You are on page 1of 3

LIQENET

Liqenet janë gropa të mëdha (thellime) të mbushura me ujë. Liqenet i ndajm: natyrore dhe
artificial.

Serbia nuk njihet me numër te madh të liqeneve, poр edhe ata që janë dallohen me sipërfaqe
të vogël, përpos Liqenit të Paliqit që ka sipërfaqe prej 5.6 km².

Liqenet natyrore formohen nën ndikimin e agjentëve (faktorëve) të ndryshëm. si psh.


erozionit lumor, akullnajor, erës, krastik, tektonik etj.

Liqeni i Gjeravica e vogël Liqeni i Livadhit

Liqenet me prejardhje akullnajore janë: Gjeravica e vogël në 2360 metra dhe Gjeravica e
madhe në 2320 metra lartësi mbi detare në Bjeshkët e nemuna, si dhe liqenet në malin e Sharrit:
liqeni i livadhit,liqeni pa fund, liqeni i madh dhe i vogël i Jazhincës,еtj. Liqenet me prejardhje
akullnajore janë zakonisht në male, në grupe, dallohen me ujë të pastër, të kthjellët dhe të ftohtë.
Populli këta liqene i quan ,,sytë e malit’’. Gropat e tyre janë formuar në epokën e pleistocenit të
periudhës së Kuartarit, pasi në këtë kohë temperatura në Tokë ka qenë më e ulët për 5 deri 6⁰C,
prandaj gadishulli Skandinavë, ultësira Gjermano-polake dhe tek ne në gadishullin Ballkanik mbi
1800 metra lartësi mbi detare ishin të mbuluara me borë dhe akull.

Liqenet e erës formohen me bartjen e


rërës dhe të lesit nga era pas së cilës mbetet
një gropë e madhe, e që më pas nga ujërat
nëntoksor dhe reshjet atmosferike mbushet
me ujë. si psh. Liqeni i paliqit, Ludoshko,
Kelebisë,liqeni injelmët etj.

Liq. i Paliqit
Liqenet lumore formohen në shtratin e
poshtëm të lumit, nëpër ultësira atje ku
lumejt meandrojn. Pas reshjeve të mëdha
shpesh herë lumejt e braktisin shtratin e
vjetër të lumit duke formuar shtrat të ri dhe
në meandrat e braktisura formohen liqenet
lumore. Liqene lumore kanë lumejt: Tisa,
Morava e madhe, Sava etj. Liqenet lumore
në Serbi janë: Rusanda (ujërat e njelmëta
me 60 ‰) dhe balta e saj me veti shëruese;
liqeni i Bardhë, Eçka, këneta e Obedi, liq. i
Liqeni i Argjent Argjent (danub) afër Veliko Gradishtes,...

Liqenet krastike formohen nëpër terenet me shkëmbinjë krastik të ciltë nën ndikimin e ujrave
atmosferik treten. Liqenet krastike shtrihen nëpër vorbullat, uvalet krastike. Janë në numër më të
vogël dhe kanë sipërfaqe të vogla.psh. në një vorbull në shpatet veriore të fushgropës së
Sokobanjës gjendet liqeni Vrmxhanit,Berovica në afërsi të Pirotit,etj. Ndërsa me formimin e
traversave natyrore në terenet gëlqerore me ndarjen e karbonat kalciumit (CaCO 3) nga uji dhe
formimin e traversës së birgës formohen liqenet e Mirushës, përbëhen nga 16 liqene..

Grup i veçantë i liqeneve janë liqenet që


formohen shumë shpejt me shembjen e
dheut, i cili bie poshtë në luginën lumore
duke formuar liqene.Psh.liqeni i Zavojit në
luginën e lumit Visoçica degë e majt e
Nishavës. Po ashtu edhe liqeni në luginën e
lumit Jovac afër Vlladiçki Hanit.

Liqeni i Zavojit

Liqenet artificiale në formimin e baseneve të tyre ndikon edhe njeriu. Liqenet artificiale
ndërtohen për qëllim të prodhimit të energjisë elektrike (hidrocentrale), për furnizimin e qyteteve
me ujë, për mbrojtjen e sipërfaqeve bujqësore nga vërshimet, për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore,
për rekreasion... Liqenet artificiale në serbi janë: Gjerdapi I që njëkohjsisht është edhe liqeni më i
madh me 253 km², Liqeni Gjerdapi II, të dytë në lumin Danub, liqeni i Zvornikut dhe Bajna
Bashta në lumin Drina, Megjuvrshje në lumin Morava perëndimore, Vllasina në lumin Vllasina,
Vrlla I - V në lumin Vrlla, Liqeni i Gazivodës në lumin Ibër, Liqeni Sjenicës, Zllatarit, Radonjës
në lumin Uvac. Në komunën e Preshevës kemi dy liqene artificiale të cilët shfrytzohen për ujitjen
e sipërfaqeve bujqësore Liqeni i Rahovicës dhe ai i Bushtranit.

penda e Rahovicës dhe e Bushtranit

You might also like