You are on page 1of 5

Koha dhe klima

Koha paraqet gjendjen momentale të dukurive atmosferike ose elementeve themelore


meteorologjike mbi ndonjë vend. Elementet meteorologjike janë: temperatura e ajrit, shtypja e
ajrit, erërat, reshjet, lagështia e ajrit, vranësirat dhe rrezatimi diellor.
Koha caktohet (parashikohet) në bazë të karakteristikave dhe veçorive të një, dy ose më tepër
elementeve meteorologjike. Psh. Koha mund caktohet e ngrohtë dhe me diell, e ftohtë, pjesërishtë
e vranët, me shi, borë....etj. Këto ndërrime të kohës janë shumë të rëndësishme për bujqësinë,
komunikacionin, turizmin etj.
Parashikimi i kohës quhet prognozë. Prognozimi i kohës bëhet në stacionet meteorologjike ku
nëpërmjet instrumenteve të ndryshme, bëhet matja dhe përcjellja e elementeve meteorologjike.
Nga rezultatet e fituara në këto qendra meteorologjike përpunohen hartat sinoptike. Hartat
sinoptike përpunohen disa herë gjatë ditës: me ngjyra, shenja speciale, shënohen vendet me reshje,
vranësira, erëra, breshër, lëvizja e masave ajrore...etj. Pas përpunimit përfundimtar, analizohen
hartat sinoptike dhe jepet prognozimi i kohës për ditët e ardhshme. Prognozimi afatëshkurtë (1-3
ditë) është më i saktë, ndërsa prognozimi afatëgjatë (20-30 ditë), mund të jetë i gabuar.
Satelitët meteorologjikë vazhdimisht rrotullohen rreth Tokës, bëjnë vrojtimin direkt të lëvizjes së
masave të ajrit, mbi tërë sipërfaqen e Tokës dhe në qendrat meteorologjike përcjellin inçizime dhe
fotografi.
Klima paraqet gjendjen mesatare të dukurive meteorologjike, të një vendi ose rajoni, për një
periudhë më të gjatë kohore (regjim shumëvjeçar, 30-50 vite). Caktimi i klimës bëhet në bazë
vrojtimeve shumëvjeçare të elementeve dhe dukurive meteorologjike.
Instrumentet meteorologjike

Termometri Evaporimetri
Barometri Aneroidi
Pluviograf

Pluviometri
Higrometri Higrografi

Psikrometri
Heliometri

Anemografi Heliografi
Anemometri
Zonat dhe tipet klimatike
Në bazë të temperaturave dhe të reshurave në Tokë dallojmë 11 zona
klimatike: një ekuatoriale, dy tropike, dy subtropike, dy të mesme
klimatike, dy subpolare dhe dy polare.
Zona ekuatoriale- shtrihet në të dy anët e ekuatorit, midis 10°gjersisë 40°
gjeografike veriore dhe jugore. Karakterizohrt me temperatura të larta
gjatë tërë vitit, me temperaturë mesatare vjetore 25-28°C. Pasi avullimi
është i madh, çdo pasdite bien shira të përcjellura me bumbullima. Sasia 0°
e reshjeve sillet prej 2000 deri 3000mm brenda vitit. Për shkak
temperaturave të larta dhe sasisë së madhe të reshjeve, ky tip është i 40°
pasur me botë bimore dhe shtazore. Karakteristikë është për basenet e
lumenjëve të Amazonisë (Selvase), Kongos (Pyje të pashkelura) dhe
Arqipelagun e Malajës (Xhungla). Subtropike Tropike humide
Polare
Zona tropike- shtrihet midis zonës ekuatoriale dhe rrethit tropik verior Subpolare Tropike Ekuatoriale
dhe jugor (10-23°27‘). Në këtë zonë dallojmë tre tipe klimatike: Mesme klimatike
tropike, monsunike dhe shkretinore.
Tipi tropik dhe monsunik- karakterizohen me dy periudha vjetore: e
thatë (aride) dhe e lagët (humide). Duke shkuar kah rrethet tropike,
periudha e lagët bëhet gjithnjë më e shkurt, ndërsa periudha e thatë më e
gjatë. Në viset me klimë tropike sasia mesatare e reshjeve sillet prej
1000-1500mm brenda vitit, ndërsa në tipin monsunik sasia mesatare e
reshjeve arrin 6000mm, si rezultat i erërave monsunike. Tipi tropik
është i përhapur në Amerikën e Mesme, pjesët verilindore të Amerikës
Latine, Afrikën veriperendimore, ndërsa tipi monsunik në Azinë jugore,
juglindore dhe pjesërisht Azinë lindore.
Tipi shkretinor- karakterizohet me sasi të pakta të reshjeve
më pak se 200 mm brenda vitit, dhe me dallime të mëdha të
temperaturave gjatë ditës dhe natës. Gjatë ditës temperaturat e
ajrit arrin mbi 50°C, kurse natën lëshohen në 0°C. Për këtë
arsye toka është e thatë dhe vegjetacion shumë i rrallë. Është i
përhapur në Afrikën veriore, jugore, Azinë jugperendimore,
qëndrore dhe pjesët e brendshme të Australisë.
Tipi shkretinor

Zona subtropike-shtrihet prej 23°27‘ deri në 40° të gjersisë


veriore dhe jugore gjeografike. Në këtë zonë janë përfaqësuar
tre tipa klimatikë: mesdhetare (mediterane), subtropike
stepike (thatë) dhe subtropike humide (lagët). Më e
rëndësishme është tipi mediteran, i cili dallohet me verëra të
thata dhe nxehta, kurse me dimra të butë dhe të lagët. Është e
përhapur rreth Detit Mesdhe, brigjet juglindore të SHBA,
Australisë dhe Afrikës jugore.
Subtropike stepike- karakterizohet me dimëra të thatë dhe
ftohtë, verërat e nxehta, karakteristike për brigjet
jugperendimore të SHBA-së, Azisë dhe Meksikës.
Subtropike humide (lagët)-dallon nga tipi klimës stepike për
shkak të sasisë së reshjeve, karakteristikë për Azinë lindore
(Kinën).
Zona e mesme klimatike- shtrihet prej 40°- 60°të
gjersisë veriore dhe jugore gjeografike. Në të fryejnë
erërat perendimore të cilat në viset bregdetare
perendimore të kontinenteve bartin sasi të mëdha të
reshjeve. Duke shkuar kah brendia e kontinenteve,
respektivisht kah lindja, sasia e reshjeve zvogëlohet,
verërat janë më të ngrohta, kurse dimërat më të ftohtë.
Në zonën e mesme klimatike janë karakteristike 4 stinë
të vitit, duke shkuar në drejtim perendim- lindje,
paraqiten këta tipa klimatikë: klima bregdetare e cila
në Evropën Perendimore quhet atlantike, klima e
mesme kontinentale dhe klima monsunike në Azinë
Lindore.
Zona subpolare-e përfëshin hapsirën përgjatë rrethit
polar verior dhe jugor. Në të mbretëron klima
subpolare e cila karakterizohet me dimëra të gjatë dhe
të ftohtë, të cilat zgjasin 7-10 muaj, verërat të shkurtëra
dhe relativisht të ngrohta me sasi të pakta të reshjeve.
Ky tip shtrihet në pjesët veriore të Siberisë, Kanadasë
dhe Alaskës.
Zona polare- shtrihet rreth polit verior dhe jugor.
Mbizotëron klimë e ftohtë dhe e ashpër me
temperatura të ulta gjatë tërë vitit, sasi të pakta të
reshjeve, borë e përhershme. Karakteristike për

You might also like