You are on page 1of 2

Klima e gadishullit Ballkanik

Moti është gjendja momentale e dukurive atmosferike, si psh. i nxehtë dhe me diell, i fohtë
dhe me borë,… Ndërsa Klima paraqet të gjitha tipet e motit të cilat në një vend paraqiten nga viti
në vitë. Për ta përcaktuar, se çfarë klime ka një vend duhet të analizojm dhe studjojm elementet
dhe faktorët klimatikë të atij vendi për një priudhë kohore më së paku 30 vjeçare.

Në klimën e gadishullit Ballkanik ndikojn tri rajone të largëta mbi të cilat formohen masat
ajrore:

 Shkretira e Saharës: masat ajrore që formohen mbi shkretirën e Saharës janë të


nxehta dhe të thata, ato duke kaluar mbi detin mesdhe ngopen me lagshti. Në kontaktë
me masën toksore e sidomos me malet Dinarike ngriten në lartsi, e me këtë rast nën
ndikimin e gradientit termik (çdo 100 metra lartsi zbret temperature për 0.56⁰C) bëhet
kondenzimi dhe sjellin reshje, duke shkuar prej jugut në drejtim të veriu të gadishullit
Ballkanik sasia e reshjeve vjen duke u zvogluar, pasi që pjesën më të madhe të
lagështisë këto masa ajrore e hedhin mbi malet Dinarike.
 Oqeani Atlantik: edhe pse është larg nga ne mbi 1800 km, ai ka ndikim të madh në
klimën tonë. Masat ajrore që formohen mbi të janë të ngrohta dhe të lagshta, tek ne
këto sjellin sasin më të madhe të lagështisë, duke shkuar prej perëndimit kah lindja e
gadishullit sasia e reshjeve është gjithnji e më e vogël.
 Fusha ruse dhe arktiku: po ashtu ndikoj në klimën e gadishullit ballkanik e sidomos
në periudhën e ftohtë të vitit, tek ne sjellin masa të ftohta dhe të thata ajrore, të
përcjellura me acar.

TIPET KLIMATIKE

Në bazë të ndikimit të faktorëve dhe elementeve klimatike në Serbi dallohen 2 rajone


klimatike, sikurse te relive: panonik dhe malor.

Rajoni panonikë dallohet me një tip klimatikë atë Kontinentale.

Klima panonike – kontinentale: shtrihet në Ultësirën e Panonisë dhe pjesërishtë në


brezin e ngushtë jugorë të saj. Dallohet me vera të nxehta dhe të thata, me dimra të ftohët dhe me
pak borë. Vjeshta është më e gjatë dhe më e ngrohtë se pranvera. Temperaturat mesatare të ajrit
prej veriut kah jugu shkojn duke u ngritu. psh. në Suboticë është temperature mesatare e vitit
10.5⁰C, kurse në Beograd 11.8⁰C. Po ashtu prej perëndimit kah lindja temperature mesatare e
ajrit shkojn duke u rritur. psh. në Mitrovicën e Sremit është 10.8⁰C, kurse në lokalitetin Jasha
Tomiq është 11.2⁰C. Temperatura më e ultë e shënuar në këtë tip klimatikë është -32.6⁰C në
Vrbas në vitin 1963, kurse më e lartë është 44.9⁰C në Pallankën e sremit në vitin 2007. Era
mjaftë e njohur e rajonit është Koshava e cila fryen kryesishtë gjatë dimrit. Insolacioni është nga
2000 – 2200 h/vitë. Vransirat janë mesatare mbi 5/10. Sasia e reshjeve është e ulët nga 500 – 600
mm. Mirpo, ato bien në fundë të pranverës dhe në fillim të verës (maj dhe qershor) atëherë kur
më tepër i nevojiten kulturave bujqësore.

Rajoni malor dallohet me këto Tipe kliamatike:

1. Klima e mesme – kontinentale


2. Klima Krahinore
3. Klima malore

1. Klima e mesme – kontinentale: Shtrihet kryesishtë në brezin jugor të ultësirës së


panonisë dhe në rajonin malor përgjatë luginave lumore (moravës së madhe, perëndimore,
jugore, nishavës, timokut), deri 800 metra lartësi mbi detare. Dallohet me vera mesatarisht të
nxehta dhe me dimra mesatarisht të ftohtë, stinët kalimatare të shprehura, ku vjeshta është më e
gjatë dhe më e nxehtë se pranvera. Me rritjen e lartësisë mbi detare temperaturat ulen kurse
ngritet sasia e reshjeve. Kjo klimë ka reshje nga 600 deri 900 mmm në vitë. Insolacioni nga 1800
deri 2000 h/vitë. Vransirat meatare vjetore 6/10 kurse më shumë qielli është i mbuluar me re
gjatë dimrit.
2. Klima krahinore: shtrihet në fushë gropat ( të Pozhegës, Zhupës, Vranjës) të cilat
janë të mbrojtura nga depërtimi i masave të ftohta ajrore të veriut, e sidomos gjatë dimrit.
Prandaj, këto fushë gropa dallohen me klimë më të ngrohët se rrethina e tyre.
3. Klima malore: shtrihet në rajonin malor mbi 800 metra lartësi mbi detare. Dallohen
me dimra të gjatë, të ftohtë dhe me shumë borë, ku shtresa e borës nëpër malet e larta të
Kopaunikut, Maleve të sharrit, Bjeshkëve të nemuna qëndron mbi 150 ditë e në disa maje malore
edhe kemi borë të përhershme, kurse verat janë të shkurta dhe të freskëta gjatë të cilave
temperature e korrikut është mbi 10⁰C. Reshjet janë mbi 1000 mm dhe kryesishtë në form të
borës.

You might also like