You are on page 1of 1

“TË JETOSH ME KOHËN”

Shpesh dëgjojmë prindërit tanë, gjyshërit, të rriturit kur thonë se koha duhet
vlerësuar dhe shfrytëzuar më së miri. Në fakt, edhe unë, jo ndryshe nga
moshatarët e mi, mundohemi që në përditshmërinë tonë të mos e lëmë
kohën të na shkojë dëm. Zgjimi i mëngjesit, përgatitja për të shkuar në
shkollë, mësimi, detyrat, leximi, kurset, aktiviteti fizik, biseda me miqtë dhe
shumë të tjera.
Por ndodh që jo çdo gjë të shkojë sipas një plani ose parashikimi. E gjithë
bota u fut në një ngërç. Arsyeja është pandemia e COVID-19. Ky virus po
tregohet i egër dhe i pamëshirshëm duke marrë me mijëra jetë. As nuk e
kishim imagjinuar kurrë veten tonë të mbyllur në shtëpi pa u përqafuar me
miqtë dhe të afërmit tanë. Gjithçka u kthye përmbys.
Në fakt, kjo situatë na dha një mundësi për t’i parë gjërat disi më ndryshe.
Mësimi në distancë. Pra, online. Një zgjidhje, edhe pse na u duk disi e
çuditshme në fillim, shumë shpejt filloi të ecë mbarë. Projekte, shpjegime,
komunikime, mësime dhe detyra në grup. Mësim në bankat e shkollës me
maskë, mësim i alternuar, të gjithë së bashku në këtë përvojë dhe sfidë
ndryshe.
Sidoqoftë, kjo kohë na bëri të vlerësojmë dhe t’i jemi mirënjohës të gjithë
njerëzve që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar mijëra jetë. Na mësoi
t’i trajtojmë fatkeqësitë e tilla me pozitivitet dhe shpresoj që gjithçka të
mbyllet sa më shpejt për t’iu rikthyer normalitetit. Jam e sigurt se të gjithë së
bashku, mund t’ia dalim.

You might also like