You are on page 1of 11

PLANETI SATURN

Klasa VI3
– Dea Saiti –
Prof. Leonora Kadriu Asani
PLANETI SATURN – NJOFTOHEMI ꙰
ME PLANETIN SATURN
• Saturni ose Shtuni (dikur Shëtuni) një planet i Sistemit Diellor. Ai është planeti i
gjashtë për nga largësia nga Dielli. U emërtua sipas zotit romak Saturnus, i quajtur
Kronos në mitologjinë greke. Simboli i Saturnit është ♄, që është simboli i drapërit
të Saturnusit.[1] Saturni është planeti i dytë për nga madhësia në Sistemin Diellor
pas Jupiterit. Si Jupiteri, Urani dhe Neptuni, Saturni është më së shumti i përbërë
nga gazet dhe nuk ka një sipërfaqe të ngurtë. Për shkak të kësaj, këta katër planete
quhen "gjigantët e gaztë".
SATELITËT,LARGËSIA DHE KOHA E
PLANETIT SATURN.
• Saturni ka 82 satelitë natyrorë të njohur deri më tani Më i madhi është Titani, që
është më i madh edhe se planeti Mërkur. Rreth Saturnit ka një numër të madh
unazash, të përbëra nga akulli dhe sasi më të vogla shkëmbinjsh dhe pluhur.
Saturni është rreth 1.4 miliard kilometra larg nga Dielli. Këtij planeti i duhen 29.5 vjet
të Tokës për të kryer një rrotullim të plotë rreth Diellit.
꙰-꙰
• Saturni është një sferoid i shtypur në pole, që do të thotë se polet i ka të rrafshuara
dhe se është më i fryrë rreth ekuatorit. Diametri ekuatorial i planetit është 120,536
kilometra, kurse diametri polar është 108,728 km; një ndryshim prej 9%. Forma e tij
e rrafshuar është e tillë për shkak të rrotullimit të tij shumë të shpejtë, një herë në
10.8 orë Toke. Saturni është planeti i vetëm i Sistemit Diellor që ka dendësi më të
vogël se uji. Edhe pse bërthama e planetit është shumë e dendur, Saturni ka një
atmosferë të gaztë, kështu që dendësia specifike e planetit është 0.69 g/cm³ (më e
vogël se uji). Si rezultat, nëse Saturni do vendosej në një pellg të madh uji, ai do
notonte mbi të.
TEMPERATURA (PËRAFËERSISHT)
• ➯ Temperatura( Përafërsisht) ëshë 143 K (-130`C)
• ➯ Pjesa e jashtme e Saturnit është e përbërë 96.7% nga hidrogjeni, 3% nga
heliumi, 0.2% nga metani dhe 0.02% amoniak. Gjithashtu ka sasi të vogla të
acetilenit, etanit dhe fosfinës.
BRENDËSIA E SATURNIT
• Brendësia e Saturnit është e ngjashme me atë të Jupiterit. Ka një bërthamë të vogël
shkëmbore në qendër dhe ajo është shumë e nxehtë; temperatura e tij arrin deri në
15,000 K (26,540 °F, 14,730 °C). Është aq nxehtë sa ajo lëshon dy herë e gjysëm
herë më shumë nxehtësi sesa sasia që merr nga Diellit. Bërthama është sa gjysma
e madhësisë së Tokës, por është më e dendur. Sipër saj ka një shtresë të trashë
hdrogjeni metalik, rreth 30,000 km në thellësi. Akoma më sipër kësaj shtrese ka një
pjesë të përbërë nga hidrogjeni i lëngshëm dhe heliumi. Bërthama është e rëndë, 9
deri 22 herë më e rëndë se masa e bërthamës së Tokës.
[ FUSHA MAGNETIKE ]
• Saturni ka një fushë magnetike natyrore, që është shumë më e dobët se ajo e
Jupiterit. Si ajo e Tokës, fusha e Saturnit është një dipol magnetik. Fusha e Saturnit
është unike, sepse është tërësisht simetrike, ndryshe nga planetet e tjerë të njohur
(fusha është ekzaktësisht në vijë përputhje me aksin e planetit). Saturni gjeneron
valë radioje, por që janë shumë të dobëta për t'u kapur nga Toka. Hëna Titan
rrotullohet në pjesën e jashtme të fushës magnetike të Saturnit dhe shpërndan
plazmë në fushë nga grimcat e jonizuara të atmosferës së Titanit.
FOTO TË SATURNIT 🪐
SIMBOLI I SATURNIT
• Saturni gjithashtu ka një simbol:

•♄

You might also like