You are on page 1of 15

PROJEKT

• Tema : Kushtet natyrore


të Republikës të
Shqipëris. (Klima)
• Punoi : Sivjola Smoqi ,
Erisa Binjaku,Mikele
Istrefi , Indrit Cepi, Alesio
Dedia.Klea Mamica
• Pranoi : Alda
• Klasa : XI
• Lënda : Gjeografi.
Objektivat ;
• Te marim informacion cfarë është klima .
• Të marim informacion për klimën në Shqipëri dhe për faktorët që ndikojnë tek ajo .
• Të listojme faktorët e formimit të kushteve klimatike .
• Të marim informacion për ndikim e klimës në zhvillimin ekonomik të Shqipërise.
• Të bashkpunojmë me njeri tjtrin ne grup .
• Të dorëzojmë detyrë në afatin e caktuar .

Mjetet ;
• Kompjuteri ,fleta te bardha ,printer , bojra , poster ,
laps ,gomë etj…
Tabela e detyrave ;
Antarët e grupit ; Detyra e secilit Afati I dorëzimit ; Saktesia dhe
anëtar ; korrektësia;
Sivjola Smoqi Ndikimi i klimës në 03/05/2023 +
zhvillimin ekonomik në
Shqipëri ;
Klea Mamica Dukurit negative te 22/04/2023 +
klimës dhe ndryshimet qe
kane ndodhur .

Erisa Binjaku Dukuritë negative ; 22/04/2023 +


Mikele Istrefi Temepraturën.Faktorët e 19/04/2023 +
formimit të kushteve
klimatike .
Alesio Dedia Cfarë është klima . 19/04/2023 +
Indrit Cepi Reshjet .Hartën . 24/04/2023 +
• C’farë është klima ;
• Klima është gjendja mesatare ndërsa moti gjendja
momentale e atmosferës. Klima karakterizohet nga një
regjim shumë vjeçar i motit me të cilin nënkuptohen jo
vetëm kushtet mbisunduese po edhe ata të mundshmet e
motit për një vend të dhënë ose më mirë me thënë në
përgjithësi klima përcaktohet si rezultat i të gjithë
dukurive meteorologjike që karakterizojnë gjendjen
mesatare të atmosferës me një pikë të caktuar të rruzullit
tokësor. Klima paraqet një renditje të ligjshme të
proceseve atmosferike që krijohen në një vend të dhënë, si
rezultat i bashkëveprimit kompleks të rrezatimit diellor,
qarkullimit diellor, qarkullimit të atmosferës dhe
sipërfaqes aktive shtresore, bashkëveprim i cili përcakton
regjimin karakteristik të motit për një vend.
• Cfarë klime ka Shqipëria ;

• Klima e vendit tonë është mesdhetare ,që dallohet per


verën e nxehtë, e thatë dhe me diell të vazhdueshëm,
ndërsa dimri është i butë, i vranët dhe i lagësht. Këto tipa
karakteristike mesdhetare janë më të theksuara në viset
perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, ndërsa në
pjesën lindore të vendit shfaqen dukuri klimatike
kontinentale, të cilat shprehen me dimër me mot të thatë
etj .
• Janë të radha vendet ne botë me larki kaq te theksuar
klimatike sa ne Shqiperi .Ndryshimet shprehen nga
perendimi ne lindje, sidomos ne drejtimin e lartesise
malore, ku vera eshte e shkurter dhe e fresket, ndersa
dimri i gjate, i ashper dhe me bore te madhe.
• Klima eshte e paqëndrueshme, sa që mund të quhet teka
njoze .
Shfaqen disa ngjarje të jashtëzakonshme meteorologjike, gjatë të cilave
elementet klimatike marrin vlera ekstreme: temperatura shumë më të larta
ose më të ulëta se normalet e tyre, ka më shumë reshje se normalja, por ka
edhe raste me pak reshje dhe periudha të zgjatura thatësire, sjellin dëme
ekonomike. Për reshje të shumta dallohen dimrat e viteve 1962-1963, 2009,
2010. dhe 2011, 2015 dhe 2017. Studiuesit i lidhin këto ngjarje me
çrregullimet e shkaktuara nga ngrohja e klimës globale, pasojë e efektit të
serrës.

Faktorët e formimit të klimës


Klima jonë është rezultat i bashkëveprimit të disa faktorëve:
-Pozita gjeografike e vendit, pothuajse e baraslarguar nga
ekuator e Poli i Veriut, e bën klimën tonë mesatare. Shtrirja në
brigjet e dy deteve mesdhetare (Adriatik e Jon) i jep klimës sonë
karakter mesdhetar.
Qarkullimi i masave ajrore. Klima jonë formohet nën ndikimi e masave ajrore me
tipare të ndryshme: të ngrohta ose të ftohta, t lagështa ose të thata. Ato sjellin
ndryshime të motit. Vijnë kryesish masat ajrore nga gjerësitë subtropike, por, në
disa raste, vijnë edhe masa shumë të nxehta ajrore nga gjerësitë tropike. Në raste me
rralla vijnë masa shumë të ftohta nga gjerësitë e mëdha gjeografike madje edhe
arktike.
• Masat ajrore janë kryesisht detare, por kontinental .
Qarkullimi i tyre ndryshon sipas stinëve, me këtë qarkullim lidh përqendrimi i
reshjeve kryesisht gjatë gjysmës së ftohtë të vitit. -Relievi me
tiparet e tij krijon mikroklima të shumta dhe që e bëj klimën të larmishme.
krijojnë puhinë detare e tokesore , rrisin lageshtiren e ajrit . – Detet
zbutin kontrastet e temperaturës, e tokësore, rritin lagështirën e ajrit. Bimësia
pyjore ul kontrastet e temperaturës, formon erêra vendore rrit lageshtirin e ajrit.
- Njeriu,
duke tharë këneta, pyllëzuar ose shpyllëzuar, duke krijur liqene etj ka krijuar
mikroklima .

Reshjet
• Për sa i përket elementit tjetër klimatik reshjet, në 50
vitet e fundit, ndryshimet në regjimin e reshjeve nuk
kanë qenë aq të dukshme sa ndryshimet në
temperaturë. Për shkak të topografisë komplekse të
maleve, përgjithësimi i trendeve klimatike të
vëzhguara është i vështirë, sepse Ballkani
Perëndimor ka dy zona klimatike,
kontinentale/mesdhetare dhe alpine. 
• Akumulimi mesatar vjetor i reshjeve në rajonin e Ballkanit
Perëndimor krahasuar me periudhën nga viti 1961 deri në vitin
1980 nuk ndryshoi. Dhe aktualisht ndryshimi i reshjeve është
0.2%. Gjatë viteve 1980 dhe 1990, sasia e reshjeve u zvogëlua, për
t’u rritur më tej dhe për të arritur në të njëjtat vlera si në periudhën
1961-1980.

Ndërkohë me ndikimin e ndryshimeve klimatike, Ballkani


Perëndimor do të përjetojë një ulje të ndjeshme në shirat
vjetorë.
Reshjet jane perqendruar kryesisht ne gjysmen e ftohte te
viti.pra atehere kur nevojat per uje jane minimale.Kjo ecje e
kunder e tyre me temperaturen, krijon probleme te medha ne
ekonomi si psh: thatesira e theksuar gjate veres qe zgjat 2 ose
3 muaj, ose permbytje nga rreshjet e teperta gjate dimrit
• Temperatura ;
• Në 50 vitet e fundit temperatura në çdo vend të rajonit është rritur.
Përkatësisht temperatura mesatare u rrit me 1.2 °C, nga jugu në
veri. Nëpër Shqipërinë qendrore dhe jugore dhe Maqedoninë e
Veriut, ndryshimet në temperaturë variojnë nga intervali 0,5 °C
deri në 1,0 °C dhe mbi Shqipërinë veriore dhe vendet e tjera të
Ballkanit Perëndimor ndryshimet variojnë në intervalin 1,0–1,5
°C. Por, ndryshimet e temperaturës mund të analizohen edhe në
mënyrë sezonale në dimër (dhjetor-janar-shkurt), pranverë (mars-
prill-maj), verë (qershor-korrik-gusht), dhe vjeshtë (shtator-tetor-
nëntor). Pa dyshim që vlerat më të larta do të jenë gjatë stinës së
verës. Ajo është stina për të cilën parashikohen skenarë me rritjet
më të larta të temperaturës dhe me frekuencën më të lartë të
valëve të të nxehtit.
• Pasojat negative ;
• Ndryshimet në përqendrimet e gazrave serrë dhe ndikues të tjerë ndryshojnë
klimën globale dhe sjellin pasoja të panumërta të shëndetit të njeriut. Pasojat
mjedisore të ndryshimeve klimatike, siç janë valët ekstreme të nxehtësisë,
ngritja e nivelit të detit, ndryshimet në reshjet që rezultojnë në përmbytje dhe
thatësira, uragane intensive dhe cilësia e degraduar e ajrit, ndikojnë
drejtpërdrejtë dhe indirekt shëndetin fizik, social dhe psikologjik të njerëzve.
Për shembull, ndryshimet në reshjet po krijojnë ndryshime në
disponueshmërinë dhe sasinë e ujit, si dhe që rezultojnë në ngjarje ekstreme
të motit siç janë uraganet e fortë dhe përmbytjet. Ndryshimi i klimës mund të
jetë një nxitës i migrimit të sëmundjeve, si dhe të përkeqësojë efektet
shëndetësore që rezultojnë nga lëshimi i ndotësve toksikë të ajrit në popullata
të cenueshme si fëmijët, të moshuarit dhe ata me astmë ose sëmundje
kardiovaskulare.
• Disa efekte anesore te ndryshimit te klimes ne shendetin tone jane :
• Astma, alergjitë e frymëmarrjes dhe sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes,kancer .
• Sëmundje dhe goditje kardiovaskulare etj.
• Ndikimi I klimës në zhvillimin
ekonomik në Shqipëri ;
• Burimet ujore kanë luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në ekonominë e Ballkanit Perëndimor. Sa i përket sasisë
së ujit në dispozicion për person, vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendet më të pasura me burime ujore në Evropë
(10,600 m3, që është dy herë më e lartë se mesatarja evropiane). Pjesa më e madhe e ujit nga kjo zonë rrjedh nga
burimet malore, ndërsa në disa vende një pjesë e konsiderueshme e ujit rrjedh nga lumenjtë ndërkufitar.
• Bujqësia si një nga sektorët më të rëndësishëm në rajon varet kryesisht nga uji. Çrregullimet në regjimin e reshjeve,
thatësira dhe kushtet ekstreme të motit kanë pasoja të rëndësishme për stabilitetin e këtij sektori. Por përveç bujqësisë,
burimet ujore përdoren edhe për prodhimin e energjisë elektrike. Në Ballkanin Perëndimor, rreth 37% e elektricitetit
të prodhuar vjen nga hidroenergjia. Në disa vende, kjo përqindje është shumë më e lartë: Shqipëria (100%), Mali i Zi
(45.3%), dhe Kroacia (42%). Në vitin 2018, 70% e energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor prodhohesh
nga hidrocentralet e vogla. Për këtë arsye nga viti 2009 deri në fund të vitit 2018, në rajon u ndërtuan të paktën 380
hidrocentrale të vegjël. Kontributi i hidrocentraleve të vegjël në prodhimin e energjisë elektrike është jashtëzakonisht
modest.
• Në lidhje me burimet ujore, rajoni përballet me disa probleme të zakonshme, duke përfshirë bashkëpunimin e dobët
ndërkufitar dhe ndotjen e ujit.
• Një nga çështjet kryesore për t’u shqetësuar është edhe cilësia e ujit.
Burimi kryesor i ndotjes së ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësor është
shkarkimi në to i ujërave të zeza. Shpesh, trajtimi i ujërave të zeza është i
dobët ose mungon plotësisht. Në shumë vende të Ballkanit Perëndimor,
burimet e ujërave nëntokësore rrezikohen edhe nga mbetjet e bujqësisë
(plehërimi-ndotja nga azoti). Ndryshimet klimatike paraqesin sfida të tjera
lidhur me cilësinë e ujit, disponueshmërinë dhe menaxhimin. Për këtë
arsye, ndryshimet klimatike përbëjnë një rrezik të rëndësishëm për
sektorët, ku uji është një faktor kufizues dhe gjithashtu do të përkeqësojë
presionet ekzistuese mbi burimet ujore. Vendet në rajon sipas pothuajse të
gjitha parashikimeve të klimës do të përjetojnë një rënie të konsiderueshme
të reshjeve, pasuar nga rritja e thatësirës dhe disponueshmërinë e ujit.
• Temperaturat më të larta do të ndikojnë gjithashtu edhe në reshjet apo
shtresat e dëborës. 
Dukurite negative te klimes ;
• Prej të paktën 3 dekadave ndryshimet klimatike janë prezente në Shqipëri dhe janë pikërisht vitet e fundit ato të cilët kanë
qartësuar ndryshimet, në tiparet e klimës. Ndryshimet klimatike në Shqipëri janë vrojtuar nga fundi i viteve 90, por është
dimri i vitit 1997 pas të cilit, ndryshimet e klimës sa vijnë dhe bëhen më të shpeshta dhe më të qarta. Ndryshimet klimatike
vrojtohen në vlerat mesatare dhe absolute të temperaturave të ajrit dhe reshjeve atmosferike që janë dhe dy elementët
kryesorë të klimës. Ndryshime janë vrojtuar edhe në elementët dytësorë si numri i ditëve të nxehta apo netëve tropikale, në
shtimin e valëve të nxehtësisë dhe ngricave, në kohëzgjatjen e periudhave të thata dhe shfaqjen e fenomeneve të ndryshme
atmosferike. Shqipëria hyri në mileniumin e ri me ndryshime të lehta të tipareve klimatike; kryesisht në vlerat mesatare të
temperaturave dhe reshjeve, por që në hapin e parë, viti 2001, prezenca e fenomenit “El Ninjo” bëri që vera të ishte shumë e
nxehtë duke shënuar temperatura maksimale ditore mbi 40 gradë, në disa qendra urbane shqiptare. Në tërësi, dekada e parë e
këtij shekulli na përballi me disa ngjarje të motit ekstrem të natyrave të ndryshme si vale nxehtësie, përmbytje gjatë muajve
të vjeshtës dhe pranverës, periudha me ngrica dhe temperature ekstremisht të ulëta apo zjarre në pyje për shkak të
thatësirave gjatë verë-vjeshtës. Ndryshimet klimatike u bënë më të theksuara gjatë dekadës së dytë 2010 -2020, dekadë e
cila filloi me përmbytjet e Shqipërisë Veriore, ku banorët e u izoluan për gati 1 muaj nga ujërat që zaptuan qarqet Shkodër,
Lezhë, Kurbin dhe pjesërisht Krujën. Zona të ndryshme urbane u përballën me përmbytje të izoluara nga viti në vit deri në
shkurtin e vitit 2015 kur një tjetër përmbytje e përmasave masive rrezikoi jetën dhe pasurinë e banorëve nga Fieri deri
poshtë në Gjirokastër. Një stuhi e natyrës tropikale përfshiu Shqipërinë nga Veriu në Jug duke regjistruar reshje mbi 200
milimetra në 24 orë, reshje këto më të larta se sasitë e reshjeve mujore për shumicën e zonave perëndimore dhe jugore.
Intensiteti i lartë i reshjeve në 2-3 ditë dhe prurjet e lumit Vjosa nga përtej kufirit e detyruan atë të dalë nga shtrati dhe të
vërshojë në të gjithë zonën jugore duke përmbytur shtëpi dhe rrëmbyer çfarë të gjente përpara.
Është pikërisht kjo dekadë që përmban dhe 5-vjeçarin më të nxehtë në historinë e matjeve klimatike; vitet 2015 – 2019 janë
vitet më të nxehta në historinë e matjeve, jo vetëm në Shqipëri dhe rajon, por edhe në të gjithë globin. Gjatë këtij 5-vjeçari,
muajt e verës shënuan temperatura shumë të larta dhe spikat viti 2016, si viti me temperaturat më të larta, ku piku i nxehtësisë
në qytete si Shkodra, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra kapërcyen temperaturën prej 43 gradëve. Dhe nuk janë vetëm
temperaturat e larta që e veçojnë këtë 5-vjeçar nga periudhat e tjera, por është edhe numri i ditëve në të cilat temperaturat në
mënyrë vazhdueshme shënuan vlera mbi 37 gradë Celsius. Në 20 vitet e fundit, stinët po humbasin tiparet klimatike. Dimrat
janë bërë më të butë dhe më të shkurtër ndërsa vera sa vjen dhe bëhet më e nxehtë dhe më e gjatë në kurriz të pranverë-
vjeshtës. Vërtet dimrat janë zbutur, por natyra nuk ka harruar të sjellë periudha deri 15 ditore, me temperature shumë të ulëta
ku termometri zbret deri 10 gradë nën zero edhe në zonat bregdetare, por edhe ngrica të rralla, të cilat përfshinë 100% të
sipërfaqes së Shqipërisë. Nga ana tjetër, stina e verës në këto dy dekada ka thyer rekorde nga pikëpamja termike duke
regjistruar temperatura të larta deri 39 gradë edhe në zonat malore si Peshkopia, Kukësi dhe Hasi, por edhe dinamika e
atmosferës gjatë muajve të nxehtë rezulton shumë e pasur; dhjetëra stuhi janë vrojtuar në dekadën e fundit, kryesisht stuhi
bregdetare ku era ka arritur shpejtësi 100 kilometra në orë dhe reshjet kanë regjistruar 50 milimetra në vetëm 30 minuta. Në
analizat klimatike të këtij shekulli, në Shqipëri dhe në rang
global, paradoksi më i madh qëndron në reshjet atmosferike; është pakësuar ndjeshëm sasia e reshjeve vjetore, por janë
2-fishuar rastet me reshje intensive dhe ekstreme. Janë pikërisht këto ngjarje atmosferike të cilat shkaktojnë përmbytjet
e përkohshme të zonave urbane, por edhe përmbytjet masive që përfshijnë njëkohësisht 2-3 qarqe territoriale. Një tjetër
ndryshim klimatik, është rritja e nivelit të detit si pasojë e shkrirjes së akullnajave globale. Kjo rritje e nivelit të ujit
është më e dukshme në brigjet e Adriatikut, të cilat jo vetëm janë gërryer, por uji ka përparuar me të paktën 50 metra në
drejtim të tokës. Zaptimi i brigjeve nga ujit ka pakësuar brezat e gjelbër në zonat perëndimore ndërsa në të gjithë
shtrirjen Veri-Lindje-Jug, brezat pyjore janë dëmtuar nga prerja dhe djegia. Degradimi i hapësirave pyjore nga prerja pa
kriter, nga djegiet për shkaqe natyrore apo ato nga dora e njeriut, vlerësohet si dëmi më i madh që shqiptarët i kanë
bërë mjedisit. Rritja e numrit me ditë shumë të nxehta dhe shtimi i thatësirave gjatë verës kanë bërë që numri i zjarreve
në pyje, kullota apo parqe të gjelbra të ngjitet mbi 100 zjarre në
FUND

You might also like