You are on page 1of 6

Liqenet

Liqenet paraqesin thellime në sipërfaqen e Tokës të mbushura me ujë.


Numri më i madh i liqeneve kanë ujë të ëmbël, për pos atyre që kanë
lidhëshmëri me Detin Botëror ose paraqesin mbeturinë të detrave të
dikurshme.
Sipas mënyrës së formimit të basenit liqenor, liqenet ndahen në dy grupe:
1.Natyrore
2.Artificiale
Liqenet natyrore ndahen në: tektonike, akullnajore (glaciale), karstike,
vullkanike, lumore, detare...etj.
Liqenet tektonike:

Liqeni Ohrit Liqeni Prespës Liqeni Dojranit


Liqenet tektonike- janë ato liqene të cilët janë formuar nëpërmjet lëvizjeve tektonike, me lëshimin e
Tokës nëpërmjet vijave çarëse tokësore. Prandaj ato dallohen me sipërfaqe dhe thellësi të madhe dhe
brigje të pjerrta. Liqeni Bajkalit më i thelli në Botë (1741m), liqeni Kaspik me sipërfaqe më të madhe
(370.000 km²), liqeni Viktorisë, Njasa, Tanganjika (Afrikë), Liqeni i Madh, Miçigenit, Iri, Hjuron,
Ontario (Amerikën V.), te ne liqeni i Ohrit, Prespës dhe Dojranit.
Liqene akullnajore (glaciale)- shtrihen në viset malore dhe subpolare të cilët gjatë diluviumit kanë
qenë të përfëshirë nga akullnajat, janë formuar me shkrirjen dhe tërheqjen e tyre. Liqene të tilla janë: Bledit,
Bohinit në Slloveni, Bodenit, Gjenevës në Zvicër, Komo, Garda, Maxhore në Itali, Liqenet e Lurës në Shqipëri, te
ne, i Bogovinës në malin Sharr, Llabunishtit, Podgorës në Jabllanicë, Liqeni i Madh dhe i Vogël i Pelisterit...etj.

Liqenet e Lurës Liqeni Bodenit Liqeni i Bledit Liqeni i Bohinjit

Liqeni Labunishtit Liqeni Komo Liqeni Bogovinës Liqeni i Madh i Pelisterit


Liqenet karstike-janë formuar me erozionin karstik nëpër vorbëtira, vorbula dhe fusha karstike.
Liqene të tilla janë: Liqeni i Shkodrës në Shqipëri- Mali Zi, liqeni Vranës në ishullin Cres Kroaci.

Liqeni i Shkodrës Liqeni i Vranës

Liqenet vullkanike- janë formuar me mbledhjen e ujit atmosferik në kraterin e ndonjë vullkani të
shuar. Psh. Albano në Itali, Bushe në Francë, Kraterian në SHBA, Mauna Loa, Maua Kea ishujt Havaje...etj.

Bushe Francë Albano Itali Kraterian SHBA


Liqenet lumore- formohen me erozionin fluvial, nëpër vise ultësinore ku lumi meadron dhe e
vërshon shtratin e lumit duke u shëndërruar në liqen lumor. Liqene të njohura janë: Liqenet e Plitvicës në
lumin Korana në Kroaci, liqenet në lumin Pliva- Kroaci, liqenet Gorki, Saratovës, Volgogradit lumi Volga.

Liqenet e Plitvicës Liqenet e lumit Pliva Liqeni Volgogradit- Volga Liqeni Saratovës-Volga

Liqenet bregdetare (lagunat)- formohen kur valët materialin e shkatërruar e akumulojnë për skaj vijës
bregdetare duke kufizuar detin, dhe për një periudhë të gjatë kohore, shëndërrohet në liqen detar psh. Nartës,
Karavastasë, Patokut, Burtrintit... etj.

L. e Nartës L. e Karavastasë L. e Patokut


Liqeni
Liqenet artificiale- janë ato liqene të cilat i ka ndërtuar njeriu për nevoja të ndryshme edhe ate:
Si potencial hidroenergjetik, ujitje sipërfaqeve punuese, furnizimi i vendbanimeve me ujë të pishëm, ujë
industrial, nevoja rekreative, rregullim estetik të hapsirës...etj.

Liqeni i Dibrës Liqeni i Glloboçicës


Liqeni i Mavrovës

Liqeni i Tiranës
Liqeni Gërmisë Prishtinë Liqeni i Ujëmanit Mitrovicë

You might also like