, testikujt dhe formimin e indit kockor. Dyshohet si kancerogjen.
Burimet kryesore te kadmiumit ne ushqim jane shkarkimet industriale dhe fertilizuesit. Veshkat e kafsheve
te egra, pajisjet metalike, permbajne kadmium po ashtu. Ne molusqe dhe krustace takohet nje rritje e
perqendrimit te kadmiumit.
• Merkuri- gjendet ne termometra, bateri, llampa fluoreshente dhe ne procese industriale. Merkuri ka efekte
toksike mbi njerezit dhe kafshet. Te prekshem vecanerisht jane grate shtatzena, nenat gjate laktacionit dhe
femijet. Forma me toksike eshte metilmerkuri qe demton sistemin nervor qendror. Gjendet me sh ne peshq.

Ndotesit radioaktive
Radionukleidet mund te paraqesin rreziqe kancerogjene, mutagjene dhe teratogjene. Disa kane afinitet per
organe ose inde te caktuara qe behet shkak per akumulimin. Radionukleidet jane emetues te brendshem te
cilet hyjne ne organizem me ane te gelltitjes. Radioaktiviteti mund te vije edhe nga grimcat e provave
berthamore te kryera ne ajer, derdhjet nga aksidentet e reaktoreve dhe lufta berthamore. Problemet e
shendetit publik dhe ato agrokulturore te vendeve qe gjenden ne distance te medha nga vendi i aksidentit, te
quajtura edhe nga fusha te largeta, jane krejtesisht te ndryshme nga ato te zonave ne afersi te centraleve
berthamore. Ne distance te medha, ne rast se kalimi i kerpudhes nuk perputhet me reshjet e shiut,

23
depozitimet jane pergjithesisht te vogla. Ekspozimi ne zona te tilla te largeta jashte zonave te ndotura vjen
nga inkorporimi i radionukleideve te depozituara ne zinxhirin ushqimor human.

Kriteret e kualitetit te ushqimeve


Ne kualitetin e ushqimit jane te rendesishem faktoret psikologjike dhe faktoret sensore si: aroma, ngjyra,
shija, pamja e jashtme, paketimi i ushqimeve. Kualiteti i ushqimeve nga pikpamja shkencore, perfshin dhe
nje numer aspektesh qe kane te bejne me sigurine, si: prania e ndotesve mjedisore, e mbetjeve te pesticideve,
perdorimin e aditiveve, ndotja mikrobike dhe cilesite nutricionale. Kualiteti i ushqimit percaktohet nga 4
grupe cilesish te ushqimit:
1. Aspektet organoleptike 3. Vetite funksionale
2. Vlerat nutricionale 4. Vetite higjenike.
Vlerat ushqyese- jepen dy lloj rekomandimesh: standartet dietetike dhe normat dietetike orientuese.
• Standartet dietetike ndihmojne per te percaktuar sasine e nje ushqyesi te caktuar qe eshte e pershtatshme
per pjesen me te madhe te popullsise.
• Rekomandimet dietetike perfaqesojne sasine e lendeve ushqyese qe mendohet se jane te mjaftueshme per
plotesimin e nevojave fiziologjike te pjeses me te madhe te personave te shendetshem.
• Normat dietetike orientuese jane rekomandime per nje diete optimale e te balancuar qe kane per qellim qe
nepermjet ndryshimit te modeleve dietetike te ulin semundjet kronike, bazuar ne studime epidemiologjike.
Siguria ushqimore- ushqim i sigurt eshte ai qe pas konsumimit nuk shkakton probleme shendetesore.
Toksinat natyrore, ndotesit e paqellimshem, aditivet dhe perberesit e rinj te ushqimeve mund te paraqesin
lloje risqesh nga me te ndryshmet.
• Standartet e sigurise per toksinat natyrore dhe ndotesit e ushqimeve: toksinat natyrore dhe ndotesit jane te
padeshirueshem dhe mund te jene te pranishem ne ushqime ne menyre rastesore. Ne rastin e kancero-
gjeneve ekspozimi i njerezve duhet te ulet ne nivelin me te ulet te arritur praktikisht.
• Vleresimi i sigurise qe lidhet me aditivet dhe perberesit e rinj te ushqimeve: ne paketimin e ushqimeve qe
tregtohen duhet te jepet informacion i detajuar mbi permbajtjen e tyre nutritive. Ushqimet gjenetikisht te
modifikuara mund te permbajne toksina natyrore por edhe disa elemente ndotes. Kur diktohet ndonje prej
tyre duhet te vleresohet risku qe ai paraqet. Perpara se te perdoret nje aditiv i ri, prodhuesi duhet te
identifikoje rrezikun qe ai paraqet. Rezultatet e investigimit me pas i kalohen nje autoriteti rregullator qe
bashke me kompanine prodhuese ben vleresimin e riskut. Nese risku konsiderohet i pranueshem,
kompanise i jepet leja te perdore kete aditiv i cili zakonisht duhet te kufizohet brenda disa niveleve te
caktuara dhe per disa kategori ushqimesh.

Autoritet rregullatore dhe vendosja e standarteve


Autoritetet rregullatore kombetare jane pergjegjese per standartet lidhur me sigurine e ushqimit. Shume
vende adoptojne si standarte vlerat e propozuara nga organizma nderkombetare si OBSH dhe OBU. Si
organizma shkencore keshilluese te komisionit Codex Alimentarius funksionojne dy komitete te perbashketa
te OBSH dhe OBU.
a) Komiteti i perbashket i eksperteve
b) Samiti i bashkuar per mbetjet e pesticideve.
Qellimet e Codex Alimentarius jane:
1. Mbrojtja e shendetit te konsumatorit dhe praktikave e teknikave te rregullta ne tregetimin e ushqimeve.
2. Koordinimi i gjithe aktiviteteve rregullatore te ushtruara nga organizmat nderkombetare, qeveritare e
joqeveritare.
3. Percaktimi i perparesive per pergatitjen e standarteve te ruajtjes se ushqimeve.
4. Finalizimi i standarteve te perkohshem qe publikohen ne Codex Alimentarius
5. Korrigjimi i standarteve te publikuara, kur kjo eshte e nevojshme.
Sistemi i komisionit eshte unikal per arsye ai u siguron drejtuesve te industrise pjesemarrjen ne mbledhjen
paraprake te codex-it dhe ne debate, por pa pasur te drejten e votes.
Sigurimi i cilesise se ushqimeve- qeveria eshte pergjegjese per percaktimin e standarteve apo kodeve te
praktikes dhe per zbatimin e ligjeve e te rregulloreve. Konsumatoret duhet te tregojne kujdes ne lidhje me
cilesine e ushqimit qe ata blejne, pergatisin, konsumojne e te adaptojne teknikat apo praktikat e duhura per
ruajtjen e ushqimeve ne kushtet e shtepise. Te gjitha segmentet e industrise, perfshi agrikulturen, duhet te
vendosin sisteme te sigurise se prodhimeve te veta dhe te aplikojne procedura e teknologji te pershtatshme.
Prodhimi i lendeve te para- higjiena e ushqimeve te fresketa permiresohet automatikisht duke permiresuar
kushtet e rritjes se kafsheve. Te ulet perdorimi i pesticideve dhe ai i fertilizanteve dhe sasite e kimikateve te
perdorura per rritjen e prodhimit duhen monitoruar sistematikisht. Siguria rritet kur merren masa per uljen e
ndotjes nga industria. Ushqimet e bazuara ne metodat e inxhinierise gjenetike mund te permbajne toksina te
reja dhe bimet mund te rriten ne menyre te pakontrolluar, duke krijuar hibride te padeshiruara.

24
Perpunimi i ushqimeve- per te parandaluar apo pakesuar formimin e kimikateve ne ushqim mund te
perdoren metoda teknologjike moderne.
1. Per te parandaluar zhvillimin e mykrave dhe prodhimin e mykotoksinave gjate periudhes se ruajtjes,
prodhimi i mbledhur duhet te thahet.
2. Per dezifenktimin e rritjes se mykrave ne vend te kimikateve mund te perdoret rrezatimi.
3. Per sigurine mikrobiologjike te ushqimeve eshte i rendesishem inspektimi.
4. Per rritjen e sigurise se ushqimeve, ne industrine moderne te prodhimit te tyre eshte sistemi i analizes se
rrezikut dhe i pikave kritike te kontrollit. Ky sistem perbehet nga faza te ndryshme te prodhimit, ruajtjes,
transportit, perpunimit, pergatitjes dhe sherbimit te te gjitha ushqimeve te perpunuara e te pergatitura.
Analiza e rrezikut dhe sistemi i pikave kritike te kontrollit:
Nje rruge per rritjen e sigurise ushqimore, ne industrine moderne te prodhimit te tyre eshte sistemi Hazard
Analysis and Critical Control Point (i Analizes se Rrezikut dhe i Pikave Kritike te Kontrollit) i cili synon te
kete nje impact te rendesishem ne parandalimin e semundjeve te lidhura me ushqimet. Ky sistem eshte i
perbere nga nje seri veprimesh te ndervarura qe duhen ndermarre per te rritur sigurine ne te gjitha pikat
kritike te fazave te ndryshme te prodhimit, ruajtjes, transportit, perpunimit, pergatitjes, dhe sherbimit te te
gjitha ushqimeve te perpunuara e te pergatitura.
1. Percakto rreziqet dhe vlereso rendesine e tyre dhe risqet.
2. Identifikoni pikat kritike te kontrollit
3. Vendos masat e kontrollit dhe percakto kriteret per sigurimin e tij
4. Monitoro pikat kritike te kontrollit
5. Vepro kurdohere qe rezultatet e monitorimit tregojne qe nuk permbushen kriteret
6. Verifiko nese sistemi funksionon sipas parashikimeve.
Konservimi dhe ruajtja e ushqimeve
Qellimi eshte zhdukja apo parandalimi i rritjes se elementeve patogjene dhe ushqimet do te mbeten te sigurta
per nje kohe me te gjate. Rritja e baktereve mundesohet nga prania e nje substrati te mire, infektimi me nje
bakterie te gjalle, nje temperature qe lejon rritjen e bakterieve, pH i pershtatshem dhe nje sasi e mjaftueshme
uji per rritjen e bakterieve. Qe te parandalohet rritja bakteriale mjafton te mos plotesohet nje nga kushtet e
mesiperme. Rrezatimi me rreze X, gama apo elektrone eshte metode e re e konservimit te ushqimeve qe
asgjeson elemente patogjene. Perfshine: pasterizimin, perdorimin e gelqeres, mbylljen hermetike ne kuti,
ngrirjen dhe dehidrimin. Perparesite ne kete metode krahasuar me metodat klasike jane:
1. Ushqimet mund te trajtohen me rrezatim pas ambalazhimit
2. Ushqimet e fresketa qe do te duhej te konservoheshin, mund te ruhen te fresketa
3. Ushqimet qe prishen lehte mund te ruhen me gjate pa humbur cilesine
4. Kostoja dhe energjia e kerkuar jane me te uleta se sa ato te metodave tradicionale.
Ruajtja e ushqimeve mund te coje ne ndryshimin e perberjes origjinale. Reaksioni Maillard eshte nje
reaksion i njohur i erresimit/nxirjes se sheqernave dhe aminoacideve gjate te cilit formohen produkte toksike
qe demtojne melcine dhe ndikojne mbi rritjen dhe riprodhimin si dhe ne shfaqjen e fenomeneve alergjike.
HAP-te jane substanca pyrolitike qe krijohen nga ushqimet e nxehura mbi 300 grade. Ne ushqime te pjekura,
skuqura eshte gjetur benzopireni, kancerogjen i fuqishem i grupit te HAP-ve. Aminat heterociklike jane
gjetur gjate pergatitjes se mishit dhe peshkut ne temp >150 grade te cilat jane kancerogjene.
Pergatitja e ushqimeve ne shtepi
Nje nga kushtet me te rendesishme eshte mbajtja e nje mjedisi higjenikisht te paster ne kuzhine. Pastrimi si
duhet i pajisjeve, pastertia e personave qe pergatisin, kontrolli i demtuesve. Ruajtja ne temperatura jo te
pershtatshme per rritjen e patogjeneve dhe shumimin e tyre. Ngrirja e ushqimeve nuk i vret
mikroorganizmat. Kur ato shkrijne nese nuk gatuhen direkt ose nuk mbahen ne temp <5 grade fillojne dhe
shumohen direkt. Kur nuk gatuhen plotesisht bakteret inkubohen dhe behen shkak per perhapjen e
infeksioneve me prejardhje ushqimore. Disa bakterie krijojne spore rezistente qe i mbijetojne gatimit.
Konsumatori keshillohet te mos perdore ene qe mund te permbajne material toksike si glazura plumbi.

Kapaciteti boteror i prodhimit te ushqimeve dhe siguria ushqimore


Situata ushqimore ne bote- gjendje e shendetshme nutricionale quhet nderveprimi kompleks midis shendetit,
ushqimit qe konsumojme dhe mjedisit qe na rrethon. Disa njerez kane shume ushqime dhe vuajne nga nje
diete e pabalancuar, ndersa te tjere nuk kane ushqime te mjaftueshme dhe vuajne nga kequshqyerja. Te
kequshqyer kronike jane 190 mln femije te moshes nen 5 vjec. Ne kequshyerje kontribuojne pesha e ulet e
lindjes dhe disa praktika te ushqyerjes me biberon. Shkaku kryesor jane semundjet sidomos diareja. Nese
indi dhjamor i trupit eshte i paket, organizmi merr nga rezervat e tij, duke harxhuar si pasoje indin muskulor
ne vend te atij dhjamor dhe duke demtuar rritjen kockore.
Mjedisi dhe siguria e ushqimeve- furnizimi i vazhdueshem i ushqimeve kryesore dhe shume produketeve te
tjera bujqesore varet nga qendrueshmeria e produktivitetit te nje numri ekosistemesh fushore. Kultivimi i
peshqve perben nje industri te madhe dhe te rendesishme. Kualiteti i peshqve dhe produketeve te tjera detare

25
varet nga kualtiteti i ujit. Qendrueshmeria e bregdetit dhe e ekosistemeve te tjera akuantike ka rendesi
vendimtare per te siguruar furnizim te vazhdueshem nga ky burim. Mbipeshkimi eshte kercenimi kryesor i
sistemeve akuantike. Degradimi i tokes eshte kercenim mjedisor madhor si dhe pakesimi i shtreses se ozonit
dhe ndryshimet qe po ndodhin ne klimen globale. Ndryshimi i klimes ka efekte mbi ekosistemet, mireqenien
dhe jeten e njerezve.
Prirjet globale- faktoret me te rendesishem qe ndikojne mbi konsumin dhe kerkesen ne ushqime jane rritja e
popullates, shperndarja e te ardhurave dhe rritja e urbanizimit. Dekadat e fundit te dhenat e studimeve kane
konfirmuar dyshimin qe dietat e parapelqyera mund te ndikojne ne shfaqjen e semundjeve si obeziteti,
kardiopati dhe lloje te kancerit. Urbanizimi i shpejte pritet te coje edhe ne ndryshime te modeleve te
konsumit. Ne disa vende vihet re nje kthese nga te mbjellat tradicionale si bimet rrenjore drejt ushqimeve qe
kerkojne me pak kohe per tu pergatitur. Streset mjedisore qe cojne ne degradimin e tokes jane: shpyllezimi,
shkretimi dhe erozioni.

Shendeti mjedisor dhe ai profesional. Rreziqet ne bujqesi.


Demtimet fizike dhe infeksionet- demtimet perbejne grupin me te rendesishem te rreziqeve per prodhuesit e
ushqimeve. Tek fermeret me shpesh shkaktohen nga makinerite. Shkak i demtimit mund te jene kafshet
shtepiake, insektet, gjarperinjte, makinerite dhe veglat qe kane vibracione mund te shkaktojne lodhje,
crregullim te ekuilibrit, dhimbje gjoksi, efekte shendetesore kronike. Trajtimi i kafsheve te medha, pervec
riskut per demtime, shoqerohet me risk per infektim me zoozona. Fermat ne zonat me lageshti natyrore dhe
ato nen uje kane nje risk te rritur per semundje qe perhapen nga vektoret. Risk ka dhe gjuetia, peshkimi dhe
punetoret e sharrave.
Prodhimi dhe perdorimi i pesticideve- metoda me zakonshme e perdorur per te kontrolluar insektet eshte
aplikimi i pesticideve. Shumica e pesticideve jane kimikate te perdorura ne bujqesi per te kontrolluar
insektet, barerat e keqija ose semundjet e bimeve. Diklorodifenil-dikloretani (DDT)- eshte nje pesticid
organoklorinik i qendrueshem ne bime dhe toke. Kalon ne zinxhirin ushqimor dhe behet i pranishem ne
ushqimin qe konsumojne njerezit. Akumulohet ne indin adipoz prandaj gjendet ne ushqime me permbajtje te
larte yndyre. Shkakton eksitim te sistemin nervor qendror, demton heparin, dyshohet te jete kancerogjen.
Popullatat ne risk per ekspozim ndaj pesticideve- pesticidet perdoren ne ferma te medha dhe plantacione
monokulturore. Ekspozimi i punonjesve ndaj pesticideve ndryshon sipas menaxhimit te plantacionit.
Perdorimi i pesticideve ne bujqesi paraqet rrezik ekspozim per fermeret dhe familjaret e tyre. Edhe punetoret
mund te jene ne risk nga veprimtari te tjera si prodhimi i pesticideve, shitja, transportimi, perzierja, ngarkimi,
operimi me pajisjet e aplikimit. Ne ekspozimin profesional jane djegia e syve, demtimet e lekures, efektet
neurologjike dhe demtimet e heparit. Efektet kronike jane me te veshtira per tu identifikuar dhe ka prova te
ndryshme qe ato jane kancerogjene. Organofosfatet dhe karbamatet shkaktojne helmim akut dhe efekte
kronike ne organizem. Popullata e pergjithshme mund te ekspozohet ne disa menyra ndaj pesticideve,
kryesoret nga te cilat jane gelltitja nepermjet ushqimit dhe ujit te pijshem, inspirimi nepermjet ajrit e pluhurit
dhe thithja nga lekura nepermjet rrobave ose me ane te kontaktit direkt. Helmimi akut shkaktohet kur
konsumohen drithera te sperkatura me pesticide.
Grupet kryesore te pesticideve
Pesticidet sipas OBSH perkufizohen sic do substance apo perzierje substancash qe perdoret per prevenimin,
shkaterrimin ose kontrollin e insekteve demtues, perfshi vektoret e semundjeve humane ose shtazore,
specieve te padeshiruara te bimeve ose kafsheve qe demtojne ose nderhyjne gjate proceseve te prodhimit,
perpunimit, ruajtjes, transportit apo tregtimit te ushqimeve, produkteve bujqesore, drurit dhe produkteve
drusore, ushqimit te kafsheve si dhe lendeve qe mund te perdoren per trajtimin e kafsheve, per kontrollin e
insekteve, araknideve ose demtuesve te tjere ne trupin e tyre.
1. Insekticidet- per insekte dhe specie te tjera te lidhura me to. Grupi: bashkime organfosforike te
karbamateve organoflorike dhe piretroide (DTT, parationi).
2. Rodenticidet- per minj dhe brejtes te tjere. Grupi antikoagulant dhe te tjera. Psh: Varfarina, fosfat zinku
3. Herbicidet- per barera te keqija. Grupi derivatet e dipiridilit dhe fenolit (parakuat, pentaklorfenoli)
4. Fungicidet- per mykra. Grupi ditiokarbamate dhe ftalamide (arasan, tiramid dhe kaptan)
5. Moluskicidet- per kerminjte. Grupi: metaldehid
6. Fumigantet- per gazet e perdorura per sterilizimin e prodhimeve. Grupi: dibromuri i etilenit dhe bromuri
i metilit.
Efektet toksike te pesticideve- madhesia e nje efekti shendetesor nga pesticidet varet nga doza, rruga e
ekspozimit, lloji i pesticidit, absorbimi i tij dhe shendeti i individit te prekur. Marrja e pesticidit ndodh
kryesisht nepermjet lekures dhe syve. Ne organizem ata mund te metabolizohen, te depozitohen ne yndyrna
ose te jashteqiten te pandryshuara. Efektet e pesticideve jane: sterilitet, vdekje fetale, dermatiti irritant i
lekures, renie e perhershme e flokeve, dermatit alergjik kontakti, reaksione patologjike, cikatrice te thella,
ndryshime te sjelljes, demtime te SNQ, neuriti periferik.

26
Menaxhimi i integruar i insekteve demtuese
1. Aplikimi i zakonshem i pesticideve
2. Metodat e parashikimit/paralajmerimit te semundjeve te bimeve
3. Formulimin dhe perzgjedhjen me te mire te kimikateve me qellim qe te perdoren ne sasi sa me te vogla
4. Sisteme alternative te kultivimit per te minimizuar sulmet demtuese
5. Vizitat e perseritura ne fusha per te percaktuar nese niveli i tyre eshte i tille qe ka nevoje per sperkatje
6. Perdorimi i insekticideve me baze biologjike
7. Leshimi/inkurajimi i grabitqareve te insekteve demtuese
8. Mbjellja e llojeve rezist. ndaj insekteve dhe bimeve gracke per ti terhequr insektet larg bimeve kryesore
9. Leshimi i insekteve meshkuj sterile per te kufizuar shumezimin e demtuesve
10. Transferimi i geneve nga nje specie ne tjetren duke i bere te mbjellat me rezistente ndaj semundjeve

Fertilizuesit- fertilizuesit me te perdorur jane ata azotike, te ndjekur nga fosfatet dhe potasiumi. Bimet
perfitojne rreth 50% te fertilizuesit; pjesa tjeter humbet ne toke duke ndotur shpesh ujrat siperfaqesore dhe
ato nentokesore. Si rezultat mund te shfaqen crregullime te ekosistemeve lokale ose rajonale dhe mund te
zhduken forma specifike te jetes. Perdorimi i gjere i fertilizuesve mund te coje edhe ne rritjen e nivelit te
nitrateve ne ujin nentokesor dhe ne ate te pijshem. Nje pasoje e nitrateve eshte formimi i methemoglobines.
Foshnjat jane ne risk te larte per efektin negativ te njohur si sindromi i bebes blu. Marrja ne nivel te larte e
nitrateve mund te coje ne formimin ne stomak te nitrozaminave qe kane efekte gjenotoksike.

Metodat moderne te bujqesise intensive- rritja masive e kafsheve, ne blegtorine moderne te intensifikuar,
mund te coje ne nje ekspozim te rritur ndaj pluhurave, gazeve toksike dhe zoozonave. Ne bujqesine intensive
hasen dhe nje nr infeksionesh, perfshi brucelozen, leptospirozen dhe klamidozen.
• Bruceloza kkt nga dhimbje artikulacionesh, depresion dhe me ndryshime te gjendjes emocionale.
• Zoozonat, leptospirat dhe klamidozat vazhdojne te perbejne nje kercenim shendetesor.
• Spiroketa qe shkakton leptospiren transmetohet nepermjet urines se kafsheve, sidomos te minjve. Me
rritjen e shpendeve si dhe te deleve lidhet perhapja e epidemive te klamidozes. Placenta e deles eshte burim
i rendesishem infeksioni ne njerez.
• Fermeret jane ne risk per sem. respiratore nga inhalimi i antigeneve organike si polenet, sporet e funget.

Parandalimi dhe kontrolli


1. Menaxhimi i integruar i insekteve demtuese
2. Perdorimi i praktikave te mira agrobujqesore
3. Perdorimi i pajisjeve mbrojtese personale
4. Vaksinimi i njerezve dhe i kafsheve kunder semundjeve te tilla si tetanozi, ethet e verdha dhe terbimi.
5. Proces i vazhdueshem edukimi.

27

You might also like