You are on page 1of 4

Detyre tematike

Tema:Prespektiva e zhvillimit te turizmit te Durresit


Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri.Është një nga qytetet më të lashtë dhe më të
rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë.Në qytetin e Durrësit ndodhet universiteti më i ri publik
në Shqipëri i quajtur Aleksandër Moisiu. Durrësi mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit
shqiptar nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920. Durrësi u bë kryeqytet i Mbretërisë së
Shqipërisë nga Princ Vidi kur ai zbarkoi më 7 mars 1914 e deri në vendimin e Kongresit të
Lushnjës të datës 11 shkurt 1920 për shpalljen e Tiranës si kryqytetin e ri të shtetit shqiptar.

Pozita gjeografike e Durresit

Durrësi është i vendosur në bregdetin qëndror shqiptar, rreth 33 km (21 mi), në


perëndim të kryeqytetit Tiranë. Ai ndodhet në një nga pikat më të ngushta të Detit
Adriatik, përballë porteve italiane të Barit (300 km/186 mi larg) dhe Brindisit (200
km/124 mi larg).Durrësi është e vendosur në brigjet e detit Adriatik, rreth 30
kilometra (në vijë të drejtë) në perëndim të Tiranës. Sot, qyteti përhapet jashtë në
vendbanimet e ndërtimeve në fushën nga lindja. Vendi është mjaft i ulët në jug në
gjirin e Durrësit.Shtrihet nga Kepi i Rodonit në veri deri tek Përroi i Agait pas
Shkëmbit të Kavajës me një sipërfaqe 430 km² dhe lartësi mesatare 2-6 m mbi
nivelin e detit.Qyteti zë pjesën perëndimore me koordinata 41° e 18’ e 40’ gjerësi
gjeografike veriore deri në 19° e 26’ e 21’ gjatësi gjeografike lindore me sipërfaqe
1.626 ha.Kufijtë – Vija e përgjithshme kufitare është 121,3 km (52,4 km kufij
tokësorë, 61,8 km kufij detarë dhe 7,1 kufij lumorë). Kufizohet në veri me Rrethin
e Kurbinit, me Rrethin e Tiranës e Rrethin e Krujës në lindje e verilindje, Rrethin e
Kavajës në jug e juglindje dhe me Detin Adriatik në perëndim.

Vecorite natyrore
Klima
Klima në Durrës është e ulët 5 °C në janar dhe e lartë 28 °C në korrik dhe gusht. qershori, korriku
dhe gushti janë muajt, më të nxehtë dhe më të thatë.Durrësi bën pjesë në brezin subtropikal
dhe karakterizohet nga një klimë me dimër të butë dhe të lagësht dhe verë të nxehtë dhe të
thatë.

· Temperatura mesatare vjetore 15.5°C.

· Temperatura mesatare e Janarit 7°C.

· Temperatura mesatare e Gushtit 24°C.

· Temperatura absolute me e ulet ka zbritur ne -9°.

· Temperatura absolute me e larte ka arritur 39°C-43°C.

· Sasia mesatare vjetore e reshjeve 963 mm.

· Sasia maksimale vjetore 1542 mm.

· Sasia minimale vjetore .

Relievi
Relievi ka nje moshe shume te re sepse eshte formuar shume vone. rol te rendesshem ne
formimin e relievit kane pasur edhe kane:klima medhetare,veprimtaria e urave
rrjedhes,agjentet atmosferike dhe vete njeriu.Relievi i Durresit ka keto tipare:

· Ka karakter fushor.

· Eshte gershetimi i formave te rrafshta me ato kondrinore.

· Relievi eshte eroziv qe do te thote gerryhet.

· Një pjesë e mirë e relievittë Durrësite zë relievi bregdetar.Në relievin bregdetar


ndërthuren kepe dhe gjire.

· Në qytetine Durrësitdallohen disatipe relievesh: bregdetar,fushor, kodrinor, lumor,


kodrinor.

· Relievi i Durrësitshtrihetsi rripi ngushtë përgjatë vijës bregdetare.

Popullsia
Qarku i Durrësit është një nga 12 qarqet në Shqipëri dhe ka një sipërfaqe prej 766 km².Qarku i
Durrësit ka një popullsi prej 284,823 ( 2017 )banorë.

Trashegimia kulturore dhe natyrore


Mozaiku i “Bukuroshes se Durresit”
Mozaiku i zbuluar në vitin 1916 në lagjen “Varosh”, i quajtur “Bukuroshja e Durrësit”, e ka marrë
këtë emër nga përmbajtja e tij. Vepra i përket shek. IV p.e.s dhe është ekspozuar në Muzeun
Historik Kombëtarë në Tiranë.Ka permasat 5.1 X 3m dhe është realizuar me gurë zalli
shumëngjyrësh. Ne qendër është koka e zmadhuar e një gruaje, të cilën e rrethojnë bisqe me
lule zambaku, lule këmbane e rozeta, që mbushin njëkohësisht gjithë sipërfaqen eliptike të
mozaikut. Të gjitha janë vizatuar me gurë ngjyrash të ndryshme kurse sfondi është i zi.[1] Motive
zbukurimi të ngjashme me këtë mozaik, kanë mozaikët bashkëkohës të Pelas (Maqedoni e
Lashtë).

Amfiteatri i Durresit
Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në
Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të II të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan.Ai ka vlera
të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj
periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe
lartësi rreth 20 m.

Kalaja e Durrësit
Kalaja e Durrësit është një kala e shekullit të V-të e ndërtuar në Durrës.Kalaja u ndërtua nga
perandori i Perandorisë Bizantine Anastasi I cili ka origjinën nga Durrësi. Në atë kohë, Anastasius
e bëri Durrësin një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik. Riparime të mureve janë kryer që
prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273. Mureve mesjetare aktualisht rreth 4.6 metra në lartësi
dhe tri hyrjet e disa prej kullave të fortifikimit janë ruajtur në gati një të tretën e gjatësisë
fillestare të qytetit kala. Kalaja u përforcuar me disa kulla roje nga Republika e Venedikut dhe
gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane muret u përforcuar.

Zhvillimi i turizmit te Durresit


Qyteti i Durresit prezantohet si nje nga qytetet kryesore te vendit qe thith fluksin me te madh
turistik ne vend.Zona me e frekuentuar turistike evidentohet ajo e plazhit te madh te Durresit
ku eshte edhe perqendrimi me i madhe dhe kryesor i pushuesve te ardhur kryesisht nga vende
te ndryshme te botes.Durrsi nga mundesine e zhvillimit turzmit ne rank boteror pasi plazhi dhe
monumente e ndryshme kulturore e bejne ate nje vend te populluar dhe qe me bukurine tij te
sjell sa me shume turist nga viti ne vit nga e gjithe bota.

Punoi:Klea Xhafa

You might also like