You are on page 1of 3

Punoi : Luljeta Sali , Edisa Osmani ll-12

Liqeni I OHRIT
Liqeni i Ohrit është i vjetër midis 4 deri 10 milion vjet,
dhe me këtë fakt është liqeni më i vjetër në kontinentin
tonë. Sipërfaqja e tij është 358, 2 km2. Këtë liqen e
karakterizojnë kroje dhe burime nënujore të cilat janë
vendosur përgjatë bregdetit lindor dhe jugor, prandaj uji i
liqenit është tepër i pastër. Transparenca në disa vende
arrin deri në 22 metra thellësi.
në liqen jetojnë më shumë se 200 lloje organizma
endemike, dhe disa prej tyre janë të pandryshuara nga
koha terciare. Ato janë katër llojet e sfungjerëve, prej të
cilave më i njohur është sfungjeri endemik rrethor, llojet
relike të kërminjve, llojet relike të algave, dhe një nga
bimët më specifike është bima nënujore „hara“. Qyteti
dhe liqeni janë mbrojtur si pasuri natyrore dhe kulturore
nga UNESKO. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të
medha: Ohri dhe Struga në Maqedoni si dhe Pogradeci
ne Shqipëri.
Vetit e liqenit te ohrit
Uji i Liqenit të Ohrit është më i ngrohtë gjatë muajit
gusht me një temperatur mesatare prej 23 grad celsius ,
gjatë qershorit 22,5 grad celsius kurse temperatura
mesatare vjetore e ujit sillet rreth 12 grad celsius. Uji i
liqenit është shum i kthjellët prandaj edhe tejdukshmeria
është e madhe dhe arrin deri në 21,5 metra.
Temperatura e ujit, kthjelltësia dhe pastërtia e tij,
temperatura e ajrit, hapsira ku shtrihet ,bukurit natyrore,
ujërat e pasura me peshq, tërheqin turistët e shumtë dhe
e bëjne nga liqenet më të vizituar të vendit.

Krijimi
Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në
mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5
milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë
e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe
ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e
liqenit.
Furnizimi me ujë
-Liqeni i Ohrit nuk ka një burim të vecantë. Ai furnizohet
me ujë nga burimet e shumta përreth. Një nga burimet
më të mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedon
pranë Manastirit të Shën Naumit në Maqedoni. Aty
buron uji që vjen nga liqeni i Prespës, niveli i të cilit është
200 metra më i lartë se ai i liqenit të Ohrit. Në anën e
Shqiperisë gjendet gjithashtu një burim i madh në parkun
e Drilonit pranë fshatit Tushemisht. Uji largohet nga
liqeni në drejtim të Veriut nëpërmjet lumit Drini i Zi, i cili
rrjedh përmes qytetit të Strugës.

You might also like