You are on page 1of 5

UNIVERSITETI I TETOVËS

FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKO-NATYRORE

DREJTIMI : GJEOGRAFI

PUNIM SEMINARIK

Tema:
„Liqenet glaciale (akullnajore) në Republikën e Maqedonisë së Veriut“

Lënda: HIDROGJEOGRAFI
(Semestri i dytë)

Mentor: Studenti:

Prof.Merime Mustafi Rona Vela

Tetovë, 2023
Maqedonia e Veriut është vendi i pikëpamjeve. Ajo do t’ju befasojë me bukuritë e saj, por edhe do t’ju
hapi sytë – do të shikoni atë që nuk e keni parë, do të provoni atë që nuk e keni provuar. Në një
sipërfaqe prej 25.713 kilometra katrorë do të gjeni forma të ndryshme të natyrës: masive malore,
punime vulkanike të reliefit, gryka, kanione, shpella etj. Në Maqedoninë e Veriut do të gjeni ndërthurje
të ngjyrave të ndryshme – kaltërsi e pafundme e liqeneve, gjelbërim i pyjeve të dendura, ngjyrat e
ngrohta të luginave shumëngjyrëshe në pranverë ose bora e bardhë në dimër.

Teritori i Maqedonisë së Veriut është i pasur me shumë burime, lumenj, liqene dhe banja. Rreth 2% të
teritorit është nën sipërfaqe ujore. Në Maqedoninë e Veriut ka 30 lumenj, 3 liqene tektonike (nga të cilat
më i madh është Liqeni i Ohrit), 43 liqene akullnajore dhe shumë liqene artificiale (nga të cilat më i
madh është liqeni i Tikveshit). Maqedonia e Veriut ka faunë të pasur dhe lloje endemike.

Në Maqedoninë e Veriut besohet se ka mbi 43 liqene glaciale (akullnajore), 30 prej tyre gjenden në
malin Sharr.

Liqenet glaciale (akullnajore) – mendohet se në një pjesë të malit që i përket territorit të Republikës
së Maqedonisë së Veriut gjenden rreth 30 liqene nga të cilat 21 janë ekzistuese.

Karakteristika specifike të liqeneve më të rëndësishme:

 Liqeni Dobroshko e Poshtme është formuar nga mbledhjet atmosferike, por në të rrjedhin disa
përrenj më të vegjël, për shkak të së cilës liqeni ekziston për një kohë të gjatë.

 Liqeni Dobroshko e Epërme është më i vogël se Liqeni Dobroshko e Poshtme, por është më i
thellë. Furnizohet nga burim që gjendet menjëherë sipër liqenit dhe mbi të gjenden këneta të
vogla
 Liqeni Karanikoliçka është një prej liqeneve më mbresëlënëse të Sharrit që gjendet në zonën
e Karanikolskit në lartësi prej 2180 м. Liqeni Karanikoliçko ose Golem Gjol nuk ka derdhje
sipërfaqësore por akumulimin e ujit e fiton nga burimet e shumta nënujore.
 Liqeni Krivoshijsko mbahet me rrjedhje nga disa burime dhe dalje nga disa rrjedhje të vogla.
Pak më shumë se 300 m më poshtë gjendet një prej ujëvarave më atraktive – Çkalo e Epërme
në Lumin Krivoshijsko.

 Liqeni i Bardhë ka rrjedhje të vazhdueshme pa ndikim nga mbledhjet atmosferike. Përgjatë


brigjeve të këtij liqeni ka disa burime – të përhershëm dhe të përkohshëm. Liqeni ka dhe dalje
që rrjedhin në Lumin e Bogovinës.
Liqeni I Bogovinës gjendet ndërmjet Borislavec dhe Dëllinjës së Vogël dhe është liqeni më i madh i
Malit të Sharrit. Liqeni është i thellë 4-5 m. Në këtë liqen derdhet Lumi I Bogovinës dhe pastaj
nëpërmjet një rrjedhjeje ajo përsëri del. Në afërsi të liqenit ka dhe disa ujëvara. Jetë zgjatja e tyre kalon
shumë shpejt për shkak të mbledhjeve të vazhdueshme në materiet organike nga baxhot që gjendet në
afërsi të tij. Në pjesën fillestare të liqenit gjendet një prej ekosistemeve të përbaltura më të larta në
Maqedoni.

Liqeni i Zi është akoma më i thellë se Liqeni I Bogovinës. Ai është një nga liqenet më të bukura të
Malit të Sharrit. Si rezultat i pranisë së madhe të shumë baxhove në anën veriore, pjesë e bregut të
veriut është rritur me një vegjetim kënetash.
Liqeni Dedelbeshko bashkë me Liqenin Lerskoto janë liqenet e fundit në pjesën jugore të Malit të
Sharrit. Ato paraqesin stadiumin e fundit seksionar të transformimit të liqeneve akullnajor në ekosistem
kënetash. Të rriturat janë me teha të mëdhenj – pothuajse një metër mbi ujë.

You might also like