Professional Documents
Culture Documents
Shtypja Atmosferik18
Shtypja Atmosferik18
Ajri është materie. Sikurse çdo materie tjeter edhe ajri ka peshën e vet, me të cilën ushtron
trysni mbi sipërfaqen e Tokës. Pra 1 m³ ajrë peshon 1300 gr, pra është 773 më i lehtë se uji.
Pesha e shtyllës së ajrit me sipërfaqe prej 1 cm², prej kufirit të epërm të atmosferës e deri në
sipërfaqen e tokës quhet trysnie ajrit apo Shtypja atmosferike. Shtypja normale atmosferike
është 1013 mb (milibar), në 0 metra lartësi mbi detare, në 0⁰ C dhe 45⁰ gjersi gjeografike. Me
rritjen e lartësis mbi detare ulet lartësia e shtyllës së ajrit, e me këtë ulet edhe shypja atmosferike.
psh në 2000 metra lartësi shtypja e ajrit është 800 mb, në 4000 metra 600 mb, në 8000 metra
rreth 350 mb,etj.
Shtypja e ajrit varet nga nxehtësia (temperatura) dhe lagështia e ajrit. Ajri i nxehtë është më i
rrall dhe më i lëhtë se ajri i ftoht, prandaj edhe shtypja është më e ulët. Po ashtu, është e njohur se
avulli i ujit është më i leht se ajri dhe për këtë arsye, nëse ajri është i lagësht shtypja dhe pesha
është më e ulët. Matja e shtypjes atmosferike realizohet me anë të Barometrit, Aneroidit dhe
Barografit. Barometri u zbulua në shekullin XVII nga shkenctari italian Turiçeli.