You are on page 1of 1

Slideshare uses cookies to improve !

functionality and performance, and to provide


you with relevant advertising. If you continue
browsing the site, you agree to the use of
cookies on this website. See our User
Agreement and Privacy Policy.

Search ,

# ' Download Now


7
Download to read offline

Letersia dhe Folklori !!!!


$ Education % Apr. 24, 2016
& 28,644 views

Letersia dhe Folklori


Nen kapitujt !!!
1) Mitologjia dhe folklori
2) Ndikimi i folklorit ne letersi
#MesueseAurela

Read more

#MesueseAurela Elezaj Follow


Mesuese at Internet Juventinat Durrsak

Recommended
Projekt letersi
anndos

Detyre me skicim !!!!


#MesueseAurela Elezaj

Muzika popullore ne trevat


shqiptare
Internet VloraAlb

Letersia dhe artet e tjera


EGLI TAFA

Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi


shqiptare
#MesueseAurela Elezaj

Projekt Letersi
Mehmet Emiri

Teksti tregimtar
ArdiPerla

Llojet e teksteve
sindi21

Gjergj fishta dhe "Lahuta e


Malecis"
Matilda Gremi

Koment vepre (1)


pjetri

Related Books See all


Free with a 30 day trial from Scribd

Average Expectations: No One Succeeds High Confl


Lessons in Lowering… Alone: Learn… Get Trapp
the
ShepBar
Rose Everything You Can
Robert Reffkin We Get Ri
Amanda O
" # # # # (1/5) from
" " "Everyone
" # (4/5) You #####
Can
Free Free Free

Related Audiobooks See all


Free with a 30 day trial from Scribd

Bloom Forward: The Design Thinking Sex From


Healing from Trauma Mindset: How to… Making Yo
Emmy Marie Access
Darin Eichthe Power of Relationsh
Sarah Mirk
" " " % # (3.5/5) Innovation
" " " " " (5/5) """"%

Free Free Free

& Letersia dhe Folklori !!!!


1. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page |
1PROJEKT Lenda: Letersi Klasa : XI-TE TEMA : “Letersia
dhe Folklori". PUNOI : #MesueseAurela
2. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page | 2 Nen
kapitujt !!! 1) Mitologjia dhe folklori 2) Ndikimi i folklorit ne
letersi
3. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page | 3 1)
Mitologjia dhe folklori “Pa mitin, çdo kulturë e humbet
karakterin e saj të gjallë krijues, humbet forcën e vet të
natyrshme” Kur flasim për mitologji e besime popullore,
kemi parasysh çfarë ka mbetur nga ato ç’ka mendohej e
besohej në kohët parake dhe çfarë e si ka ardhur në kohët
e sotme: e pandryshuar, e ndryshuar, e mitizuar, e
ç’mitizuar, sakrale apo e desakralizuar. “Miti është rrëfenjë
a tregim për qenie të mbinatyrshme ose për ngjarje të
çuditshme; legjendë; fig. njeri, ngjarje ose diçka tjetër që
mbivlerësohet me qëllim, duke e veshur me një petk
përrallor”. Areali i figurave mitike, i legjendave mitike, i
demonëve, kulti i gjarprit (me gjarprin në folklor) nuk është
vetëm hapësira shqiptare; ato qarkullojnë në arealin
ballkanik, ndër popujt mesdhetarë, indoeuropianë,
euroaziatikë e më tej dhe burimi i tyre, si duket, është kroi
pagan me tisin e tij mistik. Mitet, si rrëfenja, si histori të
vjetra, janë përfytyrime të mbinatyrshme edhe për ngjarje a
persona, për njerëz realë, që bëmat e tyre i shndërrojnë në
personazhe dhe folklori i legjendarizon. Kur flasim për
fondin mitologjik të folklorit shqiptar në EHLV, edhe pse
numerikisht i vogël është i mjaftueshëm për të dalluar
ngarkesën mitologjike në ato njësi folklorike që kemi
regjistruar e klasifikuar. Edhe pse EHLV duket që është
çliruar nga përfytyrimet mitologjike, edhe pse lënda
mitologjike ka pësuar transformime e forca emocionale
është e ndezur si bulëzim nga Eposi i Kreshnikëve, nga
kënga “Fuqia e Mujit” dhe “Gjergj Elez Alia”, EHLV është aq
e plotë me informacion, saqë feshitizimi mitologjik i luftës
dhe i heronjve nuk ia dëmton fizionominë, por hijeshon
thelbin estetik të këngës historike të Luftës së Vlorës. Nuk
është parësor petku legjendar që u vesh kënga, por bëmat
e tyre heroike, historia e tyre e merituar për këngë dhe
legjenda. Në se në epikën legjendare kënga ka shtresë
mitologjike, në epikën historike kjo shtresë vjen duke u
tkurrur, deri sa në EHLV, nga kjo shtresë pikojnë thërrime
diellore, ku e bukura operon ndritshëm si kategori estetike.
4. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page | 4 Figura
mitologjike te folklorit shqiptar, disa prej te cilave jane keto:
Zana - Figure e besimeve popullore shqiptare, qe
perfytyrohet si vajze shume e bukur dhe luftarake, e cila
jetonte ne male e pyje, u ndihmonte trimave, por kishte fuqi
edhe te ndeshkonte duke shituar(shkelur). Fq. 1492 e
Fjalorit te Shqipes se Sotme * E njohur per ne eshte Zana e
Vizitorit, qe eshte gjithashtu kenge e Lahutes se Malcis.
Kjo thirret nga Fishta(populli) edhe Zana e Madhe, E Bukra
e Dheut, Motra, E Mira, etj. Eshte e njohur per vajin qe i
ben Tringes se vdekur. Ora - Figure e besimeve popullore
shqiptare, qe perfytyrohet si grua, vajze a femije ose si
gjarper dhe qe u ndihmon e u sjell fat njerezve te mire,
ndersa te keqinjte i ndeshkon. Fq 897 e F.SH.S * Ora ishte
me pak fuqiplote se Zana, por me zemermire. Ja disa emra
Oresh(por edhe Zanash, megjithese autori nuk e ben
ndarjen) qe i hasim te "Bibla" e shqiptareve, LAHUTA E
MALCIS': Jerja, Gilja, Talja, Culina, Bekja, Donja, Narja,
Dalina, Fatalja, Razja, Nazja, Loshja, Minja, Ballehana,
Shtatzarania, Shtrumorja, Vathorja, Lorja, se dhe
Dardhamoskadelja, shoqja e ngushte e Tringes,
personazhit te madh te Lahutes se Malcis'(gjate faqeve
527-531). Si edhe: Ora e Madhe e bjeshkes se
Trojanit(mal), Ora e Dormitorit, shoqe te Ores se Trojanit si:
Bjeshka, Dajkja, Vacja, Bora, Thrakja, Dikja e Lalia Bushi(ne
shumes - bushenjte) - Qenie e perfytyruar si kafhse, e cila,
sipas besimeve, jetonte neper keneta dhe ndillte shi duke
uleritur. Fq. 156 FSHS
5. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page | 5
Gishtoja - Personazh i perrallave popullore, qeperfytyrohet
si femije i zgjjar ose si njeri me trup te vogel, por i shkathet.
Fq. 398 FSHS * Ne fjalor haset edhe sinonimi i Gishtos:
Kocomiu Katallani - Figure e perrallave popullore, qe
perfytyrohet si njeri i eger, ne shtat vigan e me nje sy ne
balle, i cili hante njerez. Fq. 555 FSHS *Ne fjalor jepet edhe
sinonimi i Katallanit, qe eshte Ciklopi Gersheteza - Gigure e
besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si nje vajze e
bukur e me floke te gjate, e cila rrinte me lumenj e liqene
dhe dilte nganjehere ne breg per t'u krehur. Fq. 386 FSHS
* Fjalori jep edhe sinonimin e saj: Floçka . Kjo figure haset
ne perrallen me te njejtin titutll, qe gjendet te Libri "Perralla
shqiptare" Shtriga - Figure e besimeve popullore, qe
perfytyrohet si nje plake e keqe, shume e shemtuar, e cila
ha njerez te gjalle dhe merret me magji per te bere te
keqija. Fq. 1304 *Jane te njohure dy shtrigat shqiptare,
Suta dhe Pasuta, qe, hipur mbi dy breshka uji, fluturuan
dhe i erdhen ne ndihme rastesisht Zanes se Vizitorit teksa
luftonte kunder Ores(malazeze) se Dormitorit, personazhe
te Lahutes *Ne origjinal, Fjalori i Shqipes se Sotme e
kishte: "Figure e besimeve te kota(!!!)...", por te jeni te
sigurt qe e kane harruar pa e ripershtatur ndersa kane
ripunuar Fjalorin e ri, botim te vitit 2002, i pari pas
Komunizmit(pra, pasaktesi e Fjalorit te vjeter komunist)
Vitore - Figure e perrallave popullore, qe perfytyrohet si nje
gjarper me brire te arte dhe qe besohej se pillte ar e sillte
lumturi aty ky shkelte; kafshe qe perfytyrohet si nje gjarper i
shkurter e i trashe, i bukur e pa helm dhe qe besohej se
rrinte ne vrimat e mureve, ruante shtepine e i sillte kesaj
mbaresi. fq. 1464 FSHS * Eshte e njohur nje kenge
popullore shqiptare, "Vitore t'u befte nena!" Kuçedra -
Figure e perrallave popullore shqiptare qe perfytyrohej si
gjarper shume i madh e me dy deri ne trembedhjete koke, i
cili hante njerez dhe bente deme e te keqija. Fq. 2472
FSHS * Eshte e njohur te Lahuta e Malcis', ne kengen me
te njejtin titull, faqe 623 aty. Lugati - Figure e perrallave
popullore shqiptare, qe perfytyrohej si njeri, i cili ne ngjallje
te tij eshte shume i keq dhe pas vdekjes ngrihet naten nga
varri dhe tremb njerezit.
6. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page | 6
LUGATI ZANA Dragoi i Syrit të Kaltër Gjarperi dhe
shqiponja Huazimi i figurave mitologjike Zanat dhe Orët në
"Lahuten e Malcis"
7. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page | 7
Mitologjia në Lahutën e Malcis Figura e Zanës së
Frymëzimit na sugjeron të dallojmë origjinalitetin epik të
Fishtës, lirizmin në Lahutë të Malcis, ironinë dhe,
veçanërisht, lehtësinë e rrëshqitjes së poetit nga realja tek
jorealja e anasjelltas, gjëra që përbëjnë përgjithësisht
magjinë e verbit fishtjan. Por Fishta nuk u mjaftua vetëm
me krijimin e Zanës së Frymëzimit. Ai krijoi edhe
personazhe të tjerë mitologjikë: Orën e Shqipërisë dhe Orë
të tjera, Zanën e Madhe dhe Zana të tjera, Dragonjtë e
Kuçedrën, Lugetërit, Shtrigat, Floçkën. Të gjitha këto figura
përbëjnë shtratin mitologjik të Lahutës së Malcis: kënga e
11-të mban titullin “Lugati”, sikundër e 16- ta “Kuçedra”
dhe e 24-ta “Zana e Vizitorit”. Edhe “Gjaku i marrun” e
“Koha e re” (këngët 25, 26) e ndonjë tjetër u kushtohet
krejtësisht ose pjesërisht Shtojzovalleve, të cilat janë të
kudogjendura në vepër, shpesh herë së bashku me figura
të tjera mitologjike.
8. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page | 8
MITOLOGJIA NË LUFTËN E VLORËS… -EHLV Me qenë
se Lufta e Vlorës është një realitet historik, një ngjarje
historike që ka ndodhur në një hapësirë konkrete, në një
kohë të caktuar, nga persona e bashkësi njerëzore
përkatëse, me logjistikën, veshjen, ushqimin, me armatimin
e mundshëm të kohës së zhvillimit, edhe këngaapo cikli i
këngëve që i kushtohet kësaj ngjarjeje quhet Epika
Historike e Luftës së Vlorës (EHLV) EHLV ka marrë të
gatshme formula klishe të tipit “Kishin pjellë ato nëna,/
kishin pjellë e bërë drëra” “Dragonjtë e Skënderbeut”,
“Trimat e Njëzetës luftan si dragonj”, “Përpara shokëve
shkoi/ Selam Musai dragoi”, Lubia përfytyrohej si një
gjarpër keqbërës shumë i madh, me bisht të gjatë, me disa
krerë dhe i pangopshëm, i ngjashëm me kuçedrën. Në
krahinën e Labërisë mendohej si një qenie gjigande, në
formë bualli me shtatë kokë, ose gjarpër gjigand . “Po
paska qenë lubi!”. Në kohën e luftës së Njëzetës dhe pas
saj këndohej: “U shofsh me ujë Itali/ se paske qenë lubi/
matesh me një Shqipëri… Per zanat kemi disa shenime
edhe tek Legjenda e Beratit. Mijera e mijera vjet me pare
jetonte nje Zane shume e bukur. Nje dite ajo u takua me dy
vellezer vigane, Tomorin dhe Shpiragun. Sikurse ndodh
shume here nder legjenda dhe shpesh ne te vertete, te dy
vellezerit rane ne dashuri me Zanen e bukur. Kaq fort ua
trazoi zemrat te dy vellezerve dhe kaq thelle u hyri grindja
per te, sa qe shpertheu lufta vellavrasese. Tomorri, duke
9. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page | 9 pasur
nje shpate te shkelqyeshme, i ra vellait te vet me te vogel
brinjeve, ndersa ky i fundit, i armatosur me nje topuz
shume te rende, iu turr me furi duke e goditur sa mundte
me fort.Zoti, qe shihte çdo gje, u trishtua dhe u zemerua
prej pamjes aq te dhimbshme, grindjes aq te pergjakshme
midis vellezerve. Ata duheshin ndeshkuar per kete mynxyre
qe shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtoret ne gur dhe i denoi
te mbajne nder shekuj ne trup gjurmet e ketij luftimi te
tmerrshem. Qe nga ajo kohe e lashte e deri sot vellai i
madh, Tomori, i tregon diellit hapesirat e veta gropa –
gropa dhe plasa te panumerta. Ndersa, vellait te vogel,
Shpiragut, kushdo qe kalon ne keto treva, i sheh brinjet e
copetuara e te thelluara vija-vija. Shkaktarja e kesaj
mynxyre, Zana e bukur hirplote, nuk duhej t’i shpetonte
zemerimit te Zotit, ndaj Ai e ktheu ne nje kodrineze
shkembore, mbi te cilen nje dite filluan te vendosen gure
mbi gure dhe u ndertua nje keshtjelle e madhe, e bukur, qe
qendron edhe sot madheshtore mbi qytetin e Beratit.Zana
e bukur, qe i donte vellezerit, po jo zemerimin e tyre te
derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa mase. Ai lume, qe
tani mban emrin Osum, sipas legjendes, nuk eshte gje
tjeter veçse rrekeja e loteve, qe lagu gure e shkemb dhe u
derdh mes dy vellezerve prej Zanes hyjneshe, per t’u
treguar se dhimbja per kete fatkeqesi asnjehere nuk do t’i
shtere lotet. Cikli i kreshnikëve Cikli i kreshnikeve ose
kenget epike per aget e Jutbines . Ky cikel eshte me i gjeri
qe kemi ne legjenden shqipe. Paraqitet mjaft i plote dhe
me nje larmi te madhe. Kryesisht kendohet ne veri. Ne kete
cikel tregohen bemat e Gjeto Basho Mujit, heroi kryesor, te
vellait te tij , Halilit dhe te tridhjete ageve. Keta veprojne ne
Jutbine, krahine e papercaktuar mire. Pershkrimi i
personazheve eshte i mbinatyrshem; ata flasin me oret, ata
luftojne me mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lume, i
kane mustaqet nga nje pash, e hedhin topuzin me aq force
sa ngrihet pluhur nente pash lart etj. Heronjte e ketyre
legjendave jane te shumte, por kryesore jane Muji e Halili.
10. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page | 10 2.
Ndikimi i folklorit ne letersi Folklori lindi në gji të natyrës dhe
mes njerëzve që jetonin në gji të natyrës, mes atyre që
punonin tokën apo mbarështronin bagëtimë dhe jetonin
me këto prodhime, pra lindi e u zhvillua në mes të
fshatarëve. Më pas krijimet folklorike, edhe pse njeriu
përparoi dhe shkenca bëri të vetën, duke lehtësuar jetën e
punën e njeriut, nuk u shuan, ndonëse karakteri i tyre ritual
e magjik erdhi përherë e me tepër duke u pakësuar në
mos zhdukur fare. Në këtë fazë të dytë, në kohën e
qytetërimit, krijimi folklorik është më shumë një vepër
artistike se sa një veper rituale fetare. Kjo shpjegon, nga
ana tjetër, jetëgjatësinë e folklorit, ruajtjen e tij deri në ditët
tona, madje dhe gjallërinë e tij në mjaft aspekte, sidomos si
mbështetës për artin e kultivuar. Dalngadalë lindën edhe
njerëz që merreshin kryesisht me krijimin e këtyre këngëve
popullore: të tillë mund të përmendim aedët, rapsodët,
trubadurët, truverët, menestrelët etj. duke filluar nga
Homeri e duke mbaruar deri te Osiani skoces e deri te
rabsodët e këngëtarët tanë. Tashti folklori është një krijim
artistik që kryen një funksion krejt tjetër nga ai i pari.
Megjithatë shtresa e parë e folklorit (legjendat, këngët e
riteve, përrallat, proverbat etj.) mbetet një relike e fosile të
gjalla këto krijime ruhen e kalohen ende sot e kësaj dite
nga një brez në tjetrin jo vetëm si vepra artistike, por edhe
si elemente të qenësishme që flasin për origjinalitetin e një
kombi, për identitetin kombëtar të një populli.
11. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page | 11
Folklori e shprehur ne shume fusha te letersise Proze ,ne
tregime , ne epika ,lirika epiko-lirike ,ne novella.balade,etj
12. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page | 12
Folklori ka nje rol vertet te rendesishem ne letersine e nje
vendi. Folklori yne eshte shume I pasur,ku mund te
permendim Ciklin e Kreshnikeve,me Mujin dhe Halilin,Gjergj
Elez Aline etj. Në qendër të këtij cikli qëndrojnë bëmat e
çetës së kreshnikëve, si edhe kundërshtarët e tyre, “kralë”
e “kapedanë” veçanërisht nga viset bregdetare.Lufta e
kreshnikëve është vendosur në një kohë e në një ambient
që s’njeh ende armët e zjarrit. Nga brendia e tyre dhe
botëkuptimi shoqëror, nga elementët artistikë që
përmbajnë, këngët e kreshnikëve të çojnë në një periudhë
më të hershme se shekujt e pushtimit osman. Bashkë me
eposin, , shqiptarët kishin krijuar gjithashtu fondin e
baladave, të cilat vinin si kujtime tronditëse të epokave të
shkuara. Njëra prej tyre është ajo që njihet në jug me emrin
e Konstandinit dhe Doruntinës, kurse në veri me emrin
“Kënga e Halil Garrisë”. Balada e Kostandinit dhe
Doruntinës shpesh është trajtuar si kryevepër që ngre lart
kultin e besës, shenjtërinë e fjalës së dhënë, për hir të së
cilës mallkimi mund të të ndjekë në këtë jetë dhe në tjetrën.
Mesazhi i besës është i pranishëm në frymën e baladës,
por para këtij mesazhi është fryma e fuqisë së njeriut për të
riardhur në këtë jetë.Krahas krijimtaris gojore,ne kete koha
filluan te dalin dhe mjaft shkrime tjera sic ishin:koleksioni i
kodikëve që përbën një prej pasurive më të rëndësishme
kulturore të popullit shqiptar. Ky koleksion përmban mbi
100 vëllime, që përbëjnë vepra të plota (dorëshkrime) dhe
17 fragmente. Kodikët e Shqipërisë, nga të cilët më i vjetri
është “Kodiku i Purpurt i Beratit”, janë një fond me rëndësi
për historinë e zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike.
13. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page | 13
Gjitha keto pjese te rendesishme te folklorit shqiptar,
shqipes se hershme te shkruar,jane nje shtyse e madhe
per vazhdimin e letersise shqiptare.Keto vepra,u bene
inspirim per autoret e rinje,te cilet ne saje te tyre u njohen
me te miren dhe me te keqen ne art.Keto vepra,nuk ishin
nje frymezim vetm per letersin shqipe,por ato u bene
shtyse edhe per kinematografine,beletin e shume fusha te
tjera te artit shqiptare. Duhet thene,se shume intelektuale
te rilindjes shqiptare u arsimuan dhe u ndikuan me frymen
evropiane te asaj kohe por prape nuk harruan folklorin.
Nga keto gojedhena jane krijuar vepra me fame
boterore,sic eshte Ismail Kadare,i cili shkroi veprene e tije
“Kush e solli Doruntinen”duke u bazuar tek gojedhena.Nje
rast tjeter eshte ai i Mitrush Kutelit,i cili mjaft elemente të
rrëfimeve të tij i mori nga folklori toskë, siç i kishte dëgjuar
në fëmijeri dhe i shfrytëzoi për të rikrijuar motive të
kthjellëta të jetës së fshatit,
14. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page | 14
Nder keto vepra ku Kuteli beri folklorin pjese te krijimtarise
se tije,mund te permendim: Ago Jakupi e të tjera rrëfime, ,
një përmbledhje me shtatë rrëfime për jetën fshatare;
Kapllan Aga i Shaban Shpatës. Rrëfime-Rrëfenja etj,. Nje
tjeter poet,qe ne veprat e tije spikasin , lidhjet e ngushta
me letërsinë gojore eshte Fishta, , ndonëse disa autorë e
kanë kritikuar Fishtën për 'folklorizëm', për imitim të
folklorit, pa mundur të krijojë një poemë të vërtetë
epike.Vlen te permendet se Fishta është frymëzuar
fuqishëm nga poezia gojore shqiptare , si dhe nga ciklet e
poezisë heroike të quajtura Këngë kreshnikësh kur
shkruajti Lahuta e malcís.. Një poet tjetër i dhënë me mish
e me shpirt pas folklorit ishte Bernardin Palaj. Palaj është
edhe autor lirikash klasike dhe elegjike, në pjesën më të
madhe të botuara në vitet tridhjetë në revistën françeskane
Hylli i Dritës..Folklori eshte dhe do te mbetet nje pasuri e
pacmueshme per shqiptaret,dhe do te vazhdoje te jete
frymezim per artiste ne te ardhmen,ashtu sic ishte ne te
shkuaren…
15. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page | 15
16. “Letersia dhe Folklori". #MesueseAurela Page | 16

# 7 Likes (

) Statistics (

* Notes (

About Support Terms


English +

Privacy Copyright

© 2021 SlideShare from Scribd ! "

You might also like