You are on page 1of 3

LIQENI I SHKODRES

Liqeni i Shkodrës është liqeni

më i madh në Gadishullin
Ballkanik dhe llogaritet si një
nga liqenet më të vjetra në
botë.

Gjeografia
Pasqyra e tij ujore gjendet në
një lartësi 6 metra mbi nivelin
e detit, dhe ka një sipërfaqe
prej 368 km², nga të cilat
149 km² me një gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë;
ndërsa 2/3 Malit të Zi, ku me 1983 e shpalli Park Kombëtar liqenin. Ka një breg
shumë të larmishëm të tipit të ultë të "marsheve" në veri dhe shkëmbor në jug.
Në bregun jugor shquhen plazhet në rrugën nga Shkodra për
në Shirokë e Zogaj, ku më i madhi është Zalli i bardhë. Fauna e liqenit është e
shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshiqsh e 270 lloje shpendësh. Këto
shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës të Shqipërisë. Një perlë e kësaj
pasurie është padyshim pelikani, zogu më i madh në Europë. Pika më e thellë e
liqenit është rreth 45 metra. Në skajin jug-lindor shtrihet Shkodra, nga ku merr
edhe emrin.

Vendndodhja
Në këtë liqen nga ana malazeze derdhet lumi i Moraçës e nga ana shqiptare, në mes të rrugës
Shkodër-Shirokë merr formë lumi Buna si vazhdim. Bregu i tij është 11 milje me shtrirje nga
lindja në perëndim. Pranë liqenit është Taraboshi. Pak para derdhjes së Drinit në Bunë, ndodhen
10 dajlane për gjuetinë e peshkut; më të famshmit janë krapi, qefulli, ngjala dhe blini. Fitimet
nga këto dajlane derdhen në arkën e kështjellës.
NDERTIMI I BRENDSHEM I TOKES

Toka jonë ka një ndërtim të

brendshëm edhe pse ende nuk ka
njohuri të plota për ndërtimin e
brendshëm të Tokës është pranuar
ndarja e ndërtimit të brendshëm të
saj në tri mbështjellje-gjeosfera:

 Korja e Tokës ose Litosfera
 Mbështjellsi i
bërthamës (ose mantia,
manteli)
 Bërthama e Tokës.
Berthama ndodhet nën mantelin e
ndahet midis tyre me te
ashtuquajturen me siperfaqen e
Gutenbergut.Nga siperfaqa deri ne
thellesi te Tokes
densiteti,presioni,temperatura rriten.
Nga temperatura 4000-5000 grade
me rritjen e thellesise presioni rritet
1 atmosfere për Çdo 1 m ne qendër
te Tokes = 3.6 milione.

NDËRTIMI I BRENDSHËM I TOKËS

Shtresa e parë mi të cilën ndodhet edhe bota e gjalle, është korja e tokës. Ajo përbën
vetëm 2% të vëllimit të përgjithshëm të këtij planeti dhe është formuar nga shkëmbinj
me përbërje të ndryshme, ku mbizoterojne Elemente te Tilla si silici dhe alumini. Kjo
shtresë gjendet në formën e kores Kontinentale dhe kores oqeanike. Trashësia e kores
kontinentale ndryshon nga 30km deri në 70km ndërsa ajo e kores oqeanike shkon 5
deri në 8 km. Nën Koren tokësore shtrihet manteli. Ai përbën 81% të vëllimit të
përgjithshëm të tokës dhe është i Formuar nga shkėmbinj të fortë e të rëndë të cilët
përmbajnë kryesisht silic, hekur dhe magnez. Korea e tokës bashkë me 100km e
sipërm të mantelit formojnë litosferën, e cila është një shtresë e ngurtë. Nën litosferë, në
një trashësi deri në 300 km shtrihet astenosfera, e cila është në gjendje të shkrirë (si
llavë vullkani). Pikërisht për këtë arsye, korja kontinentale dhe ajo oqeanike vendosur
mbi të, janë vazhdimisht në lëvizje. Nën Mantelin e shkrirë shtrihet bërthama e tokës, e
cila ndahet në bërthamën e jashtme të shkrirë dhe në bërthamën e brendshme të
ngurtë. Bërthama përbën 17% të vëllimit të tokës dhe është Formular nga shkëmbinj më
të rëndë e më të fortë, ku mbizotërojnë hekuri dhe nikeli.

You might also like