You are on page 1of 3

Qellimi:

· Te evidentojm faunen dhe floren e Nartes dhe rreziqet e saj

Objektivat:
· Te njohim Lagunen e Nartes

· Te dime rendesin e flores dhe faunes ne lagunen e Nartes

· Te dime rreziqet e saj

Rezulatet e te nxenit:
· Laguna e Nartes

· Flora e Nartes

· Fauna e Nartes

· Rreziqet e Lagunes se Nartes

LAGUNA E NARTES
Laguna e Nartës përfaqëson një nga lagunat më të mëdha e më të rëndësishme të Shqipërisë.Ajo
ndodhet në skajin jugor të Ultësirës bregdetare,në afërsi të qytetit te Vlorës.Ka një sipërfaqe te
përgjithshme 41.8km2,rreth 1/3 e së cilës dhe kryesisht zona e saj veriore,përdoret per kriporen e
Skoefotinës.Kjo lagunë shtrihet në zonën JL të Gjirit detar të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik nga një
rrip i ngushtë litoral,që përbëhet nga duna aluvionale me gjatësi të përgjithshme rreth 8km dhe gjërësi
100 deri 1400m.Ai është formuar nga akumulimi i pandërprërë i prurjeve të ngurta të lumit Vjosa. I tërë
peisazhi krijon një ansambël shumë të bukur natyror, me plot kontraste dhe ku gjenden në harmoni
bukuria me qetësinë e këtij vendi. Përveç bukurisë natyrore, interes të veçantë paraqet për vizitorët
Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e Zvërnecit dhe ku mund të shkohet me një urë të
ngushtë këmbësorësh prej druri. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X-të pas
Krishtit. Me interes të vecantë për tu vizituar janë edhe dunat e Nartës. Ato gjenden në perëndim të
lagunës së Nartës, në brezin rënor që ndan lagunën me detin. Përfaqëson një grup dunash rënore, të
formuara nga veprimi i erës. Gjatësia e brezit me duna arrin disa km, deri në Poro. Kanë lartësi deri në 5
– 6 m e gjerësi deri 20 – 30 m. Mbi to ka bimësi barishtore, por edhe shkurre kripëdashëse të vogla.

FLORA E NARTES
Kompleksi Vjosë-Nartë është një zonë e mirënjohur për florën e veçantë dhe larminë
ehabitateve. Të gjitha këto lloje përbëjnë një tipar të rëndësishëm kombëtar me vlera të
veçantaekonomike dhe shkencore. Disa lloje janë shumë të rralla për Shqipërinë, të tjerë kanë
vlera tërëndësishme shkencore, dhe një numër i lartë llojesh përdoren gjerësisht në ekonomi si
bimëmjeksore, aromatike, industriale dhe dekorative. Rajoni i Vlorës strehonafro 1400
bimëanësore, që përbëjnë42% të florës sëShqipërisë. Vetë zonaVjosë-Nartë mendohettë ketë të
paktën 800bimë enësore (25 % eflorës së Shipërisë)duke përbërë sërish një zonë të
rëndësishme për florën në Shqipëri. Zona e Pishë- Poros(Vlorë), është e pasur në florë dhe
shoqërime bimore. Kjo është pasqyrim i kushteve tëpërshtatshme fiziko-gjeografike,
topografisë, gjeologjisë etj. Por që kjo zonë të vazhdojë tëketë bimësi të pasur duhet mbrojtur
dhe nuk duhet mbishfrytëzuar.Flora e kësaj zone është ngushtësisht e lidhur me habitatet që kjo
zonë përmban ku përfshihenhabitatet natyrore dhe ujore. Habitatet natyrore përbëhen nga tipe
të ndryshëm njësishekologjike të klasifikuara në përputhje me kritere funksionale dhe
përshkrues siprania/mungesa e ujit, kripshmëria dhe fizionomia e bimësisë. Ndërkohë që
habitatet ujorepërbëhen nga shumë nënhabitate si ata ujore gjysëm të përhershme, kanalet e
kullimit dhe tëujitjes, kënetat, rezervuaret me ujë të ëmbël dhe shtrati i lumit mbuluar nga pyjet
aluvionale.

FAUNA E NARTES
Kompleksi ligatinor Vjosë-Nartë është një hapësirë e rëndësishme për një numër të
lartëkafshësh përfshirë, insekte, peshq, amfibë dhe reptilë, gjitarë dhe sidomos shpend.
Sipasstudimeve të mëparshme (Raporti i Diagnostikimit të zonës) kompleksi ligatinor strehon
tëpaktën 749 lloje rruazorësh dhe para-rruazorësh.Para-rruazorëtKërkimet në llojet e para-
rruazorëve janë mbështetur kryesisht në studimet e diagnostikimit sidhe në publikime të tjera
të mëvonshme. Sipas studimeve të mëparshme, Vjosë-Narta strehontë paktën 390 lloje para-
rruazorësh .Narta është një zonë ligatinore e rëndësishme për disa lloje peshqish. Studimet e
mëparshme,studime të cilat kanë përfshirë tërë gamën e habitateve (det, ujë i njelmët dhe ujë i
ëmbël) kanëarritur në përfundimin se zona përdoret nga të paktën 102 lloje peshqish.Narta
strehon 9 lloje amfibësh dhe 26 lloje reptilësh.Kompleksi është një zonë e rëndësishme për 192
lloje të vrojtuara deri më sot porsidomos për shpendët e ujit dimërues dhe folezues.

RREZIQET E LAGUNES SE NARTES


Një grupim prej 37 organizatash mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare kanë ngritur alarm,
sepse zona e mbrojtur Vjosë-Nartë rrezikohet nga ndërtimi i një aeroporti.Në Akërni të Vlorës,
ku pritet të ngrihet aeroporti i Vlorës ekzistonte dikur një aerodrom. Por zona tashmë është
natyralizuar krejtësisht. .Fshati Akërni ndodhet gjeografikisht mes lagunës së Nartës dhe lagunës
së Karavastasë. Ekspertët thonë se në këtë zonë ka lëvizje intensive shpendësh të egër dhe mbi
kete zone kane pare fluturime tufash te medha pelikanesh flamingosh apo shpendeve te tjere
qafegjate e kembegjate qe kane madhesi dhe peshe te tillle. Në këtë zonë po shkojnë drejt
zhdukjes edhe pelikani dhe shpendë të tjerë që dikur e kishin për disa muaj vendqëndrimin e
tyre në këtë vend me zhdukjen e këtyre specieve të rralla dhe mungesa e kontrolleve dhe
detyrimeve ligjore.

You might also like