You are on page 1of 2

Vranësirat

Vranësirat paraqesin mbulesën e pjesërishme ose të tërësishme të qiellit


me re. Ajo vërehet me sy, nëse është tërësisht qielli i mbuluar me re,
shënohet me numrin 10 ose 100% , nëse është pa re shënohet me 0. Në
varshmëri prej vransirës së kupës qiellore, qielli mund të jetë : ditë të
këthjellta- lagështia është e vogël prej 2/10 ose 20%; mesatarisht të
dendura 3-6/10 ose 30-60%; të dendura 6-8/10 ose 60-80%, shumë të
dendura 8-10 ose 80-100%.
Mjegullat- formohen me kondenzimin e avullit të ujit në shtresat e
poshtme të atmosferës. Ajo përbëhet prej pikave shumë të imta të ujit.
Mjegulla më shpesh paraqitet gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit, gjatë
ditëve të këthjellta dhe të qeta, në rastin kur bëhet ftohja intensive e ajrit
tokësor. Kushte më të volitshme për formimin e mjegullës ka në
fushëgropa dhe në rrafshet pranë lumenjëve, në të cilat ekziston tokë e
lagët dhe vegjetacion. Pos lagështisë së madhe, për paraqitjen e
mjegullës ajri duhet të përmbajë edhe bërthama kondensuese, e ato janë
substancat e imta e të forta.
Në qendrat qytetare dhe industriale mjegullat përzien me ndotës të
ndryshëm dhe formon smogun. (Pluhur, tym, gaze nga oxhaqet e
metalurgjive, fabrikave, ndotës nga mjetet motorike...CO, CO ₂, SO ₂...)
Në Londër 1952 nga smogu vdiqën 4000 qytetarë dhe një numër i madh
është sëmurë nga çrregullimet e organeve të frymëmarrjes.
Retë
Retë formohen me ngritjen e ajrit të ngrohtë në lartësi të
konsiderueshme të atmosferës dhe me ftohjen e tij, që
bënë kondenzimin dhe sublimimin e avullimin të ujit.
Këto përbëhen prej pikave të imta të ujit dhe prej
kristaleve të akullta. Për formimin e reve, pos sasisë së
lagështisë së ajrit , duhet të përmbajë edhe bërthama
kondenzuese.
Retë mund të ndahen në 4 grupe kryesore:
Nimbuse; Kumuluse; Stratuse; Ciruse

Nimbostratus Cumulonimbuse

Nimbuse Kumuluse Stratuse Ciruse

You might also like