You are on page 1of 3

Jeta ime nga 0-7

 Kujtimet e mia per këtë moshë janë të turbullta dhe të paplota prandaj nuk është se mbaj
mend shumë. Di që si fëmijë kam qënë pa probleme nga sjellja, kam qënë goxha kurioze dhe
me tolerancë te konsiderueshme për dhimbjen gjë qe per nje fëmijë është kombinim i
rrezikshëm. Kujtimet e mia të para janë nga kopshti Kristaq Rama ku mbaj mend gjëra të
vogla si për shembull kur ziheshim se kush do kapte kompjuterat e mire te salla e
kumpjuterave.Une nuk ndenja shumë te Rama pasi ndrova kopësht . Kopshti i ri quhej kopshi
“Topshti” ku kam pak më shumë kujtime.Ngjarja e parë e qartë të cilën unë mbaj mend
është një event i origanizuar nga kopshti për Krishtlindjet në vitin 2010 kur unë isha 4 vjeç.
Ne ndodheshim në një lokal të madh me një atmosferë festive. Ne fëmijve na u ishte thënë
t’i shkruanim një letër babagjyshit me dhuraten që ne donim të na sillte. Duke pritur e duke
folur me shokët syri im kapi një burrë me më shume të kuqe se normalisht. Në kete pikë
kurioziteti bën të veten kështu që unë mora një shokë dhe vajta për të kontrolluar kur
shikoj xhaxhi Gencin shoferin e furgonave të kopshitit duke hequr mjekrën dhe rregulluar
xhaketën. Isha i habitur por jo në nivele gjigande pasi ne shoqërinë time ndodheshin fëmijë
më te mëdhenj se unë prandaj e mësova herët që babagjyshi nuk egzistonte. Si do që të
ishte si fëmijë nuk e mbaja dot gojën mbyllyr kështu që shkova te shoket për t’ thënë e për
tu mburrur që e dija që xhaxhi Genci ishte Babagjyshi
Jeta ime nga 8-15

 Në këtë pikë kujtimet e mia bëhen më te qarta pasi edhe ka ndodhur më


shume. Kam plotë kujtime negative si rradhat monstruoze në parkun e
argëtimit ne Itali dhe plot pozitive si dita e fundit e shkollës në klasën e
nente që mbyllte komplet 9-vjecaren. Nga shkolla gjatë viteve të para s’është
se ka ndodhë ndonjë gjë për tu mbajtur mend. Ngjarjet kryesore kanë qënë
nga lagjia. Ne kishim lojra të ndryshme me kryesoret kukafsheti dhe
vampirash. Mua me ka pas pëlqyer me shumë vampirash por problem kryesorë
ka qënë që ndryshe nga kukafsheti qe mbyllej kur kapeshin të gjithe,
vampirash mbyllej kur ai qe duhet te kapte të tjerët ishte bëhej ndonje
qaraman që fillon e ankohet kur gjërat nuk shkojne si do ai.Gjëja që ne na
mbajte gjalle atëhere ishte një salla kompjuetrash e quajtur “Anija”. Ne
qëndronim rreth 12-15 veta para anijes nga ora 9 ose 10 dhe prisnim që të
hapej nga ora 11-12.Në tërë lagjen tonë Anija është i vetmi biznes i cili ka
qënë gjithmone salle kompjuterash dhe asnjë gjë tjeter për rreth 2 dekada.
 Një nga vitet që unë nuk e harroj është viti 2019 ku unë kam qënë në klasë të shtate.
Gjatë këti viti do bëhej inagurimi I stadiumit Air Albania dhe një shkollë kërcimi donte
të bënte një event të madh. Ata morën nga katër shkollat kyesore në Tirane një grup
nxënësish ku ditën e provave mora pjesë dhe unë dhe megjithëse kisha krahun e thyer
ata më morrën. Si fillim na than që do na merrnin vetëm nje orë mësimi në ditë ,por
ne menduam se ishte gënjeshtër për ca kohë pasi për rreth dy jave ne nuk kishim as
edhe një lajmerim nga ata. Kur ata kanë ardhur ata nuk na merrnin thjesht një orë
mësimi ata na mbanin tërë ditën, ishte një fazë e vogël elieminimi ku thash se e hëngra
por shpëtova. Për një simestër të tërë çantat kanë qënë të pavlera dhe se harroj kurrë
çfarë morali na kanë bërë zyshat se si nuk do ta kemi aq te lehtë me testet vetëm kur
bie tërmeti që e mbyll shkollën. Zyshat prapë na bëjnin moral që të kishim kujdes
simestrin tjetër ,por gjatë një dite shkolle rreth orës së katër del lajmi që COVID-19
kishte ardhur në Shqipëri dhe I kishte zënë dy veta dhe shkollat mbyllen përsëri dhe
testet legjendar të frikshëm të pamëshirshëm gjykues te fatit tone dhe dënuesit të
gabimeve tona u bënë në shtëpi përpara nje paisje që funksionon si një librari gjigande.

You might also like