You are on page 1of 8

EMRI:FLAVIA MALO

KLASA:8
LENDA:QYTETARI

Tema:Trashegimia natyrore dhe kulturore e Shqiperise.


-Trashegimia natyrore e Shqiperise
1.PARKU KOMBETAR ” PISHA DIVJAKES”
Ka një sipërfaqe 1250 ha dhe ndodhet 5 km larg Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjes. Ky
park është njëkohësisht pjesë e kompleksit Laguna e Karavastasë që ndodhet nën mbrojtjen e
Konventës Ndërkombëtare të Ramsarit, që nga viti 1994. Ky park përben një nga ekosistemet
më të rëndësishme të gjithë vëndit. Kjo, sidomos për faunën e pasur, ku përfaqësuesi më tipik
është pelikani kaçurrel që zë rreth 6.4% të popullatës botërore.

2.ISHULLI SAZANIT
Një udhëtim shumë i veçantë gjatë qëndrimit në Vlorë, do të ishte edhe ai me anije drejt ishullit
të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit. Udhëtimi zgjat deri në një orë dhe nisja mund të bëhet
nga porti i Vlorës, ose nga limani i vogël në zonën e Plazhit të Ri.
Fillimisht mund të udhëtoni drejt ishullit të Sazanit dhe me tej në brigjet e Gadishullit të
Karaburunit. Lundrimi me anije përreth tyre, krijon mundësinë që të vrojtoni peizazhe të bukura
dhe unikale, të cilat reflektohen mbi kaltërsinë e sipërfaqes së ujit të detit. Ishulli i Sazanit me
sip 5.7 km2 dhe gjatësi të vijës bregdetare prej 12 km, ngrihet deri 342 m. mbi nivelin e detit.
Përveç bukurisë natyrore, Ishulli i Sazanit ka qënë një nga bazat më të rëndësishme ushtarake
të luftës së ftohtë. Rrënojat dhe objektet e kësaj lufte, mund të shikohen dhe sot në këtë ishull.
Kjo përbën një motiv shumë të mirë për turistët që të udhëtojnë drejt ishullit. Aktualisht mungon
infrastruktura turistike në ishull.
3.GADISHULLI KARABURUNIT
Eshtë më i madhi i vëndit, me gjatësi 16 km, gjërësi 3.5 km dhe sip 62 km2, i cili njihet jo vetëm
për pasuritë e tij natyrore, por edhe për gjetjet e ndryshme arkeologjike. Në skajin më verior të
gadishullit, aty ku ngushtica e ndan atë me Ishullin e Sazanit, gjëndet Shpella e dëgjuar e
kapedanit legjendar të detit, Haxhi Alisë. Përgjatë brigjeve të Gadishullit të Karaburunit gjenden
disa gjire dhe plazhe të vegjël, në të cilët mund të qëndrohet dhe gjatë stinës së verës e mund
të bëhen banjo dielli.
Shpella e Haxhi Alisë është krijuar prej gërryerjeve nga valët e detit të shkëmbinjëve gëlqeror,
që ndërtojnë bregun. Ajo është shpella më e madhe detare e vëndit tonë, me gjatësi që arrin
deri 30 m, lartësi 10-15 m dhe gjërësi 9.5 m. Hyrja ndodhet në nivelin e ujit të detit, 10 m thellë.
Pozicioni i saj bën të mundur strehimin e anijeve.
Haxhi Aliu u vendos aty, së bashku me të birin dhe me dy tartana, në shek 18. Shpellën e
përdori për njëfarë kohe, si bazë qëndrimi në luftimet kundër anijeve luftarake të Anglisë,
Venedikut, Francës.

4.Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës. Lugina e


Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 8.000
hektarësh.Natyra e këtij parku është e pasur me varitete të përshtatshme për turizëm, peshkim
e alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet
Shpella e Dragobisë. Ka një klimë malore me dimër të ashpër, me reshje të dendura shiu e
bore, me temperatura të ulëta dhe periudhë të gjatë me ngrica dhe erëra. Nga Mbaskollat deri
në Shoshan është e mbrojtur në mënyrë natyrore, ndaj temperatura mesatare në Dragobi është
10,7 gradë: e janarit 0,3 gradë dhe ajo e korrikut 20,4 gradë. Reshjet në Valbonë i kalojnë 2082
milimetra, ndërsa lartësia maksimale e dëborës shkon deri në 224 centimetra me mesatare 94
centimetra. Burimet e saj gjenden në rrëzë të shpatit lindor e qafës me të njëjtin emër, ku
ushqehet me burime karstike në lartësinë 1450 m.
-Trashegimia kulturore e Shqiperise

1.Butrinti
Butrinti u shpall qytet muze më qershor 1961.Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së
njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992.

2.Apolonia
Apolonia është qyteti antik në Shqipëri ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i
përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike.

3.Xhamia e Iljaz Mirahorit


Xhamia e Iljaz Mirahorit (o Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit o Xhamia e Mirahorit) është një
monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri .
4.Meshari
Që nga botimi e deri më 1740, gati dy shekuj, "Meshari" ishte një vepër e humbur, një vepër e
panjohur.
Më 1740 u zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon
Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Gjithë gëzim për
këtë gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe. Libri mendohet të jetë
shtypur në Venedik në alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim
bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti në heshtje për më
tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi,
në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III,
194.
5.Veshjet tradicionale shqiptare
Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato
janë trashëguese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë
njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.

You might also like