You are on page 1of 9

PROJEKT

Tema:Vecorit e pergjithshme natyrore ,demografikedhe ekonomike te


Republikes se Kosoves dhe te trevave Shqiptare jashte kufirit politik te
Republikes se Shqiperis.

Lenda:Gjografi.

Klasa: IX-A.

Pranoi:Eva Gato.

Punoi:Kejsi Xhafa

Dionis Taku

Inita Cullhaj

Erma Shkreta

Olbjan Taku.

QELLIMI:
· Mesojme mbi vecorit natyrore te R.K. dhe te
trevave Shqiptare jashte kufirit politik te R.SH.

· Mesojme mbi vecorit demografike te R.K. dhe te


trevave Shqiptare jashte kufirit politik te R.SH.

Mesojme mbi vecorit e pergjithshme ekonomike te R.K. dhe te trevave


Shqiptare jashte kufirit politik te R.SH.

Pozita gjeografike e Kosoves.


· Kosova ka nje sperfaqe prej 10 908 km. Ajo gjendet në Evropën
juglindore, qendër të Gadishullit Ballkanik. Nëpër territorin e Kosovës kalojnë rrugët
që lidhin detin Adriatik, detin Egje me brendinë e Gadishullit Ballkanik. Kosova në
vijë ajrore më së afërmi e ka detin Adriatik vetëm rreth 100 km. Në skajet e saj
shtrihen malet e larta, të mesme dhe të ulëta, ndërsa në pjesët e brendshme janë
fushat, luginat dhe malet e ulëta. Kosova me sipërfaqe është vend i vogël, më i

vogël se Shqipëria për 2,6 herë.

Kushtet natyrore te Kosoves.

· Ndertimi gjeologjik.

Kosova edhe pse ka një sipërfaqe të vogël ka përbërje të llojlljshme gjeologjike me


shkëmbinjë prej kohërave më të vjetra e deri në epokën më të re gjeologjike.
Hapësira e Kosovës në aspektin tektonik ndahet në disa zona:Zona Dardane,Zona e
Vardarit, Zona Dinarite,Zona e Korabit në Kosovë se pjesës se Sharrit dhe pjesës
jugore të Dukagjinit.

· Klima.

Klima e Kosovës ne pjesen me te madhe te saj eshte mesatare kontinentale. Ka


lidhje me pozitën gjeografike të saj. Shtrirja në gjerësinë e mesme gjeografike, klima
e Kosovës varet nga sasia e nxehtësisë që vjen nga Dielli, afërsia e detit Adriatik,
lugina e Vardarit, hapja ndaj veriut, lartësia mbidetare mbi 400m.

· Relievi.

Relievi i Kosovës përbëhet prej vargmaleve, maleve, fushëgropave dhe luginave të


krijuara me lëvizje tektonike, forma erozive dhe akumulative.Malet përbëjnë rreth
63% të territorit dhe ndahen në disa grupe: malet periferike dhe qëndrore, të larta, të
mesme dhe të ulëta.

· Hidrografia.

Hidrografia është element i rëndësishëm natyror. Pasuria në ujërat sipërfaqësor dhe


nëntokësore varet nga përbërja gjeologjike.(shtresat ujëmbajtëse e ujëlëshues),
format e relievit, klima (temperatura, reshjet, erërat etj), mbulesa vegjetative dhe
ndikimi i njeriut në rregullimin e shtretërve dhe shfrytëzimit të ujit për nevoja të
ndryshme. Kosova ka rrjet mjaft të pasur të lumenjëve ku më të rendësishmit janë:
Drini i bardhë,Ibri,Lepenci,Sitnica.

Bota bimore dhe shtazore.

· Relievi i llojllojshëm, përbërja e larmishme pedologjike, klima e


llojllojshme dhe pasuria me ujëra , kanë ndikuar në llojllojshmërinë e botës bimore
dhe shtazore të Kosovës. Hapja e sipërfaqeve nën pyje, kullosa e livadhe si dhe
prerja e pandërprerë e pyjeve, dukshëm e kanë varfëruara pasurinë bimore dhe
shtazore.

Vecorit e popullimit dhe te vendbanimeve.


Kosova ka gjithsej 1.466 vendbanime, që shpërndahen në 30 komuna.

· Komunat me mbi 70 vendbanime: Gjakovë 88, Pejë 79, Besianë


77, Prizren 77, Dardanë 76, Leposaviq 75 dhe Lypjan 70.

· Komunat me 40-70 vendbanime: Vushtrri 67, Gjilan 63, Zubin


Potok 61, Klinë 54, Burim 50, Skenderaj 49, Prishtinë 49, Mitrovicë 47, Ferizaj 45,
Malishevë 44, Viti 43, Kaçanik 42, Therandë 41 dhe Deçan 40.

· Komunat me nën 40 vendbanime: Sharr 36, Rahovec 36,


Drenas 35, Zveçan 35, Shtime 23, Obiliq 20, Fushë Kosovë 18, Shtërpcë 16 dhe
Novobërdë 10.

Përbërja etnike.

Regjistrimi i vitit 1981 merret si regjistrim i fundit valid në Kosovë. Në regjistrimin e


popullsisë të vitit 1981 dhe vlerësimit të vitit 1991 Kosova kishte numër të popullsisë
prej 1,584,440 respektivisht 1,956,196 banorë. Gjatë këtyre dy regjistrimeve Kosova
kishte këtë strukturë të përbërjes etnike.Në mes këtyre dy periudhave të regjistrimit
struktura etnike ka pësuar ndryshime si në vijim:Etniciti shqiptar, Etniciti serb,
Etniciti turk, Etniciti rom, të tjerët kanë pasur një rritje prej 8,477 banorë apo 8.4%.
ka pasur rritje për 11,619 banorë apo34%, ka pasur rënie për 2,068 banorë apo
16.5%, ka pasur rënie 15,608 banorë apo 7.4%, ka pasur rritje prej 369,336 banorë
apo 26%.
Ekonomia.

· Qeveria kosovare ka bërë përpjekje për ndërtimin e një


ekonomie të tregut, mirëpo me gjithë përparimet e shënuara në vitet e fundit, Kosova
mbetet ndër vendet më të varfra të Evropës. Prodhimi vendor bruto (PVB) i Kosovës
numëron vetëm 5 miliard dollarë amerikanë, ndërsa me 2.300$ PVB për krye, Kosova
renditet e fundit në Evropë. Papunësia, që sipas vlerësime zyrtare ka kapluar 40% të
fuqisë punëtore, është brenga kryesore për Republikën e Kosovës.Shkalla e lartë e
papunësisë sillet rreth 40%,ndërsa pati arritur kulmin prej 50% më 2006. Në vitin
2007, numri i personave që kanë kërkuar punë ka qenë 334.595 persona, shumica të
moshës 25 deri në 39. Vetëm 1.5% e tyre janë me universitet apo shkollë të lartë të
kryer. Të punësuarit, ndërkaq, vuajnë nga pagat e ulëta që mesatarisht sillen rreth
190 eurove në sektorin publik dhe 211 eurove në atë privat.Në këto kushte vazhdon
të lulëzojë ekonomia e zezë, duke pamundësuar mbledhjen e statistikave precize.

Mali i Zi.

Pozita gjeografike.

Mali i Zi është një shtet i pavarur në Evropën juglindore. Laget nga Deti Adriatik në
jugperëndim dhe kufizohet nga Kroacia në perëndim, Bosnja dhe Hercegovina në
veriperëndim, Serbia në verlindje, Kosova në lindje, dhe Shqipëria në jug.
Kushtet natyrore te Malit te Zi.

Klima.

Klima e Malit të Zi ndryshon varësisht nga relievi dhe afërsia e detit, prej asaj
malore, kontinentale, e ndryshuar mesdhetare në fushën e Podgoricës dhe
mesdhetare në bregdet.

Relievi.

Mali i Zi karakterizohet me male të larta dhe rrafshnalta të larta, lugina të thella


lumore dhe me gropën tektoniko-kartike të Liqenit të Shkodrës. Pjesa lindore dhe
qendrore janë më të larta, kurse bregdeti është i ngushtë dhe më i ulët dhe shtrihet
prej Grykës së Kotorrit e deri te Lumi Buna në kufi me Shqipërinë.

Hidrografia.

Mali i Zi i ka këta lumenj: Moraça, Limi, Tara, Piva, Zeta, Cemi, Cërnojeviq Rijeka.
Këta lumenj kanë rëndësi të madhe ekonomike për Malin e Zi.Mali i Zi ka edhe
shumë liqene të tjera glaciale në malet e larta dhe kanë vlera të mëdha turistike si
Liqeni i Zi ne Durmitor, liqeni i Biogradit ne malin Bjellasicë dhe liqeni i Plavës në
Bjeshkët e Nemuna.

Ekonomia.

Mali i Zi është vend bujqësoro-industrial i pazhvilluar. Ka pasuri të pakta minerale, si:


boksit, plumbzinku në Shupla Stenë dhe sasi të vogla qymyri dhe kripe. Industria
bazohet në energjinë e prodhuar nga hidrocentralet. Në Mal të Zi është zhvilluar
industria e aluminit, e hekurit, elektroenergjetike , industria tekstile , ajo ushqimore,
industria e letrës dhe celulozës .

Struktura etnike.

Sipas censusit të vitit 2003, Mali i Zi kishte 620,145 banorë. Nëse do të përdorej
metodologjia e përdorur deri në vitin 1991, Mali i Zi sipas censusit të vitit 2003 do të
kishte 673,094 banorë. Rezultatet e censusit të vitit 2011 treguan se Mali i Zi ka
620,029 banorë.Mali i Zi është shtet multietnik, në të cilin asnjë grup etnik nuk
formon një shumicë.Grupet më të rëndësishme etnike janë malazezët dhe serbët,
grupet tjera përfshijnë boshnjakët, shqiptarët dhe kroatët.

Maqedonia e Veriut.
Pozita gjeografike.

Maqedonia e Veriut është shtet që shtrihet në pjesën juglindore të Evropës


(koordinatat gjeografike: 41°50' V, 22°00' L) e që kufizohet në lindje me Bullgarinë në
një vi kufitare të gjatë 148 km, në jug me Greqinë dhe rajonin e saj Maqedonia e
Jugut në një vi kufitare prej 246 km, në perëndim me Shqipërinë në një vi kufitare
prej 151 km dhe në veri me Kosovën dhe Serbinë.Sipërfaqja e përgjithshme e
Maqedonisë së Veriut është 25,333 km2. Vendi shtrihet në koordinatat gjeografike 41
50 V, 22 00 L ku 24,856 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 477 km2 ujë.

Kushtet natyrore.

Klima.

Klima e Maqedonisë së Veriut është ngjashme me të Mesdheut e nxehtë me vera të


thata e dimra të ftohta me reshje dëbore të mëdha. Klima karakterizohet nga një
regjim shumë vjeçar i motit me të cilin nënkuptohen jo vetëm kushtet mbisunduese
po edhe ata të mundshmet e motit për një vend të dhënë .

Relievi.

Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë, përpos luginës së Vardarit këtë e
zbusin edhe rrethina e liqeneve të mëdha. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë
bregut të lumit Vardar (50m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,764
metrave në vendin e quajtur maja e Korabit.

Ekonomia.
Struktura etnike.

Maqedonia e Veriut zë sipërfaqe rreth 25.713 km² dhe rreth 2 milion


banorë.Maqedonia e Veriut e përbejnë shqiptaret, maqedonasit dhe 22 nacionalitete
dhe 4 bashkësi etnike te cilëve nuk u është pranuar statusi i
nacionalitetit.Maqedonët 1,297,981 (60.17%).Shqiptarë 506,083 (30.17%)

Greqi.

Pozita gjeografike.

Greqia është vend në pjesën juglindore të Evropës, në jug të Ballkanit. Shteti i krijuar
në tokën e Greqisë antike kufizohet në veriperëndim me Shqipërinë, në veri me
Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, në verilindje ndan kufirin tokësor me Turqinë,
ndërsa në pjesën lindore edhe kufirin detar.Deti Egje që ndan Greqinë nga Turqia
përshkon bregdetin dhe ishujt e Greqisë në pjesën lindore deri në pikën ku bregdeti i
saj fillon të laget nga ujërat e Detit Jon dhe Detit Mesdhe.Sipërfaqja e përgjithshme e
Greqisë është 131.957 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 39° 00' V, 22° 00'
L dhe 130.800 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1.140 km2 ujë.

Kushtet natyrore.
Klima.

Greqia ka klimë të ngrohtë mesdhetare.

Relievi.

Pjesa më e madhe e relievit është male dhe shkëmbinj që zbresin në bregdet duke
formuar ishuj dhe ujdhesa. Pika më e ulët e relievit gjendet në bregdetin e Mesdheut
(0 m) dhe ajo më e larta në lartësi prej 2.917 metra mbi nivelin e detit në majë të
maleve të Olimpit.

Struktura etnike.

Në Greqi përafërsisht jetojnë 11 milion banorë. 96 % e popullsisë janë ortodoksët


greqishtfolës. Ndërmjet Trakisë dhe Maqedonisë Piramida e popullsisë së Egjeut ka
Turq dhe Bullgar, ndërsa në perëndim jetojnë Shqiptarët.Mbizotëron besimi ortodoks
lindor, megjithëse ka dhe një pakicë myslimane prej rreth 3 %.Pjesa dërmuese e
popullsisë emigron në qytet, dhe për këtë arsye shkalla e urbanizimit është në rritje.

Ekonomia.

Pozita e mirë gjeografike në Detin Mesdhe që në kohët e lashta i përcaktoi Greqisë


ekonominë detare. Kjo ka qenë e influencuar me sipërfaqe të kufizuara të tokës
punuese, me peizazh të pakët për kullota dhe me mungesën e lëndëve të para për
industri. Deri vonë ishte shtet bujqësor me detari të zhvilluar. Në strukturën
industriale vend më të rëndësishëm ka pasur ajo ushqimore dhe e tekstilit. Deficitin
ekonomik e plotëson me veprimtari të tjera si në tregti dhe në turizëm. Për
ekonominë e Greqisë ka rëndësi edhe flota e madhe tregtare.

Serbia.

Pozita gjeografike.

Serbia zyrtarisht njihet si Republika e Serbisë është shtet i cili shtrihet në Evropën
Qendrore dhe Evropën Juglindore. Ndodhet në udhëkryqin e Fushës së Panonisë dhe
Ballkanit, në kufi me Hungarinë në veri, Rumaninë në verilindje, Bullgarinë në
juglindje, Kosovën dhe Maqedoninë në jug, Malin e Zi në jugperëndim dhe Kroacinë
dhe Bosnjën dhe Hercegovinën në perëndim. Beogradi është kryeqyteti i
Serbisë.Serbia është një vend pa dalje në det, i vendosur në udhëkryq mes Evropës
Qendrore dhe Jugore, Serbia ndodhet në Gadishullin Ballkanik dhe në Fushën e
Panonisë. Vendi mbulon një sipërfaqe gjithsej prej 77,474 km2, që e bën atë vendin e
117-të në botë.

You might also like