You are on page 1of 8

Mali qe ushqen tre dete

(Nje dite pranvere ne Therande)

Haki Kola

Theranda shtrihet ne mes Prishtines e Prizrenit. Sllavet e kane thirrur ate Suha reka, apo e thene
shqip lumi i thate, emer zyrtar qe komuna vazhdon ta mbaje. Kur e viziton dhe sheh se Theranda
u jep uje tre detrave, emertesa te behet si nje nga cudite ballkanike te rradhes. Nje dite me shi
nuk duket shpresedhenese per te takuar bukuri natyrore. Merakun e kisha per Miftarin qe vinte
nga Peja e Isufin nga Kukesi, pasi, nje dite e laget kur shiu ka kohe qe ben uje cdo gje, e nuk
ngopet me te lagur por fillon e permbyt, do te behej e lodhshme per ta. Donim majen e ahut.
Ne kembe te malit, ne fshatin Vranic, do takonim Skenderin, mikun tone pergjegjes per
agjencine komunale te pyjeve, qe mezi priste te na tregonte eksperimentin e tij te dy viteve te
fundit, per te provuar mundesine e pajtimit te interesave te pyjeve te Ahut, me nevojat e
banoreve. Permes pyjeve dhe lendinave, Skenderi na priu drejt qafes se malit, ku na tregoi se ne
nje pellembe vend ujrat ndaheshin drejt tre detrave. Ishte e treta here qe e synoja kete maje, qe
me perpara quhej Bukovaja gllava, e vendasit vazhdojne te debatojne qe te gjejne emrin qe i
paten thirrur stergjysherit te cilin e duket se e ka thithur harresa, duke debatuar se te paret e
kane vene ne pajtimin e relievit me bimesine e seshte cudi ta kene thirru maja, koka apo
Kaptina e Ahut, ndoshta edhe e ujit.

Duke e perngjasuar me kaptinen e Martaneshit, qe shpesh me pelqen ta quaj si koken e


Shqiperise pasi u ndan uje kater lumenjve, Drinit, Matit Shkumbinit e lumit te Tiranes une jam
ne favor te idese qe te thirret Kaptina e Ahut apo Ujit. Ndoshta po te ma linin mua do e therrisja
trededtri. Mjegullen qe nuk i ndahet, as sot dhe as ne dy vizitat e meparshme, une e kisha
justifikuar me ndrojtjen e ketij mali te bukur per te na i treguar gjithe bukurite e tij, e prandaj e
vesh dhe e mban gjate kete vello. Por kur u largua per nje cast, pame qe ajo nuk kishte fshehur
vetem bukurite e malit, por bukurite e gjithe Kosoves. Rreth 1700 meter mbi det, keshtu e
zbuluar ne diellin pranveror, duket si nje kulle vrojtimi, qe zoti e ka ngritur per ta shijuar
anekend Kosoven, nga lindja, perendimi veriu apo jugu. Ashtu sikur e vrojton Shqiperine nga
Ardenica, ne nje dite me qiell te paster, kur e rrok nga, deti, Karaburini, Tomorri, Nemercka e
deri ne Alpe.

Nen kembet tona shtrihet e rrezuar nje antene teper e gjate e hekurt, qe per dhjetra vjet i kishte
sherbyer per vrojtime e informacione ushtrise jugosllave. Duket si nje gjigand i rene ne krah,
duke zenen nen vehte dhjetera drure e shkurre me masen e madhe te hekurit e reflektoret qe
jane shtypur kur kane qelluar ne anen e poshteme. Skenderi prek hekurin e don te tregoje ca
me teper per luften qe i ka djegur tre here shtepine, qe sikur ky perbindesh i shtrire e afron ne
kohe. Forcat shume kombeshe e kane zevendesuar me disa antena me te vogla. Perballe na
qendrojne fare afer malet e Jezerces e nje kat me lart si ombrelle Nerodimja. Ecni pas meje
Skenderi te prekni vendin, ku ndoshta edhe nje pike e vetme e shiut, tek prek token e ngrihet
ndahet ne tre pjese e nis rrugen per ne tre detra, per tek deti i Zi, deti adriatik dhe deti Egje.
Nese pika zgjedh perëndimin ajo përfundon ne rrjedhën lumore te Toplluhes e cila e con ne
Drinin e Bardhe, e nese nuk vonohet ne Fierze apo nuk ujit ne Fushat e Shkodres, arrin në Detin
Adriatik. Piklat qe zgjedhin veriun lëshohen ne rrjedhen lumore te Cërralevës, e cila nëpërmjet
Sitnicës dhe Ibrit i merr per ti derdhur në Detin e Zi. Piklat e shiut qe zgjedhin drejtimin e jugut i
bashkohen lumit te Nerodimes, pjelle e malit perballe, e degë lumit te Lepencit, i cili nëpërmjet
Vardarit e përcjell ujin në detin Egje.
Askush nuk i jep uje Kosoves, donin ta linin edhe pa det, kur ajo e prodhon uje e ushqen tre
detra, thote Skenderi. Jane te shumte lumenjte qe e marrin e ujin e prodhuar nga malet plot me
jete, dhe ushqejne me te tre detrat. Deti i zi merr pjesen me te madhe te ujrave, pasi i bie te
mbledhe mbi gjysmen, me pak se gjysma ne Adriatik dhe afer pese te qindat detit Egje. Per
detin e Zi punojne pa pra: Sitnica, Ibri, Drenica, Llapi, Morava e Binçës dhe Krivareka. Te shumte
jane ato te adriatikut, qe i dorëzohen pak para Prizrenit Drinit te Bardhë, qe deri aty mbajne
emra e lumenjve te Istogut, Pejës, Deçanit, Erenikut, Prizrenit, Toplluhes, Mirushes, Klines,
Plavës e Restelicës apo ne anen tjeter te Kosoves ne Opojë e Gorë. Lepenci e Nerodimja punojne
per Detin Egje e mbyll tregimin Skenderi, ndersa ne përpiqemi ta ndjekim me sy gishtin tregues
te tij qe i bie rreth e rreth Kosoves ne kete dite te bukur fund prilli.

Ne ane shtrihet qyteti i Ferizaj, e ndersa përpiqet te na orientoje vështrimin ne rrugen drejt
Jezerces, Skenderi ndalon doren tek lumi qe zbret vrullshem nga Nerodimja perballe, e duket se
hapërdahet ne fushe, ku dymendesohet e ju ndan ujin e tij dy lumenjve qe derdhen me pas ne
dy detra te ndryshem. Ky bigëzim i lumit quhet Bifurkacioni dhe ai me krenari e shpjegon ate si
fenomen pothuaj unikal, shume te rralle natyror. Jane vetem dy raste te tilla ne globin tone, e
nese konsiderojme te parin kete qe kemi parasysh dhe ai drejton gishtin atje ku lumi Nerodime
ndahet në dy degë, e njeren ja bashkon lumit Lepenc i cili i bashkohet me pas Vardarit, per ne
detin Egje, nga krahu tjeter eshte dega qe i përcjell ujrat në Sitnice prej nga ndalen në detin e
Zi. Eshte edhe nje tjeter rast si ky, kur lumi shkon ne dy detra thote Skenderi, ai i ndodh lumit
Orinoko në Brazil.

Me pas ai kthehet tek “ Lumi thate” sic e kane thirrur ne shume vite Theranden e tij qe ka edhe
Prizrenin ne juglindje, duke ndaluar vështrimin atje ku u inaguarua fillimi i punimeve per rrugen
me te re te ballkanit qe ashtu si lumenjte do te lidhe qytete e detra neper ballkan. Suhareka
duket si miniature e Kosoves, edhe ajo ka fushe te madhe qe hapet drejt luginës së Drinit te
Bardhë dhe kodrat e malet qe i vijne rreth e që kulmojne me parkun kombetar të Sharrit me
lartesi rreth deri 2000 metra.
Kjo natyrë e veçantë i jep territorit një varg te veçorive dhe mundësive, nga ultësirat plotësisht
të hapura e pjellore deri te malet e larta dhe pjesët e ripyllëzuara, pa harruar shpatet diellore të
përshtatshme për kultivimin e rrushit. Pejsazhi i Suharekës duket shumë i këndshëm, ne
gjelbrimin e pranverës, qe po I vesh cdo dite e me teper kodrinat e saj e nxiton te zbukuroje
pyjet qe po ringjallen me druret e rinj e te dendur, qe garojne te rriten kush e kush me shpejt, e
te sherojne plaget e asaj lufte barbare, qe rrafshoi barbarisht pyje e shtepi. Ata u vijne rreth e
rreth fshatrave e tokave te bukes ne sqetullat e vargut mbresëlënës te maleve të Sharrit ku bora
sikur perton akoma te largohet.

Shtepite jane rindertuar ne Vranic e Budakove, por gjurmet e se kaluares duan kohe te mbyllen.
Perpjekjet per liri, krahas krenarise e mbijeteses kane lene edhe gjurmet e anarkise, tregues I se
ciles jane perpjekjet individuale te cdo shtepie te Vranicit e Budakoves, qe e kane mbushur
nentoken plot me tuba te vogla, ku cdo shtepi eshte perpjekur te marre ne gare me tjetrin ujin,
duke shpenzuar se tepermi e duke e lene ne thatesire bjeshken qe e kishte ofruar pa kursim ujin
jo vetem per njerezit, por edhe per bimesine, per zogjte e kafshet e pyllit, per ajrin e kullotat.
Gurrat e fameshme si ajo e bardha dhe e zeza te mirenjohura per ujin e tyre te mrekullueshem,
duket se I ka zene kucedra, ata kane marre mallkim te mos u sherbejne banoreve te fshatrave,
pasi ata per vite te tera, nuk merren vesh se kush eshte pronari, si shperblim I ketij konflikti
absurd, uji kristal I tyre shkon e derdhet ne lumin I cili ne rrjedhen e poshtme te tij duket, duke
e humbur kthjelltesine e kristalte e duke u transformuar ne nje kosh te stermadh mbeturinash,
qe komuna ben perpjekje ta pastroje ne kete muaj qe e ka shpallur ekologjik.

Në komunë jetojnë 81.000 banorë prej të cilëve 15.000 në qytezën kryesore dhe 66.000 në viset
rurale ku bëjnë pjesë 41 fshatra. Jane 23 shkolla dhe një çerdhe fëmijësh, me paralele të ndara
shkollore në 45 vende të cilat kanë 14.036 nxënës. Dy shkolla të mesme gjenden në qytezën e
Suharekës me gjithsej 2.770 nxënës. Njëmbëdhjetë shkolla të reja janë ndërtuar pas luftës dhe
janë zëvendësuar tërësisht ato të shkatërruarat ndërsa pesë shkolla të reja shtesë janë ndërtuar
në fshatrat Stravuqinë, Duhël, Vrshec, Savrovë dhe Çadrak, duke u mundesuar Bashkesive locale
apo komuniteteve qasje të barabartë në arsimim

Strategjia e sapo hartuar e miratuar per zhvillimin lokal ne Suhareke e kategorizon territorin në
tri fusha të ndryshme: ultësira të rrafshëta, kodrina dhe vise të larta malore, duke e vleresuar
kete si situatë interesante për të zhvilluar ekonomi rurale lokale të diversifikuar dhe duke u
ndergjgjesuar se një natyrë e tillë fizike vertet qe e bën mjedisin të pasur, por ama më të
vështirë për ta menaxhuar. Ne territorin prej 360km2, dendësia shkon 225 banore për km2 nder
më të lartat në Kosovë e me tutje, kur e krahason viset rurale të Evropës duket si me e larta prej
tyre. Ky presion njerëzor I larte e ne rritje kerkon menaxhim shume te kujdesshsem per te
pajtuar aktivitet njerezore me burimet natyrore qe u ofron hapesira e tyre.

Ne Agjencine rajonale te pyjeve ne Prizren qe e ka ne administrim Suhareken, ankohen se


Suhareka e ka te larte shkallen e demtimit te pyjeve. Kete e tregojne edhe prerjet e parregullta
qe shohim ne pyjet publike sapo e kalojme teritorin e fshatit. Komuna e ka ambicien qe te
kordinoje sa me mire politikat , programet apo veprimet lokale. Mundesia dhe potenciali ketu
qendrojne krah me krah me kercenimin. Shumëllojshmëria si vecori e ekosistemit te Therandes
eshte realisht thesar, apo perparesi, por menaxhimi I papërshtatshëm e kthen kete mundesi ne
kërcënim te shumeanshem.

Blegtoria eshte harruar, bujqësia është e intensitetit të ulët, dhe vemendja do te duhej te ishte
tek pasuria me e madhe toka, vecanerisht kontrolli i ndërtimit, qe duket se po I haperdan
shtepite ne tokat me te mira, por shqetesim eshte edhe menaxhimi I qëndrueshëm i pyjeve qe
mbrojne token ujin e biodiversitetin. Problem jane edhe mbeturinat, rregullimi I furnizimit me
uje apo kanalizimet te gjitha te lidhura me jeten e njerezve .
Aktualisht, rreth 80% e popullatës (66.000 veta) jetojnë në viset rurale. Një lëvizje e shpejtë e
një numri të konsiderueshëm të banorëve ruralë në qytezën kryesore do ta ndërlikonte dhe
vështirësonte gjendjen. Grupi I punes I ngritur per decentralizimin e menaxhimit te pyjeve na
shpjegon se jo te gjithe territorin e administron Komuna. Rreth 15 mije hektare qe eshte mal
dhe 12 mije hektare kullote ose me fjale te tjera mbi 75 % te territorit e administron qeveria, e
duke u perpjekur te kurseje malin, planifikon per ta vjele me pak se nje te dhjeten e asaj qe
malin e ofron. Barra e tokes se bukes dhe malit rritet me teper pasi kullota ka vite qe nuk
shfrytezohet, pushimi sikur e ka harlisur e duken si nje mozaik me lule e ngjyra. Pakesimi i
dukshem i lopeve e deleve, duket se i ka lene ato te qeta, por edhe te vetmuara, duke i
rrezikuar te pushtohen nga barerat e keqia. Kur nje keshilltar Finlandez per pyjet pyeti para disa
ditesh se per cfare blegtorie jane keto kullota, vendasit iu pergjigjen me shpoti se ata bejne per
cdo lloj blegtorie, por blegtoria sben per kulloten pasi nuk eshte. Nje livadh i bukur perballe,
rrethuar me pyje e djerrina , ka vite qe prêt mysafire. Tek e tregon me gisht , Skenderi thote qe
ka vite qe kerkon kredi, e po ta siguronte se linte ne vetmi kete thesar trasheguar nga
gjysherit. Enderroj per 50 dele qe te ikja prej shtetit e ti sherbeja me mire prones familjes e
shoqerise. Shume te tjere mendojne ashtu si une por nuk e kane mundesine financiare.

Provat e dy viteve te fundit qe po ben Agjencia e Pyjeve, kane per objekt qe tu sherbejne me
mire pyjeve te reja ahut si dhe banoreve, banoret jane lejuar qe qe ti sherbejne pyllit te ahut,
duke e rralluar e perftuar prej tij rreth 50 m3 per cdo hektar. Keto dy vjet, thote Skenderi,
ndersa na tregon pyllin e selitur, e te ringjallur, kemi permiresuar 44 hektar pyll, e u kemi
shperndare banoreve mbi 2000 meter kub dru zjarri, duke siguruar nevojat vjetore te mbi 200
familjeve. Ne se do rregullohej kuadri ligjor e institucional, kujdesi e ruajtja e pyjeve do te
shtohej, duke e ndare kete pergjegjesi midis rojeve e banoreve qe e kane pyllin ne territorin e
tyre. Por edhe punesimi mund te shtohej e pylli te nderronte pamje e rritej me shpejt. Mbi 50
mije m3 dru zjarri perdoren ne 41 fshatrat e Suharekes per tu ngrohur gjate dimrit. Te kthyer ne
gjuhen cmimeve te ketij malli ne treg, per cdo vit xhirohen mbi 2 milion euro. Para disa ditesh
kete eksperiment te Skenderit e vizituan perfaqesues te qeverive te Suedise dhe Finlandes,
bashke me organizaten Hollandeze per zhvillim. Peter Kampen, drejtor per pylltarine ne SNV e
pati pyetur Skenderin, se cfare objektivi ka per pyllin qe ka rralluar e selitur. Skenderi iu pergjigj
me kujdes se per objektivat do te keshillohet edhe me te tjere, por nese duhet thjeshte mendimi
I tij, ai e mendon kete pyll, qe ne moshen 35 vjecare te kete rreth 99 drure per hectare, te cilet
te kane arritur diametrin rreth 45 cm e kuroren te pershtateshme per te prodhuar fare. Dikush
nderhyri duke I thene se numri I drureve dukej I vogel, dhe Skenderi nxitoi ti shpjegonte, se pylli
duhet te mendoje edhe per gjeneraten e re, dhe ne kete kuptim duke patur numer te vogel
druresh, ata rriten me shpejt, prodhojne dhe mbjellin fare e para se te hiqen instalojne
gjeneraten e re. Kur kjo te garantohet atehere druret e vjeter (prinder) I ruajne per dia kohe
filizat e tyre sa te rriten, ashtu si kllocka zogjete, e me pas te vjetrit largohen e u falin te
vegjelve te ardhmen. Bujqit e mire e shohin me te njetin sy, vazhdon Skenderi si aren e misrit
ashtu edhe pyllin, pasi e kane “mbjelle” ata ngrihen cdo dite te merakosur qe te shohin mbirjen,
kur shohin qe filizat po shtohen e jeshilojne vendin, fillon meraku tjeter, qe ata ate mos I marrin
ushqimin e diellin njeri tjetrit, bujku fillon dhe I heq e I heq, dhe perkujedset per ato qe mbeten,
edhe kur kashta ka arritur tre metra, bujku prap hyn ne are dhe heq, sidomos ku e ka per kalli
dhe jo per silazh. Keshtu ai ben edhe me pyllin, sapo filizat rriten, ai duhet qe vazhdimisht ti
mbaje nder kujdes, te heqe, te heqe e te heqe, e ato qe mbeten te prodhojne jo vetem sasi por
edhe cilesi si dhe te jene te zote te lene pasardhes.
Ligji I pyjeve pengon ne kete drejtim, nderhyn Miftari, pasi lejon qe te hiqen vetem trungjet e
damkosur nga AKP, edhe ato me licence, kjo burokraci ja heq te drejten bujkut qe te kujdeset
per pyllin. Une nderhyn Skenderi them se damka duhet kur ata mplaken e duhet vene me
kujdes, qe te mos hiqet “kllocka pa celur zogjte”. Edhe shteti eshte ne hall, pasi trembet nga
bujqerit e paditur, ndoshta zgjidhja me e mire do te ishte qe ata te mos I bllokojme me ligj por ti
mesojme te kujdesen per token e tyre

Komuna ka pergaditur nje strategji per zhvillim lokal, por duke qene se ligji nuk e lejon,
ekspertet nuk I kane marre ne kosiderate pyjet, pra llogarite jane bere per nje te katerten e
territorit te Komunes. Se fundmi ligji per veteqeverisjen lokale, i ka hapur rruge delegimit te
kompetencave te menaxhimit te pyllit ne komune. Theranda (Suhareka) se bashku me Istogun e
Artanen jane tre komuna qe po studjojne mundesine qe komuna e komuniteti te marrin
pergjegjesi per administrimin e territorit te tyre. Jane 6 grupe pune qe jane ngritur me
perkrahjen e Agjencise Nderkombetare Suedeze per Zhvilim dhe me zbatues SNV, Komunat e
Ministrine. Grupi qendror i ndihmuar nga SNV po pergaditet per te shkuar nje hapo me tej duke
siguruar pjesemarrjen e perfaqesuesve te 41 fshatrave te saj ne procesin e vleresim planifikimit.
Modeli i pergaditur per rehabilitimin e pyjeve te ahut mund te shtrihet ne rreth 15 mije hektare
pyje. Sfidat thote Bedriu, kryetari i grupit qendror te punes qendrojne si ne vleresimin e
potencialit te cdo fshati ashtu edhe ne perllogartijen e nevojave, te njerezve per lende druri e te
pyllit per tu ringritur. Vleresimi akoma ska filluar, por nese marrin ne konsiderate ate qe beme
ne Budakove, dhe na mundesohet ta ushtrojme kete per cdo vit ne nje te dhjeten e siperfaqes
pyjore, apo ne 1500 hektar pyje nderhyrje per cdo vit, ne mund te sigurojme pothuaj nevojat e
komunes, qe ne gjuhen ekonomike perkthehet te mbeten ne komune 2-3 milion euro.
Pyjet qe kane zot jane mbajtur me mire thote Xhavit Sadikaj kryetar i shoqates se sapo
organizuar te familjeve pronare te pyjeve. Keto te SNV Isufi dhe Miftari si nga Kukesi, Peja e
Prishtina, na kane ndihmuar vazhdon Xhaviti qe te perzgjedhim pyjet dhe pronaret ku do te
ngrihen modelet treguese, se si mund te menaxhohet ne menyre te qendrueshme pylli. Modeli
me i rendesishem do te jete ai i konvertimit te pyjeve te ulta te dushkut ne pyje te larte.
Dushqet e Budakoves e Vranicit, duket se do u tregojne rrugen e riperteritjes dushkjave te tjera
te Kosoves qe mbulojne tej e tej kodrinat. Dy grumbuj me pyje te pjekura dushku, qe shohim
duke zbritur rruges, ngjyren e kafejte te shtrojes poshte tyre e kane bere te gjelber. Druret e
vjeter qe akoma nuk i kane besuar pranveres qe te nxjerrin gjethet e jeshilohen, u ngjajne
kllockave gjigande te cuditeshme pa pupla, qe mbajne nen vehte mijra zogj te rinj te gjelber, qe
kane nxjerre kryet mbi shtrojen e ngrohet e te trashe te gjetheve te vjetra, filiza te sapo mbira
apo qe jane duke dale prej lendeve ashtu si zogu kur thyen levozhegen e vezes. Pamja te ben te
shpresosh qe gjenerata e re e dushkajave nuk do te jete me me filiza te dale nga cungjet, por
lisat e gjate qe u kendonte dikur Naim Frasheri. Ka mbi 100 vjet qe rrafshin e Kosoves e
mbisundojne cungishtet e lisit, te trasheguara nga mbikullotjet e prerjet intensive. Per cdo
gjenerate filizat dalin mbi rrenje qe mplaken e mplaken dhe nuk kane potencial per te rritur lisa
te gjate e te fuqishem, ashtu sic i takon kesaj toke. Nuk munden rrenjet qindra vjecare te rrisin
filiza te fuqishme. Rikthimi tek dushkajat me prejardhje nga fara qe prodhojne me teper e me
kualitet me te larte per dru e industri, nuk duket me nje enderr. Avdi Palushi pronar pylli ne
Budakove, thote se do punoje me te afermit e tij, qe lendet e sapombira, te marrin me shume
drite e kujdes, te rrethohen ashtu sic vathojme qengjat per ti ruajtur nga grabitqaret. Nese u
shtojme driten dhe i ruajme atyre u mbetet te rriten sa me shpejt. Ne pjesen fundore te pyllit do
tu heqim edhe disa qershi qe po i konkurojne se tepermi, qershi ti afrojme afer oborreve te
shtepive e dushkun ta leme te lire per tu rritur.
Ka disa vite qe ai perpiqet ta sjelle malin tek shtepia. Nje bredh i madh duket nuk ka dashur te
pershtatet larg malit ku eshte vendi i tij dhe eshte thare. Nuk eshte vend per bredha i them une,
pasi duan te lene dure me kokrra, por Avdyli thote se ortaku i tij buze perroit ka zene e po rritet,
ndersa na tregon filizat e gjate te disa shkozave qe sapo i ka mbjelle, ne hyrje te portes dhe i ka
harkuar si stoli te oborrit. Ai duket i sigurte se ato do te zene, pasi i ka sjelle bashke me token
prej vendit ku ishin me pare, e duken sikur jane veshur me gjethe e vazhdojne normalisht jeten.
Ne oborr jane vendosr rreth 7 trungje, nje i stermadh sherben si tavoline, ndersa 6 me te vegjel
anash si karrige. Nuk eshte vetem per tavoline thote ai, por edhe per te kujtuar se cfare lisash
jane rritur me pare ne Budakove.

Sikur te vendosnit nje pllake te rruga qe niset drejt malit te tre detrave i them Skenderit, ndersa
po marrim secili drejtimet per ne Peje, Prishtine, Kukes e Vranic. Kam merak se mos krijohet
keqkuptim thote Skenderi e u mbetet hatri komshinjve, pasi bifurkacioni qe pame nga malit i
takon Ferizajt, e mali jone ashtu si edhe tjeret vetem se u jep ujin.
Bedriu, sikur don te na kujtoje parandarjes angazhimet e grupit punues, e nuk mund te mos na
perserise se Theranda eshte e bukur, por delikate dhe teper e demtuar, ai na kujton se ashtu sic
kemi premtuar ne kuvend te komunes, duhet se bashku te synojme te njohim potencialin e
nevojat e cdo fshati qe perbejne komunen, nevojat e njerezve dhe te pyllit ti pajtojme, duke
mbushur shporten e projekteve qe do zbatojme per cdo grumbull pyjor e fshat. Kjo kerkon te
gjejme mekanizimin financiar, por edhe ate ligjor qe te pajtojme e te bashkojme energjite e
qeverise qendrore me ate lokale. Theranda ka pak pylltare, ata duhet ti perdorin dijet e tyre per
te menaxhuar pyllin e jo per tu bere thjeshte roje. Imagjinoni bujqerit nese do te rrinin roje te
arave te misrit. Me siguri do mbeteshin pa prodhim. Vranici e paguan fshatce rojen e pyllit, ai
eshte njeri prej banoreve, ndoshta edhe pa shkolle, por mjafton qe atij ti shpjegohet se cfare
nuk duhet bere. Ndersa teknicienet duhet ti mesojme te bejne plane e projekte per cdo parcele,
prone e fshat, e pasi te miratohen nga Kuvendi i Komunes e Qeveria e te gjenden mekanizmat e
zbatimit, ata qe sot rrijne dhe e ruajne prej nesh pyllin tone, te behen bashke me neve zbatues
te projekteve.
Kam frike se duke ndenjur per vite te tera vetem si roje pylli, zanat qe psh ne vendet e zhvilluara
i eshte harruar emri, ata kane harruar se si matet e vleresohet pylli, nderhyn Isufi, duke thene se
do na duhet bashkepunim e trajnim i tyre kur te fillojne vleresimin, duke i kujtuar me pas
Miftarit nese mundet qe tabelat e llogaritjes se volumit e prodhimit te pyllit ti perkthejme nga
sllavishtja e ti bejme shqiptare e ti pershtasim me kushtet e Kosoves.

E leme Theranden te mbushur plot me njerez, ujra, pyje, kullota, te rinj e shkolla. Duket si nje
sfide e gjate procesi i pajtimit dhe harmonizimit te gjithe paleve, qe te kontribuojne per
zhvillimin e integruar te kesaj parajse qe ka dhuruar natyra.

.
Perdorimi tokes Suhareke

oborre shtëpish
Toke bujqesore

male

Kullosa

You might also like