You are on page 1of 16

NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE PASOJAT

QARKU KORCE

Alsi Qoshe | Msc.Energjite e Rinovueshme

Lenda:Impakti mjedisor dhe ndryshmet klimatike


PERMBAJTJA
1. Hyrja
• Informacion gjeneral mbi qarkun e Korces:Pozita gjeografike dhe demografia
• Kuptimi I ndryshimeve klimatike(ngrohja globale) dhe impakti global
• Qellimi i studimit:Impakti lokal ne Korce

2. Klima ne Qarkun e Korces


• Historiku i te dhenave :Temperatura ,precipitimet
• Identifikimi i faktoreve natyrale qe mund te ndikohen nga
ndryshimi:Male,lumenj,ekosisteme
• Sektore te ndikueshem:Agrikultutra,turizmi,infrakstuktura

3. Efektet e Ndryshimeve Klimatike ne Qarkun Korce


• Ndryshimi i motit:Rritje temperaturash,precipitimi
• Impakti ne Agrikulture:Te korrurat,ndryshimi i sezonit te mbjelljes,ndotja e ujit.
• Impakti mjedisor:Humbja e biodiversitetit,degradim habitati.
• Impakti human:Rreziqe shendetesore,sfida ekonomike,shtimi i emigrimit.
POZITA GJEOGRAFIKE DHE DEMOGRAFIA
Qarku i Korces shtrihet ne jug-lindje te Shqiperise me nje siperfaqe territoriale prej 3697 km2.
Qarku i Korces kufizohet me Qarkun e Elbasanit dhe ish Republiken Jugosllave te Maqedonise
ne veri, ne jug me Qarkun e Gjirokastres, ne lindje me Greqine dhe ne perendim me Qarkun e
Beratit.
Rajoni i Korces ka nje lartesi prej 850m mbi nivelin e detit dhe ne mes te saj ndodhet fushegropa
e Korces e rrethuar me male dhe zinxhire kodrinore.
Fusha e Korces eshte nje nder fushat me te medha ne Shqiperi.
• Qarku i Korces (365000 banore) perfshin 4 ndarje administrative :
1. Rrethi i Korces me 1752 km2 ose 46.3 % te siperfaqes (Qytete 2,Fshatra 152) 200626 banore
2. Rrethi i Pogradecit me 725 km2 , ose 19.2 % te siperfaqes(Qytete 1,Fshatra 72)91802 banore
3. Rrethi i Devollit me 500 km2 , ose 13.2 % te siperfaqes(Qytete 1,Fshatra44)43272 banore
4. Rrethi i Kolonjes me 805 km2 , ose 21.3 % te siperfaqes(Qytete 2,Fshatra 76)26535 banor
NGROHJA GLOBALE DHE IMPAKTI GLOBAL
• Ngrohja globale i referohet rritjes së
temperaturës në planetin Tokë në një
periudhë të caktuar.
• Një tjetër kuptim i ngrohjes globale është
ai i një hipoteze sipas të cilës ngrohja e
Tokës vjen si pasojë e përdorimit nga
njeriu të lëndëve fosile.
• Ngrohja globale aktuale po shkaktohet
nga gazet e dëmshëm si dioksidi i karbonit
e metani i cili çlirohet nga aktiviteti
njerëzor, kryesisht nga energjia, transporti,
fabrikat, si dhe industria e mishit. Ky gaz
formon një shtresë në atmosferë e cila
lejon deportimin e rrezeve të diellit në tokë
por nuk lejon daljen e tyre mbi sipërfaqen
e tokës.
• Rrymat oqeanike jane një faktor tjeter dhe
Pllakat Tektonike.
• Studimet vlerësojnë se ndryshimi i klimës
mund të dëmtojë rreth 4% të prodhimit vjetor
ekonomik global deri në vitin 2050, si dhe të
godasë në mënyrë shpërpjesëtimore shumë
vende të varfra të botës.
• Bujqësia është sektori tjetër që po preket nga
çrregullimi i regjimit termik, veçanërisht në
zonat e ulëta gjatë përmbytjeve, apo në zonat
mbi ujë në periudhën e nxehtë. Kushtet e reja
të mjedisit po ndikojnë në hartën e
shpërndarjes së kulturave bujqësore si të
agrumeve, ullirit, pjeshkës, luleshtrydhes, apo
dhe serrave me ngrohje diellore.
• Shkrirja e akullit dhe rritja e nivelit te
oqeaneve
• Demtimi i habitateve dhe rreziku per zhdukjen
e specieve te ndryshme te
kafsheve,zhvendosje.
• Rritje te precipitimit te reshjeve te shiut dhe
bores,ndotje.
• Temperatura ekstreme nga me te lartat
(thatesira) deri tek me te uletat.
IMPAKTI LOKAL NE QARKUN KORCE
1. Me pak rreshje bore dhe shiu qe sjell humbjen e rezervave te ujit te embel
i cili gjithashtu furnizon dhe liqenet/lumenjte ne rajon
2. Zhvendosja e stineve qe konsiston ne vonese e tyre ose zhdukja e disa
stineve me kalimin e viteve
3. Permbytje qe demtojne kryesisht agrikulturen por dhe infrastrukturen
4. Erozion i ndihmuar ky gjithashtu nga dora e njeriut
5. Deme ekonomike dhe humbje/renie e investimeve qe sjellin edhe
falimentim.
6. Shkaterrim dhe zhdukje te ekosistemeve,kulturave.
7. Probleme shendetesore pas mospershtatjes me klimen e re
8. Zhvendosje te popullsise
KLIMA DHE FAKTORE NATYRORE
• Klima e rajonit eshte kontinentale-mesdhetare, e thate dhe e shendetshme, dimer i ftohte dhe vere e thate dhe e
ngrohte.Muaji me i ngrohte eshte Gushti 30 grade Celsius dhe Janari me i ftohti deri ne -6.Korca perthtih 2300 ore
rezatim diellor gjate vitit.
• Temperatura mesatare vjetore eshte 10.6 grade C. Muaji me me shume rreshje eshte nentori me 104.9 mm nga totali
710mm ne vit. Mbizoterojne ererat veriore dhe jug-perendimore
• Siperfaqja pyjore ze 132 075 ha. Ne te mbizoteron: ahu, dushku, pisha, bredhi, shelgu, murizi, plepi, lisi, e te tjera.
• Lartesia prej 1438 m mbi nivelin e detit te Liqenit te Prespes, (e madhe dhe e vogel) i jep vlera te vecanta kesaj zone.

FLORA DHE FAUNA


• Rajoni i Korces është i pasur përsa i përket Florës dhe Faunës. Ka pyje të pasura pishe, bredhi, ahu, murrizi, shelgu,
plepi, lisi, Ne zonat pyjore ka bimesi endemike shume te pasur nga te cilat jane dhe bimet medicinale si: mellaga e eger,
zhumbrica,kamomil, kokrat e dellinjes se zeze, xinxifja, fjerguri, lule basani e shume lloje te tjera.
• Fauna gjithashtu është e pasur dhe përfaqësohet nga kafshë të tilla: ujku, dhelpra, çakalli, ariu, lepuri etj., zogjtë: fazani,
thëllëza turtulli, pelikani, karabullaku etj., peshqit: korani, krapi, trofta, mërenga, ngjale, skobus, karras etj.
BURIMET UJORE
• Rajoni i Korces laget nga liqene, lumenj dhe perrenj te ndryshem:
Liqeni i Ohrit,Liqenet e Prespes se madhe dhe te vogel(zone e mbrojtur),Lumi i Devollit,Lumi i Dunavecit
• Rezervat ujore te ketij rajoni perbehen prej dy burimesh furnizimi:
1. Furnizimi nepermjet shtresave ujembajtese nentokesore te cilat aktualisht sot perdoren per uje te pijshem dhe ne
prespektive mund te perdoren per ujitjen e ketyre zonave.
2. Furnizimin nepermjet ujrave siperfaqesore qe dalin nepermjet burimeve malore apo fushore. Pjesa me e madhe e
ketyre burimeve perdoren per uje te pijshem me rrjedhje te lire ose ngritje mekanike. Me baze nga keto burime jane
dhe rrjedhat e lumenjve te Devollit-Osumit-Dunavecit-Tushemishtit e perrenj te tjere.
Zona e Korces eshte e pasur me burime nentokesore te tipit metalor dhe jo metalor
- Metalore: baker, hekur nikel, krom, dhe nikel silikat
- Jo metalore: gur talku, asbest, rere kuarcore.
- Jo metalore energjitike: qymyrguri
- Jo metalore (materile ndertimi dekorative) argjila per tulle, gure gerqeror per ndertim, guri i kuq i Polenes, guri i
shtufit, zhavore, rera per beton etj.
Burimet nentokesore te zones se Korces jane nga me te rendesishmet ne Shqiperi dhe shfrytezimi me efikasitet i tyre do
SEKTORE TE NDIKUESHEM
• Agrikultura:Deme ne bujqesi,probleme
me sezonet e mbjelljes,deme te tokes
bujqesore,zhdukje te
kulturave,shpyllezim,etj

• Turizmi:Pasiguri per sezonin dhe


planifikim guidash,probleme me
transportin,renie e interest,renia e
investimeve ne kete fushe.

• Infrastruktura:Permbytje,Rreshkitje
dheu,bllokime nga bora,stuhi,etj
NDRYSHIMI I MOTIT
• Kemi me pak reshje shiu ne total gjate gjithe vitit duke e bere kete rajon ende
me te thate por dhe shtrirja e tyre ka ndryshuar duke bere qe shpesh ne
periudha te shkurtra te kete sasi me te dendura ose ciklone qe cojne dhe ne
permbytje te medha ne kohe te shkurter.
• Reshjet e debores nga 20 deri ne 26 dite ne vit kane shkuar ne 4 deri ne 7 dite
ne vit
• Temperatura me te larta gjate veres ,perveluese
• Pothuajse kemi zhdukje te stines te pranveres dhe vjeshtes.
IMPAKTI NE AGRIKULTURE

• Deme tek te korrurat


• Pasiguri per vazhdimesine e prodhimit
• Ndryshimi dhe shtyrja e kohes se mbjelljes
• Ndotja e ujit si pasoje emetimeve te karbonit dhe metanit
automakishit sjell dhe ndotje te ekosistemit
• Zhdukje te disa kulturave
• Erozion dhe demtim i tokes duke e kthyer ate ne toke jo
pjellore
• Deme ekonomike
• Zhvendosje te popullsise pasi nuk ka me aktivitet si
pasoje e mos qenies fitimprurese me zona ose aktiviteti
• Pamundesi per planifikim te bujqesise
HUMBJA E BIODIVERSITETIT DHE DEGRADIM HABITATI

• Rreziku i zhdukjes te specieve te ralla te kafsheve si


shembull mund te marrim Koranin te cilin e gjejme vetem
ne liqenin e Ohrit dhe cdo dite e me shume zhdukja e kesaj
specie po behet e pa evitueshme

• Ndotja e ujit dhe si pasoje helmimi i ekosistemit duke


ndikuar ne dem te specieve qe mund ta ndjejne me shume
kete ndryshim
• Emigrimi i gjallesave ne habitate me te pershtatshme
• Zhvendosje e popullsise drejt zonave me te zhvilluara dhe
pa ndotje
• Pershtatja me nje ambjent te ri te pa hasur me perpara ne
ate zone
IMPAKTI HUMAN
• Ndryshimi i stineve dhe stineve shton riskun e virozave dhe ftohjes
• Ndotja e ekosistemit do te rise shanset e problemeve shendetesore te konsumatori final pra njeriu
• Mungesa e produkteve bujqesore po ashtu dhe ulja e mundesive per ti prodhuar ka rritur koston e tyre
• Nje pjese e madhe e popullates te zonave rurale ne pamundesi per te zhvilluar aktivitetin ne agrikulture ose
blegtori jane zhvendosur ne qendra me te medha ose kane emigruar
• Shpopullimi ka bere dhe me te pavlefshem zhvillimin e infrastruktures ne keto zona te braktisura (rurale)
• Mungese e produkteve dhe shtimi i importit
KONKLUZIONE DHE MASA

• Duhen marre masa per te evituar demet e ngrohjes globale ne agrikulture ,pra fermeret dhe
tokat te mbrohen nga permbytjet,pesticidet e teperta apo uji i ndotur qe do qarkulloje ne
cikel gjithashtu dhe ndihma ekonomike nga shteti per mbarevajtjen e punes
• Kontrolli i emetimeve dhe mbetjeve industriale apo urbane
• Planifikim per te mbajtur gjalle zonat rurale
• Investimi ne infrastrukture eshte celesi per shtimin e prodhimit por dhe zonave turistike
• Vendosja e ligjeve me te repta persa i perket nderhyrjes te njeriut ne natyre dhe ne zonat e
mbrojtura gjithashtu shtim i zonave te mbrojtura
• Investim dhe nxitje e studenteve te rinj per te patur me shume te diplomuar ne dege qe i
duhen ketyre fushave pasi kemi nje zbehje te interesit te tyre.
• Perseri jemi ne qe e kemi ne dore ndryshimin e situates dhe masat jane te larmishme ashtu
si dhe ndikimet e ngrohjes globale.
• Qarku i Korces eshte ndikuar nga keto faktore dhe kjo vihet re dhe nga popullata qe ben
diferencen duke krahasuar situaten me ate vite me pare
REFERENCA

• BASHKIA KORCE
• RTSH
• EURONEWS
• KESHILLI I QARKUT KORCE
• WIKIPEDIA
• GOOGLE PHOTOS
• NOAA.GOV

FALEMINDERIT!

You might also like