You are on page 1of 3

1.

3 Elementet e klimës në zhvillimin e turizmit


Klima përbën një nga kushtet natyrore vendimtare në zhvillimin turistik të hapësirave të
caktuara gjeografike. Me gjendjen e përshtatshme të motit dhe klimës lidhen jo vetëm efekte të
shumta kurative e shëndetësore, por edhe kohëzgjatja e sezoneve turistike. Në varësi të kushteve
klimatike dallohen zona turistike me një apo më shumë sezone turistike. Një sërë elementësh të
klimës si: temperaturat e ajrit, reshjet, sasia e ditëve me diell apo me shtresë dëbore etj., janë
përcaktues në ecurinë vjetore të sezoneve turistike. Të gjithë këta elementë klimaterikë duhen
trajtuar në kuadër të kompleksitetit të mjedisit gjeografik ku ata ndikojnë dhe nga i cili varen.1
Në klimën e komunës së Dragashit kanë ndikuar faktorët gjeografikë si: gjerësia gjeografike,
shpërndarja e masave ujore e tokësore, relievi, rrymat oqeanike, mbulesa bimore, mbulesa borës
e akullit dhe aktiviteti njerëzor. Në vendet e ulëta të kësaj komune mbizotëron klima submalore,
ndërsa në vendet e larta klima malore. Verat janë relativisht të shkurta dhe të freskëta ndërsa
dimrat janë të gjatë dhe relativisht të ftohtë. Në këtë komunë ndikojnë edhe masat ajrore të detit
Adriatik, të cilat futën përmes Luginës së Lumes, duke vazhduar më Luginën e Lumit të Pllavës.
Temperatura mesatare vjetore në hapësirën e kësaj komune është prej 8.6 °C. Bazuar në
tabelën nr. XX, stina më e ftohtë është dimri me temperaturë mesatare -0.4 oC dhe stina më e
nxehtë është vera me temperaturë mesatare 18.1 oC. Temperatura mesatare e pranverës është 7.9
o
C, ndërsa e vjeshtës është 10.2 oC. Vjeshta është më e nxehtë se pranvera për 2.3 oC.
Temperatura mesatare gjatë periudhës së vegjetacionit nga prilli-shtator është 15 °C.
Temperaturat maksimale të regjistruara janë 36.5 °C në korrik dhe -21.5 °C në janar.2
Lagështia vjetore relative e ajrit është 76 %, që arrin kulmin më të lartë në nëntor me
83.15% dhe më të ulët në gusht 67.6 %.3
Dragashi ka nivel të lartë të reshjeve të shiut dhe të borës, të shpërndara njëtrajtshëm
përgjatë hapësirës së komunës. Reshjet më të mëdha të shiut ndodhin në muajin qershor me pak
mbi 100 mm reshje, si dhe pikat që pasojnë në shtator dhe nëntor. Muajt më të thatë janë janari
dhe marsi, si dhe gushti. Afërsisht 50% e totalit të reshjeve vjetore bie nga muaji prill deri në
shtator. Sasia mesatare vjetore e të reshurave është 807mm. Më shumë reshje bien në majat në
veriperëndim (Koritnik) dhe juglindje (Shutman) të komunës. Mesatarja e të reshurave të shiut
në lartësi më të vogla është 800 mm, me mbulim bore 120 ditë gjatë vitit, ndërsa reshjet e shiut
me mesatare prej 1370 mm. Në zona më të larta, bora qëndron afërsisht 280 ditë gjatë vitit.4
Komuna e Dragashit është komuna me numër më të madh të ditëve me ngrica (ku
temperatura zbret nën 0 oC).  Në 91.8 ditë ose në 3 muaj të vitit ndodhin ditë me ngrica. Numri i
ditëve me ngrica gjatë vitit është 25.1 %. Muajit më ngrica janë: janari, shkurti, marsi, prilli,

1
Dhimiter Doka, Bilal Draçi, Gjeografia e turizmit, SHBLU, Tiranë 2002, fq.57
2
Plani Zhvillimor Komunal për komunën e Dragashit 2013 – 2023, PJESA I: Programi për Zhvillim i
Kombeve të Bashkuara, Projekti i UNDP: Dragash, qershor 2013, fq. 21
3
Po aty, fq 22
4
Po aty, fq 22
tetori, nëntori dhe dhjetori. Muajit ku nuk paraqiten fare ditët me ngrica janë: qershori, korriku
dhe gushti. Muaji më më shumë ditë me ngrica është janari me 26.0 ditë apo 7.2 % të vitit. Muaji
më pak ditë me ngrica është shtatori me 0,1 ditë apo 0,03 %. Numri vjetor i ditëve me akull në
këtë komunë është 24,0 ditë të cilat përbëjnë 6,7 % të vitit. Muajit ku paraqiten ditët me akull
gjatë vitit janë: janari, shkurti dhe marsi ndërsa në muajit e tjerë nuk ka fare ditë me akull. Janari
është muaji më më shumë ditë me akull 9,4 ditë apo më 2,6 % të vitit. Muaji më pak ditë me
akull është nëntori me 1,5 ditë apo 0,42 % të vitit. Pikërisht të ditët me akull në këtë komunë
është shënuar edhe maksimumi minimal i temperaturës. Ky fenomen ka ndodhur më 26 janar
1954 ku temperatura e ajrit ka zbritur në -21, 5 oC kur në fakt temperaturat më të ulëta në dimër
zbresin deri në -15 oC.5
Siç shihet në tabelën nr. 12, në këtë regjion erërat më të theksuarat janë erërat e veriut 26.9
% dhe ato të jugut më 17,4 %. Numri i ditëve të qeta (pa erë) përfshijnë 20.2 %. Shpejtësinë më
të madhe mesatare e kah jugu me 3.75 m/s, veriu me 3.5 m/s, veriperëndimi me 2,3
m/s. Shpejtësinë më të vogël e ka juglindja 1,7 m/s. Nga kjo kuptojmë se erërat nga veriu dhe
jugu dominojë në këtë regjion. Shpejtësia më e madhe e erës është në dimër, si dhe në muajin e
parë të pranverës. Erërat veriore, veriperëndimore, lindore dhe verilindore janë erëra kontinentale
dhe dominojnë gjatë terë vitit.6 Erërat jugore, juglindore, perëndimore dhe jugperëndimore janë
martine të cilat rastisje më të theksuar kanë në dimër dhe pranverë. Këto erëra këtij rajoni i
sjellin mot me vranësira, me shi dhe me borë.7 Shpërndarja e erërave në këtë regjion është gati e
barabartë nëpër të gjitha stinët si të erërave kontinentale ashtu edhe atyre martine (detare). Në
bazë të atllasit klimatik të zonës së Sharrit, në lartësitë mbi 1500 m, gjatë periudhës dhjetor-
shkurt, koha me diell është rreth 30-40 % e vitit, d.m.th në zonat e larta moti me diell zgjat 66
orë në dhjetor deri 126 orë në shkurt.8
Mbi 1000 metër mbi nivelin e detit, pluhuri dhe mikrobet pothuajse nuk ekzistojnë. Ajri i
pasur malor, prej kohësh është konsideruar si ilaçi më i mirë kundër sëmundjeve të mushkërive.
Klima malore vepron në mënyrë stimulative mbi organizmin e njeriut duke i rritur rezistencën
atij. Ndikon në rritjen e rruazave të kuqe të gjakut, rrit frekuencën e frymëmarrjes, shpejton
qarkullimin e gjakut në organizëm etj. Gjithashtu, ajo ndikon edhe në sistemin nervor dhe
pigmentimin e lëkurës, në mal mund të nxihesh edhe në hije.9 Më shumë se gjysma e sipërfaqes
së Komunës së Dragashit, shtrihet në lartësinë mbi 1000 metër, kjo lartësi mbidetare ofron
kushte optimale për personat që vuajnë nga shqetësimet shëndetësore të lartcekura.

Në tërheqjen e turistëve, luan rol klima e freskët, sidomos gjatë verës. Kjo freski së bashku
me ajrin e pastër, ujin e ftohtë, hijet e shumta nga pyjet etj., krijon mundësi të shumta për pushim
dhe çlodhje. Bjeshkët e shumta që shtrihen në të gjithë territorin, janë mjaft të kërkuara nga
5
Artan Mehmeti, Vlerësimi i pellgut ujëmbledhës të Pllavës,.......fq.
6
Artan Mehmeti, Vlerësimi i pellgut ujëmbledhës të Pllavës,.......fq.
7
Dr.sc. Hajriz Meleqi, OPOJA......faq. 40
8
Artan Mehmeti, Vlerësimi i pellgut ujëmbledhës të Pllavës,.......fq.
9
Koja, V., dhe Gorica, K., Bazat e turizmit, Tiranë 2010, fq.50
turistët, gjatë periudhës së ngrohtë të vitit, e sidomos të rekomanduara për personat që kanë
probleme me frymëmarrjen.

You might also like