You are on page 1of 6

Dr.

ZEF MULAJ: POETI DHE STUDIUESI


I BUKURIVE ALPINE...

Nga: Prof.as.Dr. Murat Gecaj


publicist e studiues-Tiranë

Dr. Zef Mulaj

1.Vendlindja...
Po të udhëtoni me traget luginës së Drinit, nëpër liqenin e madh të Hidrocentralit të
Komanit, do të provoni bukuri të rralla. Pa arritur ende afër digës së hidrocentralit tjetër, pra atij
të Fierzës, në të djathtë, janë faqet e kodrave e malet e rrethit të Pukës. Ndërsa, në të majtë,
shtrihen fshatrat e krahinës së njohur të Nikaj-Mërturit, në Malësinë e Gjakovës (Troppojë). Pasi
le udhën e makinës, që të çon në qytetin ”Bajram Curri”, gjithnjë në të majtë, hyn në brendësi të
asaj zone të thellë. Vijnë me radhë, fshatrat Markaj, Tetaj e Shëngjergj dhe më pas Bëtosha e
afër lumit ujëkaltër është Currai i Poshtët dhe prapa një faqe mali, Curraj i Epërm.
Gjithnjë në ta djathtë, në faqen e maleve, që sikur puthen me retë, ndodhen Mulajt. Nuk
dihet saktësisht se si i mbeti ky emër, por të moshuarit pohojnë se ai lidhet me lashtësinë ilire të
tij. Diku, në brendësi të këtij fshati, në një shpatinë të bukur e të gjelbëruar, ndodhet një shtëpi
karakteristike. Banorët e atyre anëve e njohin mirë, është kulla me emrin e Terak Sylës-Mulaj,
babait të Zefit.
1
Vite më parë, kam qenë në atë fshat dhe në atë banesë mikpritëse e bujare. Prandaj e ruaj
me dashuri në kujtesë, atë kohë të shkuar. Shumë banorë të asaj ane tani janë larguar për në
zonat fushore ose kanë emigruar jashtë Atdheut, për një jetë më të mirë. Por kam besim se ata
asnjëherë nuk do t’ia ”kthejnë përgjithnjë shpinën” vendlindjes. Se ajo i thërret me bukuritë e saj
të pashoqe, me zërin e të parëve.

2.Pak nga jeta...


Një bir i ditur i atij trualli, me emrin Zef dhe mbiemrin Mulaj, pra i ”huazuar” nga fshati i
tij, lindi aty më 13 shkurt 1953. Pas shkollës fillore, 7-vjeçare e të mesme, përfundoi degën e
farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Nuk dimë mirë se përse ndoqi
pikërisht këtë fushë të dijes njerëzore. Por, është e kuptueshme, kanë ndikuar shumë barnat
mjekësore popullore, që përdornin bashkëkrahinasit dhe bimësia e pasur e krahinës së tij.
Shërbeu disa vjet me përkushtim nëpër fshatrat e vendlindjes. Gjatë asaj kohe, krahas
detyrës së nderuar të farmacistit, nisi punën plot pasion për njohjen, mbledhjen e studimin e
florës mjekësore dhe mjekësisë tradicionale të zonave alpine. Se, përveç drurëve të
shumëllojshëm, e joshte pa masë larmia e bimëve karakteristike të zonës. I merrte ato ndër duar,
u merrte erë me kënaqësi dhe pastaj i fuste në mes të një libri e i vendoste në çantën e tij. Kështu,
dita-ditës, numri i bimëve të mbledhura u shtua mjaft. Pastaj shfetonte libra dhe gjente emrat e
tyre, jo vetëm sipas emërtimit në ato anë, por dhe në gjuhën latine, sipas shkencës mjekësore
moderne.
Pas një pune tëgjatë hulumtuese e këmbangulëse, arriti që në vitin 1990 të hapte, në
qytetin ”B.Curri”, një ekspozitë të posaçme me këto bimë të vendlindjes, pra nga Alpet e
Shqipërisë. Atë e panë me kureshtje shumë malësorë e specialistë të kësaj fushe, jo vetëm nga
Tropoja, por dhe nga Tirana e gjithë Shqipëria. Ata e përgëzuan për punën e mirë e të pasionuar,
që kishte bërë. Tashmë, emri i tij nisi të njihej edhe në qarqet shkencore të kryeqytetit.
Ndërsa, më tej, përsëri Zefi e vazhdoi me kembëngulje nismën e tij aq të dobishme. Pra,
punoi për të krijuar një herbar të plotë, me bimësinë shumë të pasur alpine, të pastudiuar
ndonjëherë deri në atë kohë.
Vendosja e Demokracisë në Shqipëri, i krijoi mundësi Zefit që, në vitin 1994, të vendosej
familjarisht, me punë e studime të reja, në afërsi të qytetit Ankona të Italisë. Atje përfundoi
studimet e larta në fushën e tij, pranë Universitetit të Camerinos.
Në vazhdim të kërkimeve e studimeve shkencore, paraqiti e mbrojti temën, me mjaft
vlera teorike e praktike, për bimët mjekësore të Alpeve të Shqipërisë. Punimi i tij u vlerësua me
notë të lartë dhe ai meritoi gradën ”Doktor në shkencat farmaceutike”. Tani është anëtar i
”Urdhërit të Farmacistit” dhe anëtar i Shoqatës së Fitoterapisë, në Republikën e Italisë.

3.Frymëzimet...

2
Shkruam më lart se Zef Mulaj e kaloi fëmininë ndërmjet një natyre të mrekullueshme.
Shpejt nisi ta ngacmojë shpirtin e tij të ndjeshëm e të butë, por dhe pak ”rebel”, dëshira për të
shkruar vargje. Se janë pikërisht ato anë, ku e kanë zanafillën dhe truallin e lindjes rapsoditë e
mahnitëshme të Ciklit të Kreshnikëve, këngët e njohura për Mujën e Halilin, për zana e
shtojzovalle.
Pra, ndoshta, që në vitet e para shkollore, ai nisi të hedhë në ato fletoret e thjeshta, me
katrore ose vija, vargjet e tij. Pastaj, në shkollën e mesme e të lartë. Por ato i mbante diku të
ruajtura me kujdes dhe nuk i bënte të njohura për të tjerët. Veç, erdhi koha që atij iu ndez
frymnëzimi dhe iu shtua dëshira për të shkruar poezi. Ishin pikërisht vitet e emigracionit, që atij i
sollën mallin e pashuar për vendlindjen, për periudhën e shkuar.
Në vitin 2004 botoi e publikoi në Tiranë vëllimin poetik ”Emri që lind diellin”. Aq e
bukur e mahnitëse është treva e Alpeve të Shqipërisë, sa ajo e ”lindë” nga gjiri i saj, vetë diellin
jetëdhënës të Gjithësisë. Për këtë libër të parë të tij dhe vetë autorin, si ”udhëtar i bjeshkëve”, u
shkrua në shtyp e u thanë fjalë të mira.
Më tej, në vitin 2006, Zefi i zgjodhi e mblodhi disa poezi të tjera të tij, në vëllimin me
titull ”Mjegullvarur mbi Ballkan, i cili gjithashtu u prit mirë nga lexuesit. Ndër të tjera, përsëri
aty është i thekshëm malli im autorit për vendlindjen, për Atdheun.
Por ai ka botuar poezi të frymëzuara edhe në shtypin letrar italian, i cili del në krahinën,
ku ai banon. Kështu, disa nga këto poezi janë në faqet e librit me titull ”Il silenzio e la parala”-
2006 (”Heshtja dhe fjala”).
Në mbyllje të këtyre radhëve për frymëzimet e tij dhe për mallin e pashuar larg bukurive
të krahinës së tij të dashur, po përsërisim dy strofa të një poezie:

MALL MERGIMTARI
Ato më dhane ujë, dritë, sy e shpresë,
më dhanë këmbë e më bënë burrë.
Atje, kush lindi, si çetina rritet,

3
prandaj nuk duhet t’i harrojë kurrë.

Jam larg dhe shoh në ënderr


malet, diellin e hënën;
shoh kreshtat e Alpeve
e mallin kam si për nënën.

4. Botimi i studimit shkencor...


Një farmacist i lartë, fare mirë, mund ta kryejë detyrën formalisht, duke qendruar në një
lokal dhe aty t’u japë pacientëve ilaçet, sipas recetës së mjekut. Siugurisht edhe Dr. Zef Mulaj e
ka ndjekur këtë praktikë, kur i është caktuar detyrë. Por asnjëherë nuk e ka parë këtë gjë aq
ngushtë, pra vetëm sa për të marrë një pagesë. Përkundrazi, gjithnjë ka pasur interesa më të
gjëra.
Treguam se ai, pas një pune të gjatë kërkimore e studimore, mori gradën ”Doktor i
shkencave farmaceutike”. Por me kaq nuk e quante detyrën e tij të përfunduar. Temën e paraqitur
përpara një jurie të zgjdhur të specialistëve italianë dhe të vlerësuar lart prej tyre, ai e mori
përsëri nëpër duar. Pasi bëri sistemimet e duhura, atë e përgatiti për botim.
Kështu, në janar të vitit 2009, D.Zef Mulaj publikoi librin e tij të rrallë, në mbi 270 faqe,
me titullin domethënës, ”880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë” (Si t’i përdorim për
shëndetin). Parathënien e tij e ka bërë Prof. Lamberto Re. Ndërsa redaktimin letrar, Prof.as.Dr.
Murat Gecaj.
Përveç kritereve të sakta shkencore, autori e shoqëroi librin edhe me disa fotografi. Por,
kryesorja, është se aty ndodhet një listë e pjesës më të madhe të bimësisë së kasaj treve. Ajo
është përpiluar për herë të parë në vendin tonë dhe ka vlera teorike e praktike. Dobia e këtyre
bimëve është se autori jep edhe mjaft këshilla ,se si të përdoren ato në jetën e përditëshme.

4
Është folur në shtypin shqiptar dhe në atë atë italian për këtë libër. Në Universitetin e
Kamerinos, ku Zefi ka mbrojur doktoraturën, u organizua një diskutim profesional, me
pjesëmarrjen e mjekëve farmacistë, pedagogëve e studentëve e tjerë.
Por Dr. Zef Mulaj, si i thonë fjalës, ”nuk rri pushuar”. Pra, kërkon, studion e përgatitet të
botojë përsëri. Merak të tij nuk ka vetëm thellimin në studimin e bimësisë së Alpeve të
Shqipërisë dhe të shkruajë përsëri poezi të frymëzuara. Përkundrazi, dëshiron të shkruajë dhe një
libër kushtuar vendlindjes dhe jetës së tij.
...Erdhëm në mbarim të radhëve për këtë poet e studiues, për këtë koleg e bashkëkrahinës
timin. Prandaj, nga zemra i urojmë atij suksese në punë e në jetë, por dhe botime sa më
intersante e të vlefshme, për njerëzit e të gjitha moshave!

5
Dr.Zef Mulaj (majtas) dhe Murat Gecaj

You might also like